Kënde lodrash edhe në lagje, rehabilitohet hapësira pranë Kryegjyshatës

12:45 | 13/06/2019

Të gjithë fëmijët e kryeqytetit do të mund të argëtohen në hapësirat e dedikuara për ta, edhe pranë banesave të tyre. Përpos këndeve të mëdha të lodrave që janë ndërtuar në Tiranë, Bashkia e Tiranës vijon punën për krijimin e hapësirave të dedikuara për fëmijët edhe në lagjet e qytetit.

Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë po punojnë për rehabilitimin e hapësirës pranë Kryegjyshatës, për t’i mundësuar fëmijëve të kësaj zone, një kënd lodrash ku do të mund të argëtohen dhe të kalojnë kohën e lirë.

“Për ne është gëzim kur ndihmojmë fëmijët duke mos lënë asnjë pa këndin e dashur të lodrave! 👷Punojmë për rehabilitimin e hapësirës pranë #Kryegjyshatës”, shkruhet në faqen në FB të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, teksa postohen edhe disa foto nga puna në terren.

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono