Kënd i ri lojrash tek blloku i ambasadave

13:20 | 12/07/201913:200

50 kënde lojrash pritet t’i shtohen Tiranës katër vitet në vijim. Kryetari i Bashkisë investimet për fëmijët i renditi ndër prioritetet e punës së tij, ndërsa inspektoi punimet e kryera në një tjetër hapësire çlodhëse në kryeqytet.

Ndërtimin e këndeve të lojrave në Tiranë Erion Veliaj premton se do ta ketë prioritet edhe gjatë mandatit të dytë në krye të bashkisë.

“Mbaj mend që kur filluam këtë punë para katër vitesh, kontrasti midis rrugës së Ambasadave dhe këtij vendi ishte Shqipëria e viteve ’90; pra, jashtë shtetit ishte rruga andej, kurse Kandahari dhe gjithë çudirat e Shqipërisë së tranzicionit ishin pas murit të ambasadave. Fakti që sot kemi një sipërfaqe publike të rehabilituar, fakti që pas urbanizimit të zonës kanë ardhur edhe këndet e lodrave, na frymëzon shumë që në mandatin tjetër të bëjmë edhe 50 kënde të tjera”.

Kryetari i Bashkisë ishte pranë bllokut të ambasadave ku u ndërtua një kënd i ri me lodra për fëmijë dhe hapësira çlodhëse për të rriturit.

 “Duam shumë që të mirëmbahen, ndaj u kam kërkuar banorëve, ndërlidhësve të komunitetit, që të hedhin një sy. Ne nuk mund t’i vëmë policë çdo investimi në Tiranë. Kjo kërkon mirëkuptim; shumica e banorëve janë të rregullt, do mundohemi që të disiplinojmë edhe të tjerët që e mbajnë mend Shqipërinë e viteve ’90, që ishte një rrumpallë, ku ti mund ta parkosh makinën tënde me targa angleze ku të duash, diçka që nuk do të ndodhte në Angli, por mendon se Shqipëria nuk ka ndryshuar.”

Paralelisht me ndërtimin e këndeve të lojrave kryebashkiaku thotë se shumë shpejt do të nisë projekti i 100 lagjeve që synon transformimin e hapësirave të përbashkëta në Tiranë. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono