“Kemi fotot e tua. Paratë, ose more fund”, kërcënohet aktorja turke

22:59 | 19/05/2019

Aktorja e famshme turke, Merve Bolugur, raportohet se është kërcënuar me publikimin e fotove dhe videove të saj private.

Bolugur, e njohur për rolet e Zejnep në serialin “Kuzey Guney” dhe Nurbanu Sultan në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ka marrë një mesazh kërcënues në telefonin e saj.

Kemi fotot dhe videot e tua. Paratë, ose more fund” është kërcënuar aktorja, të cilës i është bërë e qartë se nëse nuk paguan, fotot e saj do të shpërndaheshin në rrjetet sociale.

Sipas “Hurriyet” 31-vjeçarja ka nxituar për në polici, ku ka denoncuar shantazhuesin. Nga hetimet paraprake, rezulton se numri nga i cili ishte bërë kërcënimi, ishte i regjistruar jashtë vendit.

Prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim tërësor për zbulimin e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë. /tvklan.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono