“KÇK një alibi e përdorur me kriminelët”, Vasili: Kur një institucion nuk e kapin dot, shkojnë te Venecia

18:17 | 14/02/202018:170

Delgacioni i Komisionit të Venecias në vizitën e tij në Tiranë zhvilloi një takim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi 2019 dhe 2020 në ambientet e Gjykatës së lartë.

I ftuar në studion e “ABC News” nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili theksoi se Komisioni i Venecias është thirrur edhe për çështjen e Presidentit.

“U thirrën për një çështje që rilindasit e kishin votuar një ditë më parë. Këshilli i Europës është një pikë referimi, për çdo shkelje të shfaqur. Komisoni Venecias u thirr për çështjen e presidentit dhe u shpreh se nuk e ka shkelur Kushtetutën. Nëse Kuvendi nuk do të ishte i dhunuar do të bënte kërkesë për një komision të ri, nuk ka asnjë normë parlamentarizmi”, tha Vasili.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese përse mazhoranca i drejtohet Komisionit të Venecias?

Vasili: Mazhoranca lufton të rrëmbejë çdo institucion. Një pikë referimi jo Gjykatë Kushtetuese por një gardian i Kushtetueses është gjithmonë Presidenti. Kur këta një institucion nuk e kapin dot, shkojnë tek Venecia.

Më tej Vasili theksoi se Komisioni i Venecias i ka tërhequr vemendje mazhorancës për prishje të diskrecionit.

“Të njëjtët njerëze hartuan, e propozuan dhe e zgjodhën reformën në drejtësi”, tha Vasili.

Në rast se Presidenti i Republikës nuk pranon betimin çfarë ndodh?

“Ka ligje që miratohen në heshtje. Nuk ndodh, presidenti nuk ka refuzuar të bëjë betimin”, tha Vasili.

Ndryshimet në KÇK

Vasili: Kryeministri është një njeri që kërkon të fshehë gjërat. Instrumentët i kemi, çfarë kërkon në këtë mes. Kush i pengonte ti çonin dosjet e krimit në Prokurori. E dinin gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet dhe tani përpiqet të ushtrojë presion. Prokuroria e Krimeve e Rënda nuk ishte adresa e duhur, e pyes publikisht, pse nuk i përdori? Përse i ka fshehur deri tani? SPAK një organizëm i pavarur, futet në sqetullën e Ministrit të Bredshëm.

Përse po ia fut vetes me KÇK?

Vasili: Është një rimenazhim, një alibi e përdorur me kriminelët .

Sa i përket tarifave të rritura të kompanive celurare Vasili u shpreh se ishte e papranueshme. Sipas tij duhet të kishte një reagim më të fortë nga qeveria. Nuk mund të paguajnë shqiptarët tarifa kaq të larta. Jemi një shtet i ndarë në mes, falë telefonave shqiptaret komunikojnë me familjarët jashtë vendit”, tha Vasili.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono