Katër vite që nga skandali me Valbuena, Benzema ende nën hetim

21:14 | 09/12/201921:140

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të përballet me një gjykim penal, pasi gjykata më e lartë e apelit e Francës hodhi poshtë kërkesën e tij për të mbyllur hetimin e hapur për të. Çështja është mbi shantazhin që Benzema i përcolli shokut të tij të skuadrës te Franca disa vite më parë, Mathieu Valbuena.

Gjykata konstatoi se metodat hetimore të përdorura në rastin, në të cilat Benzema dyshohet se kanë bashkëpunuar në shantazhin e Valbuena, ishin brenda ligjit. Benzema dhe Valbuena ishin të dy në ekipin kombëtar në kohën e shantazhit të bërë.

Në qershor 2015, Valbuena paraqiti një ankesë, duke pretenduar se ai ishte viktima e një shantazhi të mbetur në tentativë. Hetuesit dyshojnë se 31-vjeçari Benzema ka vepruar si ndërmjetës midis shantazhierëve dhe Valbuenës.

Benzema, i akuzuar për “bashkëpunim në përpjekje për shantazh”, është ende nën gjykim. Që nga ky skandal katër vjet më parë, asnjë lojtar nuk është grumbulluar përsëri për kombëtaren franceze.

Ky sezon është një nga më të mirët në karrierën e Benzema, me 15 gola dhe shtatë asiste në 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Real Madridin./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono