Katër persona të armatosur sulmojnë një familje, grabisin çfarë gjejnë

09:30 | 05/02/2018

Familja Kaloshi në Fushë Krujë ka përjetuar orë tmerri kur katër persona të armatosur e sulmuan dhe grabitën gjithçka gjetën aty.

Një familje u sulmua nga persona të armatosur dhe të maskuar në Fushë Krujë. Sipas policisë autorë të paidentifikuar hynë në banesën e Blerim Kaloshit  36 vjeçar dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volsvagen.

Vetë Kaloshi i tregoi ABC News, se ishin katër persona, dy me automatikë dhe dy me pistoletë. Ai u ka hapur portën kryesore kur njëri i vuri armën në kokë.

Kaloshi u dha dy milionë lekë që kishte në shtëpi, por ata grabitën çfarë gjetën, florinj e sende me vlerë. Kurse 36 vjeçarin e mbyllën me çelës në banjo.

 

 

Por sapo largoheshin nëe shtëpi mbërriti dhe nipi i Kaloshit, i cili pësoi të njëjtin fat.

Atij i morën 1 milionë e gjysëm lekë që kishte me vete dhe i grabitën edhe mjetin.

Kaloshi ka bërë denoncim në polici, po deri tani nuk ka asnjë gjurmë rreth një bande të armatosur që sulmoi në mes të qytetit.

Në polici dajë e nip kanë deponuar që autoret kishin dialekt verior.

/abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono