Teknologji

kratere.jpg
gra moz22:00 | 11/04/2018

Nasa ka publikuar një video rreth Hënës, duke përdorur informacione të mbledhura nga satelitet.
Videoja është krijuar nga informacione të mbledhura prej nëntë vitesh nga sateliti LRO.
LRO ka shkrepur imazhe nga një largësi prej 50 kilometrash nga Hëna që prej Qershorit 2009, duke filmuar pamje që nuk janë bërë më parë.
Në “turin” rreth Hënës janë eksploruar disa zona të rëndësishme, duke përfshirë pamje të polit të veriut dhe jugut.
Sateliti ka zbuluar se Hëna është një botë dinamike. Për shembull, LRO zbuloi sëfundmi se çdo vit, asteroidet dhe kometat që përplasen në sipërfaqen e Hënës krijojnë, mesatarisht, 180 kratere, me diametër rreth 10 metra./abcnews.al

zuckerberg11.jpg
gra moz19:20 | 11/04/2018

Në ditën e dytë të dëshmisë në Kongresin amerikan, Mark Zuckerberg ka deklaruar se edhe të dhënat e tij personale u keqpërdorën nga “Cambridge Analytica”, por nga ana tjetër ka mbrojtur praktikat për ruajtjen e privatësisë, duke thënë se përdoruesit kanë kontroll mbi to.

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg ka vijuar të mërkurën dëshminë e tij në Kongresin amerikan, ku u ka thënë ligjvënësve se edhe të dhënat e tij personale ishin mes atyre të përfituara ilegalisht nga kompania “Cambridge Analytica”. Por ai kundërshtoi deklaratat e anëtarëve të komisionit se përdoruesit e Facebook nuk kishin mjaftueshëm kontroll mbi të dhënat e tyre në rrjetin social.

“Sa herë që dikush vendos të ndajë diçka, aty është një opsion kontrolli. Nuk është i fshehur diku mes opsioneve të tjera, por është aty dhe i dukshëm”, tha manjati 33-vjeçar i internetit.

Zuckerberg u përball me shqetësimet e ngritura nga anëtarët e Kongresit, kur u pyet se çfarë po bëhet për t’u dhënë përdoruesve më shumë fleksibilitet për të zgjedhur ndarjen ose jo të të dhënave personale me Facebook apo palë të treta.

“Si mund të kenë përdoruesit kontroll mbi të dhënat e tyre kur vetë Facebook nuk ka kontroll mbi to?”, pyeti kongresmeni demokrat Frank Palone në fillim të seancës.

Në përgjigjen e tij, Zuckerberg mbrojti praktikat e privatësisë së kompanisë së tij, duke thënë se përdoruesit i kontrollojnë vetë të dhënat e tyre dhe sërish vetë vendosin se çfarë të ndajnë me miqtë e tyre. Facebook është përfshirë së fundmi nga një valë polemikash, pas publikimit të lajmit për ofrimin e të dhënave personale të 87 milionë përdoruesve tek kompania e këshillimit politik “Cambridge Analytica”, me qëllim favorizimin e Donald Trump në garën presidenciale të vitit 2016./abcnews.al

galactic_center.630x360.jpg
ent ela23:49 | 06/04/2018

Në zemër të Rrugës së Qumështit, gjenden gjurmë të pranisë së 12 vrimave të zeza të vogla

2018 mund të jetë viti në të cilin do të shohim foton e parë të kufijve të Shigjetarit A *, vrima e zezë me një masë të barasvlefshme me 4 milionë Diej që fshihet në qendër të Rrugës së Qumështit. Por ky përbindësh i pakapshëm mund të jetë më pak se sa besohet.

Duke analizuar të dhënat nga teleskopi i X-ray Chandra, shkencëtarët nga Universiteti i Kolumbias në Nju Jork identifikuan shenja që duket se vijnë nga 12 vrima të zeza të vogla që orbitojnë rreth yjeve të tjerë me masë të krahasueshme me atë të Diellit.

Këto zona të hapësirës zbresin materialin nga sipërfaqja e yjeve përkatës dhe disqet e plazmës që arrijnë brenda tyre lëshojnë rreze X që mund t’i vëzhgojmë. Zbulimi i botuar në “Nature” është në përputhje me simulimet teorike që sugjeronin se ka shumë vrima të zeza më të vogla sesa Shigjetari A * në qendër të Rrugës së Qumështit. Deri tani nuk kishte qenë e mundur të gjendeshin prova.

 Ato që nuk shihen. Prania e këtyre sistemeve binare të vrimave të zeza sugjeron se ka shumë të tjerë më pak të dukshëm. Charles Hailey, autor i studimit, krahason 12 të gjeturat me një llampë 100 vat, të qasura në dritë 10 vat. “Nëse lëvizim të gjitha llambat një kilometër larg, mund të shohim ende ato 100 vat, por nuk i shohim më ato nga 10”.

Sipas Hailey, mund të ekzistojnë edhe 300-500 sisteme vrimash të zeza dyjorë në qendër të Galaksisë dhe meqë mendohet se vetëm 5% e vrimave të zeza kanë një yll si shqoqërues, nëse i numërojmë edhe ata “të lirët”, mund të arrijmë edhe në 10 mijë. Natyrisht, këto janë vetëm vlerësime: qendra e Rrugës së Qumështit është një shesh kaotik dhe kompleks për t’u vëzhguar, prandaj mbetet një diferencë e madhe pasigurie./abcnews.al

facebook.jpg
gra moz13:28 | 05/04/2018

Facebook ka saktësuar se të dhënat e 87 milionë përdoruesve janë keqpërdorur nga kompania britanike Cambridge Analytica. Nga ana tjetër themeluesi, Mark Zuckerberg, i cili do të dëshmojë në Kongresin amerikan për këtë skandal, nuk ka pranuar të largohet nga drejtimi i rrjetit social.

Facebook pretendon që Cambridge Analytica, kompania e përdorur nga Donald Trump për fushatën e tij elektorale, ka pasur akses në të dhënat e 87 milionë përdoruesve të platformës së saj, dhe jo vetëm 50 milionë që ishte thënë më herët. Zbulimi erdhi në saj të një komunikimi të bërë nga Mike Schreopfer, shefi i zyrës së teknologjisë së Facebook. Ai gjithashtu prezantoi një sërë masash ndaluese të rrjetit social për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të përdoruesve të saj.

“Është një gabim shumë i madh dhe është gabimi im”. Në këtë mënyrë, Mark Zuckerberg, drejtuesi dhe themeluesi i Facebook, ka kërkuar përsëri falje për skandalin. Gjatë një konference ka thënë se nuk mjafton që rrjeti social të besojë se krijuesit e aplikacioneve do të respektojnë rregullat, por duhet të bëjë verifikimet e duhura për këtë. Gjithashtu ai iu përgjigj zërave për një largim të mundshmë nga drejtimi i Facebook. Zuckerberg tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ndërkohë, të dhënat për numrin e llogarive të përdorura nga Cambridge Analytica, vijnë në një kohë kur është bërë e ditur data e dëshmisë së Zuckerberg: me 11 Prill, ai do të paraqitet përpara komisionit për tregtinë dhe energjinë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Themeluesi i Facebook është shprehur i gatshëm të dëshmojë që prej nisjes së skandalit me të dhënat e përdoruesve të rrjetit social. Këto polemika i shkaktuan Facebook humbje të shumta si në vlerë ashtu edhe në përdorues./abcnews.al

smartphone_shutterstock_499596052.630x360.jpg
ent ela23:42 | 03/04/2018

Prodhimi dhe përdorimi i teknologjive tashmë ka një ndikim të rëndësishëm mjedisor në planet dhe është i destinuar të rritet: smartphones, për shembull, kontribuojnë në gazrat serrë me 100 milionë ton CO2 në vit.

Ne jemi mësuar të mendojmë se burimet kryesore të ndotjes janë industritë e rënda, lëndët djegëse fosile, transporti dhe prodhimi i energjisë elektrike. Ne rrallë mendojmë për teknologjinë e informacionit: duke i parë ata, duken shumë të pastër. Ishin njoftimi i një mënyre të re të jetesës dhe punës, sepse ata potencialisht mund të zvogëlonin lëvizjet dhe shumë aktivitete të tjera ndotëse.

Një studim nga “Journal of Cleaner Production” thekson se ne kemi bërë gjithçka të gabuar.

Virtual dhe real. Studimi është një inventar i imtësishëm i kontributit për ndotjen dhe ngrohjen globale të teknologjive të informacionit: nga PC-të në smartphone, nga tableta deri te mega infrastruktura e Qendrave të të Dhënave dhe rrjeteve të komunikimit.

Rezultatet janë të habitshme. Kontributi i të gjitha këtyre teknologjive, të cilat mund të maten vetëm në ekuivalentin e CO2 (CO2e), të vlerësuar në 2007 në 1% të emisioneve globale, do të shkojnë në 3.5% në vitin 2020 dhe 14% në 2040. Nëse trendi është me të vërtetë ky, në mesin e shekullit, emetimet globale të këtij sektori do të jenë më shumë se gjysma e të gjithë sektorit të transportit.

Smartfoni është ndotës! Në veçanti, emetimet e shkaktuara nga telefonat do të kalojnë nga 17 në 125 milionë ton CO2e në vit: një rritje prej 730%.

Si gjithmonë kur kurbat e rritjes tregojnë maja të ngjashme, duhen shpjeguar: së pari, duke theksuar se është normale që zgjerimi i fortë i një sektori që fillon nga vlera më të ulëta përkthehet në përqindje në dy apo tre-shifra, si në këtë rast – edhe pse këtu ne flasim për ndotjen dhe jo për aksionet e tregut.

Në lidhje me smartphone, pjesa më e madhe në emisionet – 85 në 95% të totalit nuk e bën përdorimi i tij, por prodhimi, i cili fillon nga larg, shumë larg: për shembull nxjerrja e mineraleve të nevojshme për elektronikën – nga ari te mineralet e rralla të tokës, që përfshijnë elemente të tilla si itrium, lanthanum dhe të tjerët që kanë kushtuarv shtrnejtë në energji, ujë dhe burime njerëzore në disa rajone të Kinës dhe Afrikës. Dhe së fundi për të mmbërritur te plastika (hidrokarburet) dhe prodhimi aktual i objektit përfundimtar.

Diskutimi është gjithashtu një padi kundër prodhuesve të pajisjeve (smartphones), softëare (app) dhe kompanive telefonike që në fakt imponojnë- me politika tregtare të studiuara ad hoc – zëvendësimin e pajisjeve çdo vit, kur është në rregull, edhe nëse “i vjetër” mund të përdoret për një kohë të gjatë. Për të mos folur për vjetërsinë e programuar të materialeve, gjë që në një moment në jetën tuaj një aplikacion ndalon së funksionuari pa asnjë arsye, një temë që meriton një kapitull më vete për atë që tregon, mbi mënyrën se si shihen konsumatorët nga kompanitë e mëdha dhe, për t’iu rikthyer ndotjes, për pasojat serioze në mjedis kur elektronika hidhet poshtë.

Ka një alternativë. Përdorimi i smartphone është më pak problematik për mjedisin, por nuk ndiheni të liruar. Për çdo mesazh, çdo shkarkim, streaming, ngarkim foto, email, chat, lojëra dhe kështu me radhë ka diku në botë një server të etur për energji që punon 24 orë dhe nxjerr nxehtësi sikur të ishte në mes të shkretëtirës Sahara.

Diçka ndoshta mund të bëhet. Qendrat e të dhënave, për shembull, mund të furnizohen me energji të rinovueshme dhe të ndërtuara ku mund të shfrytëzojnë diferencat e rëndësishme të temperaturës për ftohje (ka shumë pak të tilla të projektuara), për shembull, disa dhjetra metra thellë, nën det, edhe pse atëherë ne ndoshta duhet të zbulojmë ndikimin e mjedisit në temperaturën e ujit. /abcnews.al

 

selfie.jpg
ent ela21:54 | 30/03/2018

Disa studiues amerikanë kanë llogaritur distancën ideale dhe këndin ideal për të kapur një selfie pa shtrembërime.

Nëse njerëzit do të ishin programuar për të shkrepur selfie, ata do të kishin lindur me krahë një metër e gjysmë. Sipas një hulumtimi të botuar në revistën “JAMA Facial Plastic Surgery”, kjo është distanca më e mirë për të bërë portrete që nuk ndryshojnë karakteristikat e fytyrës.

Përkundrazi, selfiet  e shkrepura nga një distancë prej 30 centimetra nga fytyra (më të shpeshtat) përfundojnë duke prishur konotacionet, para së gjithash hundën.

Selfie në filmin Selma dhe Luiza

Shko më larg! Për ta mbështetur është studimi i studiuesit Boris Paskhover dhe kolegëve të tij në “Rutgers New Jersey Medical School” dhe “Stanford University” në Kaliforni. Dijetarët kanë krijuar një model matematikor për të përshkruar efektet e shtrembërimit të selfies të shkrepura në kënde të ndryshme dhe në distanca të ndryshme.

Për ta bërë këtë ata shpikën një model ideal gjeometrik të fytyrës mashkullore dhe femërore, duke filluar nga një kampion i rastësishëm i pjesëmarrësve me prejardhje të ndryshme etnike (të gjithë rezidentë në Shtetet e Bashkuara) duke riprodhuar dy fytyra “prototipike” mbi plane paralele.

Selfia e njohur e vitit 1984, shkrepur nga ylli i popit Madonna

Ç’hundë të madhe që ke! Duke përdorur këtë model, studiuesit ishin në gjendje të llogarisnin shtrembërimin e fytyrës që ndodh dhe pozicioni i kamerës bën dallimin.

Nëse jeni një metër e gjysmë, fytyra nuk i nënshtrohet ndonjë ndryshimi (por në këtë rast për të shkrepur selfien duhet shkopi i njohur i selfies). Nëse është 30 centimetra larg, hunda i nënshtrohet një rritje 30% në madhësi tek meshkujt dhe një rritje prej 29% në femra.

Arsyeja e shtrembërimit  do të duket e parëndësishme, por është e lidhur me perspektivën. Dhe është e njëjta gjë për të cilën ndërtesa e njëjtë do të na duket shumë e madhe, nëse e vëzhgojmë atë nga afër, por shumë më e vogël nëse është larg, në sfondin e pikëpamjes sonë.

Pasojat, thanë autorët e studimit, nuk duhet të nënvlerësohen. Sipas studiuesve të shohësh veten ndryshe nga se si jeni në të vërtetë mund të ketë edhe pasoja psikologjike.

Sipas një studimi të bërë nga Akademia Amerikane e Plastikës dhe Kirurgjisë Rikonstruktive në 2017, 55% e kirurgëve plastikë  të intervistuar në Amerikë, duhet të merren me pacientët, të cilët i nënshtrohen një operacioni për të parë më mirë se ata janë në selfie.

 

 

 

 

personat.jpg
gra moz19:54 | 26/03/2018

Në përpjekje që të përfaqësojë më mirë një gamë më të gjërë njerëzish, Apple ka propozuar disa emoji të rinj.

Me këto lloj emoji-sh, gjigandi telefonik synon që të përfaqësojë eedhe personat me aftësi të kufizuara.

Për të arritur në krijimin e këtyre nëntë emoji-ve, Apple bashkëpunoi me disa shoqata për të verbërit, të shurdhët dhe invalidët.

Ata kanë krijuar emoji me qen udhëzues, vesh me aparat ndihmës për dëgjim dhe persona me karrige me rrota.

Është propozuar gjithashtu, që për çdo karakter të ketë një version mashkull dhe një femër.

Mbledhja e komitetit, që vendos për miratimin e emoji-ve, do të mbahet muajin e ardhshëm./abcnews.al

applej.jpg
gra moz22:24 | 15/03/2018

Nuk ka shumë që Apple lëshoi në treg iPhone X, por mesa duket ka planifikuar projektin e ri për iPhone-in e radhës.

Në një video të shfaqur nga EverythingApplePro janë zbuluar tre modelet e ardhshme të gjigandëve të telefonëve.

Kështu që, një nga modelet e rinj pritet të jetë me ekran të madh, një tjetër i ngjashëm me iPhone X dhe një model tjetër më i vogël dhe që pritet të kushtojë më lirë.

Sipas informacioneve, modelet e reja do të kenë bateri më të mëdha. Apple do të zbulojë zyrtarisht se si do të duken iPhone-t e rinj në një konferencë në Shtator./abcnews.al

kerkuesit-1280x655.jpg
gra moz16:11 | 15/03/2018

Kërkues shkencorë nga universitete të ndryshme në botë janë mbledhur në Tiranë, për të diskutuar risitë në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Mirëmenaxhimi i qyteteve përmes teknologjisë ishte tema kryesore e konferencës ndërkombëtare.

Të përdorësh teknologjinë për të menaxhuar një qytet.

Kërkues shkencorë nga universitetet japoneze, kineze, amerikane, ruse, spanjolle, franceze e të tjerë e vunë në thelb të diskutimeve të tyre në konferencën ndërkombëtare për teknologjinë e informacionit, e cila edicionin e gjashtë të saj po e zhvillon në Tiranë.

Vincezo Loja nga Universiteti i Salernos prezantoi projektin Smart dhe Safe City.

Një projekt ky, se si sensorët e instaluar në godina të ndryshme ndihmojnë për identifikimin e vendndodhjes së një krimi në kohë reale.

“Është një nga konferencat më të mira në botë në fushën e ICT, veçanërisht teknologjitë internet, data ëeb, smart cities dhe sigurisht që ka një impakt jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor, që është shumë e rëndësishme, por edhe ka një impakt aplikativ në qytete të zhurmshme si Tirana, të cilat kanë nevojë për teknologjinë në mënyrë që të menaxhohen më mirë”.

Por që risitë në fushën e teknologjisë të mos mbeten vetëm projekte teorike, profesori shqiptar në Institutin e Teknologjisë në Fukujoka në Japoni tërheq vëmendjen për më tepër fonde.

“Të realizosh diçka praktike, ti ke nevojë dhe për fonde. Dhe këto fonde në Shqipëri janë pak më të vështira që t’i gjesh, por me këto kumunikimet që kemi me fakultetin e Teknologjisë së Informacionit ne kemi bërë edhe punime të përbashkëta”.

Konferenca do të vijojë deri më 17 Mars në mjediset te Universitetit Politeknik në Tiranë./abcnews.al

imazh.jpg
gra moz22:53 | 09/03/2018

Disa pamje janë shfaqur në Google Earth, që kanë nxitur konspiracionistët e UFO-ve të diskutojnë në internet.
Në një klip të ngarkuar në Youtube tregohen koordinatat e një vendndodhjeje që shkon deri në East Lake Georgia të New York-ut.
Çdo gjë shtë normale, deri në momentin që zmadhohet dhe në pamje duket një objekt që rri pezull në ajër.
Objekti është i vështirë të dallohet se çfarë është në të vërtetë, por sipas konspiracionistëve kjo është anije UFO-sh.
Megjithatë edhe pse videoja pati shumë shikues dhe komente mbetet për t’u vërtetuar nëse është e vërtetë apo thjesht montazh./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono