Teknologji

download-6.jpg
in a11:20 | 22/11/2019

Mercedes ka prezantuar këtë të enjte modelin më të ri Maybach GLS 600.

Duke shënuar herën e parë që emblema e Maybach prodhon një model që nuk është një S-Class. Mercedes-Maybach GLS 600 4MATIC përfaqëson majën e modeleve luksoze SUV nga Stuttgarti.

GLS 600 mundësohet nga një motor 4.0 litërsh binjake-turb V8 që prodhon 550 kuajfuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 200 kilometra në orë.

Ndërkohë në videon e mëposhtme mund të shikoni në detaje këtë super makinë luksoze nga gjiganti gjerman.

musk-fot.jpg
in a10:21 | 22/11/2019

Elon Musk zbuloi të enjten makinën elektrike të Tesla Inc.

Ishte gati për publikun, por prezantimi nuk shkoi siç ishte planifikuar, pasi kur përfundoi u pa se kishte  dy dritare të copëtuara dhe Twitteri u mbush me hashtag #cybertruck duke u bërë trend, por për keq.

Në videon e mëposhtme shihet shefi i dizajnit të Tesla-s, Franz von Holshausen fillimisht duke goditur makinën më një sferë metalike në xhamat e makinës e cila i rezistoi në fillim goditjes, por nuk shkoi siç duhej.

Makina ishte e projektuar të ishte e pathyeshme, sipas tij . /abcnews.al

kolo-1280x725.jpg
nev ila15:06 | 21/11/2019

Sipas raportit më të fundit të Amnesty International, Google dhe Facebook vënë në rrezik të drejtat e njeriut, duke mbledhur të dhëna personale të miliona përdoruesve të këtyre platformave. Por Facebook hodhi poshtë akuzat duke shtuar se modeli që përdor platforma për biznes është ai me të cilin grupe si organizatat jo qeveritare, arrijnë tek mbështetësit e tyre, mbledhin fonde dhe vazhdojnë misionet e tyre.

Një hetim i Amnesty International, “Gjigantët e Vëzhgimit”, akuzon kolosët e Web-it se përdorinin modele biznesi të bazuar mbi vëzhgimin, duke kërcënuar në këtë mënyrë të drejtat e njeriut dhe duke rrezikuar privatësinë e cdo përdoruesi.

Facebook reagoi menjëherë duke e kundështuar raportin me pretendimin se platform social u lejon njerëzve në të gjitë botën dhe në vendet më pak të zhvilluara, që të lidhen me njëri tjetrin.

Pavarësisht se organizata jo qeveritare e njeh rolin e Google dhe Facebook në lidhjen që krijon në botë dhe në dhënien e shërbimeve thelbësore për miliarda njerëz, në të njëjtën kohë kritikon këto “të mira” sepse sipas saj paguhen me një cmim shumë të lartë: lënia e të dhënave në duart e gjigantëve të rrjetit.

Kjo është e vërtetë sepse modeli i kolosëve – sipas raportit të Amnesty International – bazohet në mbledhjen e të dhënave të përdoruesve, në gjurmimin e aktiviteteve on line dhe në kategorizimin e tyre për qëllime reklamuese.

“Një avantazh, ky i teknologjisë dhe botës së Web-it – thekson raporti – që mbështetet në të drejtat e njerëzve që janë on line duke i bërë object të abuzimit me të drejtat e njeriut”.

Me pak fjalë është një akuzë që nxjerr në dritë sulmin e të drejtës për privatësinë në një mënyrë të paprecedentë dhe thekson se aktualisht nuk ka më siguri për mbrojtjen e të dhënave tona por dhe të drejta si liria e shprehjes, e opinionit; dhe në fund e drejta për mos diskriminimin.

“Google e Facebook dominojnë kjetën tonë moderne, duke mbledhur një pushtet të madh në botën dixhitale me mbledhjen dhe monetizimin e të dhënave personale të dhjetëra personave, këmbëngul raporti. Kontrolli i tyre i vazhdueshëm në jetëm dixhitale minon thelbin e privatësisë dhe është një nga sfidat kryesore për të drejtat e njeriut në kohën që jetojmë”.

Facebook ndër të tjera në reagimin publik, shton se modeli që përdor platforma për biznes është ai me të cilin grupe si organizatat jo qeveritare – të cilat aktualisht publikojnë informacione në Facebook – arrijnë tek mbështetësit e tyre, mbledhin fonde dhe vazhdojnë misionet e tyre./abcnews.al

Redmi-Note-7-1024.jpg
in a18:36 | 20/11/2019

Pajisjet Android Xiaomi vijnë me një ndërfaqe të modifikuar të përdoruesit, si dhe shumë aplikacione të parainstaluara që përfshijnë reklama që asnjë prej përdoruesve nuk i kërkon.

Mbledhja e të dhënave të përdoruesëve me qëllimin shfaqjen e reklamave të personalizuara ka shkaktuar bllokimin e Google Play Protect. Mesa duket këtë herë kompania ka shkuar pak larg me modifikimet e reja.

Disa përdorues kanë raportuar të kenë marrë një mesazh pop-up nga Google Protect, duke i informuar ata se përditësimi i Aplikacioneve të Shpejta ishte bllokuar sepse “Aplikacioni mbledh të dhëna që mund të përdoren për të gjurmuar përdoruesit.”

Edhe pse aplikacioni Quick Apps nuk është i disponueshëm në Google Play Store shpërndahet përmes platformës së Xiaomi.

Si shkak i këtij bllokimi,  Xiaomi në një njoftim për shtyp ka thënë se problemi ishte shkaktuar nga ndryshimet në algoritmin Play Protect, duke siguruar përdoruesit që aplikacioni ishte absolutisht i sigurt./abcnews.al

Motorola_RAZR_V3i_01-1280x960.jpg
in a09:40 | 20/11/2019

Razr V3, i cili u hodh në treg në vitin 2004, u bë një nga telefonat më të shitur.

Tani Motorola po përpiqet të rikthehet sërish me të njëjtin model por me stil të modernizuar.

Motorola Razr 2019 ka ekran sa një telefon normal, por mund të paloset njësoj si i vjetri. Dizenjoja është e mirë dhe telefoni duket se funksionon më mënyrë perfekte.

Palosja bën që telefoni të jetë më praktik dhe madje selfiet bëhen më mirë duke e mbajtur  celularin e mbyllur. Por për nga fuqia nuk është më i mirë se telefonët që janë në treg, edhe pse çmimin e ka rreth 1500 dollarë./abcnews.al

tae.jpg
in a22:26 | 18/11/2019

Ish kampioni i garave me motor, Guy Martin ka thyer rekordin e shpejtësisë, por këtë herë me traktor. Nuk është hera e parë që Martin futet në rekorded Guinness pasi ai theu rekordin në pistën “Wall of Death” prej 113 km/h duke ecur horizonalisht në një mur.

Mjeti 5 tonësh i pajisur me një motor prej 1 mijë kuajsh fuqi, arriti të nxjerrë 217 km/h në fushën e aviacionit në Elvington afër New York-ut.

Martin theu rekordin e tij të mëparshëm prej 166 km/h të cilin e vendosi në qershor të këtij viti.

Inxhinierë të skuadrës Williams në Formula 1 arritën që të modifikojnë trupin e traktorit duke sjellë një model më aerodinamik./abcnews.al

stu.jpg
in a13:52 | 15/11/2019

Sipas disa psikologëve blerjet e shpeshta në internet duhen parë si sëmundje mendore.

Nëse je një person që blen shumë gjëra “online” nuk quhesh i sëmurë mendor, por specialistët mendojnë se blerjet e tepërta në internet po klasifikohen si sëmundje dhe ata që e vuajnë këtë do të mund të trajtohen.

Në një studim në “Comprehensive Psychiatry” lexohet se “maniakët e blerjeve “online” kanë uri gjatë gjithë kohës për të blerë dhe nuk i rezistojnë dot të mirave materiale që shohin në internet, pavarësisht se nuk i përballojnë dot”. Kjo gjë më pas i çon në stres, sherre në familje dhe borxhe.

Studimi ka vëzhguar 122 të varur nga blerjet “online” në Gjermani, me të rinjtë që treguan simptomat më të këqija. Udhëheqësja e studimit, Astrid Muller, nga Shkolla Mjekësore e Hanoverit tha: “Është koha që blerjet në internet t’i konsiderojmë çrregullim mendor”, shprehen studiuesit./abcnews.al

nest.jpg
in a14:18 | 14/11/2019

Shpejtësia e internetit, është shumë më e dobët, kur përdoret nëpërmjet rrjetit Wifi, pavarësisht nga furnizuesi me internet, qoftë edhe në zonat më të zhvilluara. Madje, sa më shumë ndarje me mure betoni dhe armaturat e shumta në zona urbane, e bëjnë përdorimin e Wifi-së më të vështirë.

Pajisja Google Nest Wifi, pritet të përmirësojë më shumë shpejtësinë e internetit, në të gjithë ambientin. Shpeshherë interneti, është shumë më i dobët, kur përdoret nëpërmjet rrjetit Wifi, qoftë edhe në zonat më të zhvilluara.

Kjo pajisje që kushton 245 euro, është shumë praktike në përdorim, megjithatë theksohet se ka disa mangësi, që do duhej të ndryshoheshin. Në të gjithë objektin e banimit me këtë pajisje mund të ofrohet internet i shpejtë.

Testimi i Google Nest Wifi, është bërë në një apartment në New York, duke u shfrytëzuar të gjitha pajisjet që e kanë të integruar Google Assistant./abcnews.al

www.png
in a10:25 | 14/11/2019

Jeta kalon shumë shpejt. Aq shpejt sa nuk jemi gjithmonë në gjendje ta mbajmë nën kontroll atë. Ndoshta nuk ka nevojë të themi  se në situata të tilla mirëqenia jonë  arrin nivele të ulëta  ndonjëhërë të rrezikshme dhe kemi  shumë nevojë për të ec përpara. Po sikur motivimi që ti kërkon  të jetë gjithnjë aty, pikërisht në kyçin e dorës?

Kombinimi i kësaj jetese stresuese dhe rritja e mosveprimit fizik është në të vërtetë shkaku pse njerëzit po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për mirëqenien e tyre të përgjithshme.

A e dini se aktiviteti i pamjaftueshëm fizik është në të vërtetë një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekjen në të gjithë botën?

Megjithëse të qenit i vetëdijshëm për shëndetin tuaj mund të duket e vështirë por nuk është një justifikim që të mos kujdeseni për veten tuaj.

Por sidoqoftë ka zgjidhje që mund ta bëjnë shumë më të lehtë këtë gjë. Një prej tyre është kjo pajisje e re, revolucionare që më në fund këtu do të ndryshojë  tërë rutinën tuaj të shëndetit./abcnews.al

Është një orë inteligjente klasike, e fuqishme që është krijuar për t’ju ndihmuar të mbani nën kontroll sinjalet më të rëndësishme të trupit tuaj, të qëndroni të organizuar në çdo kohë e cila quhet XWatch.

Në thelb duket si një  një asistent i vogël, i përshtatur stilit tuaj të jetësës në dorën tuaj që është gjithmonë aty për ju, sa herë që ju nevojitet diçka .

XWatch është në gjendje të monitorojë shenjat thelbësore të trupit tuaj si një profesionist.

XWatch gjithashtu përmban një teknologji ECG që ju lejon të bëni një ekzaminim fizik të zemrës suaj vetëm në një minutë që më vonë ju mund ta ndani me mjekun tuaj për rezultatet më të mira.

Përfundim: A ia vlen?

Ia vlen çdo qindarkë e vetme. Nuk ka zgjidhje më të mirë në treg që të jetë në gjendje t’ju ofrojë kaq shumë karakteristika të vlefshme me këtë çmim  blerja e XWatch ju lejon të shijoni smartwatch me cilësi premium në një buxhet që do të thjeshtojë jetën tuaj. /abcnews.al

aoppes_1544691953.jpg
in a09:26 | 14/11/2019

Apple ka zbuluar pajisjet që do të zëvendësojnë plotësisht iPhone. Apple njofton se produkti i tyre më i famshëm, iPhone pritet të zëvëndësohet me syzet e mençura, brenda një dekade. Pajisjet e reja do të dizajnoheshin me një ide të thjeshtë: në vend që të shikonit telefonin tuaj, informacioni do t’ju shfaqej brenda fushës së shikimit.

Shembujt e parë të syzeve të tilla pritet të shfaqen në vitin 2022.

Dëshmitarët thonë se çështja u diskutua në një takim sekret muajin e kaluar në selinë e Apple në Cupertino, i cili diskutoi dy modele të ardhshme, sipas The Information. Pajisja e parë, e planifikuar për vitin 2022, është e ngjashme me syzet e realitetit virtual Oculus Quest. Është e pajisur me një ekran me rezolucion të lartë, kamera të jashtme dhe ka aftësinë për të hartuar mjedisin. Pajisja e dytë, që pritet në 2023, duket më shumë si syze dielli, por ka një kornizë të trashë që strehon bateri dhe një procesor./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono