Të Gjitha

kumbulla-1280x720.jpg
Vladimir Prenga12:49 | 19/02/2020

Interi ngulmon për të transferuar Marash Kumbullën. Qendërmbrojtësi i Hellas Verona është në vëzhgim nga Marotta, i cili ka bërë edhe lëvizjet e para në funksion të blerjes së futbollistit nga Malësia e Madhe.

Ai ka pasur një takim me menaxherin e tij, Gianni Vitali, ndërkohë që ka folur edhe me drejtuesit e klubit gjatë kohës që dhanë në huazim Federico Dimarco-n. Në Itali për shërbimet e Kumbullës interesohen edhe klube të tjera dhe Corriere Dello Sport raporton se Napoli nuk ka hequr dorë, ashtu sikurse edhe Fiorentina dhe Lazio.

Tashmë për Kumbullën gjërat janë bërë serioze edhe nga Gjermania, pasi klube si RB Leipzig, Bayner Munchen dhe Borussia Dortmund kanë dërguar disa herë skaut në Itali për ta ndjekur nga afër mbrojtësin e kombëtares shqiptare. /abcnews.al

donald-trump.jpeg
in a12:46 | 19/02/2020

Pesë media shtetërore kineze janë vlerësuar nga administrata e Trump si shpërndarëse të propagandës së Partisë Komuniste në Kinë. Administrata e Trump ka njoftuar se janë marrë masa të reja duke i shpallur këto media që veprojnë në SHBA si “misione të huaja”.

Ky vendim i detyron këto media që të regjistrojnë punëtorët dhe pronat e tyre në SHBA në Departamentin amerikan të Shtetit.

“Nuk ka dyshime se të pesë subjektet janë pjesë e lajmeve propaganduese të sponsoruara nga partia në Kinë, dhe se ata marrin udhëzime nga lart”. Ne e kemi ditur që këta persona janë kontrolluar nga shteti gjithmonë, mirëpo ky kontroll tani është forcuar, me aktivitete edhe jashtë Shteteve të Bashkuara,” u shpreh një zyrtar për gazetarët.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe vlen për zyrat në SHBA në mediave si: Agjencia e lajmeve, Xinhua, rrjeti televiziv, China Global, Radio Ndërkombëtare e Kinës, Korporata për Shpërndarje Ditore të Kinës, dhe Hai Tian Development USA.

Media e huaja shkruajnë se për këtë çështje ende nuk ka asnjë reagim nga Pekini.

Tani e tutje, këto kompani duhet të njoftojnë Zyrën për Misione të huaja për personelin që kanë në Shtetet e Bashkuara dhe pronën që zotërojnë në tokën amerikane.

Ky është një tjetër vendim i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Kinës.

Mospajtimet kanë nisur për shkak të tarifave tregtare, dhe janë përshkallëzuar në akuzat për spiunim kinez në SHBA.

456.jpg
eri Ida12:44 | 19/02/2020

Një person u gjet i pajetë ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Fqinjët ndërsa kanë folur jashtë kamerës mes lotësh tregojnë se 65 vjeçari, Llazi Kuqali pasi kishte sistemuar bagëtitë po shkonte në banesë, ndërsa u gjet i pajetë para derës.

Familjarët të prekur nga humbja tragjike kanë shpërthyer në lot nga dhimbja për vdekjen e tij. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e vdekjes. Paraprakisht dyshohet shkak i vdekjes mund të jetë infarkti.

/abcnews.al

ruci.jpg
in a12:34 | 19/02/2020

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, zhvilluan një takim në Fondin Saudit për Zhvillim ku u pritën nga Drejtori, Khaled bin Sulaiman Alkhudairy.

Ky Fond i ngritur nga Mbreti i Arabisë Saudite ka financuar në Shqipëri disa projekte infrastrukturore shumë të rëndësishme.

“Sfida dhe angazhimi ynë janë projektet e rindërtimit dhe të ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re.

Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit, duhet të kemi ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja. Kemi më shumë se 14 mijë familje që duhet t’i rikthejmë në shtëpitë e tyre të reja. Po ashtu kemi shumë shkolla, kopshte, spitale, qendra shëndetësore të dala jashtë funksioni, të cilat duhet të rindërtohen.

Ne jemi të angazhuar që në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara, duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja”, nënvizoi Ruçi.

Drejtori i Fondit Saudit për Zhvillim u shpreh se Arabia Saudite do të zgjerojë mbështetjen për Shqipërinë jo vetëm në projektet për rindërtimin pas tërmetit të 26 Nëntorit, por edhe mbështetje financiare në projekte të mëdha zhvillimore.

“Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Kryeministrin Rama dhe me qeverinë shqiptare, si partnerë shumë të besueshëm e që çdo financim nga ana jonë ka garancinë e duhur në seriozitetin e treguar nga qeveria juaj. Prandaj ne kemi vendosur të miratojmë çdo projekt që do të propozohet nga ana juaj”, u shpreh drejtori i Fondit Saudit.

Immobile-Lazio.jpg
Klejdi Kaimi12:29 | 19/02/2020

Lazio po përjeton një sezon të mrekullueshëm. Aktualisht, lacialët renditen në vendin e dytë me një pikë më pak se Juventusi kryesues. Por, meritën më të madhe e ka kapiteni i bardhekaltërve, Ciro Immobile, me 26 golat e tij të shënuar në këtë kampionat. Sulmuesi ka vendosur të bëjë një bashkëbisedim me fansat në Instagram, ku ka zbuluar disa gjëra pikante.

“Të gjithë në skuadër i kam shokë, atmosfera është shumë e mirë. Të luash për Lazion në “Olimpico” është një ndjesi e mrekullueshme. Kaloj shumë mirë me Milinkovic si dhe Strakosha është një lojtar i fortë gjithashtu. Lucas Leiva është kampion brenda dhe jashtë fushe”, janë disa nga përgjigjet e Immobiles.

“Luis Alberto më njeh më mirë se gruaja ime. Correan dhe Caicedon i kam shumë shokë dhe janë lojtarë të shkëlqyer. Nuk dal më xhiro në qytet me Lazzarin, e “pushova” atë pasi ai nuk i njeh shumë mirë rrugët e qytetit”, janë përgjigjet e tjera të sulmuesit në Instagram. /abcnews.al

Screenshot_3-16.png
R D12:26 | 19/02/2020

Lulzim Basha ishte sot në një familje kuksiane, ku u njoh nga afër me shqetësimet e banorëve, që janë kryesisht varfëria dhe emigracioni. Gjatë takimit me banorët, Basha theksoi se do ta hiqte taksën në Rrugën e Kombit sapo të vinte si kryeministër.

“Ditën e parë do ta heq, thuajini të gjithëve”, iu përgjigj një shoferi që iu ankua për rritjen e kostos së transportit.

Një tjetër banor i tha kryedemokratit se kishin 30 fëmijë që ishin larguar nga vendi dhe jetonin jashtë shtetit.

Jemi 6 vëllezër dhe 30 fëmijë i kemi të gjithë jashtë shtetit” , i tha njëri prej familjarëve. Ndërsa vëllai tjeter u shpreh “po të shkollosh një fëmijë do të duhen 25 milionë leke, unë i kam shkolluar fëmijët dhe tani janë jashtë”.

Gjatë bashkëbisedimit, Basha tha se problemin e emigracionit e zgjidh ekonomia. “Po të ketë ekonomi dhe invesvime këtu keni për ta pa se autobusët do të mbushen nga Brukseli për në Kukës dhe jo anasjelltas. Nuk duhet me e humb besimin, kjo rrugë që është bërë (rruga e Kombit) ishte zhvillim. Edhe socialistët e pranojnë se 2005-2009 ishte qeverisje e mire e PD-së”. Basha u premtoi atyre se kur të vijë PD në pushtet, fëmijët që sot janë në emigracion do të kthehen pranë familjeve dhe për këtë tha ai do të punojë për forcimin e ekonomisë. “Fëmijët që ikën nga skamja, kam me ua kthye”, u shpreh ai ndër të tjera /abcnews.al

pique.png
Vladimir Prenga12:11 | 19/02/2020

Gerard Pique mund të jetë president i një klubi futbolli. Në të shkuarën ai u përfol si kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës, por deri më tani nuk ka ndonjë të re nga kjo pistë. Emri i mbrojtësit katalanas lidhet me blerjen e klubit zviceran të Lugano.

Angelo Renzetti ka tentuar në dy raste ta shesë. Fillimisht dështoi t;ia shiste një biznesmeni rus, kurse më pas, në muajin dhjetor, dështuan bisedimet për t’ia shitur klubin një grupi amerikan, me qendër në Skoci. Tratativat madje ishin në një fazë të avancuar, por nuk pati një marrëveshje totale në fund.

Disa ditë më parë Pique ka udhëtuar drejt Luganos, për të marrë informacionet e duhura rreth klubit. Ndërmjetës për këtë lëvizje është një italian, emrin e të cilit “Blick” nuk e zbulon. Pique në fund ka vendosur të mos e blejë Luganon.

Kjo për shkak se ky ekip ndiqet nga një numër i vogël tifozësh: 3300 fansa shkojnë mesatarisht në stadium. Veç kësaj, edhe paratë që merr klubi nga e drejta televizive është e vogël. Spanjolli, i cili tani i është kthyer në një biznesmen, nuk e sheh të arsyeshme të investojë te Lugano dhe me shumë mundësi do të shohë për ndonjë klub tjetër që mund ta blejë. /abcnews.al

policia-tirane-1.jpg
in a12:05 | 19/02/2020

Policia e Fierit ka bërë ndalimin e një 30-vjeçareje për shkak se dyshohet për falsifikim dokumentesh. Mësohet se në vitin 2017, 30-vjeçarja banuese në Zhupan të Fierit ka falsifikuar dokumentin e saj të identifikimit.

Fier/Informacion

Një tjetër shtetase e shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash, bie në prangat e policisë.

Specialistët e Sektorit për hetimin e krimit ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Sh. A., 30 vjeçe, banuese në Zhupan, Fier.

Ndalimi i 30-vjeçares u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 20.06.2017,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale  “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Kjo shtetase në vitin 2017 ka falsifikuar dokumentin e saj të identifikimit (pasaportën biometrike).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./abcnews.al

08d8e717-9db5-49b8-a6b0-76f426d70f21.jpg
Autor E12:03 | 19/02/2020

Adela Berisha u arrestua disa ditë më parë si bashkëpunëtore e grabitësit serial Astrit Thaçi, i cili akuzohet se ka kryer tetë grabitje brenda një jave në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Gazetarja e Abc News, Glidona Daci ka siguruar dëshminë e vajzës, e cila është shprehur se janë njohur në Facebook me grabitësin serial.

Ajo shprehet se e njihte të kaluarën e Thaçit, por nuk e linte dot pasi ishte e dashuruar me të.

Më tej, Adela Berisha tregon se më datë 15 shkurt, ditën që u arrestua Astriti, ajo priste që ti sillte një unazë për Shën Valentin dhe nuk e dinte se kishte kryer një grabitje.

20 vjeçarja shprehet gjithashtu se në momentin e arrestimit të tij ajo qarë.

“Nuk mendoja që Astriti po vijonte me vesin e vjetër, por sa herë që vonohej e se takoja e prisja me ankth se mos kishte bërë diçka. Dje (dmth me datë 14 se me 15 është arrestuar) nuk e kam takuar. Madje as nuk kam biseduar me të as në telefon. Sot (me datë 15 kur u arrestua) kur erdhi të më takonte mendova se do te me sillte një dhuratë për Shën Valentin. Ne fakt une po prisja një unazë”, është shprehur ajo.

Astrit Thaçi akuzohet për tetë grabitje gjatë javës së shkuar, ku e fundit ishte në Elbasan.

Abc News publikoi ekskluzivisht videon nga grabitja ku në një moment, Astrit Thaçi humbet vëmendjen dhe lëshon armën, të cilën ia rrëmben pronarja e biznesit. /abcnews.al

110944100_birdmigration.jpg
So Nila12:00 | 19/02/2020

Një radar i motit në  Florida të SHBA-së, arriti të kapte një valë prej qindra pikash të verdha, portokalli dhe jeshile.

Nga pamjet duket si një stuhi shumëngjyrëshe që vetëm vazhdon dhe shtohet.

Por ata nuk janë gjë tjetër veçse zogj shtegtarë në ngjyra të ndryshme.

BBC shkruan  se kjo veprimtari është tipike gjatë kësaj kohe të vitit, pasi zogjtë migrojnë përsëri në shtëpitë e tyre pasi fluturimeve në jug gjatë dimrit.

 

Një grafik i krijuar nga studiuesit e Universitetit Cornell tregon 118 lloje shpendësh që migrojnë në Amerikën e Veriut dhe Jugut.

 

Një nga zogjtë që fluturon për në Florida pasi kalon dimrin në Karaibe dhe Amerikën Qendrore është vetëm 6-7 inç (16-18 cm) dhe quhet Northern Parula (parula veriore).

 

Arsyet se pse zogjtë zgjedhin të migrojnë në një kohë të caktuar nuk është  kuptuar ende plotësisht.

Shtatorin e kaluar BBC postoi një foto duke treguar grupet e shumta të shpendëve që migronin në jug mbi ishull./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono