Të Gjitha

De-Bruyne-2.jpg
Igli Nikolli15:19 | 22/01/2020

Manchester City hasi jo pak vështirësi mbrëmjen e kaluar kundër Sheffield United. Gabriel Jesus humbi një penallti në pjesën e parë, por në fund mendoi dyshja Aguero-De Bruyne. Belgu dhuroi një asist për bomberin argjentinas në minutën e 73-të dhe “El Kun” shënoi golin e fitores për ekipin e Pep Guardiolës.

Asist shumë i bukur i belgut dhe i 15-ti në kampionat këtë sezon. De Bruyne ka vendosur një rekord unik në Premier League me “dhuratat” fantastike për shokët e skuadrës. Është sezoni i tretë që ylli i “Cityzens” arrin shifrën e 15 asisteve në kampionat.

Sezonin 2016-2017 ai e mbylli me 18 asiste, ndërsa një vit më pas regjistroi 16 pasime për gol. 28-vjeçari e arriti shifrën 15 edhe këtë sezon, teksa deri në fund mund të përmirësoje edhe më tepër rekordin e tij. Askush më parë nuk ia kishte dalë të regjistronte tre sezone me +15 asiste në ishull dhe De Bruyne është futur në histori me këtë rekord fantastik. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

This guyyyyyy 🔥⚡️🔥⚡️ ⠀ ⠀ #ManCity

A post shared by Manchester City (@mancity) on

meda.jpg
in a15:04 | 22/01/2020

Kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu mbështet idenë e Presidentit të Republikës Ilir Meta që konsensusi i arritur për reformën zgjedhore të jetë më i gjerë në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Në një intervistë për “ABC News”, Mediu propozon që të jetë pikërisht Këshilli Politik ai që të adresojë çështje që lidhen drejtpërdrejt me kërkesa të opozitës për zgjidhjen e krizës politike.

“Këshilli Politik është brenda asaj marrëveshje të arritur, një institucion që në gjykimin tim nuk është vetëm për një moment, por duhet të vazhdojë të funksionojë. Ky këshill politik ka funksion pozitiv”, tha Mediu që është edhe vetë anëtar i tij.

Thirrja e Presidentit Meta në “ABC News” që konsensusi për zgjedhoren të marrë përmasë më të gjerë për zgjidhjen e krizës politike, sipas Mediut është plotësisht e realizueshme nëse ka konsesus.

“Ajo çka ka thënë zoti Meta mund të funksionojë nëse ka një vullnet politik të mirëfilltë. Është gjetur një formulë bashkëveprimi  ndërmjet opozitës dhe parlametit për të gjetur zgjidhje që i shërbejnë vendit”, u shpreh ai.

Por a po kërkon opozita një institucion të ri që do t’i imponohet me vendimarrjet e tij Parlamentit?

“Më tepër se sa imponim është një vullnet politik i përbashkët për të konkluduar në konsesus që ti shërbejë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha më tej Mediu.

Opozita do të kërkojë në tryezën e reformës zgjedhore që vendi të ndjek modelin e Maqedonisë së Veriut ku përpara çdo procesi zgjedhor për 3 muaj vendi qeveriset nga një qeveri tranzitore./abcnews.al

kostandini.jpg
Autor E14:50 | 22/01/2020

“E vetmja mënyrë për të ruajtur paqen është që të jesh i gatshëm për luftë dhe ne duhet të përgatitemi për luftë” tha sot në Athinë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë, Constantine Floros.

Ky i fundit foli për presionet që Greqia ka nga Turqia duke i quajtur ato “erëra arrogance që fryjnë mbi detin grek” duke thënë se sfida e ushtrisë greke është që të jetë e përgatitur për çdo rast, përcjell abcnews.al.

Greqia dhe Turqia janë duke u përplasur gjatë kohëve të fundit për pasuritë nëntokësore në Egje. Turqia ka filluar që të bëjë eksplorime në jug të Qipros me argumentin se vendi nuk mundet që të shfrytëzojë pasuritë pa marrë në konsideratë edhe Qipron Turke.

Sëfundmi Turqia ka lidhur edhe një marrëveshje me Libinë për hapësirën detare, gjë e cila ka shqetësuar shumë Greqinë dhe Egjiptin pasi ndërpret aksesin e grekëve në Egjeun jug-lindor dhe të egjiptianëve në egjeun qendror. /abcnews.al

ol.jpg
in a14:48 | 22/01/2020

Biznesmeni spanjoll Eugenio Galdon, i cili gjatë verës u dhunua nga pronari i lokalit “Panorama”, në “Porto Palermo” do të kthehet sërish në Shqipëri. Kujtojmë që lajmi bëri xhiron e mediave, së bashku me videon e dhunës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili ka zhvilluar një takim në Madrid me biznesmenin, ku edhe vetë biznesmeni ka pohuar edhe kthimin e tij, pas pasojave tragjike që shkaktoi tërmeti.

Mësohet se kthimi i biznesmenit ka të bëjë me rindërtimin një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Ai deklaroi se kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq, nderkohe qe edhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë te pranishem. Me tej, ai ka theksuar se do te kthehet me anije te vizitojë sërish Shqipërinë.

Statusi i Ministrit Klosi:

Në Madrid, mëngjesi me Eugenio Galdon, që nga një incident i papranueshëm në verë, është shndërruar tashmë në mikun e Shqipërisë.

“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.

Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë./abcnews.al

luftetari-kukesi.jpg
Vladimir Prenga14:45 | 22/01/2020

Luftëtarit nuk i quhet i rregullt një gol dhe është e pabesueshme. Askush nuk di të japë një shpjegim se pse u anulua. Arbitri Erjon Bastari bëri me shenjë që Kukësi duhet të kryente një godite indirekte brenda zonës.

Nga pamjet nuk shikohet të jetë ndonjë lojtar i Luftëtarit në pozicion jashtë loje. Mund të jetë anuluar gjithçka për një faull për Obanor, por nga pamjet është shumë e dyshimtë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që polemikat do të jenë të shumta.

Rezultati i pjesës së parë

Formacioni i Luftëtarit: Qyrani, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Qato, Puci, Lika, Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli

Formacioni i Kukësit: Xhika, Lulaj, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Arbitra: Erjon Bastari, Denis Rexha, Marjo Shazivari, Emirjon Sino; Kartonë të verdhë: Dushkaj 30’/ abcnews.al

cff14257-1b24-46ba-92ce-30ee71d6b0fa.jpg
R D14:44 | 22/01/2020

Prokuroria e Përgjithshme e ka verifikuar kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj dhe e ka shpëtuar nga shkarkimi. ABC News siguron një vendim të prokurorit Petrit Fusha, i cili ka vlerësuar se mbajtja e armës pa leje, meqë është bërë në vitin 1999, nuk e pengon Malajn përjetësisht, por ai mund të vazhdojë detyrën, sepse është rehabilituar.

Disa vepra penale e ndalojnë një person përjetësisht të ushtrojë funksione publike. Armëmbajtja pa leje në mjediset publike nuk e lejon një person të zgjidhet deputet apo kryetar bashkie. Këtë argument Partia Demokratike e ngriti ndaj kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj i cili ishte dënuar në vitin 1999 për armëmbajtje.

PD i kërkoi prokurorisë ta verifikojë këtë rast përmes sektorit të dekriminalizimit. Por, prokuroria e ka bërë një herë këtë gjë. ABC Neës ka siguruar këtë dokument, të vitit 2017, që mban firmën e prokurorit të atëhershëm, Petrit Fusha.

Asokohe, Agron Malaj ka qenë drejtor i OSHEE-së në Dibër, dhe Drejtoria e Adminsitratës Publike i ka kërkuar prokurorisë ta verifikojë në lidhje me dënimin e vitit 1999.

Prokurori Petrit Fusha, ka dalë në konkluzionin se Agron Malaj, prekej nga ligji i dekriminalizimit, por ishte rehabilituar. Duke qenë se Kodi Penal në vitin 1999 kur është dënuar Malaj, ishte ndryshe nga formulimi kur ligji i dekriminalizimit u miratua, atëherë Prokuroria i tha DAP=it, se Malaj ishte rehabilituar.

Ai e mbajti detyrën si drejtor i OSHEE-së, dhe më pas mori dhe detyrën si kryebashkiak sepse edhe KQZ argumentoi po një lloj.

Në këto kushte, përvarësisht kërkesave të PD-së, kjo cështje mund të quhet e mbyllur, sepse pavarësisht hijeve të dyshimta të argumenteve juridike, edhe Prokuroria edhe KQZ-ja e kanë hetuar më herët këtë rast dhe kanë marrë vendim në favor të kryebashkiakut të Matit. /abcnews.al

stu.jpg
in a14:38 | 22/01/2020

Një grup studentësh bojkutuan mësimin gjatë së mërkurës dhe protestuan para Universitetit Politeknik pasi sipas tyre Pakti për Universitetin nuk është zbatuar. Studentët theksuan se për sa kohë qeveria nuk do zbatojë kërkesat e tyre, ata do t’i rikthehen sërish protestave në javët në vijim.

Një grup studentësh nga Universiteti i Tiranës bojkotuan mësimin dhe iu rikthyen protestave rreth 13 muaj pas protestave masive të dhjetorit të 2018.

Studentët u shprehen se “Pakti për Universitetin” i miratuar nga qeveria nuk është zbatuar, duke renditur dhe një sërë problematikash si përgjysmimi i tarifave të studimit apo edhe kushtet në konvikte

“Kushtet nuk kanë ndryshuar, tarifat janë shumë të shtrenjta. Asnjë pikë e paktit nuk është ndryshuar”, shprehen studentët.

“Pakti për Universitetin ishte një gënjeshtër totale. Karta e studentit nuk më hyn në punë për asgjë”, thotë një tjetër student.

Gjatë protestës së zhvilluar pranë Universitetit Politeknik nga studentë të fakulteteve të ndryshme, studentët theksuan se do mblidhen sërish në protesta.

“Ne do të bëjmë të pamundurën që kjo protestë të mos mbarojë këtu, por të vijë me ndryshime të mëdha”, u shprehën studentët.

Në fund të protestës paqësore e cila zgjati rreth 1 orë studentët nisën mbledhjen e firmave për rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, pasi sipas tyre nuk i shërben aspak studentëve./abcnews.al

walker-2.jpg
Klejdi Kaimi14:33 | 22/01/2020

Në Angli është momenti i Liverpool, por mbrojtësi i Manchester City, Kylian Walker, ende beson tek titulli kampion. Kampionët në fuqi të Premier League arritën një fitore të rëndësishme mbrëmbjen e djeshme, në transfetën e Sheffield United. Golin e vetëm të takimit e shënoi Aguero, i cili erdhi nga stoli për ti dhënë fitoren Cityt.

“Unë nuk e pranoj se gara për titullin kampion ka përfunduar. Jemi profesionistë, kjo është puna që ne bëjmë dhe do të luftojmë deri sa matematika të na e lejojë. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, ne e dimë shumë mirë këtë gjë. Jemi ende në të gjitha kompeticionet në lojë dhe shpresoj që në fundin e sezonit të marrim disa medalje,” deklaron Walker pas ndeshjes kundër ish-ekipit të tij.

Të besuarit e Jurgen Klopp renditen në vendin e parë, plot 13 pikë përpara “Qytetarëve”. Liverpool ka gjithashtu dhe dy ndeshje të prapambetura për të luajtur, ku mund ta thellojë dhe më shumë diferencën me vendin e dytë. /abcnews.al

Mbappe.jpg
Klejdi Kaimi14:16 | 22/01/2020

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, e ka një idhull si çdo futbollist tjetër. Në një intervistë të fundit, ai nuk e mohon admirimin për Zidane, por heroi i tij ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo. Madje sulmuesi i kombëtares franceze kërkon që karriera e tij të jetë si ajo e sulmuesit të Juventusit.

“Idhulli im i fëmijërisë ka qenë Ronaldo. Ëndrra ime është bërë realitet, pasi unë pata mundësinë të luaja si kundërshtar kundër tij me ekipet kombëtare. Mendoj se shembulli që unë duhet të ndjek është pikërisht portugezi. Është shumë vonë për mua për të ndërtuar një karrierë si ajo e Messit. Duhet të kisha qëndruar tek Monaco,” deklaron francezi për “La Gazzetta dello Sport”.

“Neymar? Është një lojtar i madh dhe bashkë kemi një miqësi shumë të mirë jashtë fushe. Ai ka kaluar dy sezone të vështira, por tashmë po kthehet si dikur. Më vjen mirë që kemi në ekip një sulmues si Mauro Icardi. Ai është një nga më të mirët në botë dhe po e ndihmon ekipin me golat e tij,” mbyll 21-vjeçari francez. /abcnews.al

 

 

a-1280x708.jpg
in a14:14 | 22/01/2020

Spanja ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme klimatike. Ende nuk kanë përfunduar pasojat e stuhisë “Gloria” që shkaktoi viktima dhe dëme, sidomos në Barcelonë dhe Katalonjë, e që tashmë ka përfshirë një pjesë të Francës. Qeveria e re spanjolle e koalicionit, e drejtuar nga Pedro Sáncez, është vendi i dytë anëtar i Bashkimit Europian që shpall gjendjen e jashtëzakonshme klimatike.

Ekzekutivi spanjoll premton të aktivizojë një paketë prej 30 masash të projektuara për të reduktuar emetimet dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike. Një nga masat ka të bëjë me faktin se 95% e energjisë elektrike brenda vitit 2040 do të jetë nga burime të rinovueshme. Gjithashtu do të eliminohet ndotja nga automjetet si autobusë dhe kamionë.

Ministrja spanjolle për tranzicionin ekologjik, u shpreh se qeveria duhet të ketë një këndvështrim të gjerë të situatës. Ajo shtoi se mospranimi i kësaj sfide do të kushtonte shumë nga këndvështrimi ekonomik dhe ai ambiental.

Detajet e planit të qeverisë spanjolle do të bëhen publike në momentin kur projektligji për krizën klimatike do të prezantohet në parlament për miratim.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono