Të Gjitha

veliaj-peze.jpg
nev ila13:35 | 16/06/2019

Kandidati për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi takim me banorët e Pezës ku foli për projektet e përmbushura deri më tani dhe ato që do të realizohen 4 vitet e ardhshme.

Ndalesa e radhës për kandidatin e PS për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ishte Peza. Duke prezantuar kandidatët për Këshillin Bashkiak si dhe punët e bëra gjatë këtyre 4 viteve, Veliaj u tha banorëve se është mbajtur shumica e premtimeve.

Veliaj nuk la jashtë vemendjes as protestat e opozitës, që sipas tij nuk bëhen në të mirë të qytetarëve, por për pushtet

Në përmbyllje të fjalës së tij,  Veliaj u kërkoi banorëve të Pezës që përgjatë dy javëve të fokusohen tek njerëzit dhe jo tek dhuna dhe fjalët boshe, për të çuar deri në fund projektet e reja./ABC News Albania 24/7

 

ambulance-e1424683349717.jpg
nev ila13:06 | 16/06/2019

Një kalimtare është aksidentuar nga një autoambulancë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek ish-Restorant Durrësi në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë:

Në rrugën Ferit Xhajko pranë ish Restorant Durrësit mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçe. Si pasojë shtetasja ka ndërruar jetë në SQU

Drejtuesi e mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”./abcnews.al

edi-rama-maliq-1280x533.jpg
nev ila12:52 | 16/06/2019

Kryeministri Edi Rama pranon se zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk do të jenë më të mira për shkak të mungesës së kundërshtarëve, por me to siç thotë ai do të “goditen” kundërshtarët e reformës në drejtësi.

Gjatë një takimi në Mali ku ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste për këtë Bashki, Gëzim Topçiu, i cili kandidon për një mandat të gjashtë, Rama tha se Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi synojnë që të pengojnë hapjen e negociatave, pasi sipas tij, menjëherë pas hapjes së tyre janë kapitujt ku kërkohen rezultate konkrete për drejtësinë.

Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak. Këto janë zgjedhje vendore por për shkak të kundërshtarëve tanë janë kthyer edhe në zgjedhje politike dhe atdhetare sepse më 30 qershor nuk dot ë vendoset thjesht se kush do të drejtojë bashkitë por se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhme. A do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme ajo e 30 viteve të shkuara ku politikanët kanë bërë çfarë kanë dashur me Kushtetutën dhe ligjin, ama përsëri edhe një herë ata kanë synuar dhe synojnë të ngrihen mbi ligjin dhe jo vetëm kaq, duke sharë, kërcënuar, turfulluar dhe mallkuar marrin peng një popull të tërë për të marrë peng vetë Shqipërinë. Këto duken fjalë në një fushatë, por në fakt jo, janë fjalë që burojnë nga e vërteta e kësaj situate. Dy vite më parë, ikën nga Parlamenti dhe thanë se nuk do të pranonin të hynin në zgjedhje pa ikur unë nga zyra, por ndërkohë, qëllimi ishte të merrnin peng Vettingun. Sot kanë ikur nga Parlamenti për të penguar Shqipërinë, sepse vettingun nuk e bllokuan dot, i cili vazhdon dita ditës duke pastruar pallatin e drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë që me lidhje me politikanët kanë mbajtur peng drejtësinë. Çështja është që një sistem i pastruar drejtësie të jetë një sistem ku nuk ka më të paprekshëm dhe këtë mund ta arrijë duke çelur negociatat. Arsyeja pse ata janë në rrugë është se ata në qoftë se çelen negociatat dhe bisedimet e drejtësisë. Nuk do të kërkojnë më përputhjen e legjislacionit me Kushtetutën, por do fillojnë të kërkojnë prova që ky sistem drejtësie funksionon dhe në Shqipëri ka një drejtësi ku askush nuk mund të shpëtojë pa u përballur me ligjin. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Bash ajanë vendosmërisht në kundërshtim me interesin e këtij vendi dhe se duan të marrin peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Duan të krijojnë idenë se në këtë vend nuk mund të bëhen zgjedhje. Duan të krijojnë idenë në Evropë se Shqipëria është një vend kriminelësh dhe mafiozësh dhe se nuk mund të ulen kurrë në negociata. Këtë duan që kurse kanë ikur nga Parlamenti, kanë marrë molotovët dhe duan të djegin zgjedhjet. Nga ana tjetër jemi, që kemi për detyrë të mos lejojmë që kemi hedhur bazat e shtetit të mos shkatërrohen siç janë shkatërruar në të shkuarën. Janë ata që kanë ikur nga zgjedhjet. Pavarësisht faktit se këto zgjedhje nuk janë më të mira të mundshme sepse nuk kemi kundërshtarë, ne do t’i zmbrapsim me këto zgjedhje kundërshtarët e drejtësisë. Zgjedhjet e 30 qershorit janë të domosdoshme jo vetëm sipas Kushtetutës. Ky është rasti për të vendosur përfundimisht një rregull elementar, ku politikanët duhet të jenë shembull që kurrë nuk duhet të jenë mbi Kushtetutën dhe ligjin. Ata bëjnë çdo përpjekje që të krijojnë idenë se këtu do të bëhet nami sepse nuk kanë rrugë tjetër vetëm se të shpresojnë që populli i trembur të tërhiqet nga rruga e 30 qershorit”, tha Rama./abcnews.al

droge-1-600x360.jpg
nev ila11:59 | 16/06/2019

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasi prej 271 kg kanabis. Operacioni u zhvillua në fshatin Grevena dhe dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.

Lënda narkotike u gjet në një kasolle, e cila ishte ngritur nga 32-vjeçari shqiptar, të cilit policia i gjeti edhe një thikë 20 cm të gjatë dhe 3 celularë.

Droga ishte e fshehur në kasolle dhe ishte e ndarë në 256 pako.

Shqiptari u arrestua me akuzën e trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të shqiptarit./abcnews.al

 

vrasja-lac.jpg
nev ila11:38 | 16/06/2019

Gjykata e Laçit ka lënë në burg 30 vjeçarin që vrau për një vend parkimi në qytetin e Laçit.

Emanuel Koca tha se nuk kishte dashur ta vriste por ishte sulmuar më parë me thikë nga viktima.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Laç, pranë gjykatës së rrethit. Viktima Viktor Shkorreti 24 vjeç u konfliktua me Kocen kohën kur po parkonin makinat. Ishte një sherr i çastit por që çoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Pasi dy burrat janë zënë fizikisht, Koca nxori një automatik nga makina dhe qëlloi disa herë mbi të riun. Ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por një ditë më pas policia e vendosi në pranga./ABC News Albania 24/7

india-usa.jpg
nev ila11:31 | 16/06/2019

Pas thellimit të konfliktit tregtar me Kinën, Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një betejë tjetër tarifash, këtë herë me Indinë. Vetë Nju Delhi zyrtar ka reaguar duke paralajmëruar rritjen e tarifave për 28 produkte amerikane.

India ka deklaruar se duke filluar nga e diela do të vendosë tarifa mbi 28 produkte amerikane, përfshirë bajamet dhe mollët. Tarifat e reja, disa prej të cilave arrijnë në 70 për qind, janë një përgjigje ndaj refuzimit të Shteteve të Bashkuara për të përjashtuar Nju Delhin nga taksat e larta për çelikun dhe aluminin e importuar.

Më herët gjatë muajit, presidenti Donald Trump njoftoi gjithashtu se Uashingtoni do të anulonte statusin e partnerit të veçantë tregtar për Indinë. Vetë vendi aziatik vendosi tarifa deri në 120 për qind vitin e kaluar, por bisedimet tregtare bënë që të shtyhej hyrja e tyre në fuqi.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Financave në Indi deklaroi se vendimi ishte në interes të vendit. Marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë arritën vlerën e 142 miliardë dollarëve në vitin 2018, shtatëfish më shumë se në vitin 2001.

Por 5.6 miliardë produkte indiane eksporti, më parë të çliruara nga taksat, tani do të preken prej tyre për shkak të anulimit të trajtimit preferencial nga sistemi amerikan. Lëvizja është akti i fundit i Uashingtonit për të riparuar atë që e quan tregti të padrejtë me vendet e tjera.

Presidenti Trump ka kërcënuar gjithashtu me vendosjen e sanksioneve nëse India vazhdon të blejë naftë nga Irani dhe nëse vijon me planet për të blerë sistemet raketore ruse S-400./ABC News Albania 24/7

korca-protesta.jpg
nev ila10:18 | 16/06/2019

 

Procedohen penalisht 3 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Korçës, bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit, të protestës së zhvilluar në datë 15.06.2019 në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”, filloi procedimin penal ndaj shtetasve M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas, në momentin kur ka kaluar eskorta e Kryeministrit,  kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./ABC News Albania 24/7

48737717_403.jpg
nev ila10:10 | 16/06/2019

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet Komisioni Europian. Por gjurmët nuk të çojnë vetëm në Kremlin.

Ajo që autoritetet, partitë e aktivistët vunë re në zgjedhjet kombëtare në SHBA, Brazil apo Gjermani ka vazhduar edhe në zgjedhjet europiane në fund të majit. Grupime ekstremiste, parti dhe opinionbërës janë përpjekur që me informacione të rreme të përhapura në mediat sociale të ndikojnë votueset e votuesit, shpesh me ndihmë nga Rusia. Në këtë përfundim arrin një raport i ndërmjetëm hetimor për „fushatat e dezinformimit”, që Komisioni Europian e paraqiti më shumë se tre javë pas zgjedhjeve europiane.

Ndikim rus

“Numri i fushatave që mund të identifikohen si burime ruse është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar”, është shprehur komisioneri europian për Sigurinë në Internet, Julian King. BE flet për rreth 1000 raste të dezinformimit me pjesëmarrje të burimeve ruse që nga janari i këtij viti. „Këtu nuk bëhet fjalë për ‚big-bang‘, pra sulme të mëdha hakerësh, por për fushata të vogla të prera sipas përfytyrimit të grupit të shënjestruar”, thotë komisionerja e BE për Drejtësinë, Vera Jourová në Bruksel.

Julian King

Në Poloni për shembull, faqja online „Sputnik” ka përhapur informacione, sipas të cilave Polonia është më keq ekonomikisht, se në kohët e komunizmit. Përveç kësaj është ngritur pretendimi, se presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të nxjerrë disa vende nga BE, thuhet në raportin paraprak të Komisionit Europian. „BE vëren, se janë fushata që nga ana përmbajtësore janë të afërta me idetë e Kremlinit. Por ne nuk jemi shërbim sekret, dhe nuk kemi të dhëna të drejtpërdrejta”, thotë eurokomisioneri, King. Ai nuk mund të pohojë e as ta hedhë poshtë, nëse fushatat kanë lidhje direkte me shtetin rus. „Kjo mund t’iu zhgënjejë ju, por ne jemi të kujdesshëm në nxjerrjen e konkluzioneve.”

Reklamë e fshehur

Ajo që të bie në sy është numri i lartë i faqeve online dhe profileve në mediat sociale, që bëjnë fushatë kundër migrantëve dhe islamit, thuhet në raportin hetimor për zgjedhjet europiane. Në Spanjë për shembull u zbulua një rrjet i organizuar i profileve false në twitter, që në mënyrë të automatizuar mbështeste #hashtag-e negative për islamin.

E gjitha ka ndodhur në rrethet e partisë populiste, Vox, thotë komisioneri, Julian King. Në Gjermani reklama zgjedhore e partisë populiste, AfD nuk identifikohej shpesh si e tillë, thotë KE. Televizioni gjerman, ARD kishte informuar para zgjedhjeve, se robotë automatikë, e dërgojnë mijëfish reklamën e AfD-së tek përdoruesit, pa e shenjuar si të tillë.

Rregullim i koncerneve?

Koncernet e mëdha të internetit, Facebook, Google e Twitter janë përpjekur t’i përmbahen „Kodeksit për punën praktike”. Por kjo nuk ka qenë gjithmonë e suksesshme, kritikon komisionerja Vera Jourová. „Miliona profile false, të zhvilluara nga kompjuteri, të ashtuquajtur bots, janë mbyllur. Por duhet të bëhet më shumë, për të zbuluar ato që janë fake news.” Facebook madje ngriti një qendër të posaçme për të zbuluar fushatat dezinformuese. Në fund të këtij viti vendet anëtare të BE do të vendosin, nëse ujditë e arritura me platformat  e komunikimit të internetit mjaftojnë, apo nëse nevojiten rregullime ligjore.

Vera Jourova

Gënjeshtra nuk penalizohet

„Ata që përgatisin fushatat dezinformuese ndryshojnë vazhdimisht taktikën e tyre, ne duhet të veprojmë po ashtu”, paralajmëron komisioneri, Julian Kind. Vigjilenca e vazhdueshme dhe lufta e pandalur kundër „fake news” janë një normalitet i ri dhe jo raste përjashtuese, thotë ai. Radikalizimi i vazhdueshëm i debatave dhe shpërndarja e grindjes dhe pakënaqësisë duhet të zbulohen. Nuk bëhet fjalë për të kufizuar lirinë e shprehjes në internet, thotë komisionerja, Jourová, por për të sqaruar. Si vepra penale konsiderohen vetëm ato përmbajtje që propagandojnë urrejtjen, terrorizmin, dhunën seksuale, pornografinë me fëmijë. „Gënjeshtrat në vetvete nuk janë ilegale”, thotë Vera Jourová. Komisioni Europian publikon në faqen e tij çdo muaj një raport të hapur për fushatat e zbuluara të dezinformimit./DW


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono