Të fundit

koronavirus-shqiperi.jpg
R D17:17 | 16/02/2020

Ish- ministri demokrat, Tritan Shehu thotë se Shqipëria deri tani nuk ka asnjë karantinë për koronavirusin. Sipas tij,  karantina nuk mund të jetë një dhomë me disa shtretër por një strukturë komplekse në projekt, organizim e funksionim.  “Teoritë konspirative të “sekretit shteteror” janë vetem “gjethe fiku” e te denja per regjimin e Kim Jong-un”, shprehet ai.

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Shqiperia nuk ka asnje “Karantine” ndaj virusit “kinez”.

Heshtja e plote e Shtetit, me gjithe insistimin, per te shpjeguar ku ndodhet kjo “Karantine” qe flasin, si eshte organizuar ajo e “zinxhiri” i domosdoshem ne funksion te saj e te mbrojtjes nga ajo epidemi e mundeshme, flasin per mos egzistencen e saj, apo per ndonje te tille vetem ne 3D.

Nje “karantine” mbrojtese ne kete rast nuk mund te jete ndonje “dhome” me disa shtreter, por nje strukture shume komplekse ne projekt, organizim e funksionim.

Masat e deritanishme tek ne jane shume superficiale e ne nivel propagande, qe nuk japin asnje siguri, duke filluar qe nga disa “maska” te ekspozuara per te hequr vemendjen, kur ne fakt dhe ato vete nuk garantojne asgje.
Duhet menjehere seriozitet, trasparence, bashkepunim, dislokim fondesh e jo keq perdorim te tyre me disa PPP abuzive e vecanerisht nje kordinim, mbeshtetje e prezence e ngushte me strukturat perkatese te Italise e Greqise, qe jane shume te interesuara ne forcimin e masave mbrojtese ne Shqiperi.
Teorite konspirative te “sekretit shteteror” jane vetem “gjethe fiku” e te denja per regjimin e Kim Jong-un.

kakavije-900x445.jpg
R D16:59 | 16/02/2020

Një 37- vjeçar u arrestua në Kakavijë pasi kaloi një grua pa dokumente në tokën greke.  Policia tha se kundrejt shumës prej 150 eurosh, ai zhvillonte aktivitet kriminal, për kalim të paligjshëm të kufirit.  Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, ndihmonte shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare arreston në flagrancë një shtetas i cili kundrejt fitimit ndihmonte shtetasit që kishin probleme për të kaluar kufirin duke mos iu nënshtruar kontrollit në doganën greke të Kakavijës.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave të dërguar nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin për rritjen e forcës goditëse ndaj krimeve ndërkufitare me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– P. M. vjeç 37, banues në Kakavijë, Gjirokastër, i cili kundrejt fitimit ka ndihmuar një shtetase shqiptare të kalojë kufirin drejt Greqisë. Ky shtetas do i merrte shtetases me iniciale A. V., 150 euro me qëllim që ta kalonte pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në tokën greke.

Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës.

Policia Kufitare e Kakavijës ka bashkëpunuar me homologët e saj në tokën greke me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /abcnews.al

auto_auto_Josep_Borrell-Reuters15621043101579088838.jpg
R D16:28 | 16/02/2020

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell jep sinjale se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nisë së shpejti. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Borrell thotë se tani Kosova ka qeveri të re dhe se pret që dialogu të rinisë. Shefi i diplomacisë europiane shprehet se për të ndërmjetësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit BE-ja do të duhet të emëronte një të dërguar të posaçëm.

I pyetur nëse do të jetë ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak në këtë pozitë, Borrell ka thënë se këtë detyrë duhet ta marrë dikush që ka njohuri për rajonin. Shtëpia e Bardhë ka emëruar ambasadorin Richard Grenell si të dërguar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Borrell, duhet pyetur SHBA-ja se pse është përfshirë në këtë proces, pasi sipas tij, BE-ja e ndihmon shumë Kosovën me burime financiare.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha se unioni do të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë në procesin e bisedimeve, por ai thekson se u mbetet palëve që të punojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje. /abcnews.al

parlament.png
R D16:03 | 16/02/2020

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar me 80 vota pro Ligjin për Prokurorinë Publike, një nga draftet më të diskutuara vitin e fundit në vend. Miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike nxiti polemika të shumta, pasi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, anuloi votimin e parë, ku votuan 74 deputetë pro, nga 80 të nevojshme për të kaluar ligjin.

Kryetari i kuvendit, Talat Xheferi, deklaroi e miratimin e ligjit me 80 vota në përsëritje të votimit, kreu i Grupit Parlamentar, Nikolla Micevski akuzoi nga foltorja e kuvendit deputetë duke i qujtuar “kriminelë”. Ai tha se votimi i parë duhej të ishte pranuar. Ligji për Prokurorinë Publike synon rregullimin e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, e cila mbulon edhe lëndët e ish-prokurorisë speciale, që është shuar për shkak të skadimit të mandatit, por edhe përfshirjes së drejtueses së saj, Katica Janeva në aferën e njohur si “Reketi”.

Dallimet kryesore mes partive për ligjin e prokurorisë publike kanë të bëjnë me lëndët gjyqësore që janë ngritur në bazë të aferës së përgjimeve, e që përfshijnë thuajse gjithë ish-zyrtarët e lartë të VMRO DPMNE-së, me në krye ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari ku ka fituar azilin politik. VMRO-ja kërkonte që me ligjin e ri të anulohen të gjitha proceset gjyqësore që janë ngritur në bazë të aferës së përgjimeve. Pas miratimit të disa ligjeve të tjera, deputetët pritet të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara me datë 12 prill./abcnews.al

5c77c1e22628982f9c4d8845-1280x640.jpg
R D15:46 | 16/02/2020

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudi Xhuliani, që njihet si avokati personal i Trump, shkruan se Xhorxh Soros përdor ambasadat amerikane në Europën Lindore, ku bën pjese dhe Shqipëria për të sulmuar armiqtë e tij. “Soros është armiku numër Një i Partisë Republikane. Ai është një anarkist. Ai ka themeluar DA-në për të liruar kriminelët. Dhe në Europën Lindore, ai përdor ambasadat amerikane për të mbrojtur organizatën e tij dhe sulmuar kundërshtarët. Ndiqni të mërkurën e kësaj jave rudygiulianics.com”, shkruan ai në Twitter.

salianji.jpg
in a15:13 | 16/02/2020

Në 16 shkurt të 2019, opozita Partia Demokratike zhvilloi protestën e saj të parë kombëtare e cila deri në zgjedhjet e 30 qershorit do të pasohej edhe nga 9 protesta të tjera. Pas asaj proteste, kreu i opozitës, Lulzim Basha në 18 shkurt me mbështetësit e tij shkoi në zyrat e Kuvendit dhe dorëzoi në bllok mandatet parlamentare.

1 vit më pas në një intervistë për “ABC News”, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji analizon vendimarrjen e demokratëve dhe efektin që kishte ajo vendimarrje në sytë e opinionit ndërkombëtar.

Sa rezultative ishte opozita në aksionin e saj?

Salianji: Nga pikëpamja e interesit publik ne arritëm të kthejmë në vëmendjen e të gjithë mediave ndërkombëtare çështjen e Shqipërisë si një prej autokracive në tentativë.

Në 16 shkurt kemi qenë përpara kryeministrisë, Partia Demokratike premtoi se do ta largonte kryeministrin Rama ndërkohë që ai vijon të jetë në detyrë. Parlamenti i cili PD tentoi përmes djegies së mandateve tentoi ta bënte jofunskional sot vazhdon të jetë funksional. Sa efikase ishte lëvizja e ndërmarrë nga PD?

Salianji: Një parlamenti i gjymtuar dhe jokushtetues është është i delijitimuar në sytë e publikut. E sigurt sot është që parlamenti është i deligjitimuar. Qeversiaj qëndron në këmbë për inerci. Kjo rrugë që ne kemi zgjedhur është rruga më e sigurt, një zgjidhje që kalon nëpërmjet qytetarëve.

Pavarësisht pretendimeve të opozitës se pas reformës zgjedhore do të ketë zgjedhje të parakohshme, kryeministri Rama ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë ato të vitit 2021?

Salianji: Po të ishte për Ramën nuk do të kishte zgjedhje fare. Jemi në një situatë mafioze. Sot të gjitha partitë politike janë kundër Ramës. Është retorikë e kryeministrit, nuk varet nga Rama nëse do të kemi zgjedhje, kjo varet nga qytetarët./abcnews.al

852-1280x786.jpg
in a14:36 | 16/02/2020

Të paktën 2500 kinezë të cilët kishin shkuar për të festuar ditët e vitit të ri në vendin e tyre kanë nisur të kthehen në zonën e Toskanës në Itali. Presidenti i rajonit të Toskanës, Enrico Rossi tha se pjesa më e madhe e shtetasve kinez që jetojnë në këtë zonë po vjen nga provinca e Zhejiang, vendi i katërt për numrin e rasteve të diagnostikuar me koronavirus.

Posaçërisht për kthimin e kinezëve, në Firenze është hapur një qendër speciale për trajtimin e tyre. Sipas të dhënave nga autoritetet italiane bëhet fjalë për rreth 2.000 persona, banues në Prato dhe 500 në Firenze. Referuar të dhënave të paraqitura nga presidenti i Toskanës, në provincën kineze të Zhejiang rezultojnë 1162 raste infektimi me koronavirus, por nuk ka pasur asnjë viktime.

Ndërsa në provincën e Wuhan, ku shpërtheu fillimisht epidemia rastet janë 54.400 dhe numri i viktimave 1.400. Megjithatë, për guvernatorin Italian, ende nuk ka arsye për alarmim, sepse raste të reja me Koronavirus të ardhur nga Kina nuk janë zbuluar.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio është duke organizuar një fluturim për të rikthyer në Itali 35 italianët e bllokuar në një anije kroçierë, e cila aktualisht ndodhet e ndaluar në Japoni./abcnews.al

963-1.jpg
in a14:20 | 16/02/2020

Prej disa ditësh, 14 punëtorë të nënstacionit të Poçemit janë në grevë urie. Ata presin një përgjigje nga qeveria për pagat e që nuk kanë marrë prej 27 muajsh.

Grevistët thonë se janë objekt i rëndësisë së veçantë, por asnjëherë nuk janë trajtuar si të tillë. Të pakënaqur me reagimin e institucioneve ata kërcënojnë se greva e tyre do të vazhdojë.

“Shteti dhe pushtetarët janë kriminelë. Kërkojmë vetëm bukën e fëmijëve për të jetuar”, u shpreh një nga grevistët.

“Do të vazhdojmë deri në fund, po na mashtrojnë dita ditës”, u shpreh një tjetër punëtor i cili është në grevë.

Problemet shëndetësore në mesin e grevistëve kanë vijuar edhe të dielën.

“Nuk kërkojmë asgjë tjetër, na jepni paratë, të shikojmë edhe ne hallet tona. Nuk shkoj dot në shtëpi, nuk kemi lekë”, tha një tjetër punëtor.

Pranë grevistëve ishte edhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Në takimin që zgjati 60 minuta, Kryemadhi u premtoi se do detyrojmë qeverinë dhe pronarët t’u paguajnë rrogat e prapambetura./abcnews.al

aut.jpg
in a13:12 | 16/02/2020

Policia e Durrësit raporton se është arrestuar 20-vjeçarja, bashkëpunëtore në vjedhje e Astrit Thaçit. Në kuadër të operacionit “Trajektorja”, pas hekurave ra shtetësja me inicialet A.B, banuese ne Tiranë, njofton policia.

Ajo ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë.

Durrës/informacion

Vijon operacioni “Trajektorja”.

Policia e Durrësit vë në pranga bashkëpunëtoren e autorit A. Th.

Arrestohet 20-vjeçarja që ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë.

Në vijim të operacionit “Trajektorja”, zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, operacioni ka vijuar edhe paraditen e sotme.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”./abcnews.al

Lexo edhe http://abcnews.al/kapet-autori-i-grabitjes-se-argjendarise-ne-elbasan/

caka.jpg
in a12:55 | 16/02/2020

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Tema kryesore e diskutimit të takimit ishte nisja e procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë, gjatë Presidencës Kroate.

Cakaj në një postim në Facebook sa i përket takimit, bëri me dije se gjatë mandatit të saj, Presidenca Kroate po synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë qëndrimit në Gjermani zhvillova edhe një bisedë me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman🇦🇱🇭🇷! Presidenca Kroate synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë mandatit të saj. U pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t’i dhënë shtytsë të re procesit të zgjerimit në përgjithësi🤝🇪🇺!”, shkruan Caka.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono