Të fundit

oriolaaa-1280x720.jpg
ger ta16:54 | 12/11/2019

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka reaguar pas lajmit që kjo e fundit dha mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte për Abc News.

Pampuri u shpreh se një banor i Unazës së Re ka humbur jetën pas përplasjes më policinë, mirëpo ky lajm rezultoi i pavërtetë.

Ndërkohë, ish deputetja e ka sqaruar situatën përmes një postimi në rrjetet sociale,ku mes të tjerash shprehet se për herë të parë është e lumtur që e informuan gabim.

Pampuri po ashtu e pranon se u tregua e pakujdeshme por sipas saj nuk mund të rrinte pa reaguar pas telefonatave të shumta që kishte marrë.

“Për herë të parë jam e lumtur që më informuan gabim. E pranoj që duhet të isha treguar më e kujdesshme, por si nënë, grua dhe një mikesha e banorëve nuk mund të rrija e heshtur pas atyre telefonatave”, shkruan Pampuri mes të tjerash.

Reagimi i plotë: 

Per here te pare jam e lumtur, qe me informuan gabim….

Sot e pame se si mundi, investimi, djersa dhe gjaku i banoreve te Unazes se Re, u hodh poshte, u percmua.

Sot e pame edhe ndjeshmerine e qeverise, edhe per objektet qe ka bere shpronesimet dhe vlerat qesharake, shume larg vlerave te tregut.

Njeriu nuk mund te rrije pa reaguar, madje as pa u perfshire emocionalisht, e sidomos kur ke 1 vit rresht qe qendron me ta, e ne kulmin e perballjes me policine dhe ne nje interviste spontane, e rrethuar nga banore te terrorizuar e dhunuar nga policia. Qan hallet dhe brengat. Sigurisht qe te mbushen syte me lot, kur te marrin ne telefon disa nga banoret dhe te thone qe ka ndodhur gjema, se Mahmuti ka nderruar jete.
Fatmiresisht Mahmut Himallari eshte mire me shendet. Paste jeten e gjate qe tju tregoje nipave, mbesave dhe shqiptareve se njeriu ka force te perballoje gjithcka.
Mahmuti eshte mire, po merr kurimin e duhur!.
Per here te pare jam e lumtur qe me informuan gabim. E pranoj qe duhet te isha treguar me e kujdesshme, por si nene, grua dhe nje mikesha e banoreve nuk mund te rrija e heshtur pas atyre telefonatave.
Nuk po justifikoj gabimin tim, por po ndaj lajmin qe z. Mahmut Himallari eshte mire. I uroj sherim te shpejte dhe durim per te perballuar gjemen, qe tashme eshte e gjithe shqiptareve./abcnews.al

policia-unaza-ere-1280x711.jpg
nev ila16:36 | 12/11/2019

IKMT prishi sot 24 objekte në zonën e Unazës së re, nga 33 të parashikuara në total. Aksioni, që nisi në orët e para të mëngjesit u mbështet nga policia, që u përball edhe me zemërimin e banorëve. Nga përplasja mes tyre 13 persona, përfshirë 8 banorë dhe 5 policë, u lënduan dhe u dërguan në spital.

Qindra forca policie zbarkuan në orët e para të së martës në zonën e Unazës së Re në mbështetje të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit që nisi aksionin e shembjeve të disa banesave në atë zonë.

Ishte ora 5 e 30 e minuta kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë sulmuan një lokal ku ndodheshin më shumë se 200 banorë të Unazës që qëndronin të ngujuar nga dita e hënë në shenjë revolte ndaj uniformave blu.

Banorët dëshmojnë se policia përdori gaz lotsjellës duke shkaktuar shumë të asfiksuar dhe të lënduar ndërmjet tyre.

Disa banorë Unazës së Re nuk pranuan të shkonin për të marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pasi i frikësoheshin një ndalimi të mundshëm nga policia. Sipas të dhënave zyrtarem, kërkuan ndihmën mjekësore ne spitalin e traumës  13 persona, 5 prej të cilëve ishin punonjës të policisë ndërsa të tjerët protestues.

IKMT ka njoftuar se, në lotin e parë janë projektuar për t’u shembur 33 objekte të zonës së Unazës së Re që fillon nga sheshi “Shqiponja” deri te mbikalimi i shkollës Teknologjike. Vetëm këtë të martë u shembën 24 banesa dhe biznese ne total.

Pavarësisht se banorët kundërshtuan aksionin e Fadromave të Inspektoriatit Kombëtar të mbrojtjes së territorit, ndërhyrja e FNSH nuk i lejoi ata të pengonin aksionin.

Pas kundërshtimit të policisë në aksionin te zona e Unazës së re, sipas të dhënave jo zyrtare 12 protestues u shoqëruan në policinë e Tiranës dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim./abcnews.al

 

fotot-sherri.jpg
ent ela16:30 | 12/11/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në linjën e autobusit Kombinat-Kinostudio, ku vjedhja e portofolit të një pasagjereje ka bërë që të shpërthejë dhuna.

Abcnews.al mëson se gjatë udhëtimit, një vajzë ka konstatuar se i kishin vjedhur portofolin duke njoftuar fillimisht për këtë fatorinon dhe shoferin.

Ky i fundit ka mbyllur dyert e autobusit duke pritur policinë, por kjo i ka irrituar udhëtarët e tjerë, të cilët kanë kërkuar hapjen e dyerve.

Debati ka zgjatur disa minuta sicc mëson abcneës.al dhe më pas disa prej udhëtarëve kanë sulmuar shoferin e autobusit me grushte dhe shkelma.

Në videon e ardhur në redaskinë e ABC News duket momenti kur njëri prej pasagjerëve godet me grushte shoferin, kurse të tjerë përpiqen ta ndalojnë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes disa minuta më pas duke shoqëruar vajzën që i humbi portofoli dhe personin që sulmoi shoferin. /abcnews.al

 

maqedoni.jpg
in a15:58 | 12/11/2019

Në Maqedoninë e Veriut, ministria e brendshme planifikoi një ligj që kufizonte të drejtën e protestës, i cili u miratua nga qeveria e Zoran Zaev. Por pas reagimeve të ashpra nga opinioni publik, propozimet për ndryshimin e ligjit u tërhoqën.

Pushtetarët në Maqedoninë e Veriut kishin planifikuar amendimin e ligjit për tubime publike dhe sipas ndryshimeve të bëra nga ministria e brendshme dhe të miratuara në qeveri, ndaloheshin protestat para godinave të institucioneve dhe në hapësirën përreth tyre. Po kështu, tubimet duhet të mbaheshin nga ora 6 deri në orën 23, dhe në protesta duhet të merrnin pjesë të paktën 50 persona. Ndalohej gjithashtu dalja në protesta e njerëzve të maskuar për shkak se ishte i vështirë të bëhej identifikimi. Në bazë të këtij ligji organizatorët detyrohen ta kthejnë në gjendjen e mëparshme vendin ku është mbajtur protesta ose ta kompensojnë dëmin eventual. Kryeministri Zaev tha se nuk synon të kufizojë të drejtat e qytetarëve, por ndryshime do të ketë pas konsultimeve më të gjera.

Qeveria vendosi tërheqjen e projektligjit dhe tha se do të dëgjojë reagimet e qytetarëve, organizatave joqeveritare dhe në përputhje me këtë do të bëhen ndryshime, për t’u kalaur më pas në procedurën parlamentare.

E drejta e protestave është e garantuar me Kushtetutë. Ndërsa sipas ligjit të tanishëm protesta mund të bëhet edhe nga një grup me të paktën 20 protestues./abcnews.al

DASHURIA-21-VJECARE-E-MITHAT-FRASHRIT-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela15:48 | 12/11/2019

Në kuadër të 70 vjetorit të vdekjes së Mid’hat Frashërit botohet albumi historik. Ky album i cili ka për autor Uran  Butkën dhe Niko Kotheren sjell për herë të parë përveç jetës politike dhe kulturore edhe jetën intime të Mid’hat Frashërit.

Butka për ABC News e cilëson dashurinë 21 vjeçare mes Mid’hat Frashërit dhe rumunes Anxhela Romano ndër më të veçantat që ka lexuar ndonjëherë.

“Pa dashuri s’ka entuziazëm, s’ka shpresë dhe nuk kryhet asnjë vepër”. Kështu mendonte dhe shkruante  Mid’hat Frashëri. Këto fjalë marrin më shumë kuptim, teksa lexon letër- këmbimin e publikuar në album me të dashurën rumune Anxhela Romano.

Studiuesi Uran Butka thotë se kjo dashuri  ishte ndër më jetëgjatat dhe romantiket e cila zgjati nga  1918- deri në 1939.

Në këtë album i cili vjen në kuadër të 70 vjetorit të vdekjes së  Mid’hat Frashërit, prezantohen edhe foto të familjes së Frashërit, si dhe marrëdhëniet me personalitete të kohës.

Ky botim i rrallë  prezanton në formë udhërrëfyesi, jetën dhe veprën poliedrike të  Mid’hat Frashërit. /abcnews.al

vjosa-osmani.jpg
ent ela15:40 | 12/11/2019

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre, reagoi të martën ndaj presidentit serb Vuçiç, i cili tha se futja e Nismës në Kuvend është lojë për të dëmtuar Albin Kurtin. Osmani tha se se jo rastësisht Aleksandar Vuçiç ishte ministër i Propagandës në kohën e Millosheviçit.

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me deklaratën e dhënë nga kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, i cili tha se futja e NISMA-s në Kuvend, është lojë e LDK-së për të dëmtuar Albin Kurtin.

Osmani tha se jo rastësisht Aleksandar Vuçiqi ishte ministër i Propagandës në kohën e Millosheviçit dhe se pikërisht këtë propagandë pra, e bën më së miri.

“Kështu, për fat të keq, ka arritur të mashtrojë disa diplomatë anekënd botës, të cilët i besojnë lotëve të tij të krokodilit dhe aktrimit të tij dramatik sa herë flitet për Kosovën. Por, askush në Kosovë nuk duhet të bie pre e konspiracioneve të Vuçiçit”, tha Osman. /abcnews.al

hqdefault.jpg
ent ela15:21 | 12/11/2019

Youtube ka marrë një vendim të rëndësishëm, të gjithë ata që aktivizojnë softuerin për të ndaluar shfaqjen e reklamave ndërsa përdorin këtë platformë, pas datës 10 dhjetor mund ta shohin llogarinë e tyre të bllokuar përgjithmonë.

Duke filluar nga data 10 dhjetor, përdorimi i “adblock” – softuer-it që bllokon reklamat në internet – kur ndodhesh në You tube mund të shkaktojë bllokimin e përhershëm të llogarisë suaj. Alarmi vjen nga Shtetet e Bashkuara të AMerikës ku platforma, në pronësi të google, ka nisur të njoftojë përdoruesit e saj duke dërguar një përditësim të normave të shërbimit, ku thuhet ndër të tjera se You Tube mund të marrë një masë të tillë, nëse përdoruesi ç’aktivizon reklamat.

Termat e reja nënkuptojnë se YouTube mund t’i japë fund mundësisë për të hyrë apo të bllokojë llogarinë tuaj nëse konstaton se janë shmangur lajmërimet e llojit reklamues. Një frazë e prerë, të cilën shumë përdorues amerikanë e interpretojnë si fillimin e një beteje ndaj adblock.

Në çdo rast në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndryshojë pas 10 dhjetorit shumë blogje amerikane këshillojnë përdoruesit që të c’aktivizojnë adblock të paktën kur ndodhen në You Tube. /abcnews.al

MACRON-THACI-VUCIC-1280x720.jpg
ent ela15:03 | 12/11/2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi pas takimit të sotëm tre-palësh me presidentin francez Macron dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se Makron dhe Evropa donin të luanin rol më të rëndësishëm në çështjen e Kosovës, por që asnjë mbledhje “e thelluar” nuk kishte ndodhur.

Ai tha se presidenti francez e tha këtë duke iu referuar vetes dhe kancelares gjermane, si dhe institucioneve evropiane. /abcnews.al

40.jpg
in a14:56 | 12/11/2019

Policia e Lezhës arreston një 40-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim pë veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

40-vjeçari, Aleksander Perdoda ishte shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, për shkak se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F

Policia njofton se në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, një shtetas në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë. Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. P., 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono