Të fundit

SHKODER-DROGA-MASA-1280x720.jpg
ent ela15:07 | 18/06/2018

Gjykata e Shkodrës la në burg gjashtë të arrestuarit e operacionit “West Univers” të cilët u kapën me 200 kg kanabis sativa. Avokatët kërkuan masë më të lehtë sigurie dhe i cilësuan të pamjaftueshme provat e prokurorisë. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura pa media e familjarë. Grupi i trafikut të lëndëve narkotike u godit në momentin kur po bëhej shkëmbimi i mallit. Të arrestuarit janë: Ardit Haxhagici, 34 vjeç, Bardh Gostini, 37 vjeç, Neritan Saraçi, 51 vjeç, , Rezart Çaçani, 34 vjeç, Ramadan Dushaj, 61 vjeç,  Vilson Ndoka (Nokaj), 26 vjeç i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa arrest me burg për plagosje.  Ndërkohë dy persona janë shapllur në kërkim. Veprimtaria e këtij grupi sipas prokurorisë shtrihej në zonën e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Lezhës dhe Kurbinit. /abcnews.al

VELIAJ-ME-ARKITEKTET-DHE-URBANISTE-1280x720.jpg
ent ela15:01 | 18/06/2018

Pas dëgjesës publike me komunitetin e artistëve Bashkia e Tiranës zhvilloi dëgjesën e dytë publike për Teatrin Kombëtar me urbanistë dhe arkitektë. Inxhinierët deklaruan se godina e teatrit është jashtë funksionit dhe aty nuk duhet zhvilluar aktivitet. Ndërsa krybashkiaku Erion Veliaj përsëriti ftesën drejtuar artistëve për të zgjedhur përfaqësine e tyre e për t’u bërë pjesë e negociatave.

Këshilli shkencor i Monumenteve të Kulturës nuk e ka pranuar kërkesën e sindikatës së artistëve  për ta shpallur Teatrin Kombëtar monument kulture të kategorisë së dytë. Këtë e bëri te ditur përfaqësuesja e këtij institucioni. Gjatë dëgjesës së organizuar nga Bashkia e Tiranës me arkitektë dhe urbanistë, Miraçi deklaroi se ashtu si në vitin 2004 specialistët kanë dalë në përfundimin se nuk mbart vlera për të përfituar këtë status.

Drejtori Institutit të Ndërtimit prezantoi konkluzionet e analizave të kryera në godinën e Teatrit Kombëtar. Sipas tij objekti është jashtë çdo funksioni dhe ka nevojë të rindërtohet. Akte bllokimi të punës në teatër ka nxjerrë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Zjarrfikës në vitin 2001 -2002 ndërsa në vitin  2014 janë lënë detyra për përmirësim të situatës.

Këtë dëgjesë kryebashkiaku Veliaj deklaroi, do ta gjejnë të dobishme edhe artistë, ndaj të cilëve përsëriti ftesën për të zgjedhur një përfaqësi të tyre dhe të bëhen pjesë e negociatave.

Artistët janë shprehur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të Teatrit të ri përmes partneritetit Publik-Privat, ndërsa arkitektë dhe urbanistë i kërkuan kryetarit të bashkisë të harmonizojë interesat mes palëve.

Kjo është dëgjesa e dytë e Bashkisë së Tiranës për tetatrin pas asaj me komunitetin e artistëve, ndërkohë dëgjesat do të vijojnë edhe me grupime të tjera.   /abcnews.al

TE-RINJTE-PROTESTE-PARA-MINISTRISE-1280x720.jpg
ent ela14:51 | 18/06/2018

Studentë dhe gjimazistë të Rrjetit Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit pasi thonë se prej vitesh vijojnë të mos kenë mundësinë e trajtimit me kartën rinore. Ndonëse e premtuar që në vitin 2005 dhe e përfshirë në planin kombëtar të veprimit 2015-2020 kjo kartë, deklarojnë të rinjtë për shkak të neglizhencës së institucioneve ende nuk është bërë realitet. Rrjeti Kombëtar i të Rinjve i kërkon Ministrisë së Arsimit të nisë nga puna me qëllim që viti i ri akademik t’i gjejë të pajisur me kartën rinore në mënyrë që të përfitojnë lehtësi, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në vendet europiane. Këto kërkesa të rinjtë ja parashtruan edhe zëvendësministrit të Arsimit, i cili pas protestës i priti në një takim. /abcnews.al

POLICIA-NEKI-FETA-1280x720.jpg
ent ela14:42 | 18/06/2018

Gjatë përplasjeve të qytetarëve me policinë në Dibër, uniformat blu kanë shtyrë me forcë edhe gazetarin e ABC News, Neki Feta i cili ishte duke filmuar protestën. Siç shikoni dhe nga pamjet gazetari Neki Feta ishte afruar pranë protestuesve dhe po filmonte gjithçka po ndodhte mes atyre dhe policisë.

Ndërkohë njëri nga punonjësit e policisë dhe një civil u vërsulën dhe e tërhoqën larg vendit ku ai ndodhej. Gazetari Neki Feta qetësisht i ka kerkuar policit të largohet, sepse ishte duke bërë detyrën si gazetar. Më pas gjërat janë qetësuar dhe Feta ka vazhduar detyrën. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-18-19-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela14:27 | 18/06/2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës dominohetnga kthjellime dhe vranësira kalimtare më të shpeshta në ekstremin Verior ku do të ketë shira të dobët. Pasditja fuqizon vranësirat në vend duke sjellë rrebeshe të shkurtra në Veri dhe Juglindje, por shira të izoluar në Qendër dhe zonat Lindore; mbrëmja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, më e ndjeshme rritja në zonat Perëndimore ku pritet maksimumi 32 – 33°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në mbrëmje, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë. /abcnews.al

BRITANIKET-SUGJEROJNE-SHQIPERINE-1-1280x720.jpg
ent ela14:15 | 18/06/2018

E përditshmja britanike “Metro” jep 7 arsye për të shkuar në Shqipëri, të cilat variojnë që nga jeta e natës e deri tek kulinaria dhe natyra, duke e bërë kështu tërheqëse për shumë grupmosha të ndryshme.

Shqipëria është sugjeruar nga shumë media ndërkombëtare si vendi që s’duhet humbur pa u vizituar. Një tjetër artikull vjen nga e përditshmja britanike “Metro” e cila rendit 7 arsyet pse duhet shkuar në Shqipëri.

I pari në listë renditet kërcimi gjatë gjithë natës. Madje duke i treguar edhe vendin se ku, në festivalin butik “Kala” i cili organizohet këtë vit për herë të parë në plazhin e Dhërmiut.

“Të qetësohesh në plazh” është arsyeja e dytë. Gazeta Britanike “Metro” shkruan se vija bregdetare e Shqipërisë është e mjaftueshme e gjatë për ta eksploruar gjatë gjithë jetës. Në mënyrë të veçantë sugjeron bregdetin e jugut të Shqipërisë, një pjesë e të cilës është ende e pazbuluar.

Pasuritë e shumta arkeologjike dhe pikat e mbrojtura nga UNESCO janë arsyeja e tretë.

Por edhe bunkerët dhe muzetë e komunizmit janë një tjetër arsye sipas shtypit britanik.

Koktejlet dhe kryeqyteti shumëngjyrësh renditen të pestët në listën e e arsyeve të vizitës në Shqipëri, duke e argumentuar me larminë e bareve në zonën e ish bllokut në Tiranë.

Kulinaria është arsyeja e gjashtë dhe për gazetën “Metro” kjo është një pikë e rëndësishme pasi turistët mund të kënaqen duke ngrënë pjata të shijshme që variojnë që nga sufllaqet, sallatrat, mishi e deri tek ushqimi i freskët i detit.

Në fund, e përditshmja britanike “Metro” me tirazhin më të lartë në vend 1.47 milionë nënvizon se nuk duhen humbur Alpet e Shqipërisë dhe Liqeni i Ohrit.

Mos u habisni kur të shihni fermerët që po lërojnë tokën me kaun dhe zgjedhën – shkruan gazeta Metro, e cila ujërat kristal të Liqenit të Ohrit i përshkruan si diçka nga parajsa. /abcnews.al

PUNIMET-NE-AUTOSTRADE-1280x720.jpg
ent ela13:59 | 18/06/2018

Nga Maminasi ne drejtim të Sukthit autostrada Tiranë-Durrës është mbyllur për qarkullimin e automjeteve. Shkak për këtë janë bërë punimet që po kryhen për rehabilitimin e segmentit rrugor, mjaft i vështirë për t’u kaluar për shkak të gropave dhe amortizimit të tejskajshëm të rrugës. Punimet kanë bërë që policia e Qarkullimit të devijojnë lëvizjen e automjeteve në rrugën dytësore deri në mbikalimin e Sukthit, aty ku më pas do te futen sërish në autostradë. Devijimi i lëvizjes së automjeteve nuk është shoqëruar me trafik. /abcnews.al

VALOBONA-1280x720.jpg
ent ela13:49 | 18/06/2018

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë,  më 6 qershor 2018 vendosi të ndalojë menjëherë të gjitha punimet në tre hidrocentrale që po ndërtohen nga Dragobia Energy në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës. Ky vendim duhet të mbetet në fuqi deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë së ngritur nga organizata joqeveritare TOKA dhe 27 banorë lokalë, me mbështetjen e WWF-it, kundër Këshillit Kombëtar Territorial (KKT) të Shqipërisë, dhe e cila mund të zgjasë disa muaj ose vite në varësi të procesit të ankesave.

Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas vendimit të mëparshëm të gjykatës për të lejuar vazhdimin e punës përkundër rastit në gjykatë. Urdhëri për ndalim fillimisht ishte kërkuar në janar 2018, si pjesë e një padie kundër KKT-së të Shqipërisë mbi vendimin e tyre në nëntor 2017 për të lëshuar projektit një leje të re ndërtimi. Paditësit argumentuan se leja e re ishte qartazi e paligjshme, pasi që Ligji për Zonat e Mbrojtura ishte ndryshuar në qershor 2017 ku ligji i ri i shpallte të paligjshëm gjitha ndërtimet e HEC-eve në Parqet Kombëtare. /abcnews.al

 

edi-rmaa.jpg
ent ela13:42 | 18/06/2018

Për vendimin e iniciuar dhe miratuar nga socialistët e Hasit, mësohet se ka reaguar edhe kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. “Turp, Mazreku nuk duhet të ishte propozuar asnjëherë për titullin “Qytetar Nderi”. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur, e ne nuk dimë gjë”!, mësohet të jetë shprehur kryeministri.

Në fakt, Partia Demokratike, përmes deputetit Flamur Noka e denoncoi këtë propozim të kryetarit socialist të bashkisë së Hasit, duke kërkuar kryeministrit Edi Rama tërheqjen sa më parë të atij propozimi që e konsideroi skandaloz e një vrasje të dytë për liderin e dhjetorit Azem Hajdari. /abcnews.al

DW-SHQIPERIA-REFUGJATET-1280x720.jpg
ent ela13:38 | 18/06/2018

Dojçe Vele paralajmëron se Ballkani mund të hasë probleme serioze, lidhur me ndonjë valë të mundshme të refugjatëve. Sipas medias gjermane, Shqipëria do të jetë një ndër vendet më të prekura nga kjo problematikë.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç vizitoi Berlinin në një moment shumë të vështirë për qeverinë e kancelares Angela Merkel, e cila përballet me përçarje në ekzekutiv për shkak të çështjes së emigrantëve. Megjithatë kjo nuk e pengoi homologun i tij Horst Seehofer që të bisedojë me kolegun kroat për çështjen e refugjatëve. Kjo është tema kryesore momentalisht në Berlin dhe në Bashkimin Evropian.

Dojçe Vele duke raportuar lidhur me këtë takim shkruan se “vendet e Ballkanit mund të kenë probleme shumë serioze me refugjatët, sepse shumica e tyre kalon pikërisht nëpër këto vende”. Ndërkohë që mbyllja e kufirit u krijon atyre probleme shtesë. “Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto probleme. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën”, tha Bozhinoviç.

“Investimi për sigurinë e këtyre vendeve ka një influencë pozitive edhe për Kroacinë dhe vendet e tjera të BE”, shton ministri kroat. Dojçe Vele më pas shkruan se “kjo nuk është ide e re. Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono