Sport

Traore.jpg
Veronik Istrefaj16:28 | 15/12/2019

Skuadra e Wolverhampton ka arritur të barazojë rezultatin përballë Tottenham, sfidë që po luhet në “Molineaux Stadium”. Të besuarit e Nuno Santo e panë veten në disavantazh vetëm pas nëntë minutash lojë, por Adama Traore arriti të barazojë në të 67-ën.

Futbollisti i “Ujqërve” merr një pasim në hyrje të zonës dhe nuk mendohet dy herë, duke lëshuar një predhë nga distanca. Topi i goditur nga Traore ndalet në trekëndëshin e portës, duke shtangur portierin Gazzaniga dhe trajnerin Jose Mourinho./abcnews.al

Premier League

Wolverhampton – Tottenham  1-1
Traore 67′ / Lucas 9′

arapi.jpg
Vladimir Prenga16:10 | 15/12/2019

Bledi Shkëmbi u largua nga Teuta një ditë më parë, ndërkohë që në kampin durrsak ka lënë shumë miq. Njëri prej tyre mbrojtësi Renato Arapi, të cilit korçari i besoi edhe shiritin e kapitenit në fillim të këtij sezoni.

Durrsaku, përmes rrjeteve sociale, ka vendosur t’i kushtojë disa radhë Shkëmbit, ndërkohë që ka postuar edhe një foto me të, madje bardhezi. Kjo për një arsye, që edhe Arapi e shpjegon.

“E kam shijuar futbollin kur kemi lozur bashkë, por e kam shijuar edhe kur të kisha si trajner. Vendosa që ta postoj foton “Bardh e Zi” për arsyen se marrëdhënia jonë ka qenë e drejtpërdrejtë dhe pa “ngjyra” në mes. Të uroj suksese kudo të shkosh”, shkruan Arapi. /abcnews.al

Postimi i Arapit për Shkëmbin në llogarinë e tij në Instagram
IMG_20191215_155338.jpg
Vladimir Prenga15:55 | 15/12/2019

Tomori dhe Albpetroli kanë marrë fitoret e radhës dhe ecin paralel në krye të renditjes. Beratasi bënë detyrën ndaj Selenicës, duke triumfuar me rezultatin tenistik 1-6. Nga ana tjetër, patosarakët nuk kanë falur në shtëpi kundër Këlcyrës.

Ka ngecur këtë javë Maliqi, që mori vetëm një pikë në transfertë me Memaliajn dhe tani ka tre pikë më pak se dy ekipet e kreut. 1/1 mbaroi kjo përballje, ashtu sikurse Gramozi-Butrinti. Pikë të plota ka marrë Delvina, që ka mundur me rezultatin e pastër 2-0, Skrapari.

Fitore për Naftëtarin, që kaloi me sukses Tepelenën me rezultatin 1-3. Sot u luajtën edhe dy ndeshje të grupit A. Tirana B likuidoi 2-0 Adën e Velipojës, kurse Klosi mposhti Spartakun 5-0. /abcnews.al

Ndeshjet e sotshme në Kategorinë e Dytë
Ronaldo-Juventuds.jpg
Igli Nikolli15:50 | 15/12/2019

Juventus ka shënuar edhe dy gola të tjerë në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që shënon sërish Cristiano Ronaldo. Bardhezinjtë e kanë zgjidhur shumë shpejt ndeshjen me Udinesen, kanë mbyllur në avantazh të trefishtë pjesën e parë dhe presin frenimin e Interit në Firence përballë Fiorentinës.

Pasi zhbllokoi ndeshjen në minutën e nëntë, CR7 ka gjetur golin e dytë në minutën e 37-të. Asist i bukur i Higuain dhe goditje e shpejtë e Ronaldos, që mposht për herë të dytë portierin mik.

Ekipi i Sarrit nuk u ndal dhe shënoi një tjetër gol. Këtë radhë festa është për Leonardo Bonuccin, i cili devijon saktë një goditje me kokë të Demiral dhe nis festën me shokët e skuadrës.

Në ndeshjet e tjera është shënuar vetëm një gol. Bologna ka kaluar në avantazh në ndeshjen shtëpiake kundër Atalantës me anë të Palacio, ndërsa sfida Milan-Sassuolo nuk është zhbllokuar ende.

Kuqezinjtë ia dolën të shënonin me Theo Hernandes, por teknologjia VAR anuloi golin e mbrojtësit anësor, i cili është golashënuesi më i mirë i Milanit për momentin. /abcnews.al

TEuta.jpg
Vladimir Prenga15:16 | 15/12/2019

Teuta ka vendosur për trajnerin e ri, atë që do të pasojë Bledi Shkëmbin e shkarkuar një ditë më parë pas humbjes së pësuar me Kukesin. Do të jetë shkodrani Edi Martini ai që do ta drejtojë skuadrën durrsake në vazhdim.

Klubi i Teutës ka zyrtarizuar emërimin e 44-vjeçarit në stol, teksa nesër do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me ekipin që e ka drejtuar edhe gjatë sezonit 2010-2011.
Edi Martini do e nisë aventurën me ekipin bregdetar të mërkurën dhe do të tentojë fitoren përballë kampionëve të Partizanit. /abcnews.al

Ronaldo-Dybala.jpg
Igli Nikolli15:12 | 15/12/2019

Vetëm 9 minuta ka rezistuar Udinese në “Allianz Stadium” të Torinos. Juventusi ka kaluar në avantazh me anë të Cristiano Ronaldos. Topi gjatë i Bonuccit, Dybala bën rolin e pykës, stopon topin dhe portugezi godet menjëherë duke dërguar topin në rrjetë.

Goli i tetë në kampionat gjatë këtij sezoni për CR7, ndërsa Juventusi rikthehet përkohësisht në vend të parë, duke parakaluar Interin që luan në mbrëmje kundër Fiorentinës në Firence. /abcnews.al

79088222_2587515114698023_665596880066969600_o.jpg
Vladimir Prenga14:58 | 15/12/2019

Besëlidhja ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Kastriotit me rezultatin minimal 1-0 dhe e ka ngushtuar me tre pikë diferencën me krutanët, që kryesojnë kampionatin pas 11 javësh kampionat. Ndeshja u vendos nga Arsen Hajdari, i cili realizoi në minutën e 82-të.

Lezhjanët luajtën për gati 30 minuta me një lojtar më shumë, pasi portieri Selaci i Kastriotit u ndëshkua me karton të kuq. Shkodrani Hajdari shënoi dhe tashmë Besëlidhja futet fuqishëm në garë për vendin e parë në klasifikim.

GRUPI B – Oriku është rikthyer të fitojë, pas katër javësh ku kishte marrë vetëm dy barazime. Skuadra e drejtuar nga Eqerem Memushi ka triumfuar me rezultatin 3-1 kundër skuadrës së Devollit. Goli i parë i takimit u shënua nga Kongjoni tre minuta nga fundi i pjesës së parë dhe Oriku në epërsi iu drejtua i qetë dhomave të zhveshjes.

Vlonjatët ishin më të lirshëm më pas dhe Kuçi e Qejvani me penallti shënuan edhe dy herë të tjera në harkun kohor të pesë minutave, në minutat 62 dhe 65. Miqtë nga Bilishti shënuan golin e nderit në fund, me Rapon, por festa ishte për Orikun. /abcnews.al

Chelsea-e1576171299779.png
Igli Nikolli14:43 | 15/12/2019

Edhe pse e ka shprehur gjithmonë që ndihet i lumtur te Chelsea, N’Golo Kante tundohet nga ideja për të provuar një tjetër aventurë dhe kampionat. Lajmet që vijnë nga Anglia theksojnë faktin që mesfushori francez mund të jetë një nga transferimet e bujshme të verës së ardhshme.

28-vjeçari ka edhe 3 vite kontratë me “Blutë e Londrës”, por kjo nuk e pengon për t’u larguar në fund të sezonit. The Sun dhe The Mirror raportojnë se e ardhmja mund të jetë kampionati spanjoll, edhe pse lojtari pëlqehet shumë nga Juventusi dhe Bayern Munchen.

Barcelona apo Real Madrid? Dëshira e një prej mesfushorëve më të mirë në botë është aktivizimi me “Los Blancos”. Raporti i mirë që ka me Zinedine Zidane është shkaku kryesor, teksa për shërbimet e tij nevojiten rreth 100 milionë euro. /abcnews.al

N’Golo Kante
Stepinski.jpg
Igli Nikolli14:27 | 15/12/2019

Futbolli është i paparashikueshëm dhe surprizat nuk mbarojnë kurrë. Ndeshje e çmendur në Verona, aty ku Torino po udhëhiqte 0-3 deri në minutën e 69-të, por vendasit reaguan dhe shënuan tre gola brenda 14 minutave.

Përfundimisht 3-3 dhe ky barazim ka shijen e fitores për ekipin e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit, të cilët u aktivizuan gjatë gjithë ndeshjes. Ansaldi shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa në të dytën Torino gjeti edhe dy herë të tjera golin.

Spanjolli Beneguer shënoi një gol të bukur, ndërsa Ansaldi gjeti golin e dytë personal në minutën e 61-të. Një prekje me dorë tetë minuta më pas u konfirmua nga VAR dhe penallti për Veronën. Pazzini nuk gaboi dhe vendasit morën zemër.

Valerio Verre gjeti golin e dytë pas shtatë minutash dhe të gjithë filluan të besonin te barazimi. Ashtu ndodhi dhe polaku Stepinski, i cili i shpëtoi bukur pozicionit të parregullt, realizoi barazimin e çmendur dhe i dha një pikë të rëndësishme Veronës. /abcnews.al

Verona – Torino 3-3
(Pazzini (pen) 69′, Verre 76′, Stepinski 84′ / Ansaldi 36′, 61′, Berenguer 55′)

Berenguer.jpg
Igli Nikolli13:59 | 15/12/2019

Të tjerë gola në Verona-Torino dhe janë sërish miqtë që shënojnë. Ajehandro Berenguer ia anulloi VAR-i një gol në pjesën e parë, por tashmë mund të festojë lirisht. Lojtari spanjoll realizoi një gol fantastik në minutën e 55-të dhe Torino udhëheq 0-3 kundër ekipit të Kumbullës dhe Rrahmanit.

24-vjeçari “djeg” kapitenin e Kosovës në sprint, e driblon pasi shpejtësia ulet dhe dërgon topin në trekëndësh. Gjashtë minuta më vonë erdhi dhe goli i tretë. Sërish Ansaldi autor, ndërsa Verona ka gjetur golin e nderit me një penallti të kthyer në gol nga Pazzini. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono