Showbiz

bledi-strakosha1-1280x720.jpg
G. P.19:45 | 19/08/2019

Bledi Strakosha është një nga moderatorët më të njohur në Shqipëri. Ai ishte prezantuesi i cili në vitet 2000 me emisionin e tij Blue bëri që të rrëfesheshin shumë personazhe të njohura.

Bledi është rritur në Dhërmi, aty ku po pushon sëbashku me familjen këtë verë. Për mikrofonin e ABC News, ai rrëfeu disa nga gjërat që bënte sëbashku me familjen kur ishte fëmijë për të shkuar në plazh.

Edhe pse i shijon shumë ditët kur shkon në plazh, Bledi rrëfeu se disa gjëra nuk janë më njësoj siç kanë qenë në vegjëlinë e tij.

“Mbaj mend që me bukë me vete dilnim në plazh bashkë me prindërit dhe me pjesëtarë të tjerë të familjes nga mali që ishte një terren i vështirë për të shkuar në det. Në det nuk kishe asgjë se nuk ka pasur investime si sot. As shezlonge, as çadra. Ka qenë shumë bukur. E vështirë mbetej ngjitja se ishe lodhur nga deti, dielli edhe duhej të ngjiteshe prapë në fshat sepse shtëpia ishte në fshat.

Im gjysh është rritur dhe është edukuar, shkollën 7-vjeçare e ka bërë në Dhërmi dhe pastaj u rrit dhe u shpërngul drejt Tiranës. Është ajo lidhja e pashpjegueshme me vendin tënd të origjinës. Sa herë që vij këtu më shijon gjithçka paçka që më vjen keq që shumë gjëra kanë ndryshuar, nuk janë siç kanë qenë në vegjëlinë time, aq të bukura, aq të paqta”, tha moderatori./abcnews.al

marsela-cibukaj-1280x720.jpg
G. P.20:02 | 18/08/2019

Marsela Çibukaj është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo zhvilloi një intervistë të shkurtër për Edicionin Veror në jug të Shqipërisë, ku edhe po jep koncertet e saj së bashku me kantautorin Vitmar Basha.

Çifti është në një lidhje prej disa kohësh, ndërkohe që Marsela zbuloi planet e saj për një album në të ardhmen. Ajo bëri të ditur se shpreson që dy nga këngët e publikuara në albumin “9” të Vitmarit të bëhen me videoklipe në Shtator.

“Vitmari më është shumë mbështetës në këtë projekt. Unë shpresoj shumë që të realizojmë albumin tim dhe një pjesë e punës të jetë edhe nga Vitmari. Nga albumi i Vitmarit, ku unë kam shkruar një tekst dhe kam kuruar pak… kënga titullohet Reja. Shpresoj që kënga që Vitmari ka shkruajtur për ne dhe kënga që unë kam shkruajtur për Vitmarin të publikohen në Shtator me videoklipe. Po punojmë rreth kësaj gjëje. Kemi mbledhur një staf të vogël që të na mbështesë në realizmin e këtij projekti dhe shpresoj që të arrijë tek publiku me të njëjtin emocion”, tha këngëtarja.

/abcnews.al

cibukaj-dhe-vitmar-basha.jpg
G. P.19:53 | 18/08/2019

Dashuri me dëgjim të parë… Padyshim kështu mund të themi për lidhjen mes çiftit Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha. Këngëtarja dhe kantautori i njohur janë në një lidhje prej disa kohësh dhe në një intervistë për ABC News treguan se si lindi dashuria mes tyre.

“Unë kam qenë fans qysh kur ajo ka dalë me Billie Jean në “The Voice” kështu që ajo ka qenë kënga e parë. Ka qenë diçka që ndodhi para një viti e gjysmë, dhe e kemi ujit këtë lule që lindi. Sikur ishte hera e parë që po u njihnim me seksin tjetër”, tha Vitmari.

Ndërkohë, Marsela u shpreh: “do luanim bashkë diku, por nga një kafe pastaj lindi muhabeti”.

Për sa i përket kurorëzimit të dashurisë së tyre, Marsela sqaroi se çifti nuk është martuar ende dhe as nuk kanë bërë plane për një martesë.

Na kanë martuar, por nuk jemi martuar akoma edhe s’kemi as organizuar plane në të vërtetë. Sot janë bërë gjërat e vështira. Sot shkohet bashkëjetohet, pastaj organizohen gjërat e mëdha”, tha Marsela.

Para pak kohësh, Vitmar Basha publikoi albumin e tij më të ri të quajtur “9”. Kantautori tregoi se inspirimi dhe bërja e atij albumi ka qenë Marsela Çibukaj.

Marsela thotë pse i mban gjithë këto këngë edhe i lë t’i zërë pluhuri. Ka dashur 9 muaj. Quhet 9 sepse ka 9 këngë të reja. Marsela Çibukaj është inspirimi dhe përseja e bërjes së atij albumit”, tha Vitmari.

Ndërkohë nga ana tjetër Marsela rrëfeu se “Unë isha mësuar vetëm, që ia dedikoja këngët vetes. Jam shumë e lumtur. Pak dashuri në jetën e secilit prej nesh është diçka e shëndetshme dhe që duhet, na frymëzon të gjithëve. Jam e lumtur që prania ime e ka frymëzuar Vitmarin në tekst dhe në melodi. Vitmari e ka frymëzimin brenda tij, jo sepse është personi që unë dua, por në të vërtetë kam dashur artin e tij qysh kur e kam dëgjuar dhe bën pak kompromise për t’u adaptuar me tregun. E ruan të pastër atë dashuri për muzikën”./abcnews.al

kesi.png
Sej rie22:30 | 16/08/2019

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, është kthyer tashmë në një ndër personazhet më të komentuar në media. Ajo është cilësuar si një ndër vajzat më simpatike të showbiz. Ditën e djeshme, Keisi kishte 19-vjetorin e lindjes ku dhe u argëtua së bashku me shoqërinë në një festë madhështore.

Së fundmi, ajo ka festuar me familjen e saj dhe nëpërmjet disa postimeve ka publikuar dhe një foto dhe video të nënës së saj. Ndonëse bashkëshortja e Sabianit ka preferuar që të tregohet diskrete dhe rrallëherë ka dal në media, Keisi nëpërmjet një dedikimi ka shprehur dashurinë për të.

“Gjithçka ime, jeni arsyeja që jetoj, ju dua në pafundësi”, ka shkruar Keisi pranë fotos ku shihet Sabiani me bashkëshorten, ndërkohë që të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen pamja e nënës së modeles.

rudinaa.jpg
Sej rie22:00 | 16/08/2019

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka festuar ditëlindjen. Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga momentet e festimit me vogëlushen e saj.

“Duke festuar ditëlindjen time me zemrën e mamit’”, ka shkruar Rudina krah fotos së postuar. Ato duken kaq të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës.

 

View this post on Instagram

 

Duke festuar ditëlindjen time me zemrën e mamit #15gusht. 🥰🎂🎊

A post shared by Rudina Hajdari (@rudihajdari) on

17272560-7356463-Vacation_mode_Ashley_and_Justin_most_recently_enjoyed_a_luxuriou-m-11_1565797646844.jpg
Sej rie20:00 | 14/08/2019

Supermodele, sipërmarrëse dhe stiliste me famshmë botërore, Ashley Graham do mund të rëmbejë së shpejti një tjetër titull shumë të rëndësishëm: Nënë e re!

Modelja ndau sot me ndjekësit e saj në Instagram, lajmin se ajo është në një pritje të ëmbël. Ajo publikoi një video ku shfaqet së bashku me të shoqin dhe dalëngadalë kamera afrohet tek barku i saj i rrumbullakosur. Në atë moment me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, të dy thonë “Surprizë”.

“Sot 9 vite më parë, unë u martova me dashurinë e jetës time. Ka qenë rrugëtimi më I bukur me personin tim të preferuar. Sot, ndihem po kaq e bekuar, mirënjohëse dhe e ngazëllyer për të festuar me familjen tonë që po rritet. Gëzuar përvjetorin Justin Ervin. Tani jeta jonë do të bëhet dhe më e bukur”, ka shkruar 8/14/2019 ‘Jeta ime po bëhet më e bukur”, modelja e njohur në pritje të ëmbël në postimin e saj. Ajo ka zgjedhur pikërisht ditën e përvjetorit të martesës për të ndarë këtë lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj.

640-0-5d528a118a0fa.jpg
Sej rie21:00 | 13/08/2019

Sot mediat italiane kanë humbur një prezantuese të njohur. Nadia Toffa është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë kundër kancerit, të cilën fakteqësisht nuk e ka fituar dot. Toffa drejtonte emisionin “La lene” që prej vitit 2016. Ka qenë pikërisht faqja zyrtare e programit që ka dhënë lajmin e trishtë që Toffa është ndarë nga jeta.

40-vjeçarja u diagnostifikua me kancer në vitin 2017 dhe madje shkroi edhe një libër për luftën kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Në libër shkroi se ajo u përpoq ta shihte kancerin si “një dhuratë, një mundësi”.

Gjithsesi, njerëzit do ta mbajnë mend si një grua që luftoi me dinjitet me këtë sëmundje dhe qëndroi e fortë deri në fund.

TT.jpg
Sej rie21:00 | 12/08/2019

Nëse nuk e shpenzoni një pjesë të mirë të kohës tuaj në internet dhe nëse nuk jeni të fiksuar pas Twitter-it, atëherë me siguri e keni humbur videon e Tayor Swift që po bën xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për një video të këngëtares, ku ajo shfaqet në gjendje të dehur duke kërcyer dhe duke lëvizur buzët sipas këngës së saj, “You need to calm down”. Më saktë, bëhet fjalë për këtë video.

Jo vetëm që videoja po qarkullon me shpejtësi në Twitter dhe rrjetet e tjera sociale, por është kthyer edhe në një meme. Shumë njerëz gjejnë veten te “Taylor e dehur” dhe këtë e kanë shprehur publikisht duke ripostuar videon virale. Madje, disave u duket i adhurueshëm ky version i këngëtares.

 

eliza-dushku4.jpg
Sej rie23:00 | 02/08/2019

Aktorja e famshme shqiptare, Eliza Dushku, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Philip.

Lajmin e gëzueshëm e ka treguar vetë aktorja nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Eliza ka publikuar një foto ku shfaqet bashkëshorti i saj, Peter Palandijan, teksa mban në duar të voglin.

“A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, ka shkruar Dushku bashkëngjitur me foton e ëmbël.

E teksa kjo pamje ka marrë mijëra komente dhe qindra komente, në sy bie ai i bashkëshortit. Ky i fundit e falënderon aktoren për sjelljen nӕ jetë të djalit të tyre.

“Nënë dhe grua perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, shkruan ai.

Ndërkohë fëmija i parë i dyshes ka ardhur në jetë thuajse gjashtë muaj pas martesës së tyre të fshehtë.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono