Showbiz

107013587_054045535-1-933x445.jpg
Sej rie22:35 | 18/05/2019

Ylli hollivudian Arnold Schwarzenegger është sulmuar gjatë një aktiviteti sportiv në Afrikën e Jugut. 71-vjeçari, ish-Guvernator i Kalifornisë, ishte duke bashkëbiseduar me disa fansa të tij kur u sulmua prapa shpine nga një person.

Ai e goditi me shkelm në kurriz dhe më pas u rrëzua përtokë. Sulmuesi u ndalua menjëherë nga shoqëruesi i Arnold Schwarzenegger dhe më pas iu dorëzua policisë. 73-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime, megjithatë shkaqet e këtij incidenti janë të paqarta.

Schwarzenegger publikoi vetë videon në Twitter dhe falenderoi fansat për mbështetjen e ofruar. /tvklan.al

jonida.jpg
Sej rie21:55 | 18/05/2019

Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” ka kënduar e dyta sonte në finale e festivalit e Eurovision, ku dhuroi shumë emocione. Ajo ka arritur t’ia dalë më  sukses duke mbyllur performancën e saj në këtë finale. Mes skenës elektrizuese dhe zërit të saj potent Jonida përcolli shumë emocione.

Tashmë ajo duhet të presë derisa të përfundojnë së performuari të gjithë këngëtarët e shteteve të kualifikuar për finale. Duket se pritja do jetë e gjatë për këngëtaren shqiptare për rezultatin final. Të gjithë shqiptarët jashtë vendit mund të votojnë me kodin 02 nëse Jonida është e preferuara e tyre.

Në një përllogaritje të votave të jurisë si dhe televotimit do të përcaktohet renditja e saj./abcnews.al

640-0-5ce047c237c9f.jpg
Sej rie21:15 | 18/05/2019

Sonte është nata finale e Eurovizion dhe Shqipëria përfaqësohet nga kënga “Ktheju tokës” e kënduar nga Jonida Maliqi. Këngëtarja në Tel Avivit të Izraelit, jo vetëm ka kënduar, por atje ka xhiruar edhe klipin prezantues.

Pak ditë më parë Jonida rrëfeu se pse xhirimi i klipit në lumin Dan për të ishte shumë emocional. Emri Dan një është një emër shumë i shtrenjtë për Jonidën pasi djali 7-vjeçar i këngëtares është pagëzuar me këtë emër. Për këtë fakt, Jonida shkroi bashkëngjitur videos një mesazh për “lumin që të çon drejt parajsës”.

“Dan River! Lumi që të çon drejt Parajsës… të paktën kështu e quanin vendasit e Tel Aviv. Dan, tani e kuptova pse jam në parajsë, se të kam ty. Të dua parajsa ime!”

Por mund të themi se kjo ka qenë edhe një arsye më shumë që kartolinën përshëndetëse të Eurovisionit, Jonida ta regjistronte pikërisht këtu, mes rrjedhës së lumit të parajsës, ujërave të blerta e gjelbërimit të pafund.

Sido që të përfundojë finalja e kësaj nate, Jonida në Tel Aviv e mori trofeun e saj, bashkë me rrjedhën e lumit që mban emrin e birit, vendin e zgjedhur dhe parajsën e premtuar./abcnews.al

Madona.jpg
nev ila11:14 | 17/05/2019

Është fakt tashmë se Madonna ka mbërritur në Tel Aviv dhe po përgatitet për paraqitjen e saj në Eurovision 2019.

Në një njoftim zyrtar të medias së Eurovizionit, u njoftua zyrtarisht se në finalen e madhe të së shtunës do të performojë superylli botëror Madonna.

O zot i madh Madonna, superstari botëror, do të performojë në natën finale të Eurovisionit”, është njoftuar nga mediat zyrtare të Eurovision në Twitter.

Në këngën e Eurovisionit këtë vit merr pjesë edhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”. Jonida Maliqi ka elektrizuar skenën e “Eurovizion 2019” në Tel Aviv të Izraelit.

Këngëtarja shqiptare me “Ktheju tokës”, ka mundur që të kualifikohet duke çuar Shqipërinë në finalen e Eurovison.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë është një himn dhe thirrje drejtuar emigrantëve për të dashur vendet e tyre.

Bashkë me Shqipërinë u kualifikuan edhe  Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta.

Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonida  Maliqit mahnitës dhe interpretimin e saj te shkëlqyer./abcnews.al

jonida6.jpg
G. P.23:30 | 16/05/2019

Këngëtarja Jonida Maliqi u kualifikua në finalen e Festivalit Europian të Këngës në Tel Aviv. Me këngën “Ktheju Tokës”, ajo përfaqësoi këtë të enjte Shqipërinë në këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës.

Jonida këndoi e 14-a në radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurosong. Në një performancë drithëruese kënga përfaqësuese e Shqipërisë u prit me emocione të veçanta. Më herët, në një postim në Instagram, këngëtarja shkruante se kjo ishte mbrëmja për të treguar të gjithë punën e bërë që nga muaji Dhjetor.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri! Që nga emocionet e para të Dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip Ktheju Tokës”, shkruante ajo.

Shtetet e tjera që u kualifikuan mbrëmjen e sotme në përfundim të votimit janë Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta./abcnews.al

aktoret.jpg
G. P.18:56 | 15/05/2019

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar të premten 13 të pandehur, mes të cilëve edhe aktorët Çağatay Ulusoy e Gizem Karaca sidhe këngëtarin Cenk Eren me nga 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike.

Rreth një vit më parë ata ishin dënuar me nga 4 vite e 2 muaj burg për të njëjtën akuzë. Vendimi i gjykatës ditën e mërkurë, përveçse u ul dënimin, shtyn implementimin e tij me 5 vite.

Aktorët ishin në mesin e 34 personave të arrestuar në një operacion anti-drogë në Stamboll, në Janar të vitit 2013, ndërsa më pas ishin lënë të lirë me kusht. Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 6 vitesh.

Aktorët kanë hedhur poshtë akuzat për trafikim droge, megjithëse disa prej tyre kanë pranuar se kanë përdorur drogë.

27-vjeçari Ulusoy, një prej aktorëve më të famshëm të serialeve turke, njihet në Shqipëri për rolin e Sarpit në serialin “I infiltruari”, transmetuar në Klan Plus. Ai aktualisht po xhiron një serial për gjigantin “Netflix”.

Ndërsa aktorja dhe modelja Gizem Karaca, ka luajtur shumë seriale, mes të cilëve edhe “Dashuri Pa fund”./tvklan.al

5568.jpg
Sej rie14:10 | 15/05/2019

“Të vdekurit nuk vdesin” ka hapur edicionin e 72 të festivalit francez në Kanë. Në tapetin e kuq kanë parakaluar Selena Gomez, Klo Sevinji përkrah Bill Murrej dhe Adam Drajvër.

Është hapur sipari në Festivalin e Kanës. Sharlot Geinsburg dhe Havier Bardem kanë qenë protagonistët e ceremonisë së hapjes së edicionit të 72 që do të përmbyllet në 25 maj, me dorëzimin e Palmës së Artë nga ana e jurisë së drejtuar nga regjisori meksikan Inaritu. Pas hapjes gala, u projektua filmi pjesëmarrës në garë “Të vdekurit nuk vdesin” i Xhim Jarmush me Bill Murrej, Adam Drajvër, Tilda Suinton dhe Selena Gomez.

Regjisori meksikan Alehandro Gonzales, emocionoi platen e Teatrit të madh Lumjer duke theksuar lodhjen, përgjegjësinë dhe impenjimin që duhet për të gjykuar filmat e të tjerëve. Por ai falenderoi amëtarët e tjerë të jurisë duke thënë ishte një privilegj të përballej me kolegë kaq të ndryshëm.

Në fillim  të ceremonisë u bënë homazhe për Agnes Varda, regjisorja franceze e ndarë nga jeta në mars të këtij viti, fotografia e hershme e të cilës ishte dhe simboli I këtij edicioni të 72.

Zombit protagonist në filmin e hapjes “Të vdekurit nuk vdesin” i Xhim Jarmush nuk janë shumë të ndryshëm nga njerëzit e gjallë. Sapo rikthehen në tokë kanë të njëjtat pasione si gjithmonë: telefon të teknologjisë së fundit, Xaaks kundër panikut dhe Shardone për të pirë. Komedia horror ka një kast yjesh.

Historia flet për një qytezë të qetë në Sentërvill, një provincë e thellë amerikane, një rajon policie, disa shtëpi dhe shumë pak gjëra të tjera. Por në ajër ndihet diçka ndryshe. Kafshët fillojnë të sillen çuditshëm, janë agresivë dhe zhduken. Gjithçka nis kur policia fillon hetimet në fermën e zonës, atëherë zombit kthehen në tokë për tu ushqyer me të gjallët.

Gara do të ndizet kur të projektohen dhe krijime të tjera si “Të mjerët” e Ledi Li, I pari film francez që zbret në arenë dhe që ndez reflektorët mbi aktualitetin./ABC News Albania 24/7

rita.jpg
G. P.23:42 | 09/05/2019

Një llogaritar, i cili vodhi 3.65 milionë paund nga këngëtarja Rita Ora dhe ish-kapiteni i kombëtares angleze të regbisë, Matt Dawson, është dënuar me burg.

Andrew Munday, shkaktoi një humbje prej rreth 2.4 milionë Paundësh gjatë mashtrimit që i bëri kompanisë në pronësi të Rita Orës për rreth 7 vjet. Kompania e 38-vjeçarit pësoi rënie dhe për të justifikuar humbjet, ai mori nga llogaritë e dy personaliteteve dhe jo vetëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, Munday ishte i martuar dhe i varur nga kumari. Ai u dënua të mërkurën pasi pranoi 6 akuza për mashtrim dhe tre akuza për pastrim parash.

Me paratë e mashtrimit, ai kishte arritur të bënte një stil jetese të jashtëzakonshëm. I riu britanik ishte bërë anëtar ekskluziv i skuadrës Tottenham Hotspurs, kishte marrë karta origjinale të filmit “Star Wars” dhe kishte blerë një bluzë të firmosur nga ish-futbollisti Paul Gascoigne.

Nga kompania e këngëtares me origjinë shqiptare ai kishte marrë fillimisht 1.6 milionë paund, por në fund i shkaktoi asaj një humbje prej 2.390,474 Paundësh./abcnews.al

sheeran.jpg
G. P.16:27 | 09/05/2019

Ed Sheeran ka njoftuar se si do të quhet kënga e re që do të publikojë të premten. Fituesi i dhjetëra çmimeve nuk ka nxjerrë asnjë muzikë të tijën që nga viti 2017 dhe duket se kënga e re po pritet me padurim nga fansat.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ed ka treguar se kënga e re do të titullohet “I Don’t Care” dhe do të jetë një bashkëpunim me Justin Bieber. Me anë të disa fotove në Instagram, ai bëri të ditur dhe një pjesë të tekstit.

“Shpresoj që të gjithë ta pëlqejnë këngën që do të nxjerr nesër. Jam shumë i lumtur dhe krenar për të”, shkruan Ed në postimin e tij, ku shfaqet në një foto sëbashku me bashkëshorten, Cherry Seaborn në Kamboxhia.

Të tre albumet e Ed Sheeran arritën numrin 1  në renditjet britanike. Që nga viti 2017, Ed Sheeran nuk ka publikuar asnjë këngë të re. Fansat po e presin me padurim muzikën e re të tij dhe postimi i Ed ku shpalli emrin e këngës është pëlqyer 1.5 milionë herë./abcnews.al

13241720-7004967-image-a-82_1557316417512.jpg
Sej rie14:18 | 08/05/2019

Merr fund pritja! Princ Harry dhe Meghan Markle sapo i prezantuan botës fëmijën e tyre të parë.

“Unë kam dy djemtë më të mirë në botë kështu që unë jam me të vërtetë e lumtur. Ai ka temperamentin më të ëmbël, ai është vërtet i qetë, ai ka qenë ëndërr”, tha Meghan.

Ndërsa ata të dy qeshin, Princi Harry tha: “Nuk e di se nga kush e merr këtë.” 

Kjo është dalja e parë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex me djalin e tyre. Një javë më parë ata u tërhoqën nga daljet publike pasi Markel do sillte në jetë vogëlushin.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono