Politikë

ramameta-1280x720.jpg
Autor E10:29 | 16/11/2019

Kryeministri Rama iu përgjigj me ironi pyetjes së gazetarëve se Presidenti Ilir Meta kishte paralajmëruar me shpërndarjene Parlamentit.

“Kjo i ngjan thënies së Xhike Qamilit që thoshte se sa të kem këtë apo atë fshat, nuk pyes për Francën dhe Anglinë”, tha Rama, ndërkohë që nuk iu përgjigj pyetjes nëse ishte kërcenuar apo jo me jetë nga një i ri që u shoqërua nga anti-terrori pak ditë ma parë.

“Këto nuk janë tema që më shqetësojnë që me interesojnë, ç’ka më shqetëson dhe itereson është dhënia e një shtyse të re të procesit qeverisës për mbylljen me sukses të këtij mandati që kulmon me ligjin special kundër të gjthë atyre që janë shpërndarë në territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë janë të mbyllura, por llogaritë janë të hapura dhe tani është koha e bërjes së llogarive”, tha Rama teksa u pyet për mesazhet kërcënuese duke kërcenuar njëkohësisht grupin që ai e ka emërtuar KÇK se do ti hapë luftë nga data 25 nëntor. /abcnews.al

RAMA.mpg_snapshot_10.05-1280x720.jpg
ent ela10:28 | 16/11/2019

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se më 25 nëntor prezantohet platforma kundër KÇK (kap çtë kapësh), duke paralajmëruar se do të jetë një luftë e panjohur më parë në territorin e Shqipërisë sa i takon krimit të organizuar dhe eksponentëve që ia kanë dalë të kenë në dispozicion pasuri të paligjshme.

“Nga 25 nëntori kur do prezantoj platformën kundër KÇK që do jetë një paketë e tërë ligjore mbi bazen e ligjir special kundër krimit të organizuar dhe gjithë atyre që kanë kryer vrasje e akte të rënda, për të cilët ka ardhur koha të japin disa llogari të pambyllura dhe t’ju jepet mundësia të mësoni kur të publikohet ligji që do çelë siparin e një lufte të panjohur në territorin e Shqipërisë dhe atyre eksponentëve të krimit që deri më sot ja kanë dalë të përdorin dhe të kenë në dispozion pasuri të paligjshme”./abcnews.al

RAMA.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
ent ela10:20 | 16/11/2019

Në PS ka nisur që në orën 08:00 të mëngjesit procesi i votimit sipas parimit “një anëtar, një votë” për zgjedhjet e delegatëve të Kongresit. Për këtë proces, janë të regjistruar në listat e votimit  103 056 anëtarë partie. Procesi për zgjedhjen e tyre do të jetë i hapur deri në orën 16:00, ku anëtarët e PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e rinj të Kongresit, nga të cilët më pas do të dalin edhe emrat e rinj të Kryesisë së PS. Për herë të parë, në Njësinë administrative Nr. 8 të Bashkisë së Tiranës, në procesin zgjedhor të një partie politike do të zhvillohet votim elektronik dhe votim on-line.

Deputeti Arben Pëllumbi tha se do të shikohet ecuria e këtij votimi, që mund t’i propozohet edhe Komisionit të Reformës Zgjedhore për t’u aplikuar edhe në zgjedhjet e parlamentare.

“Procesi ka filluar vazhduar normalisht në 333 qendrat e votimit dhe do t’ju infomrojmë për ecurinë. e rëndësishme se  në njësinë 8 po eksperimentojmë teknikat moderne si votimi elektronik dhe do shohim rezultatet si do implemetohen nga strukturat dhe do të shohim më pas për t’ia sugjeruar komisionit të reformës zgjedhore është e rëndësishme të kemi edhe votën e emigrantëve. Kongresi i PS do vendoset në Asamblenë e Ardhshme që besoj do të jetë fundi i shkurtit”.

Pas votimit edhe kryeministri Rama u shpreh se votimi elektronik duhet të ishte pilotuar që në zgjedhjet e shkuara.

“Ne kemi përgatitur një proces të tërë para zgjedhjeve vendore për të qenë të gatshëm t’i përgjigjemi pozitivisht një kërkese për votimin elektronik, na ka rezultuara i mundshëm për ta shtrirë në Shqipëri duhet ta kishim pilotuar në zgjedhje të shkuara. Është votim offline mekanik dhe i papenetrueshëm nga forcat e errëta”. /abcnews.al

ilir-metaaa.jpg
ent ela09:42 | 16/11/2019

Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili shprehet se do të ketë edhe të tjera iniciativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme.

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi

I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se:

“Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!” /abcnews.al

metadvorani-1280x640.jpg
Autor E09:41 | 16/11/2019

Presidenti Ilir Meta njoftoi përmes konferencës së jashtëzakonshme ditën e djeshme se do të padiste kreun e KED, Ardian Dvorani për shpërdorim të detyrës dhe përvetësi të titullit apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por, Meta nuk është i vetmi që padit Dvoranin. Dy vite më parë, thuajse për të njëjtën gjë e ka paditur edhe Partia Demokratike, e cila thekson se Dvorani ishte përdorur na maxhoranca për të bllokuar kalimin e emrave të Presidentit Meta për në Gjykatën e Lartë.

Në kallëzimin e PD thuhet: “Përcaktimi i ri kushtetues i shtrinë efektet për gjyqtarët që nuk e kanë përfunduar mandatin e tyre, apo që e kanë fituar atë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe se rregulli i ri nuk mund të ketë efekt prapaveprues për rastin e gjyqtarëve që i ka përfunduar mandati prej kohësh dhe qëndronin në detyrë në kundërshtim me Kushtetutën. Situata kushtetuese e gjyqtarit Ardian Dvorani nuk rregullohet nga pika 5 e nenit 136 të Kushtetutës, por nga pika 4 e nenit 179 të Kushtetutës, ku specifikohet se: “Anëtarët e Gjykatës së Lartë vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre sipas mandatit të mëparshëm. Anëtarët e rinj që do të zëvendësojnë anëtarët, të cilëve u mbaron mandati, emërohen sipas dispozitave të këtij ligji.”. Pra, ushtrimi i detyrës për gjyqtarin Ardian Dvorani duhet të vazhdojë apo jo, sipas madatit të tij të mëparshëm, i cili ka përfunduar më 17 Shkurt 2014 dhe që është konfirmuar në këtë rast me vendim të Gjykatës Kushtetutese të Republikës së Shqipërisë. Vijimi i ushtrimit të detyrës pas njohjes së rrethanës për shfuqizimin e parashikimit në ligj që mundësonte qëndrimin në detyrë, në përputhje me ligjin, por në kundërshtim me Kushtetutën, përbën rast të paprecedentë në historinë e Gjykatës së Lartë në Shqipëri.

Në praktikë ky rast ka sjellë një situatë sa antikushtetuese, aq edhe absurde. Duke qenë se Kushtetuta parashikonte një formulë të tillë emërimi që përfshinë dy organe (Presidentin e Republikës dhe Kuvendin e Shqipërisë), emërimet në Gjykatën e Lartë janë të bllokuara që nga data 1 Tetor 2013. Edhe pse Presidenti i Republikës ka emëruar deri më tani më shumë se 7 anëtarë të Gjykatës së Lartë (për 3 vende vakante), Kuvendi nuk ka dhënë pëlqimin për asnjërin prej tyre, edhe pse nuk ka ngritur asnjë pretendim për meritën e kandidatëve! Ne kemi të gjitha dyshimet e arsyeshme të bazuara në veprimtarinë parlamentare të Kuvendit, se refuzimi që ky organ i ka bërë 7 Dekreteve të Presidentit të Republikës, kanë si qëllim të vetëm zgjatjen antikushtetuese të mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Pra, në vetvete, sjellja e gjyqtarit Dvorani, i cili vijon të ushtrojë detyrën pa mandat, ka krijuar edhe një situatë të paprecedent në Shqipëri (bllokimin për më shumë se 3 vjet të emërimeve në Gjykatën e Lartë), që cenon edhe dispozitat kushtetuetese që rregullojnë procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”.

 

esi.jpg
ent ela09:23 | 16/11/2019

Sot PS zhvillon zgjedhjet për forumin më të lartë që është Kongresi Zgjedhor. Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews. al se 103 mijë anëtarë janë thirrur në të gjithë për të zgjedhur 706 delegatë.

Mësohet se risi do të jetë aplikimi i teknologjisë në zgjedhje, një test që po aplikohet në njësinë 8 dhe votimi me postë për Diasporën.

Është aplikuar votimi elektronik nga Arben Pëllumbi ndërsa në orën 10:00 edhe kryeministri Rama do aplikojë të njëjtin votim.

Kongresi i ri do të mblidhet për të zgjedhur asamblenë e PS. Forumi më i madh është kongresi i Partisë Socialisite. Që nga koha kur Blushi është larguar nuk ka prodhuar ndonjë debat apo ideologji ndryshe përveç atyre që ka paraqitur Rama.

Sot do të zgjidhen anëtarët e rinj , ndërsa gjatë muajit shkurtit do të  zgjidhen anëtarët e rinj të kryesisë socialiste. /abcnews.al

edi-rama-del-nga-selia-e-partise-socialiste-ps_0-1280x1009.jpg
ent ela08:37 | 16/11/2019

Partia Sociailste do të zgjedhë sot delegatët për Kongresin Zgjedhor.

Sekretari i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla zbuloi se për herë të parë në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të PS-së do të testohet votimi në rrugë elektronike.

Në të gjithë vendin janë hapur 365 vendvotime.

Zgjedhja e delegatëve do bëhet sipas parimit një anëtar, një votë. /abcnews.al

France-dans-l-UE-782-ae6a03d8e3.jpg
ent ela08:29 | 16/11/2019

Përafrimi gradual, kushte të rrepta, përfitime të prekshme dhe proces i kthyeshëm janë 4 kushtet e Francës për reformimin BE-së dhe integrimin vendeve të Ballkanit Perëndimor. Alsat ka siguruar siguron draftin me propozimet ku vihet theksi te sundimi i ligjit.

“Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore do të mbeten një kërkesë integrale që nga momenti negociatat hapen, siç është rasti në parim, brenda kornizës së “qasjes së re” të paraqitur në dhjetor 2011, dhe do të mbetet i tillë në të gjitha seksionet gjatë gjithë procesit (përfshirë në kritere për secilën fazë”.

Në draft thuhet gjithashtu se procesi i zgjerimit do të jetë gradual.

“Renditja e fazave graduale duhet të sigurojë një ekuilibër të besueshëm midis aftësisë së kandidatit vendet për të marrë pjesë në një politikë, përfitimet që priten nga këto vende nga pjesëmarrja e tyre në kjo politikë dhe nevoja për të ruajtur integritetin e Unionit dhe politikat e tij”.

Katër hapat e propozuara nga Franca për reformimin e Bashkimit Evropian janë:

Përafrimi gradual

Kushte të rrepta

Përfitime të prekshme

Proces i kthyeshëm

Nëntor 2019

Non-Paper

Reformimi i procesit të pranimit në Bashkimin Evropian

Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të pakursyer për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia i përkasin Evropës, për shkak të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre. Lidhjet më të ngushta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të ndërtojnë ose konsolidojnë shtetet, bazuar në shtetin e së drejtës dhe shoqërisë së hapur e pluralistë, të ndjekin zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqëror, t’i japin rinisë së tyre një të ardhme me perspektivë dhe të promovojnë pajtimin midis popujve. Lidhje më të ngushta midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanin Perëndimor, dhe pranimin e tyre efektiv pasi të jetë reformuar Bashkimi Evropian dhe për të bërë më efektive dhe më të përgjegjshme shtetet Anëtare dhe vendet kandidate, që do ta bëjnë gjithashtu Evropën më sovrane dhe më e bashkuar. Njëzet vjet pasi njohën perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht reformave të ndërmarra dhe aktet e guximshme të pajtimit (siç është Marrëveshja e Prespës), transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale të kërkuara për një anëtarësim në të ardhmen drejt Bashkimin Evropian vazhdojnë të jenë shumë të ngadalta dhe përfitimet konkrete për qytetarët në vendet kandidate mbeten të pamjaftueshme. Prandaj, një qasje e përtërirë ndaj procesit të pranimit është e nevojshme për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në terma konkret në lidhje me reformat e nevojshme për të përmbushur plotësisht sundimin e ligjit dhe në përgjithësi për të zbatuar acquis-in evropian. Kjo qasje duhet të shoqërohet nga një angazhim i fortë nga Bashkimi Evropian në mënyrë që t’i ndihmojë ata të përballen me sfidat e shumta dhe komplekse në lidhje me zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqëror, për të pasur nën kompetencave territorin e tyre, dhe të përballen me sfidat e tyre të migracionit dhe të sigurisë.

1- Një qasje e përtërirë duhet të bazohet në 4 parime: asociimin gradual; kushte të rrepta; përfitime të prekshme; proces i kthyeshëm

o Bisedimet e organizuara rreth blloqeve të politikave, në të cilat vendet kandidate do të ishin gradualisht të përfshira;

o Kushte të rrepta, me qëllim që të konvergjojnë në mënyrë efektive drejt normave dhe standardeve evropiane afatgjatë, në fushën e shtetit të së drejtës, por edhe konvergjencës ekonomike dhe sociale;

o Përfitime konkrete gjatë procesit (të cilat aktualisht mungojnë dhe parandalojnë lëvizjet migratore nga burimi, krijimi i problemeve për të dy palët), veçanërisht përmes rritjes financiare mbështetur;

o Një proces i kthyeshëm për të siguruar besueshmërinë dhe natyrën e tij nxitëse. Kjo qasje e re do të bazohej gjithashtu në qeverisje të zgjeruar politike.

1.1 Bisedimet e organizuara për të mundësuar hyrjen graduale në politikat dhe programet e Bashkimit Evropian

  1. a) Procesi i pranimit do të ishte më gradual dhe nxitës:

o Sapo të hapen negociatat, procesi i integrimit nuk do të bazohej më në të njëjtën kohë hapja e një numri të madh kapitujsh tematikë, por në disa etapa të njëpasnjëshme, të cilat do të formohen blloqe koherente të politikave dhe një skemë e paracaktuar nga BE, duke marrë parasysh veçoritë specifike të secilit kandidat kur është e përshtatshme (shiko Shtojcën 1);

o Mbyllja e negociatave që korrespondojnë me secilën fazë të përfunduar nga vendi do të hapet mundësia për të marrë pjesë në programet e BE-së, për t’u përfshirë në politika të caktuara sektoriale dhe, ku të përshtatshme, për të përfituar nga disa financime të synuara; Për të kaluar në fazën tjetër, vendet do të duhej të respektonin në mënyrë efektive kriteret e sakta, të cilat do të mundësonte që Acesi të adoptohet, por edhe të zbatohet në mënyrë efektive.

pjesëmarrja në një politikë të caktuar;

o Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore do të mbeten një kërkesë integrale që nga momenti negociatat hapen, siç është rasti në parim, brenda kornizës së “qasjes së re” të paraqitur në dhjetor 2011, dhe do të mbetet i tillë në të gjitha seksionet gjatë gjithë procesit (përfshirë në kritere për secilën fazë);

 

o Qëllimi përfundimtar do të ishte aderimi i plotë dhe i plotë.

 

  1. b) Renditja e fazave graduale duhet të sigurojë një ekuilibër të besueshëm midis aftësisë së kandidatit vendet për të marrë pjesë në një politikë, përfitimet që priten nga këto vende nga pjesëmarrja e tyre në kjo politikë dhe nevoja për të ruajtur integritetin e Unionit dhe politikat e tij.

Për shembull, lidhja me instrumentet në axhendën dixhitale (roaming, Evropa dixhitale, etj.) Ose pjesëmarrja në Zonën Evropiane të Kërkimit dhe programet LIFE + dhe Creative Europe mund të jetë të planifikuar për një fazë të hershme të procesit. Përfshirja në Unionin Bankar ose në arrestimin Evropian urdhri mund të parashikohej në një fazë të mesme, ndërsa hyrja në tregun e brendshëm do të lihej më mirë drejt përfundimit të procesit.

1.2 Kushtet e rrepta

Kriteret për të kaluar nga një fazë në tjetrën do të përcaktoheshin në detaje, duke bërë të mundur verifikimin adoptimi si dhe zbatimi efektiv dhe i qëndrueshëm i acquis për sa i përket një të veçantë politikë, dhe do të bazohej kryesisht në progres të qëndrueshëm, të pakthyeshëm në fushën e sundimit të ligjit.

Vendeve kandidate do t’u kërkohet të përshtatin aftësitë e tyre institucionale dhe administrative me nevojë për pjesëmarrje efektive në politika të ndryshme. Pranimi përfundimtar do të vendoset bazuar në përmbushja e objektivave të prekshme ekonomike dhe sociale të konvergjencës.

Këto kritere do të vinin me tregues të lehtë dhe objektivisht të verifikueshëm. Ata mund të frymëzoheshin nga treguesit e përcaktuar nga Bashkimi Evropian (tabela e rezultateve të drejtësisë, Semestri Evropian gjatë fazave përfundimtare) të procesit) dhe organizatave të tjera ndërkombëtare (Këshilli i Evropës, përfshirë Venecian) Komisioni, GRECO dhe komiteti Moneyval; OECD; Banka Botërore), por prapë do të vendoset dhe vlerësuar vetëm nga institucionet e BE-së.

1.3 Përfitime të prekshme

Përveç përfitimeve që vijnë nga pjesëmarrja graduale në politikat e BE-së, rritja e mbështetjes financiare mund të sigurohej. Mund të vijë nga një rritje në zarfin e instrumentit para-pranimit, por bërja e vendeve kandidate të pranueshme për fonde strukturore gjithashtu mund të konsiderohet. Vendet kandidate mund të marrin një pjesë të fondeve strukturore për të cilat ata do të ishin të pranueshëm një herë në Bashkimin Evropian, bazuar në një rritje graduale sipas fazave që ato kanë përfunduar dhe reformave që kanë kryer jashtë. Kërkesat e pranueshmërisë për këto fonde duhet të rezervohen për tenderuesit e këtyre vendeve dhe Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, për të shmangur ndikimet e jashtme negative.

1.4 Një qasje e kthyeshme

Një parim i kthyeshmërisë duhet të vendoset për të adresuar situatat me të cilat kandidati vendi, tërësisht ose pjesërisht, nuk plotëson më kritere të caktuara ose pushon së përmbushuri zotimet që ka ndërmarrë. Përgjigja e Bashkimit Evropian do të ishte gradual. Do të ishte në përpjesëtim me madhësinë dhe serioziteti i dështimit të vërejtur: nga një pezullim i përfitimeve të dhëna për një hap prapa në procesi, apo edhe pezullimi i përgjithshëm nëse vlerat themelore të Bashkimit Evropian u kundërshtuan (si mund të jetë rasti në procesin aktual).

2- Qeverisja më e fortë politike

Një qeverisje specifike do të vendoset për të mbështetur këtë proces të ri. Komisioni do të vlerësojë dhe monitorojë rregullisht progresin e bërë nga vendet kandidate, përfshirë pajtueshmërinë e tyre me acquis të fazave të vlefshme tashmë. Shtetet Anëtare do të rishikojnë këto vlerësime. Roli i Këshillit do të forcohej pasi vendet kandidate gjithnjë e më shumë përfshihen në politikat sektoriale.

Më në fund, së bashku me fillimin e reflektimit për një artikulim më të mirë midis samiteve të Procesit të Berlinit dhe samiteve BE-Ballkanike, një takim vjetor i Këshillit Evropian mund të mbahet me kryetarët e shteteve dhe qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të adresohet çështje me interes të përbashkët (përgjigje e përbashkët ndaj sfidave kryesore, marrëdhëniet me partnerët jo-evropianë, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, bashkëpunimi ekonomik dhe rajonal).

Ne propozojmë që Këshilli t’i kërkojë Komisionit të formojë, mbi bazën e pikave të mësipërme, propozime që përcaktojnë metodën e re (organizimin, procedurat e vendimmarrjes, mekanizmat e monitorimit, rolin e institucioneve të ndryshme evropiane dhe shteteve anëtare) përpara zgjerimit tjetër.

Paketa botohet, deri në janar të vitit 2020.

Kjo qasje e rishikuar ndaj procesit të pranimit do të pasqyrohej dhe zbatohej në kornizat e negociatave që Këshilli do t’i thirrej të miratonte kur të hapnin negociatat e pranimit me vendet kandidate.

Shtojca: Propozim për mënyrën e organizimit të fazave të reja të procesit të pranimit

 

 

 

 

 

 

 

 

lul-basha-1280x730.jpg
nev ila21:00 | 15/11/2019

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka konsideruar kriminal planin e mazhorancës për Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij do të ketë nën kontroll të gjithë sistemin e drejtësisë. Basha tha se Kryeministri Rama kërkon kapjen e kësaj gjykate për shkak të çështjeve të rëndësishme që Kushtetuesja duhet të gjykojë, siç është fati i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe shkarkimi i Presidentit Meta. 

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama per situaten ne Gjykaten Kushtetuese, i cili sipas tij do të ketë nën kontroll të gjithë sistemin e drejtësisë. Basha rikujtoi se funksionimi i kësaj gjykate është edhe një nga kushtet e bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, ndërsa kreu i qeverise kërkon kapjen e saj për shkak të cështjeve të rëndësishme që Kushtetuesja duhet të gjykojë sic është edhe fati i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe shkarkimi i presidentit Meta nga mazhoranca.

Kreu demokrat tha se PS duhet te ndalë lojerat e rrezikshme dhe te lejojë funksionimin normal te Gjykates Kushtetuese. Referuar deklaratës së Kryeministrit në Kuvend, se kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve për veprimet në Kushtetuese, Basha tha se nuk beson që ata kanë porositur Ramën të kapë drejtësinë.

Në konferencën për mediat nga selia blu Basha theksoi se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për të kthyer vendin në normalitet./abcnews.al

meta-pack.jpg
ger ta20:55 | 15/11/2019

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrë eurodeputeten Doris Pack.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i shtetit me anë të një postimi në Facebook, teksa e cilëson Pack si një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë.

Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit evropianë”, shkruan Meta.

Takimi i Metës me pak vjen në një kohë kur klima politike në vend është tensionuar, ndërsa Presidenti është përplasur sërish me mazhorancën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono