Politikë

zaev.jpg
ent ela23:11 | 20/11/2019

Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se Maqedonia e Veriut do te bëjë vetingun për gjykatat dhe prokuroritë, si një proces i patjetërsueshëm, por paralajmëroi se duhet të kihet parasysh përvoja e Shqipërisë në mënyrë që vendi të mos mbetet pa gjykatës dhe prokurorë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev nuk komentoi deklaratën e prokurores Vilma Ruskoska, e cila tha se do të kërkojë hetim financiar për gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup, të cilët liruan nga paraburgimi dhe e dërguan në arrest shtëpie, ish-prokuroren Speciale Publike, Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Zhvatja”.

Por Zaev, përsëriti se do të ketë veting për gjykatat dhe prokuroritë sepse ky është një proces i patjetërsueshëm i cili duhet të bëhet patjetër.

“Populli unë pret tronditjen e gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve. Kjo duhet mirë të organizohet. Të mësuar nga përvoja e Shqipërisë, duhet të dimë a jemi të gatshëm; të analizohet që të mos mbesim pa gjykatës dhe prokurorë. Vetingu është detyra e jona si shoqëri. Ky process duhet të bëhet patjetër. Në të ardhmen presim transformim të shoqërisë tonë.”

Zeav paralajmëroi se mund të mos ketë mjaftueshëm gjykatës dhe prokurrorë rezervë dhe nëse ndodh që qindra prej tyre të mos e kalojnë vetingun, nuk ka sesi të plotësohet ajo zbrazëtirë.

“Ne sipas sistemimit në gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa për momentin janë vetëm 520 gjykatës. Dhe nëse ndodh që qindra prej tyre nuk e kalojnë vetingun, nuk do të kemi prej nga t’i plotësojmë ata, e jo më 200 tjerë. Akademia e ka grykën e ngushtë’ nuk prodhon shumë njerëz”.

Kryeministri maqedonas tha megjithatë se vendi ka kuadro cilësor me pesë vite përvojë, avokatë dhe profesorë universiteti. Kryeministri Zaev, theksoi se lidhur me këtë proces, ka sinjale pozitive edhe nga opozita dhe se shpreson se kjo do të ndodhë së shpejti. /abcnews.al

 

cakaj.jpeg
ent ela20:15 | 20/11/2019

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate që u mbajt në Bruksel. Ky takim ju dedikua kryesisht përgatitjeve për takimin e rëndësishëm të krerëve të  shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që do të zhvillohet në Londër, më 3-4 dhjetor të këtij viti.

Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate trajtuan çështje thelbësore të lidhura me të ardhmen e NATO-s, si çështja e buxheteve të mbrojtjes dhe sfidat ndaj kërcënimeve kibernetike dhe lufta kundër terrorizmit.

“Në 70 vjetorin e formimit të Aleancës Atlantike dhe në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj në kuadrin e përpjekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët.” – u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Duke u ndalur në çështjen e rritjes së buxhetit të Mbrojtjes, Ministri Cakaj theksoi se vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në zbatim të angazhimeve të Samitit të Uellsit, Varshavës dhe Brukselit për arritjen e objektivave në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2% deri në vitin 2024.

kume.jpg
ent ela19:39 | 20/11/2019

Takimet për zgjidhjen e ngërçit të krijuar pas emërimeve të fundit në Gjykatën Kushtetuese, presidenti Ilir Meta i ka vijuar edhe pasdite, me përfaqësues të shoqërisë civile.

Në përfundim të këtij takimi që zgjati rreth 2 orë, foli eksperti i zgjedhjeve Kristaq Kume, i cili zbuloi detaje të diskutimeve me kreun e shtetit.

Sipas tij, Meta ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës politike nuk duhen të varen shpresat tek ndërkombëtarët, pasi në shumë raste ata më tepër pengojnë sesa ofrojnë zgjidhje. Kume u shpreh se të dyja palët e takimit ranë dakord se duhet intensifikuar komunikimi me popullin.

Ai i bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe jo politikë, stafeve akademike dhe teknicienëve për t’u bërë bashkë për të realizuar reformën e thellë legjislative.

“E gjeta të përshtatshëm që unë e kam paraqitur për opinionin dhe klasën politike, ia paraqita dhe presidentit. Është thirrje për aktorët politike e jo politikë, stafet akademike teknicienë për t’u bërë të gjithë bashkë për të realizuar reformën e thellë legjislative që nes beht si produkt gjithëpërfshirës të krijojë shtratin për demokracinë funksionale te ne”.

Sipas Kumes aktualisht jemi një vend që nuk po qeverisemi sipas demokarcisë së drejpërdrejtë.

“Ajo çka unë kam kërkuar konvenon me atë që Presidenti parashtroi para nesh, që jemi këtu bashkë për të shkëmbyer mendime për atë që po ndodh me zbatimin e legjislacionit për reformën në drejtësi e gjykatën kushtetuese dhe jo vetëm për këtë”. /abcnews.al

 

sulo-1280x720.jpg
in a18:04 | 20/11/2019

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka sjellë përplasje të reja mes presidentit Meta dhe mazhorancës socialiste. Të dyja palët bëjnë akuza të ndërsjellta për shkelje të Kushtetutës.

Parlamenti miratoi, në një seancë të jashtëzakonshme të premten, (15.11.2019) një rezolutë që bëri të pavlefshëm dekretimin e Marsida Xhaferllarit, anëtare e GJK nga Presidenti Meta. Sipas rezolutës “emërimi i saj është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit.

I ftuar në studio me Mirela Milorin analisti, Arion Sulo shprehet se përplasjet mazhorancë- presidencë kanë shkaktuar bllokim e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Ajo që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese sipas tij tronditi besimin e publikut fatkeqësisht edhe të amabasadorëve.

“Ngërçin e Gjykatës Kushtetuese nuk e zhbllokon dot më asgjë”, tha Sulo.

“Me 5  anëtarë Gjykata nuk është funksionale, por edhe anëtari i gjashtë që pritej dhe shpresohej të ndryshonte reazultate, ka shanse zero që të arrihet të zgjidhet ngërçi”, shprehet analisti.

Nëse do të ketë apo jo trysni nga ndërkombëtarët analisti e sheh si diçka që nuk do të bënte ndonjë ndryshim. Ai thekson se edhe sikur të ketë trysni zgjidhja ligjore kushtetuese është shumë  e vështirë.

Çdo ndërhyrje në reformën për drejtësi do të rrëzonte legjitimitetin e reformës, theksoj çdo ndërhyrje, që mund të bëhet në favor të zgjidhjes nga mazhoranca, e cila do të ishte e njëanshme, tha ai.

Analisti tha ndër të tjera se reforma zgjedhore, do të eci dhe do  të mbarojë në fillim të vitit tjetër dhe besoj do të jëtë pas sistemin e ri. Aty është presioni më i madh i ndërkombëtarëve, që do të sjellë realizimin e reformës, tha Sulo.

“Dokumenti i Bundestagut kanë qënë fokusimi të reforma, të mbahen shtyllat e sistemit demokratik. Nuk ka ndonjë gjë të re nese nuk zgjidhet çështja e manipulimit të votës”. Ajo që opozita po bën ka të bëjë me “thembrën e akilit”, po kërkon një terren të pastër larg manipulimit të votës. Edhe pse kjo nuk po ndodh  mendoj për dy arsye, për shkak të protestave që nuk e realizuan qëllimin dhe përkrahja e ndërkombëtarëve për 30 qershorin”, theksoi Sulo.

Takimet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta me ish presidentët sipas tij janë për të krijuar idenë e zgjidhjes së presionit.

“Shqiptaret kanë tri vite që po presin produktet e reformës dhe nëse produktet dalin të kapura atëherë ndërkombterarët e kanë çuar krizën shumë më dhë thëllë dhe rritet mundësisa për zgjedhje të parakohshme”, tha ndër të tjera Sulo./abcnews.al

basha-samiti.jpg
ent ela17:56 | 20/11/2019

Në fjalën e tij në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, kryetari Lulzim Basha tha se vjen në këtë Kongrest me një mesazh shprese e optimizimi.

“Vij sot para kush me një tjetër mesazh. Një mesazh shprese. Një mesazh optimizmi.  Një mesazh që për shumë prej jush mund të vijë si surprizë se si Shqipëria mes të gjithë vendeve të përfaqësuara këtu është një vend ku vlera dhe ide të tilla kanë mbështetje popullore. Një vend qytetarët e të cilit akoma luftojnë për këto vlera”.

Kreu demokrat tha se Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq dhe nuk mundet të përballojë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas, por meriton një të ardhme më të mirë.

“Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku. Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq. Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas. Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë. Shqipëria meriton një të ardhme Europiane. Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë”.

Fjala e plotë e Bashës

Nëse sot do të lexoni cilëndo gazetë ose media që trajton tema të politikës së jashtme, do të hasni një seri problematikash dhe shqetësimesh që ju bëjnë të mendoni se gjendja në Europë dhe në botë është shumë e rrezikuar nga një sërë faktorësh.

Sa shpesh kemi dëgjuar për të ashtuquajturën “vdekje të demokracive liberale” apo “lindja e një demokracie të kundraligjshme”, apo më keq akoma “fillimi i një epoke autoritare”? Të gjitha këto pikëpyetje kanë ngritur një stuhi polemikash rreth stabilitetit të Europës së Bashkuar.

Në fakt, sot Bashkimi Europian dhe institucionet e tij shihen me shumë skepticizëm. Madje, shumë kritikë janë të mendimit se tregu dhe lëvizja e lirë, në thelb janë të rrezikshme për vetë sistemin demokratik.

Sidoqoftë, zonja dhe zotërinj, unë vij sot para kush me një tjetër mesazh. Një mesazh shprese. Një mesazh optimizmi.

Një mesazh që për shumë prej jush mund të vijë si surprizë se si Shqipëria mes të gjithë vendeve të përfaqësuara këtu është një vend ku vlera dhe ide të tilla kanë mbështetje popullore.

Një vend qytetarët e të cilit akoma luftojnë për këto vlera.

Një vend, njerëzit e të cilit besojnë se progresi mund të garantohet vetëm përmes hapjes, partneritetit dhe bashkëpunimit.

Një vend i cili beson në një Bashkim Europian të fortë dhe që funksionon siç duhet.

Edhe pse qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes.

Ajo për të cilën ne po luftojmë në Shqipëri është një transformim rrënjësor,  në të njëjtë linjë me shpirtin dhe synimet e shqiptarëve.

Ne jo vetëm që kemi bindjen se duhet ta reformojmë vendin tonë që të ecim përpara. Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit europian. Me standarte europiane.

Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe pa dyshim jo nën drejtimin e qeverisë aktuale.

Kjo kërkon një përmasë të thellë reflektimi kombëtar.

Për të parë me ndershmëri situatën në të cilën ndodhemi, ne duhet t’i shtrojmë vetes disa pyetje me peshë: Si mbërritëm deri këtu? Si do t’i japim fund kësaj krize?

Sepse të gjithë e dimë që kjo nuk është rruga që i shërben përparimit të Shqipërisë! Sepse nuk ka pse të jemi në këtë gjendje.

Shqiptarët e duan progresin, janë ambiciozë, të talentuar dhe të mirëarsimuar.

Përkushtimi im është t’i shërbejmë shpresave dhe pritshmërive të tyre, duke krijuar një klimë pozitive, që favorizon biznesin e vogël dhe ekonominë familjare.

Që tu japim të gjithë shqiptarëve mjetet e duhura drejt mirëqenies dhe suksesit.

Ajo çfarë ne kemi është një vizion dhe një plan konkret, i cili na orienton përtej krizës dhe drejt rrugës së duhur.

Një vizion për brezat e ardhshëm.

Aty shfaqet një Shqipëri e cila aspiron bashkëpunimin me Europën dhe fqinjët e saj. Një Shqipëri bashkëpunuese. Që kontribuon pozitivisht brenda Bashkimit Euopian dhe komunitetin e kombeve.

Si një jurist i diplomuar në Europë, i cili ka punuar për Kombet e Bashkuara, kam parë se çfarë mund të arrihet kur vendet ndryshojnë pozitivisht standartet dhe politikat e tyre të zhvillimit dhe punojnë së bashku.

Si Ministër i Punëve të Jashtme negociova me sukses anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe garantova marrëveshjen me Bashkimin Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë brenda zonës “Schengen”.

Kjo përvojë më ka mësuar se bashkëpunimi dhe zbatimi i reformave janë garante të suksesit.

Të dashur miq, zonja, zotërinj,

Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku.

Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq. Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas.

Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë.

Shqipëria meriton një të ardhme Europiane.

Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë.

Ju falenderoj përzemërsisht! /abcnews.al

 

1a913fd7-b88b-4d1a-8234-36304eb24385-1280x819.jpg
ent ela17:30 | 20/11/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, me kërkesën e këtij të fundit.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë e informoi Kreun e Shtetit për hapat e mëtejshëm dhe koordinimin ndërmjet të gjithë institucioneve të përfshira në procesin e konstituimit të Prokurorisë së Posaçme.

Presidenti Meta e siguroi z.Ibrahimi për mbështetjen e pa kursyer në përmbylljen me sukses të procesit të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit të KLP-së, se pavarësisht rezervave që ai ka patur në lidhje me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe vonesat në krijimin e këtyre institucioneve të reja, do të mbështesë maksimalisht këtë proces në mënyrë që këto organe kaq të rëndësishme të drejtësisë penale të jenë sa më shpejt funksionale dhe që procedura e konstituimit të tyre të kryhet brenda një kohe sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këtë drejtim Presidenti i Republikës do të përmbushë çdo detyrim që do t’i kërkohet sa më parë të jetë e mundur në përputhje me ligjin dhe frymën e Kushtetutës. /abcnews.al

PD-selia-1-847x445-1.jpg
in a17:01 | 20/11/2019

Pas shpalljes së Suel Çelës nga Gjykata e Elbasanit të pafajshëm, ka reaguar Partia Demokratike duke e cilësuar si një shërbëtor i pushtetit të Ramës. Në deklaratën e saj PD thekson se me shpalljen e Çelës të pafajshëm drejtësia ka rënë, kriminelët blejnë vota për Edi Ramën dhe drejtësisa nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.

“Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit”, thuhet në reagimin e selisë blu.

Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.

“Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi. Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit. Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët”, thuhet në reagimin e PD./abcnews.al

DORIAN-TELITI-1-1280x853.jpeg
ent ela16:41 | 20/11/2019

Pas diskutimeve për koncesionet në komisionin e ekonomisë, Partia Demokratike akuzon qeverinë se qeveria interesohet vetëm për koncesionet.

Dorian Teliti tha se buxheti do japë 120 milionë euro në vit për 13 koncesione, por nuk ka asnjë parashikim për rritje pagash. Teliti përsëriti qëndrimin se kur të vijë në pushtet, PD do anullojë çdo tender e koncesion korruptiv.

DEKLARATË DORIAN TELITI, DREJTOR I KABINETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Parlamenti u tall sot me djersën e shqiptarëve, duke mbrojtur dhe duke votuar në komisionin e ekonomisë buxhetin e vënë në shërbim të koncesioneve korruptive  të disa oligarkëve.

Edhe ky buxhet konfirmon se qeveria nuk ka prioritet qytetarët, por një grusht miqsh e klientësh të Edi Ramës, që po pasurohen duke grabitur paratë e shqiptarëve.

Janë 120 milionë euro që do t’u paguhen financuesve të Edi Ramës përmes koncesioneve që i kanë marrë pa garë, pa transparencë dhe në kundërshtim me interesin publik.

Kjo është qeveria që shikon vetëm interesin e xhepit të vet dhe është qeveria e vetme, të paktën në rajon, që nuk ka asnjë politikë zhvillimore, asnjë politikë lehtësuese për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Qëndrimi i ministres së Financave në komisionin e ekonomisë dhe paraardhësit të saj vetëm sa rikonfirmuan faktin se ata, njësoj si Edi Rama, i shërbejnë disa oligarkëve që pasurohen me paratë e shqiptarëve dhe nuk duan t’ia dinë për shqiptarët e zakonshëm që jetojnë me djersë.

Buxheti i thellimit të varfërimit të shqiptarëve, i falimentimit të bizneseve, i mbijetesës së familjeve, nuk parashikon rritje rrogash për mjeket, infermieret, arsimtaret dhe punonjësit e administratës publike.

Ky buxhet nuk siguroj rritje reale për 650 mijë pensionistë.

Në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.

Këto janë një grusht kontratash PPP, te cilat, siç shprehet Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e  saj te fundit, janë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurrencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

Ndërkohë që qeveria do të paguajë 30 milionë euro me shume sesa viti aktual për këto kontrata PPP, pa e vrarë dhe pa u shqetësuar, qeveria nuk nguron te uli fondet për investimet e nevojshme publike në rruge, ujësjellës kanalizime, arsimin e mesëm profesional dhe të tjera programe te rëndësishme buxhetore.

Kur Partia Demokratike të marrë besimin e shqiptarëve me zgjedhje të lira e të ndershme, çdo koncesion dhe PPP korruptive do të anullohet!

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve të ndershëm qe e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre. /abcnews.al

gara-per-kryeprokurorrr.jpg
ent ela16:37 | 20/11/2019

Ka skaduar pasditen e sotme pas orës 16:00, afati ëpr ankimimin e listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Lista tani i kalon Kuvendit, i cili ka 30 ditë afat për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm.

Fillimisht lista me 3 emrat; Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj shkon në komisionin e ligjeve dhe më pas në Kuvend. Nëse Kuvendi nuk zgjedh me 84 vota lista kthehet në KLP dhe i rendituri i pari zgjidhet prokuror i përgjithshëm. /abcnews.al

BALLA-AKUZE-TE-DYTE-METES-1280x720.jpg
ent ela16:24 | 20/11/2019

Partia Socialiste kërkon që komisioni hetimor për shkarkimin e Metës të zgjerojë objektin duke llogaritur si shkelje për shkarkim, edhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare Kushtetuese. Kjo do të zgjasë punën e komisionit, të cilit  afati i mbaronte në 8 dhjetor.

Shkarkimi i Ilir Metës nuk do të votohet në parlament brenda datës 8 dhjetor, siç ishte parashikuar.

Socialistët do ta zgjasin afatin e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit, duke kërkuar që në hetim të përfshihet si shkelje dhe situata në gjykatën kushtetuese.

Numri dy i socialistëve tha se Meta duhet të hetohet: sepse nuk thirri për betim Arta Vorpsin, dhe se deketoi gjyqtare Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin.

Socialistët nuk e pranojnë Xhaferllarin si gjyqtare kushtetuese.

Pavarësisht ping pongut politik, si shkarkimi i Metës, ashtu edhe mandati i Xhaferllarit si gjyqtare Kushteteuse, do të vendoset nga vetë Gjykata Kushtetuese, të cilës i duhend he 2 anëtarë të rinj për të marrë këto vendime. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono