Moti

parashikimi-i-motit.jpg
G. P.13:50 | 11/07/2018

Sipas MeteoAlb, moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin deri pas mesditës, kur vranësira lokale shfaqen në zonat lindore.

Pasditja mbetet kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por vranësirat do të bëhen të dukshme në zonat malore dhe ekstremin verior, ku shfaqet mundësia për shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme sjell mesdita duke ngjitur maksimumin territorial mbi 33°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 1 ballë./abcnews.al

moti-10-korrik.jpg
G. P.14:04 | 10/07/2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të lehta Dominojnë Ultësirën Perëndimore, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat Lindore.

Pasditja vijon kryesisht e kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësirat shtohen në zonat malore, duke rrezikuar shira të dobët dhe të izoluar në ekstremin verior dhe verilindor të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjell një rritje të lehtë të vlerave temike, më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

MOTI-TABELAT-9-10-KORRIK-1280x720.jpg
ent ela15:24 | 09/07/2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës vijon kryesisht e kthjellët në Zonat Bregdetare, por vranësira kalimtare do të ketë në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Pas mesditës, kthjellimet vijojnë ndikimin në bregdet, ndërsa vranësirat shtohen në zonat malore ku do të ketë shira afatshkurtër, por vetëm shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore të vendit.
Temperaturat e ajrit nuk do pësojnë ndryshime të ndjeshme në mëngjes dhe mesditë; duke variuar  nga 13 në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-8-9-KORRIK-1280x720.jpg
ent ela16:33 | 08/07/2018

Sipas MeteoAlb: Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Por pasditja sjell fuqizim të përkohshëm të vranësirave në territor duke gjeneruar shira afatshkurtër në Qendër dhe zonat Juglindore, ndërsa shira të izoluar priten në Veri – Verilindje të Shqipërisë.
Sërish bregdeti, kryesisht ai Jugor mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit Po ashtu mesdita vijon me 1 – 2°C rënie, kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë. /abcnews.al

moti-7-korrik.jpg
G. P.10:27 | 07/07/2018

Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet nën dominimin e kthjellimeve deri pas mesditës, kur vranësirat shfaqen fillimisht në veri dhe gradualisht në të gjithë zonat malore.

Pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellin shira afatshkurtër në ekstremin verior, por shira të izoluar në zonat lindore, ndërsa bregdeti vijon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie me 2 – 3°C, duke ulur maksimumin territorial në 33°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë në jug, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

moti-6-korrik.jpg
G. P.17:22 | 06/07/2018

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë Shqipërinë.

Sërish pasditja sjell vranësira kalimtare në ekstremin verior dhe zonat juglindore, ndërsa vijon dominimi i motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke variuar nga 15 deri 36°C, maksimumi i pritshëm në jugperëndim të vendit.

Era do të fryjë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor – perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

MOTI-TABELAT-5-6-KORRIK-1280x720.jpg
ent ela15:22 | 05/07/2018

Sipas MeteoAlb vijon dominimi i kthjellimeve në të gjithë territorin, ndërsa edhe vranësira të lehta do të ketë mesdita në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime në Ultësirën Perëndimore, ndërsa vranësirat bëhen të dukshme në shtrirjen Lindore të vendit.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në orët e mëngjesit POR mesdita ruan vlera thuajse konstante ku maksimumi mbetet rreth 35°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët. /abcnews.al

parashikimi-tirane.jpg
G. P.14:58 | 04/07/2018

Sipas MeteoAlb, moti mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë deri pas mesditës, kur priten priten vranësira kalimtare në zonat malore, duke rrezikuar esktremin verior nga shira të izoluar.

Pasditja dhe orët vijuese sjellin dominim të kthjellimeve në gjithë vendin. Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme si gjatë mëngjesit ashtu edhe në mesditë duke variuar nga 15 në 35 – 36°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në detin Jon dallgëzimi ngjitet në 2 ballë./abcnews.al

tirane-motiii.jpg
ent ela16:20 | 03/07/2018

Sipas MeteoAlb: Ka vijuar dominimi i motit të kthjellët në të gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur serish do të zhvillohen vranësira lokale në Veri dhe zonat kufitare Lindore, por shira të izoluar rrezikojnë vetëm ekstremin verior të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit janë rritur me 2°C gjatë mëngjesit por edhe mesditës, duke shënuar maksimalisht 35°C në disa qytete shqiptare.
Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-2-3-KORRIK-1280x720.jpg
ent ela14:15 | 02/07/2018

Sipas MeteoAlb: Gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin përjashtuar orët e pasdites të cilat zhvillojnë vranësira lokale në ekstremet Veri – Verilindje ku priten shira të izoluar. Mbrëmja dhe orët e natës mbeten në kushtet e motit të kthjellët në gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rritje me 1 –2°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në 34°C.
Era do fryjë e lehtë por mesatare në detin Jon, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono