Kuriozitete

1aeef052baf897384e3498988b6a643e.jpg
ent ela09:52 | 03/10/2019

Një shqiptare ka fituar çmimin e parë për fustanin më të bukur të nusërisë krijuar me letër higjienike të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fustani i quajtur “Celestial Rose” ka fituar çmimin prej 10 mijë dollarësh në 15 vjetorin e “Annual Toilet Paper Ëedding Dress”, ndërsa vendi i dytë mori 5 mijë dollarë dhe i treti 2500 dollarë.

Për të krijuar këtë fustan shqiptares iu deshën 48 rrulonë me letër higjenike dhe 400 orë punë.

Mimoza Haska, e cila banon në Karolinën e Jugut, ka marrë pjesë në konkurs shtatë herë, ndërsa vitin e kaluar ajo zuri vendin e tretë. /abcnews.al

restorantii.jpg
G. P.12:52 | 01/10/2019

476 Euro për një vakt. Është kjo shifra e çmendur që dy turistë japonezë shpenzuan gjatë pushimeve në një restorant në qendër të Romës. Mediat kanë bërë publike rastin e çiftit, i cili për dy pjata me makarona dhe dy peshq mori faturën e kripur.

“Në meny shkruhej 6.5€/100 gramë peshk. Kur mbaruam vaktin, paguam 476.4 Euro. Kur u ankuam për këtë gjë, menaxheri na shpjegoi se pjata me peshk ishte 4.8 kilogramë. Ne jemi të sigurt që peshonte 2 kilogramë maksimumi”, shkruante i irrituar klienti në Trip Advisor, i cili paralajmëronte klientët e tjerë që mund të kishin të njëjtin fat që të mos paguanin dhe të merrnin policinë.

Klienti akuzonte restorantin se e kishin mashtruar. Ndërkohë, postimi i tij mori vëmendjen e shumë personave të tjerë të cilët kishin pasur të njëjtën eksperiencë.

Kjo nuk është hera e parë që turistët paguajnë shifra kaq të larta vetëm për një vakt në Itali. Në 2018-n në Venecia, një tjetër çift japonez pagoi 1120 Euro për katër biftekë florentina, një pjatë me peshk miks, dy gota verë dhe një ujë mineral./abcnews.al

vajzaa57.jpg
ent ela10:34 | 30/09/2019

Alua Azalbek ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme pasi ka lënë celularin duke u karikuar poshtë jastëkut të saj.

Nga nxehtësia e tepërt celulari ka shpërthyer duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme adoleshentes shkruan Albeu.com

Pas hetimeve është zbuluar që Alua, ka marrë disa dëmtime në kokë për shkak të shpërthimit ndërkohë që marka e smartphonit nuk është bërë publike.

Miqtë dhe familja e Aluas kanë shprehur dëshpërim dhe kanë treguar se nuk e kishin pritur një tragjedi të tillë.

Ndërkohë ky nuk është rasti i parë dhe shumë prej nesh jemi të vetëdijshëm që e bëjmë këtë gjë herë pas here. /albeu.com/

probleme-me-gjumin.jpg
G. P.19:27 | 28/09/2019

Vetëm katër net me pak orë gjumë mund të bëjë që të shtoni në peshë. Është ky përfundimi i një studimi të ri.

Problemet me gjumin njihen për efektet negative që kanë në metabolizmin tonë herë pas here. Sipas ekspertëve vetëm pak ditë me probleme të gjumit, mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen të pangopur pasi kanë ngrënë.

Në studim u morën 15 meshkuj të shëndetshëm. Në disa prej netëve që kaluan në laborator, këta persona fjetën jo më shumë se 5 orë. Shumica e tyre thanë se ishin të pangopur kur kishin fjetur pak orë gjumë.

Pas analizave të gjakut të këtyre u zbulua se kishin nivel të lartë të insulinës. Kjo tregon që trupi mund t’i marrë yndyrnat më shpejt, çka mund të pasojë me shtim në peshë.

Drejtuesja e studimit, Kelly Ness, tha se pagjumësia në një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin e njerëzve./abcnews.al

gjuhet-ehuaja.jpg
ent ela08:30 | 17/09/2019

Të flasësh 4 ose më shumë gjuhë redukton mundësinë të për t’u çmendur. Ky është një ndër studimet e fundit kanadeze, përfundimi i së cilës erdhi pas studimit të 325 murgeshave katolike në Shtetet e Bashkuara.

Murgeshave ju kërkua të raportonin se sa gjuhë flisnin dhe në bazë të informacioneve të mbledhura, të dhënat kaluan nëpër një analizë të mirëfilltë nga studiuesit e Universitetit “Waterloo”, që u bazuan tek moshat 75 vjeç e lart.

Rezultatet e publikuara në gazetën “Alzheimer’s Desease” treguan se 6% e personave të marrë në studim ishin larg fazës së “çmendurisë”, krahasuar me pjesën tjetër që flet vetëm një gjuhë. Gjithsesi, të folurit e dy, tre ose më shumë gjuhëve mund të ulë gjithashtu rrezikun për të kaluar në çmenduri, por jo aq sa të diturit e të paktën katër gjuhëve.

Krahas kësaj, aftësia gjuhësore e shkruar ka një efekt akoma më të madh në reduktimin e riskut të çekuilibrit mendor. Pra, ta shkruash një gjuhë është më mirë sesa ta flasësh. Ky rregull ekziston për momentin në studimet kanadeze.

Suzzane Tyas, një ndër studiueset e këtij raporti shkencor, ka sqaruar se gjuha është një aftësi komplekse e trurit të njeriut dhe kalimi nga një gjuhë në tjetrën merr fleksibilitet njohës dhe ruan aftësitë perceptuese. Ne kemi nevojë për 4 ose më shumë gjuhë, për ta stërvitur mirë trurin dhe për t’i mundësuar atij një funksionim normal, përpara se ta rrezikojmë atë deri në humbje të kontrollit mendor.

Klan Plus

kafe-1280x679.jpg
ent ela09:50 | 06/09/2019

Shkencëtarët kanë identifikuar një gjen që ndikon në dëshirën tonë për të pirë një sasi të caktuar kafeje.

Rezultatet e hulumtimit të publikuara kohët e fundit në revistën “Scientific Reports”, zbuluan se njerëzit me variacione gjenesh në ADN të njohura si PDSS2 kanë tendencë të pinë më pak kafe sesa ata pa një variant të këtij gjeni.

Ky gjen mund të zvogëlojë aftësinë e qelizave për të absorbuar kafeinën, duke e mbajtur atë më gjatë në trup, duke zvogëluar kështu sasinë e kafesë të nevojshme nga trupi (varësia e kafeinës).

Hulumtimi u krye nga një ekip nga Edinburgh, Itali dhe Holandë. Ata analizuan gjenet e 370 personave që jetonin në një fshat të vogël në jug të Italisë dhe 843 njerëz nga 6 fshatra në veri të Italisë. Pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor që përshkruante zakonet e tyre të pirjes së kafesë.

Klan Plus

snake.jpg
G. P.22:55 | 04/09/2019

Disa pamje të çuditshme po qarkullojnë në internet kohët e fundit. Në to shfaqet një piton rreth katër metra i gjatë teksa nxjerr një dhi të cilën e kishte gëlltitur të gjithën. Banorët në fshatin Fujian në juglindje të Kinës thanë se gjarpri shpenzoi afërsisht një orë për ta nxjerrë të gjithë kafshën.

Për ta ndihmuar kishin shkuar edhe fshatarët të cilët i tërhoqën bishtin dhe i bënin masazh në stomak. Pitonin e gjeti një bari i zonës, teksa po kërkonte një kafshë të humbur. Ai pretendon se i kanë humbur të paktën 20 dhi që prej fillimit të vitit.

“Stomaku i tij ishte shumë i fryrë dhe jam i sigurtë se ka ngrënë një prej dhive të mia”, tha ai për mediat.

Në ndihmë të fshatarëve shkoi edhe policia pyjore. Ndërkohë në videon e publikuar shfaqet gjarpri gjigand, i cili vjell kafshën e ngordhur, afërsisht 40 kilogramë.

Më vonë, pitoni u mor nga oficerët e policisë pyjore dhe u dërgua në një strehë për kafshët e egra. Gjarpri do të lëshohet në natyrë më vonë, pasi në Kinë, pitonët janë specie e mbrojtur pasi konsiderohen në rrezik zhdukjeje./abcnews.al

ashensor.jpg
G. P.18:12 | 01/09/2019

Shkencëtarët kanë tashmë një ide të pabesueshme për të udhëtuar drejt Hënës. Ata synojnë të krijojnë një “ashensor” mes Tokës dhe Hënës, dhe pretendojnë se mund të reduktojë në mënyrë të jashtëzakonshme shpenzimet për udhëtimin hapësinor.

Ashensori i ri njihet nga ekspertët me emrin “Spaceline”. Sipas tyre, “ashensori” do të përbëhet nga një bosht gjigand i lidhur në sipërfaqen e Hënës, i cili do të varet në orbitën gjeostacionare të Tokës.

Në këtë mënyrë, astronautët do ta kenë më të lehtë që të arrijnë fundin e “Spaceline”, duke marrë në këtë mënyrë ashensorin, i cili do t’i transportojë deri në Hënë.

Kjo ide është publikuar nga kërkuesit në Universitetet e Columbia-s dhe Cambridge-t. Nëse realizohet, sipas shkencëtarëve, do të përdoret edhe për të transportuar njerëzit drejt çdo strukture që vërtitet mes Tokës dhe Hënës.

Megjithatë, ideja e kërkuesve është në fazat fillestare. Për të ndërtuar ashensorin duhen materiale të cilat janë të vështira të gjenden në sasi të mëdha. Përveç kësaj shkencëtarët nuk kanë llogaritur ende dëmin që mund të shkaktohet nga mbetjet që qarkullojnë në hapësirë./abcnews.al

mbreteresha.jpg
G. P.15:50 | 27/08/2019

Pas publikimit të disa fotografive të pazakonta të bashkëshortes së dytë të mbretit të Tajlandës, faqja zyrtare e shtëpisë mbretërore është bllokuar për disa minuta. Në këto fotografi ajo shfaqet me veshje ushtarake.

Një sukses aq i madh sa faqja zyrtare e shtëpisë mbretërore të Tajlandës është bllokuar për disa minuta. Kjo për shkak të publikimit të disa fotografive të bashkëshortes së dytë të mbretit.

Ajo shfaqet teksa ndodhej për gjueti, me uniformën mbretërore teksa qëllon me armë zjarri. Fotografitë janë publikuar me lejen e mbretit 67-vjecar i cili ka urdhëruar që ato të përdoren dhe në biografinë e tij të autorizuar.

Ish-infermiere 34-vjeçare, gjenerale ushtarake tajlandeze dhe bashkëshorte e dytë e mbretit ajo ka pasur një ekspozim shumë të madh mediatik që nga dita e  transmetimit të ceremonisë së martesës në mënyrë të drejtpërdrejtë në televizion.

Një ceremoni gjatë së cilës ajo u përkul para mbretit nën shikimin e ftohtë të bashkëshortes së tij të parë dhe mbretëreshës 41-vjeçare. Ndryshe nga zakoni, ku vetëm mbretëresha mund të marrë dhurata, atë ditë ajo mori me dhjetëra dhurata dhe titullin “bashkëshorte mbretërore e nderuar”./ABC News Albania 24/7

e16f3a823498f645bf58cea628568764.jpg
ent ela21:55 | 26/08/2019

Në lidhje me faktin se puthjet nuk janë thjesht puthje: për shembull, a e dini se stili që keni kur puthni vjen nga pozicioni i marrë në mitër?

Puthja është ajo që të gjithë e bëjmë shpesh, por sa e përgatitur jeni për këtë temë?

Ka shumë fakte të çuditshme dhe tërheqëse për aktin e puthjes në vetvete, aq të habitshme dhe argëtuese sa ia vlen t’i zbuloni ato.

Puthja më e gjatë në histori

Në vitin 2013, një çift Tailandez u puth për tri ditë. Saktësisht: 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda.

Ekkachai Tiranarat dhe Laksana Tiranarat filluan të puthen në 12 shkurt dhe nuk u ndalën deri në Ditën e Shën Valentinit. Rekord Botëror i Guinness.

Puthja më e gjatë në kinema

Puthja më e gjatë para kamerave është padyshim më e shkurtër: 3 minuta dhe 24 sekonda, mes dy grave, në filmin e vitit 2010 të Elena Undone.

Kështu ato kaluan rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga filmi You Are In The Army Noë, prej 3 minutash dhe 6 sekondash.

Nga vjen stili juaj i të puthurit?

A e dini se dy të tretat e popullsisë së botës anojnë kokat e tyre në të djathtë në aktin e puthjes?

Një studiues gjerman, Onur Güntürkün, vëzhgoi çifte që putheshin në vende publike në tre vende të ndryshme, derisa ai arriti në konkluzionin se shumica e puthësve u përkulën djathtas gjatë aktit.

Dhe me sa duket kjo ndodh sepse y është drejtimi në të cilin kokat tona lakohen në mitër.

Disa ligje të çuditshme që kufizojnë puthjet

Në dy shtete të Amerikës, Ioëwa dhe Indiana, një ligj shumë i çuditshëm është në fuqi: burrat me mustaqe janë të ndaluar të puthin gratë në publik.

Në Kolorado, është e ndaluar të puthësh gra të dielave.

Puthjet e grave janë më të pastra

Statistikat tregojnë që gratë përdorin fije dentare më shpesh sesa burrat, dhe për rrjedhojë ato janë më të prirura për të zgjuar puthjet, sepse ata janë më pak të shqetësuara për aromën e gojës në mëngjes.

Sipas një studimi të DentalPlans, gratë i lajnë dhëmbët e tyre disa herë në ditë në krahasim me burrat dhe janë më të disponueshme kur bëhet fjalë që t’i tregojnë partnerit nëse kanë diçka në dhëmbë.

Por këtu është një shënim pozitiv për burrat, pasi gjatë një puthjeje ne shkëmbejmë rreth 80 milion baktere që në të vërtetë ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, kështu që puthja dhe shkëmbimi i baktereve është në të vërtetë e mirë për shëndetin tuaj.

Ekziston frika e puthjes

Frika nga puthja është një fobi që ekziston vërtet.

Quhet filemafobi (filema është fjala greke për të puthur), është më e zakonshme tek të rinjtë për shkak të papërvojës, por ka të bëjë me njerëzit e të gjitha moshave.

Për ta shëruar si me të gjitha fobitë, keni nevojë për ndihmën e dikujt për t’ju ndihmuar të kuptoni origjinën.

Pse quhet XOXO

David Jacobson nga Trivëorks thotë se “X” në “XO” është shkronja që përfaqëson puthjen dhe citon disa teori se pse.

“Teoria mbizotëruese se si XO është bërë kaq e zakonshme, veçanërisht në fund të letërkëmbimit me shkrim, është se gjatë mesjetës shumë njerëz nuk mund të lexonin ose të shkruanin – thotë ai – dhe për këtë arsye, kur ata nënshkruanin dokumente të rëndësishme, ata thjesht do të vizatonin ose shtypnin një X, në kohën e përdorur si një shkurtim për fjalën Krisht, të cilën ata do ta puthnin, me përulësi”.

Kështu, me kalimin e kohës, X është shoqëruar me aktin e puthjes në vetvete, kjo është arsyeja pse besohet se ende përdoret sot në këtë mënyrë.

O, nga ana tjetër, simbolizon përqafimin.

Origjina puthjes franceze

Një herë e një kohë, puthja franceze njihej si puthja e Firences; por sipas një teorie kur burrat amerikanë u kthyen nga Evropa pas Luftës së Parë Botërore u lëshuan mbi gratë e tyre me aq shumë afsh të ri – me gojë të hapur dhe me përdorimin e gjuhës – saqë njerëzit filluan të mendojnë se ata i kishin mësuar këto aftësi të reja ndërsa ishin të stacionuar në Francë. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono