Kuriozitete

ferrari.jpg
nev ila15:23 | 19/07/2019

Arratisja spektakolare nga patrulla e policisë me Ferrarin. Video mbresëlënëse që shihni është vërtetë për të “mbajtur frymën”.

Pa dyshim, faktori i fatit dhe aftësitë e jashtëzakonshme të shoferit, si dhe sjellja e përsosur e makinës së Ferrarit … kanë luajtur rolin e tyre.

Argëtohuni!/abcnews.al

Ferrari Escapes Police In Style Animation

That's one way to escape the police… 😱🚨

Publiée par LADbible sur Vendredi 19 juillet 2019

figlie-femmine-femminismo-1560939876-1280x853.jpg
ent ela22:30 | 18/07/2019

Feminizmi ekziston, por nuk është i dukshëm. Është një vijë e hollë midis feminizmit dhe urrejtjes ndaj seksit mashkullor. Një grua amerikane ka menduar mirë të shkojë më tej, duke vendosur që në një shesh lojrash publike, asnjë djalë nuk duhet të luante apo përzihej me fëmijën e saj. Rasti, i raportuar nga The Ëashington Times, është një pretekst për të analizuar feminizmin.

“Në një postim anonim të dërguar në kolonën e Carolyn Hax në The Washington Times, nëna e një fëmije kërkon këshilla se si ta bindë nënën e një fëmije tjetër, për t’u lejuar atyre territorin e hapësirës publike në një shesh lojërash”.

Gruaja në fjalë kishte organizuar një pasdite në park bashkë me nënat e tjera dhe mikeshat e vajzës së saj. Për të “prishur” programin e lumtur do të ishte ardhja e një gruaje me djalin e saj të vogël, i cili me të drejtë donte të bashkohej me grupin e vajzave të vogla dhe të luante me to.

E inatosur protagonistja e tregimit do t’i afrohej nënës së djaloshit për t’i thënë asaj të largohej nga parku, të cilën zonja me të drejtë nuk pranoi ta bënte. E pakënaqur, përvetësuesja e tokës publike ka denoncuar historinë në Washington Times: “Ne jetojmë në një botë ku meshkujt kanë gjithçka dhe femrat janë të kënaqura me thërrimet. Kjo nënë gjithashtu mund ta kuptojë atë, në vend që të mendojë se djali i saj ka të drejtë të shkatërrojë një takim mes femrave “. /abcnews.al

 

 

28237F9C-EA3F-45F3-BC59-2A0E6EFD5710-900x540.jpeg
ent ela21:15 | 18/07/2019

Puna e duhur ekziston. Është ajo është ajo që na bën të ndihemi të kënaqur pavarësisht nga lodhja. Ja se si të kuptoni nëse puna që bëni është e drejta për ju.

E pamundur ta mohosh, një nga sferat më të rëndësishme të jetës sonë është puna.

Në vendin e punës që kaloni shumicën e orëve të përditshme, krijohen lidhje urrejtjeje dhe dashurie, mund të kuptoni nevojën e thellë njerëzore për përmbushjen personale.

Nëse pyesini veten se puna që po bëni është e drejta, ne ju japim udhëzime që do t’ju ndihmojnë të gjeni një përgjigje.

Vlerat

Për të qenë puna e duhur për ju, ajo duhet të pasqyrojë vlerat tuaja më të thella.

Kjo do të thotë që së pari duhet të kuptoni se cili është qëllimi përfundimtar i punës suaj, se si i ndihmon të tjerët dhe veten tuaj.

Nëse vlerat korrespondojnë me atë që besoni dhe çfarë mendoni se jeni atëherë është puna e duhur.

Të ndjerit të realizuar

Një tjetër sugjerim për të kuptuar nëse po bëni punën e duhur është të pyesni veten nëse ndjeheni të përmbushur ose nëse ka mundësi të jeni në të ardhmen e afërt.

Kjo nevojë është pjesë e natyrës njerëzore dhe është një kusht i domosdoshëm për të bërë një punë të mirë dhe për të vendosur përkushtimin në veprimtarinë profesionale.

A ju kënaq ajo që ju bëni? A ju përmbush?

Bazuar në përgjigjen, ju do të kuptoni se çfarë të bëni.

Pyesni veten

Nëse dëshironi të kuptoni nëse po bëni punën e duhur, duhet të bëni pyetje dhe të dëgjoni përgjigjet.

Lëreni mënjanë racionalitetin, duhet të lidheni me ndjenjat tuaja.

A mendoni se po jetoni atë që për të cilën jeni krijuar? A mendoni se jeni në vendin e duhur? A ndiheni që mund të shprehni plotësisht veten?

Nëse përgjigja është po, është puna e duhur.

Shpresë për të ardhmen

Nëse është puna e duhur, ju keni shpresë për të ardhmen tuaj.

Të kesh shpresë dhe planifikim është një përparësi themelore e lumturisë.

Me fjalë të tjera, të ndjesh se kemi mundësi të rritesh individualisht dhe profesionalisht na çon të besojmë në të ardhmen tonë dhe të investojmë në veten tonë.

/abcnews.al

thumbs_b_c_1e02e4f773e39a9a60bcdd4662eb890f.jpg
Sej rie19:30 | 18/07/2019

Në afërsi të bregut të Australisë, pas 50 vitesh, është gjetur një mesazh në shishe.

Peshkatari Paul Elliot deklaroi për median australiane ABC se mesazhin në shishe e ka gjetur gjatë peshkimit me djalin e tij në gadishullin Eyre, në jug të Australisë.

Ai theksoi se mesazhin që daton nga 17 nëntori i vitit 1969, e ka shkruar britaniku 13-vjeçar, Paul Gilmor, i cili ka shkruar se me anije udhëton nga jugu në perëndim të Australisë.

Eliot tha se dëshiron të njoftojë autorin e mesazhit të vjetër 50 vite.

Mesazhi më i vjetër në shishe në botë është gjetur në një plazh në perëndim të Australisë dhe datonte 132 vjet më parë.

nasa.jpg
G. P.11:10 | 18/07/2019

Më 1969 Neil Armstrong si i pari njeri shkeli në Hënë. Këtij hapi i kishte paraprirë një garë marramendëse teknologjike mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së. Një vëshstrim në fillimet e fluturimeve në hapësirë.

Historia e fluturimeve në hapësirë nisi në vitetet 1950. Ishte një kohë në të cilën të vetmet superfuqi globale asokohe SHBA dhe Bashkimi Sovjetik zhvillonin një garë të ashpër atomike.

Kush dominonte hapësirën, mund të dominonte edhe ushtarakisht të gjithë botën, mendohej atëherë. Një raketë hapësinore në thelb nuk ndryshon aspak nga një raketë ndërkontninentale. Dhe në hapësirë asokohe Bashkimi Sovjetik ishtë dukshëm më i avancuar kundërjt SHBA-së.
Hapat e parë në Hënë. Duke shkelur në sipërfaqen e Hënës Neil Armstrong më 20 korrik 1969 tha një ndër fjalitë më të rëndësishme në botë: “That’s one small step for [a] man, one giant leap for mankind.” Si dhe kur e ka menduar ai këtë shprehje dhe nëse ai e ka harruar një (zanore relativisht të rëndësishme) A-në, për këtë diskutohet ende sot. Ka madje studime të tëra që e trajtojnë këtë shprehje.

John Glenn, që më vonë do të bëhej astronaut, ishte pilot ushtarak në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe në luftën e Koresë. Më 1957 ai si pilot prove kreu fluturimet e para hapësinore për SHBA-në.

Askohe për të nuk ishte e qartë, që SHBA do ta fitonte ndonjëherë këtë garë. “Sovjetikët kishin dërguar ndërkohë raketa në hapësirë ndërsa tonat shpërthenin ende brenda kapsulës shtytëse,” kujton ai. “Kjo ishte pikënisja më 1957, kur ata nisën në hapësirë Sputnik.”

Sputnik ishte i pari satelit. Më vonë doli në pah, se kjo nuk ishte ndonjë aparaturë me konstrukt të ndërlikuar. Ishte thjeshtë një glob metalik dhe në të ishin instaluar radiomarrës dhe transmetues të thjeshtë.

Por suksesi i sovjetikëve shokoi opinionin perëndimor dhe e rriti presionin ndaj qeverisë së SHBA-së, për t’iu kundërvënë kërcënimit të ri nga hapësira.

“Sputnik ishte më 1957 fillimi i epokës së fluturimeve në hapësirë”, kujton edhe Neil Armstrong, i cili më shumë se një dekadë më pas shkeli në Hënë.

SHBA iu përgjigj kësaj sfide me një satelit të vetin shumë më kompleks të emërtuar “Explorer 1”. Dhe presidenti Dwight D. Eisenhower themeloi agjencinë e flurutimeve në hapësirë, NASA.

Qëllimi i shpallur ishte dërgimi i njeriut në hapësirë. “Para nesh ndodhet sfida më e madhe, që ka pasur ndonjëherë njerëzimi modern”, u shpreh Eisenhoëer në fjalimin e tij. “Ne do të zhvillojmë anije kozmike dhe do t’i dërgojmë ato në hapësirë, për të mbledhur atje të dhëna shkencore dhe për të studiuar sistemin diellor. Ne do të përgatitemi, që një ditë të dërgojmë njerëz në hapësirë.”

Inxhinierët e SHBA-së ishin të bindur që do t’ia dilnin mbanë. Ata mbështeteshin tek Werner von Braun. Inxhinieri i aviacionit, i cili kishte konstruktuar raketa për Gjermaninë naziste, pas luftës ishte vendosur në SHBA me gati njëqind ekspertët e tij më të mirë dhe ai konceptoi programin e SHBA-së për raketat.

Mondlandung 1969 (picture-alliance/dpa/NASA/CNP)

Opinioni amerikan e konsdieronte von Braun në atë kohë si korife të shkencës. Vite më pas, në mesin e viteve 1970-të  nisën kritikat ndaj tij duke shtruar pyetjen për të kaluarën e tij naziste dhe pínvolvimin e tij në krime lufte.

Por në fund të viteve 1950 kjo gjë nuk e preokuponte von Braun-in. Për të ishte e vetmja gjë e rëndësishme që ekipi i tij të sillte rezultate më të mira se konkurrenca sovjetike lidhur me satelitin. Ai mund ta bënte këtë: “Ne kemi akumuluar dije e përvojë me anije të vogla kozmike më shumë se rusët me anijet më të madha hapësinore,” komunikoi ai në një konferencë shtypi.

Ndonëse në fillim mbizotëronte skepticizëm edhe tek disa pilotë të fluturimeve të provave, NASA avanconte me projektet e saj të fluturimeve në hapësirë. “Inxhinierët përpiqen të më bindin, se sa mirë është, që të vendosës një kapsullë në majën e raketës,” kujton astronauti  Walter Schirra. “Unë u thoja: Në asnjë mënyrë! Merrni ndonjë idiot, që në cirk kalëron mbi një predhë topi, por jo mua. – Por ata përpiqeshin të më qetësonin mua – ‘Mos ke merak, ne fillimisht do të bëjmë fluturim prove me majmunë e shimpanze’. E unë i thoja vetes, larg që këtej, vërtetë unë nuk kisha besim.”

Por refuzimi fillestar i Schirras nuk mbajti gjatë. Ai mori pjesë në fluturimin e parë të shtatë astronautëve, që prezantoi NASA më 1959 për projektin Mercury.

Plot optimizëm astronautët dolën para shtypit. Por kur rekata e projektit Mercury u nis ndodhi një havari e rëndë. “Asnjeri prej nesh nuk kishte asistuar më parë në nisjen e një rakete. Ne astronautët e ardhshëm qendrojmë aty dhe shohim, se si raketa ngjitet në lartësinë 10.000 metra. Papritur ajo shpërthen, kujton Glenn, njëri nga shtatë astronautët e përzgjedhur. “Dukej si një bombë atomike dhe ne e pamë e menduam: Nesër duhet të flasim me inxhinierët.”

Juri Gagarin (picture-alliance/dpa)Juri Gagarin pak para nisjes më 12 prill 1961

Pak pas kësaj shoku i dytë: Më 12 prill 1961 Juri Gagarin fluturoi si i pari njeri në orbitën e Tokës. Sërish Bashkimi sovjetik kryesonte. “Ne dërguam shimpanzen ndërsa ata Juri Gagarin,” kujton Walter Schirra atë moment. “Ne ishim totalisht të shokuar.”

Kishte ardhur koha për sinjal të fortë politik. Ndërkohë president i SHBA ishte zgjedhur John F. Kennedy. Ashtu si edhe Eisenhower para tij, ai ishte me vullnet të fortë për t’ua kaluar sovjetikëve në teknologji, kur do të deklaronte: “Ky komb duhet të marrë përsipër ta arrijë përpara fundit të shekullit objektivin e vet, për të dërguar njeriun në Henë dhe për ta sjellë atë të sigurtë në Tokë.” Në një fjalim tjetër Kennedy e argumentoi besimin e tij: “Ne nuk e kemi zgjedhur Hënën, sepse ajo është e thjeshtë, për të shkuar atje, por pikërisht sepse mbërritja atje është e vështirë.”

Avantazhi i sovjetikëve në tkurrje

Kennedy mundi ta thotë këtë, sepse SHBA kundrejt Bashkimit Sovjetik në teknikën hapësinore kishte avancuar. Kur Alan Sheperd më 5 maj 1961 fluturoi si i pari amerikan në orbitë, kundrejt sovjetikëve ishin bërë hapa përpara dhe NASA kishte kaluar qartazi në kursin e avantazhit.

Në vitet pasuese u kryen dy herë  më shumë fluturime në hapësirë se sa Bashkimi Sovjetik. Megjithatë NASA u përball me një gotije të fortë prapaktheu kur më 1967 shpërtheu një raketë hapësinore gjatë një prove në tokë, e si pasojë tre astronautë gjetën vdekjen.

Ky aksident i ktheu 21 muaj pas përpjekjet për fluturimin e njeriut në hapësirë. Megjithatë NASA nuk hoqi dorë nga objektivi ambicioz për të realizuar fluturimin e parë rreth Hënës në tetor dhe në dhjetor 1968. Për herë të parë astronautët mundën të shohin anën e pasme të Tokës. “Në misionin Apollo 8 ne e kthyem anijen tonë kozmike dhe pamë për herë të parë anën tjetër të Hënës. Ajo ishte vetëm 60 milje poshtë nesh dhe ne ne shihnim nga dritarja si nxënës shkolle që shohin vitrinat e ëmbëltoreve,” kujton astronauti James Lovell. “Për një çast unë e harrova planin e fluturimit, ndërkohë që ne kalonim ngadalë përgjatë pjesës së poshtme të këtij krateri të lashtë.”

Zbarkimi me efekt mediatik

Që nga ky moment zbritja në Hënë ishte krahasuar me më parë një hap i vogël. Apollo 11 ishte i pari mision i zbarkimit. Astronauti Michael Collins qendroi në orbitë, pasi Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong me kapsulen e zbarkimit, të ashtuquajturën “Eagle” (shqiponja), u shkëputën prej raketës.

“Ka ngjarje në jetë, që njeriu nuk i harron kurrë. Zbritjen në Hënë, veçanërisht sekondat e fundit, nuk do t’i harroj kurrë,” kujton Gene Kranz. Ai ishte përgjegjës në tokë si drejtor i fluturimeve në qendrën e komandës së NASA-s në Houston. Kur ai përpiqej që ta vendoste kapsulën e zabrkimit të sigurtë në sipërfaqen e Hënës, u ndezën sinajlet e alarmit të një sërë kompjuterave. “E kur ekipazhi u vu menjëherë në punë – dy minuta përpara zbarkimit – për ne ishte e qartë, që ishte konsumuar më shumë karburant, ngasa ne e kishim planifikuar”, kujton Kranz.

Edhe kur zbarkimi u realizua me sukses më 20 korrik 1969, kur Armstrong dhe Aldrin për konfirmimim komunikuan “the Eagle has landed”, në Houston vazhdonte tensioni. “Asnjeri prej njerëzve në qendrën e komandimit nuk mund t’i ndiente emocionet”, vëren Kranz, “sepse ne ishim edhe në dy orët pasuese jashtë mase të preokupuar më punë – nonstop.”

Jo vetëm zbarkimi në Hënë, por edhe transmetimi drejtpërdrejt në televizion i fluturimeve kozmike ishte një risi. Interesi i shtypit ishte i jashtëzakonshëm. Mbi 2000 gazetarë ishin akredituar në Cape Canaveral dhe në Houston.

“Deri në atë moment televizioni ishte një ndër qëllimet tona, por jo  patjetër i nevojshëm,” thotë Kranz. Por që kjo funksionoi edhe në çastin vendimtar, kjo nuk ishte e vetëkuptueshme.

“Pasi ne zabrkuam me sukses, vlenin vetëm fotografitë. Unë mendoja, “po sikur të mos funksionojë televizioni!’ Nëse nuk funksionon tani, atëherë jam unë ai që do të mbetem përgjegjës, se nuk ka pasur fotografi nga Hëna!”

Por teknika funksionoi dhe miliona njerëz në mbarë botën panë se si Neil Armstrong, si njeriu i parë në botë, shkeli në Henë dhe tha fjalët e paharrueshme: “Ky është një hap i vogël për një njeri, por një arritje gjigande për njerëzimin”. /DW

princesha-diana.jpg
G. P.12:32 | 16/07/2019

Fëmijët gjithmonë thonë gjëra të bukura dhe për të qeshur, por këto dy vitet e fundit një 4-vjeçar ka thënë gjëra që ia ka turbulluar mendjen prindërve të tij. Sipas prezantuesit të Australian TV, David Campbell, djali i tij Billy mendon se është rimishërimi i Princeshës Diana dhe pretendon se kujton detaje nga jeta e saj.

Në një shkrim për “Stellar Magazine”, 45-vjeçari e përshkruan këtë ngjarje si një nga më të çuditshmet që ka përjetuar ndonjëherë. Ai thotë se djali i tij filloi të fliste fillimisht për princeshën e famshme në moshën dyvjeçare. Vogëlushi drejtonte gishtin në fotot e saj dhe thoshte: “Shikoni, jam unë kur isha princeshë”.

Pavarësisht se nuk i kishin mësuar asgjë mbi familjen mbretërore, Billy vazhdoi me komentet e çuditshme. Njëherë ai i tha prindërve se kishte një vëlla të quajtur John. Në fakt ky është vëllai i Princeshës Diana, i cili vdiq për para se ajo të lindte. Por më e çuditshmja ishte kur 4-vjeçari përmendi dy “djemtë”, William dhe Harry.

Sikur të mos mjaftonte, vogëlushi përshkroi edhe rezidencën e preferuar të princeshës, ndërtesë të cilën 4-vjeçari nuk e ka vizituar kurrë.

“Për një mikun tonë skocez, ai pretendoi se kur ishte Princeshë Diana shkonte në një kështjellë. Sipas tij kështjella kishte “njëbrirësh” dhe quhej Balmoral”, tha babai.

“Njëbrirëshi është kafsha kombëtare e Skocisë dhe ka nëpër mure, por si i di ai të gjitha këto?”, mësohet të jetë shprehur më tej David.

Por deklarata më shokuese e Billy-t është lidhet me aksidentin e Princeshës Diana.

“Lisa i tregoi një foto të Dianës. Billy tha: Jam unë princeshë. Pastaj një ditë sirenat erdhën dhe unë nuk isha më princeshë”, tregoi David.

Princeshë Diana u martua me Princin Charles dhe patën dy fëmijë së bashku. Ajo ndërroi jetë në një aksident tragjik në Paris më 31 gusht të 1997-s./abcnews.al

homo-sapien.jpg
G. P.11:35 | 14/07/2019

Gjendet homosapiensi më i vjetër i Euroazisë. Mbetjet fosile janë zbuluar në Greqi në vitet ’70 dhe vetëm tani është arritur të bëhet datimi i tyre. Ata rezultojnë të kenë jetuar 210 mijë vjet më parë në kontinentin tonë.

Bëhet fjalë për dy kafka të gjetura, të cilat i përkasin një njeriu neandertal dhe një homosapiensi, duke bërë kështu që kjo të jetë edhe prova më e vjetër e njeriut modern e gjetur ndonjëherë në Evropë. Ndërsa provat më të lashta të zbuluara të homosapiens i përkasin 300 mijë viteve më parë, në Marok.

Ky studim i fundit që është publikuar në revistën shkencore Nature, mund të rishkruajë historinë e njerëzimit, pasi vërteton se homosapiens ka udhëtuar jashtë Afrikës shumë kohë më parë nga sa mendohej deri më sot. Madje disa antropologë e paleontologë kanë hedhur edhe idenë se njeriu neandertal, të ketë mbërritur më pas në Evropë dhe më pas u zëvendësua gradualisht nga popullsi më modern se sapiensi i parë.

Klan Plus

thumbs_b_c_e81de4139b5ce95ac2dc8be9031b8001.jpg
Sej rie22:00 | 13/07/2019

Është zhdukur ishulli Zalzala Koh, i cili u shfaq në vitin 2013 pas një tërmeti shkatërrues në zonën e qytetit pakistanez Guadara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet satelitore më nuk shihet ishulli që u shfaq pas tërmetit me fuqi prej 7.7 ballë, i cili goditi Balochistan dhe Sindh, në jug të vendit.

Ishulli ishte me gjatësi prej 40 metrave, gjerësi 90 dhe lartësi 20 metra. Banorët e quajtën ishullin “Zalzala Koh”, që do të thotë Mali nga tërmeti.

Megjithatë, tani nga Instituti pakistanez për hulumtim të oqeanit (NIO) dhe NASA njoftuan se ishulli është zhdukur.

Asif Inam, ish-drejtor i NIO-s, deklaroi se nuk kanë pritur se ky lloj ishulli do të mbijetojë gjashtë vite.

Ai rikujtoi se pas tërmetit të vitit 1945 u shfaqën katër tërmete të tilla. Inam tha se në periudhën 1999-2013 u paraqitën edhe tre ishuj.

Ai konsideron se arsyeja për shfaqjen e këtyre ishujve në brigjet e Detit Arabik të Pakistanit është metani nën shtratin e detit./AA

thumbs_b_c_4f1a852ad76065a00bfe528b7ff866f6.jpg
Sej rie21:30 | 13/07/2019

Jahti me flamur të Maltës ankoroi tek kështjella në Bodrum, ndërsa dhe iu afrua portit për të ngarkuar karburant.

Elena Ambrosiadou, një biznesmene me origjinë greke, arriti në pushimoren turke Bodrum me jahtin e dytë më të shtrenjtë në botë Maltese Falcon, raporton Anadolu Agency (AA).

Jahti me flamur të Maltës ankoroi tek kështjella në Bodrum, ndërsa dhe iu afrua portit për të ngarkuar karburant.

Është një nga jahtet më të mëdha dhe më modern në botë. Jahti ka një gjatësi prej 88 dhe një gjerësi prej 12.5 metrash, ndërsa kushton 135 milionë euro dhe ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh të popullsisë vendase, por edhe të turistëve.

Mund të pranojë rreth 12 mysafirë, ndërsa në jaht gjenden edhe palestër, dhomë masazhi dhe kinema./AA

amphoras.jpg
nev ila18:48 | 12/07/2019

Një projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan, kanë bërë të mundur zbulimin e amforave në thellësitë e ujërave të Karaburunit.

Ndërkaq, sipas njoftimit thuhet se janë gjetur amfora të paktën 2500 vjeçare në brigjet e Shqipërisë. Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM tha se ka gjetur 22 amfora në shtratin e detit Jon, pranë Karaburunit.

Arkeologu Mateusz Polakoëski u shpreh se beson që amforat janë korinthiane dhe datojnë diku mes shekullit të 7-të dhe të 5-të para erës së re.

Zbulimi i këtyre amforave mund të çojë në gjetjen e mbetjeve të anijes që mendohet të jetë mbytur në këtë vend.

Që nga viti 2004, RPM ka bërë hartën në det të hapur të bregdetit në Shqipëri për anijet e vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.

Kjo sigurisht do të ishte një pikënisje e mrekullueshme për një program kombëtar rreth të cilit do të krijonte një muze dhe do të tregonte rolin kryesor të Shqipërisë në antikitet’, tha kryetari i këtij fondacioni James Goold.

Nëse gjenden mbetjet të kësaj natyre, ajo do ta vendosë këtë zbulim si anija më e hershme që ka lundruar përgjatë bregdetit shqiptar’, tha arkeologu Polakoëski.

James Goold, e konsideroi vendin si një nga më të rëndësishmit të të gjithë zbulimeve me një perspektivë historike dhe arkeologjike.

Ai gjithashtu tha se se do jetë e nevojshme kërkimi i mëtejshëm i zonës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono