Kulturë

vlcsnap-error234-1280x720.jpg
us er10:21 | 10/12/2017

Anxhela Peristeri dhe kënga e saj me titull “E çmendur” fitoi mbrëmë edicionin e 19 të “Këngës Magjike”, e cila mori edhe çmimin si vokali më i mirë femëror i këtij festivali.

Në vendin e dytë u rendit këngëtarja Elhaida Dani me këngën e titulluar “E ngrirë”. Dani fitoi edhe çmimin e kritikës. Për këngëtaren fituese të “Voice of Italy”, vleu mbrëmë shprehja “i mbyturi te mbyt”. Ajo deri në fund të votimit nga këngetaret renditej e para, por votat e kengetarit Franc Koruni, i renditur ndër vendet e fundit dhe që i dha zero pikë Elhaida Danit, bëri të mundur peërmbysjen e rezultatit dhe shpalljen fituese të këtij edicioni të Anxhela Peristerit, e cila denjësisht deri në ato momente renditej pas Danit.

Në vendin e tretë u rendit një tjetër zë i veçantë femëror. “Zhurme”, kënga e kënduar nga këngëtarja e re e talentuar Fifi, mori vlerësimet e jurisë dhe votat e vetë këngëtarëve. Fifi me këtë këngë rrëmbeu edhe çmimin e këngës hit. Mes çmimeve të tjera të rëndësishme ishte ai për vokalin më të mirë mashkullor fituar nga Mentor Haziri, best dance nga Alar Band, ndërsa çmimi i artistit më të pëlqyer i shkoi Valon Shehut. Ai i duetit më të mirë i shkoi vëllezërve Endri dhe Stefi Prifti, ndërsa çmimi TV Klan i shkoi këngëtares Xhesika Polo, e cila në këtë festival garoi me këngën “Jetën ma fal”. Çmimi “Çesk Zadeja” iu dha blerina Brakës me këngën “Lamtumirë dashuri”, ndërsa ai i produksionit “Jon music” iu dha Klinti Çollakut me këngën “Mua s’më gjen”./abcnews.al

vlcsnap-error090-1280x719.jpg
us er16:43 | 08/12/2017

Me në fund është mësuar se piktura më e shtrenjtë në botë, “Salvator Mundi”, e shitur vetëm një muaj më parë, tashmë i përket një princi arab. Ky i fundit ka vendosur që ta ekspozojë pikturën e Leondardo Da Vinçit në muzeun e ri të Luvrit që është hapur në Abu Dabi.

“Salvator Mundi”, piktura më e shtrenjtë në botë e shitur në ankand këtë nëntor për më shumë se 430 milionë dollarë do të ekspozohet në muzeumin e ri të Luvrit të hapur në Abu Dabi.
Një goditje marketingu e paparë që u bë e mundur nga një princ saudit. “Salvator Mundi arriti në Luvrin e Abu Dhabi,” shkroi ne Tuiter ky institucion, pa specifikuar identitetin e pronarit të pikturës.

“Urime”, shkroi në tuiter edhe shtëpia e ankandit Christie, e cila organizoi shitjen në Nju Jork të pikturës “Salvator Mundi”. Kjo shitje theu rekordin për pikturën më të shtrenjtë në botë, të mbajtur që nga viti 2015 nga “Gratë e Algjerit” të Pablo Picasso.
Pas ketij ankandi pati plot spekulime në lidhje me identitetin e blerësit të pikturës të shitur nga miliarderi rus Dmitry Rybolovlev. Ky i fundit e kishte blerë në vitin 2013 për 127.3 milion, një çmim që ishte gjykuar i mbivlerësuar.

Pas shitjes se “Salvator Mundit” media të ndryshme thanë fillimisht se ishin dy kompani investimi, të cilat e kishin blerë punimin e Da Vinçit duke vepruar si pjesë e një marrëveshjeje financiare me disa muze të mëdhenj. Dhe pas blerjes u fol se do të ishte rishitur ose do të merrej me qira në muze, veçanërisht në Azi dhe Lindjen e Mesme.
Por ishte New York Times që shkroi se blerësi ishte nje princ saudit, i afërm i princit trashegimtar të kurorës, princit Mohammed bin Salman. Rreth tij ka shumë pak informacione pasi nuk njihet si koleksionist. Bleresi konsiderohet se është një ndër sipërmarrësit më të rinj nga Arabia Saudite i përfshirë në bizneset e telekomunikacionit, pasurive të patundshme, energjisë dhe riciklimit.
Kjo pikturë ishte i vetmi punim nga Leonardo da Vinçi që ende i përkiste një koleksioni privat, pasi të gjitha të tjerat jane pronë e muzeve.
Historia e kësaj vepre e cila është në përmasat 65 cm me 45, e punuar rreth viteve 1500 nga Leonardo da Vinçi, është e denjë për një roman. Disa ekspertë besojnë se ajo mund të jetë urdhëruar nga Gjykata e Francës dhe se më vonë ishte pronë e mbretërve të Anglisë.

Pas rishfaqjes së saj në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ajo ka qenë për shumë kohë e konsideruar si puna e një bashkëkohësi të Leonardo da Vinçit. “Salvator Mundi u shit për 45 paund në Sotheby në vitin 1958. Vetëm në vitin 2005 ajo u vërtetua zyrtarisht se ishte punim i “Leonardo”-s,
Që nga inaugurimi i saj, Louvre i Abu Dabit kishte në muret e saj një tjetër pikturë nga Leonardo da Vinçi, portret i nje dame i njohur me se shumti si “La Bele Feronièr” portet i huazuar nga Luvrit i Parisit që u prezantua si ylli i muzeut të ri. Ne hapjen e Abu Dabit, u ekzpozuan Gjithsej 300 vepra te huazuara nga 13 muze franceze, përfshirë autoportretin e Vincent Van Gogh.

Kostoja e ndërtimit të muzeut te luvrit ne Abu Dabi, e projektuar nga arkitekti Jean Nouvel, fillimisht ishte 600 milionë euro, por objekti pati vonesa te shumta duke shtrenjtuar faturen. Projekti bazohet në një marrëveshje bashkëpunimi për një periudhë 30 vjeçare mes muzeut të luvrit të Parisit dhe atij të Abu Dabit. Vetëm nga koncesioni i emrit të Luvrit deri në vitin 2037 në Muzeun e Parisit do të arkëtohen 400 milionë euro./abcnews.al

vlcsnap-error481-1280x720.jpg
us er16:18 | 08/12/2017

Mes emocionesh, notash humori dha batutash u përmbyll edhe nata e dytë e Këngës Mgjike edicioni i 19. Ju ftojmë të ndiqni një material të zgjeruar ku këngëtarët pas kuintash rrëfejnë emocionet para dhe pas interpretimit. Tashmë 20 finalistët do të performojnë në natën finale, e cila do të mbahet mbrëmjen e së shtunës në 20:15 në Pallatin e Koncerteve./abcnews.al

vlcsnap-error001-1280x720.jpg
us er15:48 | 07/12/2017

Mes 10 autorëve dhe përkthyesve pretendentë për çmimet  kombëtare të Letërsisë që ndahen nga Ministria e Kulturës për veprën letrare më të mirë dhe për veprën më të mirë përkthyer në vitin 2016, juria shpall  fitues Idlir Azizaj me veprën origjinale “Shekspiriotët” dhe Diana Kastrati, për përkthimin nga gjuha italiane për romanin “Kanali i Musolinit” të Antionio Pennacchi-t. Përzgjedhjet e veprave fituese j  u bë nga juria e kryesuar nga Primo Shllaku, me anëtarë Flutura Açkën, Elsa Demon, Bajram Karabollin dhe Lisander Kola./abcnews.al

vlcsnap-error420-1280x720.jpg
us er10:46 | 07/12/2017

Edicioni i 19-të i Këngës Magjike  startoi mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin e Koncerteve nën një skenografi shumë ngjyrëshe e ku performuan live 25 artistët e natës së parë gjysmëfinaliste . Ardit  Gjebrea gjithnjë surprizon , kësaj here së bashku me shoëmenin në bashkëprezantim u shfaqën plot hijeshi edhe Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla. Por krahas prezantimit të këngëtarëve live , nuk munguan edhe notat e humorit nga Bes Kallaku dhe Erion Isai.  Në mbrëmjen e parë u prezantuan  Lind Islami – Problemi, Mishela Rrapo  – E doja s’e doja, Alar Band – Leni ojnat, Rovena Stefa – Veç një jetë, Xhesika Polo – Jetën ma fal, Çiljeta Xhilaga – Hajmali, Gjergj Leka – Ndryshojmë, Mentor Haziri – Plagë në zemër, Anxhela Peristeri – E çmendur. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme do të performojnë edhe 25 këngëtarë të tjerë .19 këngëtar  vip dhe 9 artiste të rinj./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error028-1280x719.jpg
us er17:24 | 06/12/2017

Komedia “Boeing Boeing” e autorit Mark Kamoleti me regji te Kiço Londos, çel Festivalin e Teatrit Francez në Tiranë. Projekti vjen si bashkëpunim i Ambasadës Franceze në Tiranë dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Qëllimi i tij është krijimi i lëvizjes teatrore në bazë të rajoneve./abcnews.al

vlcsnap-error365-1280x720.jpg
us er16:43 | 05/12/2017

Mbrëmjen e së mërkurës, në Pallatin e Koncerteve starton edicioni i 19 i festivalit Kënga Magjike. Për 3 netë, këngëtarë big dhe talente të reja do të përformojnë në skenë. Producenti Ardit Gjebrea thotë se do të ketë shumë surpriza, në dy netët gjysëmfinale dhe në finalen e madhe./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono