Kryesore

harun-celik-turku.jpg
Autor E10:56 | 21/01/2020

Zbardhet urdhri i dëbimit të mësuesit turk Harun Ccelik më datë 1 janar, kur të gjithë po festonin Vitin e Ri.

Abc News ka siguruar dokumentin ku Drejtoria e Emigracionit ka urdhëruar dëbimin e menjëhershëm të tij në drejtim të Turqisë duke mos i dhënë as edhe 24 orë kohë për të apeluar vendimin.

Në dokument shkruhet: Afati për largimin nga territori o ditë!

Dokumenti është mjaft kontradiktor ndërkohë ç’ka konfirmon shkeljet e rënda të kryera nga shteti shqiptar.

Ndërkohë që në pikën e parë vendoset që ai të largohet brenda ditës, më poshtë shkruhet se ka të drejt ta apelojë vendimin sipas ligjeve në fuqi.

Kjo tregon se policia shqiptare e ka patur me mjaft ngut nxjerrjen e tij nga Shqipëria duke mos i dhënë asnjë mundësi apelimi apo që vendimi të merret vesh nga media dhe opinioni publik.

Lexo edhe: VIDEO/ “Aziiill”, “aziiil”: Thirrje rrëqethëse të Harun Çelik nga brenda makinës së policisë teksa nisej për në Turqi

Gazetarja Glidona Daci thekson se urdhri i dëbimit ka mjaft pasaktësi dhe shkelje ligjore.

Ne kemi publikuar një video ku ai kërkon azil më zë të lartë ç’ka hedh poshtë çdo pretendim se ai nuk ka kërkuar azil.

Në urdhër dëbimi shihet edhe firma e tij pasi mënyra e nënshkrimit të tij është e paqartë pasi ai kërkonte azil.

Kur do ta bënte Harun Ccelik ankimimin kur ai duhej të nxirrej menjëherë nga Shqipëria“, raporton gazetarja.

Dokumenti konfirmon shkeljen e ligjit nga Shqipëria. Në lidhje me këtë kanë reaguar organizmat ndërkombëtare, ndërsa eurodeputetja Ramona Strugariu është shprehur në një letër për kryeministrin Rama dhe presidentin Meta se respektimi i të drejtave të njëriut përbën kusht për integrimin e vendit në BE.

Mediat turke raportuan se në dëbimin e tij u përfshinë edhe shërbimet sekrete turke, kurse ka dyshime të forta se gjithçka ndodhi pas një marrëveshjeje politike mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Ankarasë. /abcnews.al

d-2-600x360-1.png
Autor E10:42 | 21/01/2020

Musli Morina, 20-vjeçari shqiptar nga Kosova i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij Erion Morina, i të njëjtës moshë që ndodhi natën mes 16 dhe 17 janarit në Calcio të Bergamos në Itali mbetet në burg.

Gjatë marrjes në pyetje që ndodhi mëngjesin e djeshëm, Musli Morina, nën asistimin e avokatit Giovanni Migliorati, pranoi se e kishte goditur viktimën, por gjithashtu shtoi se e bëri atë për ta mbrojtur veten nga një sulm.

Në origjinën e sherrit mes kushërinjve, që më pas degjeneroi në vrasje, raportohet se qëndron çështja ekonomike.

Mediat italiane raportojnë se shkak për këtë vrasje ishin 50 ose 100 euro që Erioni i kishte huazuar kushëririt të tij, transmeton Klan Kosova.

Ata ishin në lokal kur filluan të grinden. Të rinjtë kishin marrë drogë, sipas rrëfimit të Musliut. Grindja vazhdoi në rrugë: ishte ora 1.30 dhe vendi ishte gati të mbyllej.

Bazuar në pamjet e kamerave Musliu në banakun e barit e kishte marrë një gotë me të cilën e kishte goditur Erionin në kokë . U përfol edhe për praninë e një thike si armë vrasjeje, por për momentin nuk është gjetur.

Sipas versionit të tij, Musliu e kishte zënë paniku dhe e ka transportuar trupin e kushëririt të tij, i cili ende nuk kishte vdekur, në Naviglio duke e hedhur në lumë ku dyshohet se edhe ka ndërruar jetë.

tafciu-1280x720.jpg
Autor E09:43 | 21/01/2020

Policia ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se e nxorri në pritë Vilson Tafçiun mbrëmjen e djeshme, i cili më pas u vra me tre plumba në gjoks.

Burime bëjnë me dije se i shpallur në kërkim është një i njohur i Taffciut me inicialet N.D, i cili e nxorri nga lokali mbrëmjen e djeshme.

Policia e ka identifikuar atë përmes dëshmive të personave që ndodheshin në lokal duke shkuar më pas në banesë për të marrë dëshminë e tij.

N.D nuk është gjendur në banesë dhe nuk ka gjurmë të tijat duke bërë që policia ta shpallë në kërkim. /abcnews.al

vilsontafciu-1280x720.jpg
R D09:27 | 21/01/2020

Policia e Tiranës ka mbledhur një numër të madh provash dhe dëshmish në vendin e ngjarjes për të zbuluar autorët e vrasjes së mbrëmshme në Astir. Vilson (Tafciu) Noka 28-vjeç ishte në shoqërinë e dy mikeshave të tij në një bar buzë rrugës kryesore në Unazë të Re (Astir) kur u thirr nga një person që besohet se kishte njohje personale me të. 28-vjeçari doli jashtë bashkë me personin në fjalë dhe pak minuta më pas u qëllua me 3 plumba pistolete.
E nxorri në pritë, policia shpall në kërkim shokun e Vilson Tafçiut

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një pistoletë TT që nuk dihet ende nëse i përket autorit apo viktimës. Ka sekuestruar edhe një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët. Deri më tani mendohet se kanë qenë dy persona, njëri që e ka nxjerr në pritë dhe tjetri që e ka qëlluar me pistoletë në rrugicën e errët anash lokalit.

Po kështu policia ka sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi ngjarja por edhe të lokaleve të tjera përreth zonës. Po kaq ka marrë dëshminë e vajzave që ishin në tavolinë ne Nokën si dhe të persona të tjerë që ishin në lokal.

Gazetari Andi Qosja raportoi mëngjesin e sotëm për Abc News se nuk ka qenë një konflikt i çastit, por një vrasje e mirëorganizuar.

“Janë siguruar një numër i madh i kamerave të sigurisë. Deri më tani ka një person të dyshuar”, raporton Qosja.

Tafçiu ka pasur një të shkuar kriminale, dyshohet i përfshirë në trafiqe droge, si heroinë dhe marijuanë ndaj edhe është deportuar nga Franca.

Grupi hetimor është fokusuar në të shkaurën e viktimës për të shkuar tek autorët e mundshëm të krimit. Gjithashtu janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës pistoleta dhe prova të tjera të gjetura në vendngjarje. Për zbardhen e kësaj ngjarje përpos komisariatit nr. 6 është angazhuar dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës.

Vilsoni ishte klient i rregullt i këtij lokali thanë dëshmitarët në komisariatin nr. 6, është thirrur nga një person me të cilin besohet se pa patur njohje personale. Sipas dëshmitarëve nuk ka patur tension apo konflikt fizik mes tyre. Vilsoni është ngritur qetësisht nga bari, ka dalë nga dera e pasme dhe pas pak minutash është qëlluar për vdekje me 3 plumba psitolete.

Bazuar në dëshmitë policia ka bërë një identikit të personit që e ka nxjerrë në pritë Vilson Nokën. Sakaq do të analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë./abcnews.al

durresi-2-1280x720.jpg
Autor E09:23 | 21/01/2020

Policia e Durrësit arrestoi dje një 18 vjeçar pasi u denoncua nga një e mitur për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, ndërsa janë zbuluar deklaratat e të rinjve para oficerëve të policisë gjyqësore.

Të rinjtë ishin njohur përmes rrjetit sociale Instagram dhe kishin lënë të takoheshin në një kafe për të vijuar raportin mes tyre. Pas kafesë të rinjtë kanë shkuar në një vend tjetër, dhe pikërisht ky është momenti që 16 vjeçarja pretendon se është përdhunuar nga i riu.

“Më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale. Unë e refuzova, me argumentin se sapo ishim njohur dhe nuk isha gati për këtë hap. Në këtë moment, ai veproi forcërisht”, ka treguar 16-vjeçarja në denoncimin e kryer me prindërit në Polici. Ndërkohë, pas denoncimit, 16-vjeçarja do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Ndërkohë, ky i fundit mohon akuzën duke thënë se bëhet fjalë për një hakmarrje nga ana e vajzës për shkak se nuk dëshironte ta vijonte lidhjen.

“Është e vërtetë që kemi pasur njohje prej disa ditësh. U njohëm nëpërmjet rrjeteve sociale, në ‘Instagram’.Pas disa ditësh komunikime, vendosëm të dilnim në kafe e të njiheshim nga afër. U takuam një ditë dhe që prej asaj dite nuk e kam takuar më. Unë vendosa që të mos e shtynim më tej lidhjen, pasi nuk më pëlqeu. Ndryshe më dukej nga ‘Instagram’-i dhe tjetër njeri nga afër. Kjo është e gjitha.

Ajo nuk e pranoi këtë fakt, madje edhe më kërcënonte. Mendova se do të ishte çështje kohe, por ajo e paska pasur seriozisht. Unë betohem që nuk kam abuzuar me të”, mësohet të këtë deklaruar 18-vjeçari, mbi të cilin rëndon akuza e përdhunimit. /abcnews.al

tafciu-1280x720.jpg
nev ila08:50 | 21/01/2020

Vilson Noka që njihej edhe me emrin Tafciu, 28 vjeç i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë nuk është i panjohur për policinë.

Sipas gazetarit të ABC News Andi Qosja, Vlison Tafciu (Noka) ka ikur nga Shqipëria  në 7 mars të 2018  në Francë.

Në 12 mars të 2018 e kanë arrestuar po në Francë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Pasi ka kryer 8 muaj burg, në 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca për në Shqipëri.

Ndërkohë policia ka njoftuar se viktima Vilson Tafciu (Noka), është qëlluar nga autorë ende të paidentifikuar me 3 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet gjithashtu se policia është duke hetuar në dy pista, në atë të së kaluarës së viktimës, por nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ardhur edhe për shkaqe xhelozie.

/abcnews.al

 

 

 

kosove-1.jpg
in a07:22 | 21/01/2020

Serbia dhe Kosova pritet të jenë të lidhura me linjë avioni pas më shumë se dy dekadash. Ky lajm u njoftua nga Berlini, pas ndërmjetësimit të ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenel, është pritur mirë edhe në Serbi.

Kompania operuese do të jetë Lufthansa gjermane dhe jo AirSerbia. Një marrëveshje mbi qëllimet është konfirmuar edhe nga ministria e ekonomisë, e cila ka firmosur marrëveshjen. Këtë hap e kanë përshëndetuyr zyrtarët amerikan, shumë ambassador dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së.

Ministrja e transportit në qeverinë serbe, Zorana Mihajllovic, ka thënë se rivendosja e linjës është një gjë pozitive.
Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në “Twitter” pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Duke iu falënderuar Ambasadorit Robert O’Brien dhe Ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar Trump në Twitter.

/abcnews.al

hahaha.jpg
nev ila22:10 | 20/01/2020

Mbrëmjen e sotme  një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Astirit”. Është qëlluar me armë zjarri një 28 vjeçar.

Siç raporton Andi Qosja për ABC News, bëhet fjalë për Vilson Tafciu, i cili në momentin e atentatit ka qenë i ulur në ambientet e një lokali, bashkë me miq të tij.

Sipas burimeve për ABC News viktima përdorte 2 mbiemra, Vilson Tafciu dhe (Noka).

Autorët kanë zgjedhur të thërrasin viktimën, jashtë ambienteve të lokalit, e më pas kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët janë larguar me një automjet tip Golf 6.

Mësohet se ka patur shumë persona në momentin kur ka ndodhur atentati ndaj 28 vjecarit. Viktima ishte me dy mikeshat e tij ne lokal, dhe është thirrur nga një i njohur jashtë. Duket se ngjarja ka qenë e mirëmenduar, pasi ka qenë një i njohur që e ka thirrur.

Miqtë dhe dëshmitarë të shumtë tashmë janë shoqëruar në komisariatin nr. 6, për të dhënë dëshminë e tyre, ndërkohë njoftohet se është gjetur arma e krimit në vendngjarje, një pistoletë TT.

28-vjeçari është qëlluar me tre plumba duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Teksa ka ngritur pikat e kontrollit, policia është duke hetuar në dy pista, atë të kaluarës së viktimës, por nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ardhur edhe për shkaqe xhelozie.

/abcnews.al

hahaha.jpg
ger ta21:15 | 20/01/2020

Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e “Astirit” në kryeqytet, në një rrugicë, në afërsi të një lokali.

Blutë sqarojnë se fillimisht është plagosur me armë zjarri shtetasi rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Gazetari Andi Qosja bën me dije se viktima është identifikuar si Vilson Tafciu.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet. Po ashtu janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Lajmi në përditësim…

aksidenti-pogradec-3.jpeg
nev ila20:54 | 20/01/2020

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “tuneli panoramik” në hyrje të qytetit.

Mësohet se nga përplasja kokë më kokë e 2 automjeteve tip mercedes-benz, kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Burime nga bluzat e bardha, thonë për ABC News, se të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ata kanë marrë dëmtime të shumta në trup, dhe 3 prej të plagosurve ndodhen në reanimacion.

Policia po punon për sqarimin, dhe rrethanat që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono