Intervista

blerina-gjylametiiii.jpg
G. P.23:00 | 01/07/2019

Muajt e verës e presin në një proces reflektimi Partinë Socialiste pas zgjedhjeve lokale të 2019-s. Blerina Gjylameti theksoi këtë të enjte në studion e ABC News se strukturat drejtuese të Partisë Socialiste do të kalojnë në një fazë analize të brendshme si në aspektin e organizmit, por edhe të qasjes me palët e tjera politike. Ajo deklaroi se PS do të vazhdojë punën për të përfunduar draftin për reformën zgjedhore.

“Do hyjmë në procese reflektimi. Ne kemi treguar që nga 2013, së paku që kur unë jam angazhuar në strukturat drejtuese që pas çdo procesi zgjedhor hyjmë në një fazë reflektimi dhe analize të brendshme qoftë në pjesën e organizimit po ashtu dhe të qasjes që kemi me pjesën tjetër të politikës apo dhe opozitën.

Mendoj që është një moment shumë i rëndësishëm meqenëse jemi në kuadër të zgjedhjeve për të adresuar disa problematika që tashmë zvarriten prej vitesh sepse shikojmë nga ana tjetër nuk ka një vullnet për t’i adresuar. Kështu që për këtë pjesë do të vazhdojmë me shumë këmbëngulje që të arrijmë të përfundojmë të themi draftin për reformën zgjedhore”, tha Gjylameti.

Pikërisht për këtë reformë do duhet edhe vota e Partisë Demokratike, gjë të cilën Gjylameti e pranoi përballë gazetares Mirela Milori. Për këtë arsye, tha ajo, edhe opozita jashtë parlamentit ka vendin e saj në komisionin për reformën zgjedhore./abcnews.al,

blerina-gjylameti-1-1280x611.jpg
nev ila22:42 | 01/07/2019

E ftuara në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori, mbrëmjen e sotme ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. E pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si e komentonte raportin paraprak të ODIHR ditën e sotme, në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, Gjylameti tha se duhet pritur raporti përfundimtar ku do të shihen më qartë edhe problematikat në këto zgjedhje.

Mirela Milori: Odri Glover ka qenë tepër e kujdesshme në këtë raport, por fjalia e parë duket se përmbledh gjithçka, “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit, u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit”, cili është komenti juaj?

Blerina Gjylameti: Komenti i parë është që duhet të presim raportin përfundimtar për të patur gjithë problematikat që ka patur gjatë ditës së zgjedhjeve, po ashtu edhe për procesin përgatitor në mënyrë të tillë që të gjitha këto probleme të adresohen. Ajo që për mua vlen, është fakti që prej vitesh tashmë ne kemi një komision të reformës zgjedhore, ku diskutojmë adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it të zgjedhjeve të fundit në Shqipëri dhe gjithmonë shohim se kemi të njëjtin ngërc që më pas u transmetua edhe në ngërcin e përgjithshëm politik, sikundër është ai i mungesës së opozitës në parlament dhe besoj se do të duhet që ky rezultat zgjedhor dhe një analizë edhe për pjesën se si është mbajtur procesi, po ashtu leximi me shumë kujdes i rekomandimit të OSBE/ODIHR, duhet të na çojë në uljen sëbashku edhe me opozitën, qoftë parlamentare qoftë asaj jashtë parlamentare për të përfunduar njëherë e mirë reformën zgjedhore. Mendoj që është e vetmja mënyrë për të adresuar problematikën.

Mirela Milori: Mendoni se ky raport është goditës për ju dhe për PD?

Blerina Gjylameti: Ka një element që ne do duhet të presim raportin përfundimtar. Ajo që vlen të theksohet është se si reflekton një forcë politike ndaj vëzhguesve të huaj dhe se si atyo adresohen më pas me veprime konkrete. Në rastin që flasim mendoj që një klimë e tejnxehur politike, një muaj gati afërsisht, sjell që edhe faza përgatitore për procesin zgjedhor për ditën e zgjedhjeve, të ishte në një trysni të vazhdueshme, sepse kur shikon se mungon njëra pale dhe nga ky aspekt është pjesa e balancave që mund të ruhet. Po të shikojmë në raport thuhet se Partia Socialiste u angazhua për organizimin e gjithë procesit pavarësisht se pala tjetër vendosi të mos hyjë në proces. Jam e bindur që ne do të ishim shumë herë më të lumtur që ne të kishim Partinë Demokratike, LSI, me përfaqësuesit e tyre për të patur një garë shumë herë më të fortë./abcnews.al

blerina-gjylameti.jpg
G. P.22:37 | 01/07/2019

Deklaratat e opozitës se votat janë manipuluar me 30 Qershor, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti i konsideron si alibi për të mbuluar përgjigjen që i dhanë qytetarët me pjesëmarrjen e tyre në votime.

Gjylameti sqaroi në ABC News se të dhënat zyrtare në lidhje me pjesëmarrjen vieën pas përfundimit të votimit, ku dorëzohet procesverbali nga qendrat e votimit. Ajo theksoi se duhet pritur për rezultatet përfundimtare dhe raportin e OSBE/ODHIR për të shikuar nëse ka problematika që duhen adresuar.

“Alibia e PD për të treguar parregullsi në procesin zgjedhor është thjesht për të mbuluar atë lloj përgjigje që qytetarët shqiptarë i dhanë dje me pjesëmarrjen e tyre. Ju i transmetuat dje në media se si ishin radhët për të votuar pavarësisht të gjithë klimës së krijuar në një muaj tashmë. Edhe nëse shikojmë qoftë nga KQZ po edhe daljet e shpeshta të përfaqësuesve të KQZ-së flitet për shifra paraprake. Ne që jemi marrë me proceset zgjedhore e dimë që në momentin që merret procesverbali nga qendra e votimi ajo jep shifrën ekzakte.

Më parë ato janë të gjitha të marra në mënyrë operative, nëpërmjet telefonit ku japin pjesëmarrjen. Mjafton të shikojmë si janë procesverbalet, sa është numri i pjesëmarrësve, sa është rezultati që ka marrë kandidati i PS, apo PS për të kuptuar që është një lloj alibie për të mohuar përgjigjen e qytetarëve.

Nuk është gabim njerëzor. KQZ që nga zëdhënësja deri te kryetari folën për shifra paraprake dhe shifrat që ata diskutuan dje ishin shifra të orës 18:00 ndërkohë që  procesi i votimit përfundon në orën 19:00. Kur vijnë procesverbalet e qendrave të votimit janë ato që tregojnë shifrat reale. Ka elementë sigurie të procesit zgjedhor të cilët tregojnë nëse ka pasur ose jo ndonjë problematike.

Unë në mënyrë absolute nuk e besoj, e refuzoj të mendoj që të ketë një gjë të tillë. Në ndryshimet që kemi bërë edhe në 2017 edhe në ato që kemi propozuar tani ashpërsimi i masave bëjnë që të gjithë të angazhuar për një proces me standardet më të larta. Presim përsëri që të dalin rezultatet përfundimtare dhe po ashtu raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR për të kuptuar nëse ka pasur problematike dhe sesi duhen adresuar ato”, tha Gjylameti gjatë një bisede me gazetaren Mirela Milori.  /abcnews.al

arbjan-mazniku-1.jpg
G. P.19:01 | 01/07/2019

“Fokusi jonë është të bëjmë atë që është puna jonë”. Ishte ky reagimi i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku këtë të hënë pasi u pyet se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese i shpall zgjedhjet e pavlefshme. Ai ishte i ftuar në studion e ABC News ku tha se puna e Bashkisë së Tiranës nuk është të gjykojnë vendimet e mundshme të gjykatave apo të institucioneve të tjera.

“Ne kemi fituar zgjedhjet dje me një vlerësim shumë të madh nga ana e qytetarëve. Fokusi jonë nga tani e tutje është që të bëjmë atë që është puna jonë. Puna jonë nuk është të gjykojmë as vendimet e mundshme të një gjykatë apo një tjetër, një institucioni apo një tjetre.

Puna jonë nga sot për katër vitet e ardhshme është që të zgjidhim problemet e qytetarëve tanë, probleme shumë jetike për qytetin dhe të bëjmë atë që është detyra jonë, kur aktorë që janë jashtë nesh marrin vendime cilado qofshin ato në ato moment duhet të thoshim si do sillemi karshi atyre vendimeve.

Nuk besoj se është kohë e çuar dëm që të fillojmë të përgatitemi, apo mendohemi mbi paramendimin e mundshëm ndodh kjo apo jo. Nuk na del dita dhe ora për t’u marrë me problemet që qyteti ka që të harxhojmë kohën me teori institucionesh. Detyra jonë është një dhe e thjeshtë dhe është që mandati i qytetarëve që na dhanë dje është të merremi me problemet e qytetit dhe me këtë do të merremi”, tha Mazniku./abcnews.al

arbjan-mazniku.jpg
G. P.18:37 | 01/07/2019

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, opozita nuk ka treguar asnjë fakt gjatë ditës së diel në lidhje me manipulimete e votave siç pretendojnë. Gjatë një bisede në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi, Mazniku mori parasysh raportin e OSBE/ODHIR, sipas të cilit kanë vlerësuar votimet si të mira në 94% të zonave.

“Po të kemi parasysh atë që tha sot vlerësimi i OSBE/ODHIR-it, thanë që në më shumë se 94% të zonave që ata kanë vlerësuar votimet ishin të vlerësuara si të mira me probleme të vogla. Ishin të tjerat, problemet e vogla që ata kishin parë dhe jo të tilla që mund të cenonin thelbësisht procesin. Padyshim që në një situatë ku njëra palë është prezente potencialisht mund të ketë probleme, por ju e keni ndjekur në mënyrë të detajuar gjatë gjithë ditës. Sot nuk është më si para 11-20 vjetësh dhe çdo njeri me telefon në dorë është një reporter i lajmeve dhe çdo person mund të raportonte probleme të tilla. Ne kemi dëgjuar fjalë, por besoj se gjatë ditës së djeshme nuk kemi parë asnjë fakt nga opozita që tregonte për probleme thelbësore me ditën e zgjedhjeve”, tha Mazniku.

Mazniku sqaroi gjithashtu edhe pse në disa bashki, sipas të dhënave të KQZ rezultojnë më shumë vota të hedhura sesa numri i qytetarëve votues. Sipas tij, numri zyrtar shikohet kur përfundon votimi dhe merret numri i votuesve nga procesverbalet e qendrave të votimeve.

“Nuk ekziston një disproporcion i tillë. Ajo që ka ndodhur është që KQZ siç e ka thënë disa herë në fakt. Thoshte që këto të dhëna po merren në mënyrë telefonike nga KZAZ dhe KZAZ kontaktonte me telefon nga qendrat e votimit. Në momentin kur mblidhen gjatë kohës që ndodh dita numri i votuesve është pak si ushtrim që quhet telefoni kinez. Një njeri në KZAZ merr çdo njeri në qendrat e votimit, mblidhen numrat dhe në mënyrë sistematike është raportuar nga KZAZ që këto janë të dhëna paraprake janë të dhëna që mund të kenë gabime. Të dhënat formale për pjesëmarrjen merren nga procesverbalet e qendrave të votimit, kur raportohen në KZAZ. Kur shkohet në KZAZ thuhet edhe sa ka qenë numri i njerëzve që kanë votuar dhe nuk lëviz aty me të dhënat që kam unë, nuk ka problematika në lëvizje të numrave”, tha Mazniku./abcnews.al

ervin-bushati-1280x723.jpg
nev ila23:25 | 30/06/2019

Ervin Bushati ka qenë një nga të ftuarit në mbrëmjen e sotme në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi. Si deputet i partisë socialiste Z. Bushati komentoi procesin zgjedhor të ditës së sotme, reagimin e Partisë Demokratike gjithashtu ai ndau mendimin e tij se këto zgjedhje ishin më të mirat e realizuara ndonjëherë pasi nuk u shënua asnjë problematikë apo incident.

Ervin Bushati: Pushteti merret me vote dhe lihet me votë. Politika shqiptare pas 1 korrikut do jetë më e përgjegjshme. Mendoj se do vënë mend me këtë disfatë politike që pësoi.

Juli Xhokaxhi: Këto zgjedhje kanë shumë ndryshime, në ndryshim nga herët e tjera nuk flasim për mundësinë se kush ka fituar. Ka një betejë për shifrat për pjesëmarrje. KQZ flet për 21 % të votuesve ndërkohë PD thotë se pjesëmarrja ka qenë 15 %, si e komentoni?

Ervin Bushati: Sot e kam parë dhe kështu është gjithmonë. Opozita nuk ka qenë koherente në qëndrimet e saj. Është më mirë që ka një vendim demokratik për të vazhduar përpara pavarësisht pjesëmarrjes. Opozita duhet të thotë ose i njohin zgjedhjet ose manipulohen. E kanë humbur edhe llogjikën. Po të ishin të manipuluara do e kishim 80 % pjesëmarrjen. Nuk janë më as koherentë.

Juli Xhokaxhi: A ka gjasa që OSBE të mos i certifikojë këto zgjedhje?

Ervin Bushati: Do ti certifikojë mendoj, se nuk kanë se pse të mos i certifikojnë, zgjedhjet shkuan të qeta. Çfarë e bëri Z. Basha që nga molotovët të shkonin te sazet? Shumë mirë që nuk bënë dhunë sepse e paskan dëgjuar shumë mirë paralajmërimin e SHBA. Amerika BE, KE mendojnë që Basha e ka gabim, ndërsa Basha thotë se e ka mirë. Ani cili nuk është në rregull këtu?

Juli Xhokaxhi: Për cfarë i shërbeu Shqipërisë ky proces pa garë?

Ervin Bushati: Opozita bëri një gabim të pafalshëm që ne s’kemi të drejtë ta falim. Këtë kosto që PD i dha politikës dhe shoqërisë nuk ka për ta bërë më asnjë parti politike. Zgjedhjet nuk i merr dot peng. Ky precedent s’ka për të ndodhur më në asnjë vend. Partitë politike kanë marrë një mësim të mirë në këto zgjedhje. Shqiptarët i vunë kufirin të thana. Shmangëm precedentin.

Juli Xhokaxhi: Do i shkoni deri në fund shkarkimit të Ilir Metës?

Ervin Bushati: Ne kemi marrë një nisëm, nuk ka president që të anullojë zgjedhjet dhe të shkelë kushtetutën. AI vendim që kemi marrë është vendimi i duhur.

Juli Xhokaxhi: Rama tha që duke filluar nga Korriku pret nga opozita të tërhqiet dhe më pas të ulet në dialog, si e komentoni?

Ervin Bushati: Basha ka një situatë që do ketë zhvillime më pas, do gjejë argumenta dhe do gjejë kauza të reja sic ka bërë deri tani të cilat nuk kanë mbajtur.

Juli Xhokaxhi: Është premtuar nga mazhoranca se gjykata kushtetuese do të ngrihet shpejt, në rast se Gjykata kushtetuese do të marrë vendimin pro asaj që thotë Z. Meta cfarë ndodh?

Ervin Bushati: Reforma është e paprecedentë. Patjetër që kjo u bë që të respektohet shteti ligjor. Gjykata Kushtetuese do ketë mbi tavolinën e vet 2-3 dosje të rëndësishme, 1 për presidentin, 1 per zgjedhjet. Ndihem krenar për këtë ditë të sotme. Nuk pati asnjë incident dhe treguan se janë qytetarë evropian./abcnews.al

mentor-kikia-1280x720.jpg
nev ila19:17 | 30/06/2019

Mentor Kikia ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori. Kikia dha opinionin e tij në lidhje me zgjedhjet lokale ditën e sotme. I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si u duk nën këndvështrimin e tij ky proces, Kikia tha se zgjedhjet kanë qenë më të qetat që nga periudha e komunizmit.

Mentor Kikia: Absolutisht e qetë. Përkundër paralajmërimeve para një jave apo të një skenari të mundshëm të opozitës e cila ishte përbetuar që do ti pamundësonte me të gjitha mënyrat zgjedhjet, rënia e këtij skenari coi në një betejë tërësisht demokratike ku njëra palë bëri thirrje për pjesëmartrje, njëra palë bëri thirrje për bojkot dhe ndërkohë u konsumua një ditë më se e zakonshme. Ajo që ka ndodhur më parë në proceset e mëparshme zgjedhore në Shqipëri sot nuk kishte pse të ndodhte sepse rivalë nuk kishte, kundërshtarë nuk kishte. të gjithë mendonin njësoj.

Mirela Milori: Si e shihni këtë tërheqje të opozitës?

Mentor Kikia: Dita e sotme e votimeve nuk duhet parë e shkëputur nga gjithë konteksti. Votimet ishin një hallkë e atij zinxhiri që ka filluar me aksionin e madh politik të opozitës për të përfunduar sdihet se ku dhe kur. Ishte një lloj kufiri që opozita i kishte caktuar vetvetes për ta zhbërë si proces, ja ka arritur deri diku me mospjesëmarrjen. Ka një realitet që duhet konsideruar fuqishëm për të parë përtej asaj që shohim në rrugë dhe në atë qetësi. Nuk ishte vetë PD që hoqi dorë nga skenaret e dhunshme për të penguar zgjedhjet por diktati i ndërkombëtarëve.

SHBA-të vunë veton, këmbëngulën dhe urdhëruan bërjen e zgjedhjeve në 30 qershor, urdhëruan opozitën që të heqë dorë nga skenari i dhunës, ky paralajmërim i bërë në mënyrë sistematike, javën e fundit erdhi në formën e ultimatumit. Ishte Z. Palmer që konfirmoi paralajmërinmin që ishte dhënë./abcnews.al

 

bare-1-1280x720.jpg
G. P.18:40 | 30/06/2019

Sipas deputetit të Partisë Socialiste Besnik Bare nuk ka asnjë mundësi që faktori ndërkombëtar të mos i njohë zgjedhjet. Pasi u pyet nga gazetarja Mirela Milori në lidhje me lëtë çështje, ai deklaroi se partnerët e huaj e kanë mbështetur dhe kanë marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve.

Mirela Milori: Nëse faktori ndërkombëtar nuk i njeh këto zgjedhje?

Besnik Bare: Nuk ka asnjë mundësi që ajo të mos i njohë sepse ajo i ka mbështetur dhe praktikisht ka marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve. Janë 1500 vëzhgues, janë 250 vëzhgues nga OSBE/ODHIR. Është vetë përfaqësuesja e Departamentit të Shtetit në Shqipëri që shkon dhe investigon, monitoron gjithçka që ka ndodhur. Në këto rrethana kur shikon një proces normal dhe ata e dinë arsyen pse ne nuk kemi kundërshtarë unë nuk e dyshoj që ata do e njohin.  

Ndërkohë nëse Gjykata Kushtetuese e shikon të paligjshëm procesin zgjedhor të 30 Qershorit, Besnik Bare tha se Partia Socialiste do ta respektojë vendimin e saj./abcnews.al

valbona-sakollari-1-1280x723.jpg
nev ila17:59 | 28/06/2019

E ftuar në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi pasditen e sotme ishte e ftuar kandidatja e Bindjes Demokratike për Bashkinë Durrës, në zgjedhjet lokale 30 qershorit, znj. Valbona Sakollari.

E pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi për planin që ka Bindja Demokratike në menaxhimin e qytetit por jo vetëm, Sakollari tha se përqasja e Bindjes në projektet që do të ndikojnë në qytetin e Durrësit vitet që pasojnë, është marrja e opinionit publik dhe qytetarëve nëpërmjet referendumeve lokale.

“Ajo që është bërë është vështirë që të zhbëhet dhe kjo është një katrahurë, katastrofë. Durrësi ka betonizuar 2500 vjet historinë në një sekondë, për hir të biznesit të dikujt që sa do të ketë kushtuar nuk mund të kushtojë 3000 vjet histori njerëzimi. Përqasja ime në këto lloj projektesh, sepse jam e bindur që qyteti është dinamik dhe duhet të zhvillohet, pra projektet që do të ndikojnë Durrësin e pas 30 apo më shumë viteve, unë do kërkoj të marr opinionin e publikut dhe të qytetarëve nepërmjet referendumeve. Mendoj që është një risi për projektet të qenësishme për të shpalosur 2 apo 3 alternativa. Mendoj që qytetarët Durrsakë janë shumë të mençur dhe shumë fisnikë e dinë të bëjnë diferencën. Këto referendume të diskutuara me grupe interesi kur ti ke tërhequr mendimin e specialistëve patjetër që do të gjenerojnë një produkt më të mirë”, tha Sakollari./abcnews.al

blerina-gjyameti.jpg
G. P.17:02 | 28/06/2019

“Fenomeni i shitblerjes në Shqipëri nuk është një fenomen as që ka lindur me PS në pushtet, aq që është shumëfishuar me PS në pushtet”.

Kështu deklaroi këtë të premte deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Ajo ishte e ftuar studion e ABC News dhe tha se rezultati në Dibër krahasuar me vitin 2016 dhe 2017 ka ardhur në rritje.

Blerina Gjylameti: Nuk kam qenë drejtuese, kam qenë pjesë e shtabit si sekretare e koordinimit elektoral. Unë e kam në përshkrimin e punës time që të jem kudo për sa i përket ngritjes së strukturave të koordinimit elektoral në Shqipëri dhe po ashtu kam qenë në Dibër gjatë gjithë kohës. Mjafton të shikojmë rezultatin në Dibër të 2016-s dhe më pas të shikojmë thellimin e rezultatit të 2017-s për të kuptuar që nuk ka ndryshuar rezultati për shkak të ndonjë fenomeni tek-tuk të ndonjë shitblerje votash.

Juli Xhokaxhi: Realisht thjesht një fenomen tek-tuk ishte zonja Gjylameti?

Blerina Gjylameti: Po të shikojmë që nga njësitë administrative qytet, njësitë administrative ish-komunat e dikurshme që i janë bashkuar bashkisë së madhe Dibër, po të shikojmë rezultatin mjafton për të kuptuar që nuk është një çështje fenomeni shitblerje. Nëse kjo ka të bëjë në 2016-n po në 2017-n? Askush nga ne nuk ka qenë në Dibër, por rezultati është shtuar me 3100 vota përafërsisht./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono