Foto galeri

15634214-7213669-image-a-10_1562253544018.jpg
Sej rie19:15 | 04/07/2019

Shoqe prej 20 vitesh, por kaq nuk mjafton që 7 shoqe të tregojnë se sa të lidhura janë më njëra-tjetrën. 7 gra nga Kina kanë vendosur ta “kurorëzojnë” shoqërinë e tyre të mirë me një shtëpi të përbashkët.

Ideja kishte filluar me një shaka në vitin 2008, por fantazia u bë realitet pas 10 vitesh pra në vitin 2018, kur 7 gratë blerë dhe restauruan një shtëpi sipas shijeve të tyre.

Ato me pak fjalë e shndërruan ndërtesën në shtëpinë e tyre të ëndrrave, në të cilën kanë plan të qëndrojnë për pushime por jo vetëm. Nga foto ndërtesa ngjan më shumë si një rezidencë sesa shtëpi, pasi ka hapësirë të bollshme për shoqet e ngushta. Gratë kanë dëshirë të qëndrojnë bashkë në atë shtëpi madhështore kur të jenë në moshë të thyer. “Epo shoqëri e mirë në ditë të vështira”, thotë një shprehje popullore./abcnews.al

15632460-7213699-Going_to_the_chapel_The_star_pulled_her_brunette_tresses_into_a_-a-19_1562249913844.jpg
Sej rie18:45 | 04/07/2019

Katharine McPhee i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me producentin e muzikës David Foster 69-vjeç. Ceremonia e damës së tyre u mbajt javën që lamë pas në Angli. Të mërkurën në mbrëmje aktorja ndau disa fotografi në llogarinë e saj Instagram.

Bukuroshja 35-vjeçare shkëlqeu e  veshur me  fustanin e bardhë.  Fotot e publikuara së fundmi tregojnë se pas martesë çifti ka udhëtuar drejt Italisë për të shijuar muajin e mjalti. Fotografitë së pari janë bërë publike nga prestigjiozja Vogue./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

The most perfect day with the most perfect husband. 💕

A post shared by Katharine Foster (@katharinemcphee) on

 

15407632-7195165-The_black_skimmer_picks_up_a_cigarette_butt_thinking_it_is_food_-a-17_1561800327420.jpg
Sej rie16:30 | 29/06/2019

Një ambietalist ka publikuar foto mbresëlënëse kur zogu i detit nënë mundohet të ushqejë të voglin e saj. Fotot janë shkrepur në një plazh në Florida.

Karen Mason, i bëri fotot mahnitëse dhe njëkohësit tronditëse gjatë pushimeve në Florida. Imazhet kanë fiksuar momentin kur zogu nënë po ushqen të voglin e saj me një bisht cigareje. Zogu i vogël më pas largohet me bishtin e cigares ne sqep.

Karen: “Nuk e di nëse zogu e ka ngrënë bishtin e cigares.  Unë shpresoj të mos ketë ngordhur. Të gjitha plazhet në Florida janë të mbushur me njerëz, kështu që ata duhet të përpiqen dhe të bashkëjetojnë me ne dhe plehrat tona”./abcnews.al

15379572-7192729-image-m-36_1561733706983.jpg
Sej rie16:15 | 29/06/2019

Një nënë në Oklahoma është vënë në pranga pasi kishte lënë djalin e saj 14-muajsh në makinë, ndërsa jashtë temperaturat ishin shumë të larta.

Nëna e vogëlushit kishte hyrë në lokal për të konsumuar pije, kur policia e ndaloi pasi kishte lënë makinën të parkuar në autostradë.

Zyrtarët panë që djali po lëvizte në pjesën e përparme të makinës dhe po qante. Ai ishte lënë në automjet për rreth 20 minuta.

24-vjeçarja Gretchen Markovics, nëna e djalit, akuzohet se i ka vënë në rrezik jetën fëmijës dhe po mbahet në burgun e Qarkut Tulsa.

Ajo i tha policisë se mendonte se në makinë nuk bënte nxehtë dhe ndaj kishte hyrë në lokal për të pirë./abcnews.al

AcropolisGTP.jpg
nev ila17:49 | 25/06/2019

Greqia synon të arrijë një rekord të ri turistësh këtë sezon veror. Sektori i turizmit vazhdon të jetë lokomotiva e rritjes ekonomike të shtetit helen, duke përbërë 12 për qind të prodhimit të brendshëm dhe më shumë se gjysmën e vendeve të punës.

Greqia pret këtë vit të shënojë rekord të rri në numrin e turistëve të huaj. Optimizmi bazohet në statistikat e vitit të kaluar, kur 33 milionë turistë shpenzuan në Greqi 16,4 miliardë euro. Një pjesë e këtyre turistëve vijnë nga Shqipëria, thotë Antonis Seretis, pronar i një zyre turistike në Athinë.

“Kemi një numër të vogël turistësh që preferojnë t’i kalojnë pushimet në ishujt grekë. Janë të shumtë ata që vijnë me makinat e tyre dhe pastaj marrin tragetin për në ishullin e destinacionit. Ka të tjerë që prenotojnë nëpërmjet zyrave turistike në Shqipëri, ashtu sikurse ka një pjesë që prenotojnë direkt nga interneti”, tha Antonis Seretis.

Edhe pse u godit mjaft rëndë në fillimet e krizës së thellë dhjetëvjeçare të Greqisë, turizmi arriti të mbijetonte. Dhe jo vetëm kaq, por është bërë lokomotiva e vetme që e mban në lëvizje ekonominë greke. Të ardhurat nga turizmi përfaqësojnë rreth 12 % të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. Më shumë se gjysma e vendeve të punës në Greqi kanë lidhje direkte apo indirekte me sektorin e turizmit.

Elementët kryesorë të ofertës turistike të Greqisë janë deti dhe dielli. Por vitet e fundit janë bërë dhe mjaft investime, kryesisht në ndërtimin e hoteleve superluksozë. Vetëm për 2018-n investimet në fushën e turizmit e kaluan vlerën 5 miliardë euro. Megjithatë, në disa ishuj si Mykonos apo Santorini, mbipopullimi ka arritur nivele kritike, thotë biznesmeni Seretis. Kjo ka sjellë si rezultat që një numër i konsiderueshëm grekësh t’i kalojnë jashtë Greqisë pushimet e tyre. Por a mundet që kjo situatë të shfrytëzohet, me qëllim që një pjesë e turistëve të destinuar për Greqinë, të shkojë në vendet fqinje?

“Kam përshtypjen që po të bëhen fushatat e nevojshme publicitare edhe nga vendet fqinje, ka shumë mundësi që turistë të cilët vijnë nga larg, të vizitojnë edhe vendet fqinje. Sepse edhe vendet fqinje kanë zona interesante, ku turisti do të dëshironte të shkonte…” tha Seretis./ABC News Albania 24/7

hysajjj.jpg
G. P.09:59 | 23/06/2019

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i dha fund beqarisë mbrëmjen e së shtunës. Në një ceremoni madhështore në kalanë e Rozafës në Shkodër, ai celebroi dashurinë me miss-in Fiorenza Lekstakaj.

Kanë qenë rreth 500 të ftuar, mes tyre personazhe VIP, por edhe lojtarë të tjerë të kombëtares shqiptare si Armando Sadiku, Bekim Balaj, Odise Roshi, Sokol Cikalleshi, Andi Lila etj.

Në disa video të publikuar nga këta të fundit, duket se atmosfera në dasmën e çiftit Hysaj ka qenë shumë e bukur dhe elektrizuese, ku nuk kanë munguar edhe motivet popullore shqiptare.

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj dhe Fiorenza Lekstakaj janë prindër edhe të një djali të vogël./abcnews.al

policia-2.jpg
G. P.09:32 | 17/06/2019

Një e moshuar është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër në Vlorë. Sipas policisë, viktima kishte dalë herët në bregdet dhe ishin pushuesit ata që gjetën trupin e pajetë.

Autoambulanca ka shkuar me shpejtësi për t’i dhënë ndihmën gruas, por pa rezultat. Ajo është Shoha Q. 79 vjeçe banore e qytetit të Vlorës. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa po hetohet për zbardhjen e tyre./ABC News Albania 24/7

jeta.jpg
Sej rie11:30 | 12/06/2019

Drejtësia britanike ka dënuar më me shumë se 60-vjet burg 9 shqiptarë, pjesë e një bande që merrej me shitje e lëndës narkotike. Banda drejtohej nga Nelson Aliaj, i ndihmuar nga Ervis Dervishi, Izmir Basha dhe Alfred Gashi. Anëtarët e bandës ishin në dispozicion të banoreve për 24 orë, ku mjaftonte një telefona dhe ata menjëherë ishin pas derës së klientëve. Grupi e kryente shërbimin në formën e një call center-i dhe numri ku klientët bënin porosinë ishte ’24 / 7 ‘ në qytetin e Kentit.  Prokurori i çështjes Simon Taylor, ka hedhur akuza të forta ndaj shqiptarëve duke thënë lidhur me rastin: “Gjithmonë gjysmë grami, gjithnjë kokainë, gjithmonë 40 paundë, gjithmonë tregtarë shqiptarë dhe gjithmonë ‘Tunbridge Wells’. Sipas hetime ata kishin arritur të dorëzonin 1.500 porosi në një javë vetëm në Korrik të vitit të kaluar, ku fituan së paku 60.000 dollarë.  Më tej bëhet e ditur se porositë bëheshin gjithmonë nga i njëjtin qytet. Policia i kishte kapur në flagrancë anëtarët e grupit dhe ata ishin shprehur se po e blinin dhe nuk po  shisnin lëndën narkotike. Një anëtar i bandës ishte filmuar duke i hedhur para një këngëtareje në një klub nate, ndërsa një tjetër duke lëvizur me Range Rover  e tij. Kur u arrestuan, një nga burrat kishte një sasi të kokaine me vlerë prej 2,000 euro dhe një tjetër kishte një sasi kokaine me vlerë 8,000 euro./abcnews.al

Shqiptarët e dënuar janë:

Nelson Aliaj, 28 vjeç, u dënua me 15 vjet
Rigels Hadashaj, 20 vjeç, u dënua me 7 vjet
Izmir Basha, 24 vjeç, u dënua me 7 vjet
Ervis Dervishi, 23 vjeç u dënua me 6 vket e 9 muaj burg
Fatos Metalia, 24 vjeç u dënua me 4 vjet
Arsid Mataj, u dënua me 3 vjet burg
Arlind Palushi, 19 vjeç u dënua me 6 vjet e 9 muaj
Alfred Gashi, 19 vjeç u dënua me 6 vjet e 9 muaj
Marius Kuci, 24 vjeç u dënua me 4 vjet
IMG-20190611-WA0010.jpg
ent ela12:40 | 11/06/2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon në kufi dhe kthen mbrapa në Serbi mbi 20 tone lëngje frutash shumë pranë datës së skadimit, që nuk kishin siguri për konsumatorët.

Për të njëjtat shkaqe u kthye në kufi edhe një ngarkesë me pije energjike që vinte nga Rumania me vend origjine Austrinë.

AKU bllokoi gjithashtu në portin e Durrësit një ngarkesë prej 21 ton kripë, produkt me origjinë nga Gjermania i cili nuk përmbante në etiketë të dhënat kryesore, sidomos për jodin. Ky produkt gjithashtu u dergua ne vendin e origjines.

Të njëjtin urdhër dha Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  edhe për një sasi 2,7 tone kripe që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte mangësi në dokumentacionin ligjor shoqërues./ABC News Albania 24/7

shi-ankara-933x445.jpg
ent ela22:44 | 09/06/2019

Rreth 2 orë reshje të dendura shiu kanë mjaftuar për të përmbytur shumë lagje në kryeqytetin turk, Ankara, pasditen e kësaj të diele.

Sipas agjencisë së lajmeve “DHA”, një grua ka humbur jetën nga përmbytjet. Dëmet materiale ndërkohë llogariten tepër të mëdha.

Qindra makina janë mbuluar nga uji në rrugë dhe garazhe. Uji i reshjeve të dendura të shiut ka vërshuar edhe në shumë dyqane, magazina e punishte duke shkaktuar dëme të shumta.

Banorë të shumtë janë përpjekur të largojnë makinat e tyre nga zonat me ujë duke i shtyrë. Të bllokuar në rrugë kanë mbetur edhe shumë autobusë të bashkisë.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono