Thumb

EMISIONI-THUMB-2-MARS.mpg_snapshot_11.21-1280x720.jpg
ent ela17:53 | 02/03/2019

Këngëtari Mateus Frroku ka lançuar në Thumb projektin e tij më të ri muzokor në bahskëpunim me Three dots dhe Flori Mumajezin. “Pa këmbë në tokë” titullohet kënga më e re e Frrokut, që i dedikohet ndarjes. Por ai thotë që kjo këngë nuk i është dedikuar një personi të veçantë, ndërsa pranon se ka kënduar edhe për gjërat që ka kaluar në jetë.

Ai ka rrëfyer për Thumb se si ka humbur 38 kg për një vit, me palestër, ecje dhe kujdes në ushqim. ai thotë s e vetëm me palestër nuk do kishte këtë rezualtat që ka tani. i pyetur se mos kia bërë operacion ai thekson se ka pasur frikë, pasi nuk e lejonte familja. Frroku thotë se priste më shumë nga vajzat pas dobësimit.

“ Jo ndonjë gjë e madhe, prisja më shumë”.

I pyetur se si i duket ndryshimi, ai thotë se nuk  e urren Mateusin e dikurshëm.

/abcnews.al

enxhi-1280x681.jpg
G. P.20:00 | 23/02/2019

E ftuar në emisionin “Thumb” Einxhel Shkira ka guxuar të reagojë duke u shprehur se “demtë e showbizit shqiptar janë më pjeshka seç duhet”. Ajo e ka bërë këtë deklaratë teska u pyet nga Fatma dhe Aulona nëse i kanë dërguar ndonjëherë mesazhe djemtë e showbizit.

“Po, ka ndodhur edhe para se të merresha me televizion. Por ka një problem me meshkujt tonë të showbizit se u pëlqen vetja më shumë se çduhet. Por duhet të dinë se kur ke një femër që ka aq shumë vetëbesim dhe ndihet aq ferëmë, pavarësit se unë sillem pak si djal, por e ndjej vetëm shumë femër. Unë nuk e pranoj kurrsesi që mashkulli që kam në krah të bëjë pjeshkën, kur se bëj kur nuk e bëj unë pjeshkën. Janë këta që kanë marrë këtë famën që të gjithë femrta i duan , vdes pas tyre dhe mendojnë se edhe ti do vdesësh. Por jeta jote vazhdon dhe nuk të intereson fare ekzistenca e tij. Dhe ata flasin për vetën sa të mirë ndihen, sa të bukur janë, sa të zgjuar janë, sa seksi janë etj”./abcnews.al

evi-1280x742.jpg
G. P.18:52 | 23/02/2019

Evi Reçi e cila është prezantuese e emisionit të pasdites në Vizion + e ftuar në “Thumb”, ka folur për konkurrencën që ka me Rudina Magjistarin dhe Bieta Sulon. E pyetur nga Aulona nëse e  tremb ky fak ajo është shprehur se në fillim e kishte menduar përballjen.

 “Bietën e njoh personalisht por me Rudinën nuk njihemi dhe kam qenë shumë vite më parë e ftuar te Rudia, por kohët e fundit nuk kam qenë. Më kanë thënë në fillimiet e këtij viti por nuk kam preferuar të dal për shkak se nuk kisha gjë për të thënë, vetëm për këtë gjë sepse unë kam shumë respekt për punën e saj. Lajmi i mirë është se unë jam një orës pas, mbarojnë ato emisionet e filloj unë. Por nuk mund të them që nuk e kam menduar. Thash mos jam përballë, si do t’ia dal?! Por secila në të vertetë bën një punë të veçantë, por konkurrenca ekziston dhe mjafton të jetë konstruktive dhe jo armiqësore”.

E pyetur e cilën  nga ata të dyja ka pas ndjekur më shumë është shprehur:  “Të dyja i kam ndjekur për kuriozitet”./abcnews.al

gjergj-1-1280x685.jpg
G. P.18:22 | 23/02/2019

Muzika që ngre peshë publikun është rroku. Për të, ajo është flakë e brendshme që shkrihet me tingujt e shpirtit. Gjergj Kaçinari, një nga këngëtarët më të dashur për publikun ishte i ftuar në emisionin “Thumb”. Ai  është shprehur se Kitaristin e Bon Jovi-t e ka shok të ngushtë. Më tej është shprehur se do të bëjë një bashkëpunim me të.

“Një nga ato gjërat e çuditshme që thash më parë që mora çantën dhe ika, aty ka qenë edhe takimi i parë me Kitaristin e Bon Jovi-t dhe pastaj kemi bërë koncertet në Gjermani, në Slloveni, në Gjermani praprë dhe gjithashtu është pjesë e një kënge që unë nuk e kam nxjerrë akoma. Krijuam shoqëri që në momentin e parë që u njohëm dhe ishte sikur kishim vite që njiheshim. Dhe më të vërtetë është shoku im i vetëm i ngushtë momentalisht dhe çdo gjë e konsultoj me të”.

Ndër të tjera ai ka folur për këngën e tij që ka publikaur se fundimi si dhe projektet e tij. Ai tha se më datë 15 Mars do të publikojë një këngë të re./abcnews.al

ngjela-1280x675.jpg
ent ela20:45 | 16/02/2019

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisioni “Thumb” ku ka folur për librin e tij më të fundit “Hakmarrja e një gruaje”. Më tej ai ka folur, për flirtin, dashurinë dhe martesën.

Kur ka qenë hera e fundit kur je ulur në një bar vetëm dhe po pije diçka?

Ngjela: Po e bëj kur jam në meditim.

Flirton?

Ngjela: Ah pastaj, po filtrove është më mirë, është më bukur.

Të pëlqen flirtimi?

Ngjela: Flirtimi është baza qytetare. Mbese nuk flirtojnë dhe ata janë injorantët.

Por kur nuk të kthehet flirtimi?

Ngjela: Mërzitemi. Por po t’u kthye e merr atë erotikën. Problemi qëndron se nuk mund të flirtosh me gjithë botën. Ti mund ta gjesh biotipin kur flirton, pro ai është me një tjetër.

Gjithashtu Ngjela ka folur për dashurinë dhe martesën ku është shprehur se “martesa është një kontratë”.

Në gjithë këto vite nuk ka pasur një dashuri kaq të fortë sa të të çojë deri te kontrata?

Ngjela: Janë ca gjëra që janë personale. Dashuri të forte mund të kesh pasur, pro pranon apo nuk pranon martesë është filozofi.

Por çfarë të tremb?

Ngjela: Më mirë detyrohesh për prishjen e një dashurie pasi e ke konsumuar sesa një divorc.

E ke ndjerë ndonjëherë presionin e shoqërisë shqiptare, pasi martesën e ka të shenjtë?

Ngjela: Jo asnjëherë. Mua gjithkush më koncepton si i martuar. Një gazetare që më ka pyetur i kam thënë një gjë që xhentëlmeni nuk e tregon puthjen.

A ka më xhentëlmenë vërdallë?

Ngjela: Nuk e di kërkojeni. Dashuria konsumohet. Ka edhe që nuk konsumohen, por çifti duhet të realizojë biotipin e përbashkët. Të kesh biotip të përbashkët dashuria mund të shkojë deri në fund. Biotipi është që ke ndërtim biologjik të tipit të njëjtë./abcnews.al

JONA-1280x734.jpg
ent ela18:56 | 16/02/2019

Moderatorja Jona Spahiu ishte e ftuara e radhës në emisionin “Thumb”. Ajo ka folur për mungesën e të atit në ditën e dasmë.

“Nuk mendoj se do mi kishte lënë gjërat për atë ditë pasi ai ka qenë natyrë që ka punaur shumë fort me ne. Domethënë edhe nëse unë isha kjo vajza që kishte atë fjalorin e zgjeruar dhe fliste me fjalë të mëdhaja ishte për faj të atij njeriu. Se nëse gjithë verës kalamjat e tjerë dilnin jashtë dhe loznin unë duhej të lexoja dhe e kisha me numër të caktuar faqesh të gjërave që duhej të lexoja dhe madje t’i tregoja në darkë se çfarë kisha mësuar atë ditë. Ai ishte njeri që ka punuar gjithë jetën shumë me ne dhe nuk mendoj se diçka më shumë se lotët edhe pse ishte njeri shumë i fortë në dukje, lotët do t’i kishin rrëshkituar atë ditë. Dhe thjesht do më kishte bekuar dhe nuk besoj se do më thoshte diçka. Ai nuk e ka njohur Frenklin, por jam shumë e bindur se po ta njihte do ta donte shumë fare. Nuk e di pse ndodh që gocat të gjejnë tek partneri edhe një pjesë të steriotipit që kanë parë gjithë jetën në shtëpinë e tyre, që është babai dhe me mua ka ndodhur”./abcnews.al

muharerm-ahmeti-1280x661.jpg
ent ela18:12 | 16/02/2019

Këngëtari Muharrem Ahmeti ishte i ftuar në emisionin “Thumb” ku ka folur për këngën e tij të fundit. Ndër të tjera ai është shprehur se ka qenë i pari në Shqipëri që ka kënduar tallava. Por këngën e tij më të fundit e ka të stilit latin dhe sipas tij ia kanë pëlqyer fansat.

 “Mendova këtë, që të ndryshoja pak stil dhe mendova të futesha në stil latin, por nuk e dija se si do e prisnin fansat këtë projekt por deri tani jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që po shikoj ecjen e këngës dhe e kanë pritur shumë mirë. Por tekstin e këngës e ka shkruar Jorgo Papinxhi dhe në të ardhmen do të kemi bashkëpunime edhe më të mëdhaja, pse jo edhe në festivale. Por më duhet të realizoj edhe dy projekte të tjera të të njëjtit stil”.

Ku fitohen më shumë para në tallava apo në ndonjë rrymë tjetër?

“Kjo tallava që luhet sot pa ofendime ose pa ndonjë keqkuptim nuk është kjo tallavaja që Muharrem Ahmeti e ka prezantuar në Shqipëri dhe e ka shpik në Shqipëri. Tani është diçka më ndryshme dhe është shumë e prapambetur siç prezantohet sot vetëm me një ritëm ose vetëm me një takt dhe e performojnë të gjithë. Shumica e punëve që fiton janë dasmat dhe koncertet, por nuk është keq. Në fillim kur e kam prezantuar këtë lloj stili ishin të gjithë kundër meje. Por unë kam marrë shumë stile dhe shpika dhe bëra një stil të timin, do të thotë që nuk kopjova njeri”.

Kjo do të thotë që është rryma e Rremës, saktësisht?!

“Bravo. Saktë. Do të thotë se në atë kohë ishin të gjithë kundë meje, ndërsa sot të gjithë po hyjnë në këtë stil”.

A iu ka ngacmuar ndonjë fanse?

“Kam qenë në Australi në koncert dhe ishte një fansja ime aty që ajo më ndiqte që kur kam filluar unë të këndoj dhe po qante me të madhe dhe donte patjetër që të më takonte. Duke qarë më thoshte dua të dal në fotografi me ty dhe dua të puth një herë. Dhe i thashë si motër si të duash nuk e ka problem, por ajo mori një drejtim tjetër dhe i thash të lutem kaq. Nuk doja të merrja anë nnegative t’u thoja badigardëve ose diçka. Thjesht e mora për krahu e nxorra jashtë dhe i thash të rujtë Zoti dhe të jesh mirë”./abcnews.al

jonida-maliqi-1280x720.jpg
ent ela19:02 | 09/02/2019

Fituesja e Festivalit të RTSH Jonida Maliqi ka qenë e ftuara e fundit në barin e emisionit “Thumb” këtë të shtunë.  Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në maj të këtij viti me këngën “Ktheju Tokës”. Ajo ka rrëfyer se festivali Europian nuk ka qenë ambicia e saj, madje e ka pasur ankth.

“Kur më tha autorja e këngës që me këtë mund të shkojmë edhe në Eurovizion i thashë: Ej po shkojmë shumë larg, sepse për mua Eurovizoni nuk ka qenë kurrsesi ambicie, përkundrazi ka qenë një lloj ankthi duke paramenduar të gjithë kolegët ndër vite, duke menduar nëse ata nuk kualifikoheshin, këtu vendoseshin në tabelë qitjeje dhe thoja mjerë ata që po kthehen në aeroport tani dhe do dëgjojmë komente nga më të çuditshmet”.

Por do ta shijojë, e kanë pëlqyer dhe jam shumë e lumtur, të jap maksimumin”– ka përfunduar Jonida. /abcnews.al

Një tjetër personazh i ftuar në emisionin “Thumb” në ABC Neës ka qenë dhe këngëtari i njohur Lorenc Hasrama. Duke qenë se është prag Shën Valentini ai ka ngrënë një darkë romantike me gazetaren e “Thumb” ku dhe ka folur për shumë gjëra dhe karrierën.

“Olsi ka thënë bukur një gjë: Shqiptarët janë aq interesant sa ka arritur puna e thonë, kur u bë ky unë këtë e kam patur në klasë. ç’lidhje ka kjo!”– iu përgjigj ai njerëzve që flaisn negativisht.

Duke qenë se Lorenci po ngjit shumë shpejt shkallët e karrierës është pyetur nëse përveç njerëzve që e komplimentojnë ka dhe nga ata që flasin negativisht ose e shohin me inat.

I pyetur nëse e besdiste kjo gjë, Lorenci ka thënë: “Janë ata tipat që në atë kohë që ne punonim për këtë ditë, ata hanin fara, dëgjonin këto këngët me makina me naçu dhe kujtonin se ishte jeta reale!” /abcnews.al

dudushi-1280x720.jpg
ent ela18:35 | 09/02/2019

Moderatori i njohur Alban Dudushi ka rrëfyer këtë të shtunë në studion e “Thumb” në ABC News sesi reagoi pasi mori vesh për ardhjen e Blendi Fevziut në Top Channel.

“Nuk u gëzova por nuk pata këtë obobo po iki unë meqë erdhi ky. Ardhja e tij në Top Channel krijonte disa pyetje, të cilat unë ia bëra drejtorit, që cila është hapësira ime. Nuk u konkretizua kështu që nuk kishte kuptim të vazhdonim një bisedë”.

Prej një sezoni “Top Show”, programi që Albani drejton prej 15 vitesh në Top Channel trasmetohet vetëm 1 herë në javë ndryshe nga më parë kur ishte 3 herë, ndërsa bashkëshortja e tij tashmë është 5 ditë të javës në transmetim, si moderatore e porgramit të pasdites “Ftesë në 5”.

Aulona me Fatmën kanë pyetur nëse ai bëhet xheloz që Bieta është më prezente se ai në televizion.

“Për Bietën jo absolutisht. Natyrisht nuk isha po aq i lumtur që unë bëj një herë në javë emision, por kjo nuk kishte lidhje me Bietën. Janë dy projekte të ndryshme. Megjithatë kam më shumë kohë të rri me djalin. Kemi ndërruar rolet tani. E kam pas të nevojshme edhe unë të rri më tepër në shtëpi, të merrem me djalin”,- ka rrëfyer Albani.

“Top Show ka qenë përvojë e jashtëzakonshme. Nëse nuk do ishte punë që sjell kaq shumë satisfaksion nuk do të zgjaste kaq shumë. Duke qenë të gjithë njerëz egoist, natyrisht që jo të gjitha vendimet që merren unë i duatrokas dhe them që shumë mirë u bë kështu. Megjithatë vendimarrja natyrisht u takon atyre që drejtojnë televizionin. Por ama Top Shoë është një nga emisionet emblematike të televizionit, si “Portokalli” apo “Fiks Fare””– përfundoi ai.

EMISIONI-THUMB-9-SHKURT.mpg_snapshot_07.04-1280x720.jpg
ent ela18:21 | 09/02/2019

Mes personazheve të njohur “superkunji” i emisionit “Thumb” kërkoi këshilla për dobësimin. Dëgjoni disa nga përgjigjet e personazheve të njohur, ndërsa u pyetën për dobësimin nga seksi.

Eva Murati këshillon për konsumimin e ujit dhe palestrën, ndërsa për seksin thotë: Eh kjo mbetet për t’u parë

Agnesa Vuthaj sugjeron agjërimin si mënyrën më të mirë për dobësim, ndërsa për seksin shprehet se nuk ka fakte që  ndikon në dobësim. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono