Thumb

plagos-1280x718.jpg
Sej rie18:30 | 29/06/2019

Aktori Visjan Ukcenaj i ftuar në “Thumb” ka folur për një incident që i ka ndodhur në Teatër. Një koleg i tij e ka plagosur me thikë pa dashje gjatë një shfaqje.

“Në Teatër na kanë ndodhur probleme dhe aksidente. Mua më kanë plagosur me thikë në 2013 në Teatër. E kam shenjë. Kemi qenë në provë gjenerale dhe salla ishte pothuajse plot.  Ka qenë një shfaqje komedi e zezë edhe personazhi në fund i hidhej për tu vetëvrarë personazhit tjetër sepse ai rrinte me një thikë dhe nuk donte ta vriste. Skena e fundit ishte që do t’i hidhesha atij dhe ai do ta ulte dorën kur t’i hidhesha. Ai u tremb kur iu hodha dha ai ngriti pak dorën dhe unë ndjeva një pickim. Por unë vazhdova sepse kisha një monolog për të bërë dhe ndjeja një gjë të ftohtë .. vazhdova monologun dhe ai zgjati dy minuta. Sa mbaroi monologu hap këmishën dhe shikoj një njollë të madhe me gjak. Ma bënë me cigare, shkova e mjekova dhe piva ca lëngje dhe shpëtova”./abcnews.al

orgesa-1280x714.jpg
Sej rie17:45 | 29/06/2019

Përtej jetës së përditshme dhe profesionit si këngëtare, Orgesa Zaimi e ftuar në emisionin “Thumb” është shprehur se ndihmon shumë në kauza bamirësie edhe pse kolegët e bullizojnë.

Fatma: Je shprehur se ti je ndjerë e bullizuar nga kolegët. Na sqaro një herë e mirë se çfarë ke dashur të thuash me këtë gjë? Vjen kjo nga injoranca, nga të mos kuptuarit e asaj që ti bën, nga fakti që ri nuk pranon që të jesh komerciale. Si në çfarë kuptimi?  

Orgesa: Të gjitha këto që the ti. Unë në fakt nuk dua të mburrem asnjëherë për kauza të cilat i kam mbështetur deri më tani. Me dorë në zemër dua të them se nuk ka pse të mburret dikush për një gjë që bën. Në radhë të parë e bën për veten e vet, ndihet mirë dhe fiton diçka më shumë  sesa një vlerë monetare kur këndon për një kauzë të caktuar dhe kur ndihmon me këtë gjë.

Aulona: Mirë është të bëhet publike që të sensibilizohen edhe njerëzit e tjerë. 

Orgesa: Unë në fakt kam vite që i jam bashkuar fondacionit Dows Syndrome Albania dhe nisma e parë ishte miqësia që kisha me drejtoreshën e fondacionit dhe pastaj me vijimësinë e viteve dhe të përkrahjes u bëra më e madhe dhe bëra shumë shokë fëmijë, bëra një projekt për ata . Por kur ftoja kolegët e mi që mendoja se do të mendonin si unë njëri më tha ti je bërë si “Nënë Tereza e Skraparit”, ose je bëri si “bamirëse e madhe”. Aty patjetër që do ndjesh bullizëm. Ose në momentin që ti ruhesh kur i thua dikujt një projekt dhe ne fund i thua se është një projekt humanitar thotë “po jo se kam një punë unë” dhe më përpara nuk kishte kur  thashë që kam një projekt për ty. Kjo është  që ta sqarojmë dhe nuk ka ndonjë gjë më të thellë se kjo./abcnews.al

fotojaaa.jpg
Sej rie17:30 | 29/06/2019

E ftuar në emisioni “Thumb”, aktorja dhe modelja Emi Canaj ka folur për foton me të brendshme të shkrepur në një hotel në Tiranë, duke treguar të vërtetë që fshihet pas saj.

Kilda: Para disa kohësh ka dalë në media një foto një gocë bionde në një hotel në Tiranë që pretendohej të ishte ti?

Emi: Jo nuk kam qenë unë fare, fare, fare…

Kilda: Nuk ke qenë ti ëh?

Emi: Unë kam qenë dhe po ta pohoj kështu live dhe kam qenë në katin e 14 të hotelit dhe nuk e di kush me ka kapur, por gjithsesi mirë bëri. Unë kam qenë duke xhiruar një miniklip për një intimo. Po ta shikosh foton dallohet se është për një set fotografik edhe pse isha kapur nga të pasmet dhe çfarë nuk kishin thënë. E dashura e deputetit, një deputete që po bën një set fotografik…/abcnews.al

emmiii-1280x711.jpg
Sej rie17:15 | 29/06/2019

Një kapo bande në filmi shqiptaro-kinez, modelja dhe aktorja Emi Canaj e ftuar në “Thumb” flet për rolin e saj pas premierës së “Balkan Blood”.

“Balkan Blood” është një film fantastik që ua sugjeroj të gjithëve që ta shikoni. Ka qenë një sfidë brenda vetës sepse ka qenë fili i parë i zhanrit aksion. Unë jam në një rol dhe nuk jam gocë e mirë , jam në një rol të vështirë që për pjesën e Shqipërisë nuk është parë asnjëherë një femër e cila të jetë një kapo bande e fuqishme dhe një super-mafioze. Do ua sugjeroja ta shihni për vetë faktin se është hera e parë dhe është një bashkëpunim shqiptaro-kinez. Filmi është me tritra shqip dhe ne flasim aty gjuhën kineze. Është një super produksion që ka bërë edhe dublime. Ai xhirim është xhiruar në shqip dhe ne ishim disa aktorë që flisnim shqip. Kinezët me njeri – tjetrin flisnin gjuhën kineze. Gjuha e përbashkët që na lidhte ishte anglishtja”./abcnews.al

anna-lika.jpg
G. P.19:21 | 22/06/2019

Anna Lika ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”. Ajo është një ndër personazhet më karizmatikë dhe të këndshëm për publikun. Siç është bërë zakon në banakun e emisionit edhe Anna tregoi një histori kur ka qenë e dehur.

“Para shumë vitesh mbaj mend që njëherë nuk e di pse më dukej vetja sikur isha shumë e famshme, sikur isha deputete. Kisha pirë vetë, vodka pjepër dhe i kisha marrë dy shoqet dhe i thoja “shikoni si ju shoqëroj në shtëpi me eskortë”. Ato nuk e kuptonin dhe kujtonin se bëja shaka.

Nga mbrapa kishim një makinë policie se nuk kishim ndaluar një postbllok më përpara. Ata po na gjurmonin dhe unë mendoja se jam shumë e famshme. U thoja këtyre që “jeni me kryetaren këtu. Sa herë të doni, kur të doni”. Nuk u ktheva unë në realitet, thjesht na ndaloi një makinë policie përpara që na ndaloi dhe ne dolëm dhe thamë që nuk është makina jonë”, tha Anna./abcnews.al

anna.jpg
G. P.19:07 | 22/06/2019

Anna Lika ishte e ftuara e radhës në banakun e emisionit “Thumb”. Ajo njihet si një ndër personazhet më karizmatikë dhe të këndshëm të ekranit të televizori.

Ajo tregoi me humor se ndryshe nga mosha 20-vjeçare, tashmë që është 26 vjeç kërkon thjesht një njeri të mirë për të kaluar jetën. Dhe për këtë ka një arsye shumë të fortë. Sipas saj meshkujt kanë filluar të rrinë shumë me njëri-tjetrin.

Anna u pyet nga Aulona nëse i ka ndodhur që të ketë zbuluar ndonjëherë se djali që ka pasur qejf të ketë qenë gay.

“Po më ka ndodhur. Nuk jam zhgënjyer, u bëmë pastaj shumë shokë. Që të ndërronim fustane nuk arritëm, por ndonjë bluze, ndonjë xhinse dhe e ndërronim. Unë nuk e kam shprehur kurrë kur kam pasur dikë qejf. Kam një metodë timen: bëj sikur nuk i kam qejf. Dhe ata më vijnë vetë. Ky s’vinte. E pyeta pastaj: “A kam ndonjë gjë unë personalisht?”  Jo tha thjesht ke një gjë që s’më duhet mua. E mirë i thashë, të paktën s’është problem im”, tha duke qeshur Anna./abcnews.al

aulona-musta-dhe-rezarta-skifteri.jpg
G. P.18:20 | 22/06/2019

Rezarta Skifteri është një prej stilisteve më të njohura shqiptare. Ajo ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” përballë Fatma Haxhialiut dhe Aulona Mustës. Duke qenë se ajo vesh edhe personazhe të njohur publikë, stilistja u shpreh se ata janë më të thjeshtë se populli. Sipas saj, për shkak se ata shpesh paragjykohen nga publiku nuk e bëjnë këtë gjë tek njerëzit e thjeshtë.

“Njerëzit mendojnë gjithmonë që personazhet publikë janë tekanjozë, janë mendjemëdhenj, kanë jetën shumë të kollajshme, kanë të ardhura financiare, çdo gjë është perfekte, ndërkohë që unë u them se njerëzit publikë janë njerëz të thjeshtë, si ata. Thjesht i shohin me syrin e tyre ndryshe nga ekrani, ndryshe nga Instagrami. Njerëzit publikë janë akoma më të thjeshtë se populli. Sepse nëse populli ndonjëherë gjykojnë personazhet publikë nga shumë gjëra, personazhet publikë, duke e pasur këtë gjë në kurriz, nuk e bëjnë tek njerëzit e thjeshtë sepse janë rrahur nga kjo gjë që u thonë “shih si ishte veshur, si ishte, bërë, shkoi atje, bëri këtë”. Janë shumë të thjeshtë dhe shumë të dashur. Nuk e ke idenë se sa të mirë janë”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Rezarta rrëfeu gjatë emisionit se kanë qenë dy raste, ku është mërzitur me personazhet publike.

“Ka pasur dy raste. Një rast kur një personazh publik, i cili nuk kishte lënë orar vjen pa orar. Unë dua t’u shërbej të gjithëve, por kur kam dikë në orar nuk mund t’i them një tjetri që “shkëputu se ka ardhur personazhi dhe ti do presësh”. Unë i them personazhit “të lutem mos u mërzit, sa të mbaroj një gjë”. “Çfarë është kjo, unë s’mund të pres se nuk kam kohë”, tha. “Unë nuk është se s’dua, nuk kam ça me bo se është tjetra në radhë. Për shpirt ta kisha bërë”. U mërzit dhe iku. Unë nuk e mora në telefon. Nuk mori në telefon. Kaluan dy vjet, pas dy vjetësh erdhi sërish. Rasti tjetër është  një personazh që unë e dua shumë, por nuk do ta them emrin, e kam mikeshë, e cila është natyrë shumë e vështirë. Para se t’i bëhet veshja është mos duhet hequr, duhet shtuar, duhet vënë dhe gjatë provës ka gjithmonë frikë. Në telefon thotë “a ta lemë këtë veshjen tjetër”? Unë nuk i kthej asnjëherë përgjigje. Ajo e di këtë, por vazhdon prapë edhe pse më njeh në natyrë. Kur mbaron ia tregoj foton dhe më thotë “shpirti po vij ta marr””, tha stilistja./abcnews.al

cindy-marina.jpg
G. P.18:00 | 22/06/2019

Kurorën e Miss Universe Albania 2019 e mori një volejbolliste. Cindy Marina, shqiptarja e lindur dhe rritur në Amerikë, arriti të fitojë kompeticionin e bukurisë shqiptare. Ajo ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”.

Cindy tregoi se fitorja e Miss Universe e ka gëzuar dhe lumturuar pas punës që ka bërë për të arritur këtë sukses. Ajo rrëfeu se edhe pse ka lindur në Chicago dhe është rritur jashtë vendit ka dashur gjithnjë ta përfaqësojë Shqipërinë.

 “Edhe pse kam lindur jetoj jashtë unë jam shqiptare dhe ndihem se jam shqiptare. Që kur kam qenë e vogël, prindërit e mi më kanë mësuar mua dhe vëllezërve të mi për Shqipërinë. Ky është vendi im dhe kam dashur të vij të përfaqësoj vendin tim se e ndiej shumë atë dashurinë e Shqipërisë.

Unë nuk kam dashur me marr pjesë andej. Unë kisha shumë dashuri me ardh këtu me marrë pjesë se kam luajtur dhe me kombëtaren e volejbollit shqiptar dhe kam përfaqësuar Shqipërinë. Jam shumë krenare që jam shqiptare”, u shpreh Cindy.

Volejbolliste, Miss, por jo vetëm kaq. Cindy është vazhdon edhe shkollën për biznes. Ajo tregoi për “Thumb” se ka provuar shumë gjëra, por dëshiron që t’i mbajë të gjitha dyert hapur dhe më vonë të shikojë se çfarë i pëlqen më shumë./abcnews.al

fifi-1280x706.jpg
Sej rie00:15 | 16/06/2019

Portalet tashmë shkruan shumë për një marrëdhënie të mundshme mes këngëtares Fifi dhe Flori Mumajesit. E ftuar në emision “Thumb”, Fifi është pyetur nga Aulona mbi të vërtetën e këtyre thashethemeve.

Aulona: E di çfarë na intereson ne Fifi me thënë të drejtë, ti dhe Flori Mumajesi…

Fifi: Aman më këtë histori dashuri aman…

Aulona: Por ta bëjmë pak këtë pyetjes se fansat për këtë gjë flasin. Si lindi kjo gjë kështu dhe duket se ka ndodhur krejt rastësisht?

Fifi: E di garë pse nuk po ftoni Florin dhe t’iu tregojë.

Aulona: Do e pyesin edhe Florin po fol tani.

Fifi: Burrë e kam zemër çfarë ke tani?

Fatma: Kaq donim ne, faleminderit! Kur do vijë kënga si burrë dhe grua?/abcnews.al

zhupa-1280x717.jpg
Sej rie23:45 | 15/06/2019

Kush do mund ta zëvendësonte Xhemi Shehun në “Portokalli” nëse ajo supozojmë se vendos të largohet?

Kjo është pikërisht pyetja që Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiut i kanë bërë Delinda Dishës në emisionin “Thumb”.

Dy moderatoret mendojnë se ajo do të ishte personi i duhur që do e përballonte edhe moderimin edhe aktrimit brenda një spektakli humori si “Portokalli”.

“Në rast se Xhemi sezonin që vjen nuk është në Portokalli, do të bëjë diçka tjetër. Ty do të pëlqente të ishe në të njëjtën kohë edhe aktore dhe moderatore në Portokalli?”, e pyeti Aulona aktoren.

“Moderimin e bëj po thjesht për momentin jam shumë mirë aktore. Unë kam bërë shkollën për atë punë dhe e di shumë mirë si menaxhohet një format humori. Me modesti e them që e bëj shumë mirë po kështu si tani jam mirë”, tregoi aktorja./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono