Pressing

gerti-carcani.jpg
G. P.12:06 | 12/03/2019

Javën e kaluar nuk pati ndeshje futbolli në Superligën shqiptare pas dhunës ndaj arbitrit të ndeshjes Kamza-Laçi. Mirëpo në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua mbi tryezën e qeverisë dhe grupeve të interesit ku u hodhën shumë teza për zgjidhjen e situatës.

Të ftuar në studio ishin: Kostandin Shkurti, zv/ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve; Fidel Ylli, deputet; Eduard Prodani, ish-sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së; Artan Hoxha, gazetar; Bashkim Tufa, gazetar./abcnews.al

PRESING-DT-4.mpg_snapshot_04.18-1280x720.jpg
ent ela11:05 | 05/03/2019

Rikthimi i dhunës në stadiume gjatë ndeshjeve të futbollit u diskutua në emisionin Pressing të kësaj të hëne me të ftuarit Ernest Gjoka, Gent Mezani dhe gazetarët sportivë Bledar Kuka dhe Blerim Jaha. Të ftuarit ndanë mendimin se policia duhet të jetë e pranishme në stadium, sikurse kërkoi më herët edhe sekretari i FSHF Ilir Shulku. /abcnews.al

prr-1280x705.jpg
ent ela11:22 | 26/02/2019

Duke folur për futbollin, në emision Pressing u diskutua për kampionatin shqiptar, si dhe për çështje të tjera specifike. E ftuar speciale ishte kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka folur për 100 vjetorin e themelimit të skuadrës së Vllaznisë. Të ftuar të tjerë të cilët folën për futbollin në vend ishin Ervin Fagu trajner, gazetari Eno Skarço si dhe ish-futbollisti Fabio Kurti./abcnews.al

emisioni-pressing.jpg
G. P.11:49 | 19/02/2019

Në këtë puntatë të “Pressing” u diskutua rreth futbollit shqiptar, Superligës. Një pjesë e debatit u zhvillua rreth gjykimit të arbitrave, por jo vetëm, edhe te problematikat e skuadrave, rezultatet surprizë të javës.

Nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit u fol edhe për magjinë e Champions League. Të ftuar në studio ishin: Tami Kona, gazetar sportiv; Bujar Pregja, ish-arbitër; Eno Skarço, gazetar sportiv; Ditmar Bicaj, futbollist./abcnews.al

mandi-1280x714.jpg
ent ela21:37 | 12/02/2019

Nga studioja e emisionit “Provokacija” gazetari Armand Bajrami ka treguar strategjinë mbrojtëse që ka përdorur Dritan Dajti. Gazetari është shprehur se çështja e Dritan Dajtit nuk është mbyllur. Sipas tij, Gjykata e Lartë do ta ketë të vështirë të hedhë poshtë vendimin e dhënë më 8 Shkurt.

 “Unë mendoj se një proces gjyqësor që ka zgjatur për 10 vite dhe do zgjasi edhe disa vite të tjera të mira. Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda do t’i bëjë rekurs vendimit në Gjykatë të Lartë. Aktualisht jemi në një situatë ku Gjykata e Lartë operon me vetëm 4 gjyqtarë dhe praktikisht nuk shqyrton dot anjë çështje penale. Janë rreth 30 mijë dosje të cilat presin shqyrtim. Dhe pas 30 mijë dosjeve imagjinoni edhe sa duhet që t’i vijë radha edhe dosjes së Dritan Dajtit dhe që të dalim me një vendim tjetër nga Gjykata e Lartë.  Deri në këto momente nuk është një muhabet i mbyllur, por ajo që unë mendoj dhe gjykoj, besoj se është nga ata vendimet i zorshëm për t’u prishur mbase nga Gjykata e Lartë. Gjithsesi mbetet për t’u parë”.

Duke folur për seancat gjyqësore të mbajtura ndaj Dritan Dajtit nga viti 2009 deri në 2016, ai u shpreh se i pandehuri arriti të konsumonte të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda.

“Nga 2009 deri në 2016 kur u dha vendimi për Dajtin ai kishte konsumuar të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda. E gjitha kjo ka qenë strategjia e tij mbrojtëse. Këtë mund ta them pas ndonjë rezervë se ai arriti të nënshtrojë sitemin e drejtësisë gjithmonë duke shfrytëzuar hapësirat ligjore. Ai arriti të rrëzojë burgimin e përjetshëm duke shfrytëzuar hapësirat ligjore”.

Ndërsa po fliste për vendimin e dhënë nga gjyqtarët më 8 Shkurti të cilët hodhën poshtë vendimin me 4 burgime të përjetshme ndaj Dajtit e duke e dënuar me 25 vite burg, gazetari tha:

“Unë nuk mund të jap një mendim se pse këtë gjyqtarë kanë vendosur kështu. Shteti shqiptar atributin e dhënies së drejtësisë ia ka dhënë gjyqtarëve. Ata e kanë gjykuar ashtu, por duhet pritur arsyetimi i vendimit, ku ata do janë bazuar në ligj dhe në provë.

Kemi një të pandehur që është gjykuar për 10 vite, i cili arriti të qëndrojë në paraburgim për 10 vite. Ai qëndroi për një dekadë në paraburgim ç’ka i përkthehet sot Dritan Dajtit në 15 vite dënim të kryer dhe i mbetet dhe një kohë e shkurtër e vuajtjes së dënimit. Nëse ata tre gjyqtarë janë korruptuar qoftë financiarisht apo janë shantazhuar dhe kërcënuar dhe kanë dhënë një vendim gjyqësor nën presion, patjetër që duhet të mbajnë përgjegjësinë penale që u takon”./abcnews.al

 

PRESING-DT-11.mpg_snapshot_03.31-1280x720.jpg
ent ela10:48 | 12/02/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua rreth kampionatit shqiptar. Nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit u fol për ekipet e Superligës dhe emocionet e Ligës së Kampioneve që nisin sot.

Të ftuar në studio ishin: Albi Doka, futbollist i Tiranës, Dritan Laci, gazetar, Tami Kona dhe gazetari sportiv Eno Skarço.  /abcnews.al

gerti-dhe-joaba.jpg
G. P.12:15 | 05/02/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua rreth kampionatit shqiptar. Nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit u fol për ekipet e Superligës  dhe jo vetëm.

Të ftuar në studio ishin: Aldi Topçiu, Drejtor Juridik në FSHF; Edi Martini, trajner futbolli; Eno Skarço, gazetar sportiv dhe Ylli Shameti, futbollist./abcnews.al

presing-1280x688.jpg
G. P.12:00 | 29/01/2019

Superliga shqiptare ishte edhe këtë javë në fokus të diskutimeve të emisionit “Pressing”. Në këtë puntatë, nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit u fol edhe për kampionatet europiane më të rëndësishme.

Të ftuar ishin: Eno Skarço, gazetar sporti; Ilir Hoxholli, aktivist, tifoz; Enton Spahiu, opinionist dhe Klevis Deda, gazetar./abcnews.al

PRESING-DT-21.mpg_snapshot_01.39-1280x720.jpg
G. P.12:12 | 22/01/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua rreth “Arenës Kombëtare”. Stadiumi më i ri i kombëtares shqiptare të futbollit ka kushtuar rreth 75 milionë Euro dhe do të ketë kapacitete prej 22 mijë spektatorësh. Gjithashtu nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit u fol edhe superligës shqiptare.

Të ftuar në studio ishin: Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit të FSHF-së; Kostandin Grillo, gazetar sportiv; Ervin Baku gazetar sportiv dhe Eno Skarço, gazetar sportiv./abcnews.al

pressin-14-janar.jpg
G. P.11:05 | 15/01/2019

E hëna është koha të ndalesh te “Pressing”. Në puntatën e kësaj jave nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit u diskutua për futbollin shqiptar veçanërisht për skuadrën e Tiranës.

Të ftuar ishin Julian Morina, biznesmen, ish-donator te Tirana; Bledar Kuka, gazetar sportiv në ABC News; Eno Skarço, gazetar sportiv dhe Ervin Baku, gazetar sportiv./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono