Pressing

Skenderbeu.jpg
Veronik Istrefaj23:55 | 23/01/2020

Sulejman Starova është rikthyer në Pressing dhe batutat, nuk ia ka harruar. Në emisionin e drejtuar nga Gerti Carçani dhe Einxhel Shkira, Starova është një nga të ftuarit e përhershëm dhe me rikthimin e Superiores, janë rikthyer dhe batutat e tij.

Pasi foli për ekipet pretedente për kampion, Starova u ndalua dhe tek ekipi i Skënderbeut. Bobi tha se ekipi korçar ka oshilacione në rezultat, pasi kanë një skuadër shumë të re në moshë, madje duke iu vënë dhe një mbiemër epik, ekip “baby”.

SKËNDERBEU – “Oshilacionet te Skënderbeu janë sepse ka ekip “baby”. Ka ekip të ri, Gripshi luan vetëm dy sezone titullar në Superiore. Erdhi Imami tani, kemi Bregun, Pollozhanit. Pra, shumë pak senatorë. Nuk është e vërtetë që Skënderbeu është kockë e fortë në shtëpi, pasi e ka mundur Laçi, Ballshi. Është skuadër e re, prandaj ka oshilacione. Penalltia ishte 100%, faj i Pollozhanit”./abcnews.al

presing-3-1280x715.jpg
Veronik Istrefaj23:46 | 23/01/2020

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, pranoi në emisionin Pressing se arbitrat në Kosovë, dënohen, madje edhe për “gabimet njerëzore”, që është një shprehje që dëgjohet rëndom në futboll. Në fjalën e tij, Ademi tha: “Arbitrat gjithëkund po bëhen temë e parë bisede. Shohim vetëm gabimet e arbitrave, jo të lojtarëve. Arbitri është figura qëndrore në ndeshje dhe nëse nuk është i gatshëm të jetë i saktë për 90 minuta, janë ndëshkimet.

Tani, me rregullat e FIFA-s, nuk lejohen dënimet për hatrin e dikujt ose për qejfin e dikujt. Ne në Kosovë kemi folur me arbitra dhe iu kemi thënë që edhe gabimet njerëzore, do të ndëshkohen. Sivjet bien katër skuadra nga Kategoria dhe kemi marrë masat më të rrepta për arbitrat.

Për faktin se duhet të jenë sa më të saktë. Është bërë kjo gjë, ekspertë të arbitrave do të vlerësojnë çdo ndeshje dhe do të shohin për gabimet e arbitrave. Mund të ketë përjashtim edhe të arbitrave, madje edhe ndërrim të kategorisë. Kemi nxjerrë nga Kategoria disa arbitra.

Të gjitha këto për të mbrojtur kampionatin e futbollit. Unë kërkoj dhe organizata e arbitrave që të ndërrojmë sa më shpesh arbitrat, për të pasur sa më shumë konkurrencë mes arbitrave”./abcnews.al

presing-2.jpg
Veronik Istrefaj23:37 | 23/01/2020

Albano Janku, specialist gjykimi, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Java e 18-të e Superiore pati shumë raste të kontestuara dhe Janku foli për të gjitha rastet e dyshimta, duke dhënë mendimet e tij.

GOLI I CALE – “Nuk po them që nuk kemi prekje me dorë. Por që është e vështirë, është e vështirë për arbitrin kryesor. Sot jemi të qetë pasi i kemi parë rastet dhe në këtë moment, pavarësisht se është dorë e pavullnetshme, që nga 1 Qershori i vitit të kaluar, çdo sulmues që e prek topin me dorë, kemi të bëjmë me faull. Në këtë moment, duhet të ishte faull i Cale.

PENALLTIA E BYLISIT – “Shikojmë dorën e majtë të Dokës, të hapur, pozicion jo natyral, me të drejtë Jorgji ka vërshëllyer për penallti”.

GOLI I NGOO – “Është një moment që duhet diskutuar, sepse nuk mund të jap opinionin tim me pamjet vizive që kemi. Nuk mund të themi nëse Ngoo është pozicion jashtë loje. Topi kthehet nga shtylla dhe prapë nuk mund të themi nëse Ngoo ka shënuar me dorë apo jo. Shikojmë këtë pamje që Gentian Muça është larg Hidit dhe absolutisht nuk e pengon Hidin”./abcnews.al

presing-2.jpg
Veronik Istrefaj23:29 | 23/01/2020

Albano Janku, specialist gjykimi, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Java e 18-të e Superiore pati shumë raste të kontestuara dhe Janku foli për të gjitha rastet e dyshimta, duke dhënë mendimet e tij.

PENALLTIA E PARTIZANIT – “Është një moment i cili është gabim i arbitrit, është moment i vështirë, është gjykuar gabimisht nga Beqiri dora e Imamit. Le të themi që Imami e ka prekur me dorë. Është një moment shumë i vështirë në fushë, sepse janë afër. Por me çfarë kemi parë, topi ka rënë në kokën e Ditës. Vetëm në Gjirokastër kanë ndikuar vendimet e arbitrave. Topi bie në kokën e Ditës dhe është e padiskutueshme”.

KARTON I KUQ – “Këmba e Brojës është e shtirë në fushë dhe me të drejtë është karton i verdhë faulli ndaj Gripshit. Vendim i saktë i arbitrit. Kemi një ndërhyrje me bërryl të Brojës më pas në minutën e 39-të. Karton i dytë i verdhë”.

GOLI I LUFTËTARIT – “Kemi një krosim nga krahu i djathtë. Açka shënon dhe për mua është gol i rregullt. Fajin këtu e ka mos-eksperienca e arbitrave. Duhet të jenë më të zgjuar. Obanor nuk ka pretenduar për faull, por ka pretenduar se topi nuk e ka kaluar vijën. Arbitri ka gabuar, e padiskutueshme. Arbitri ka gabuar, le të merremi vesh. Gaboi kryesori dhe mbaroi!”

presing-3-1280x715.jpg
Veronik Istrefaj23:13 | 23/01/2020

Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Në fjalën e tij, Ademi tha: “E kemi pasur të domosdoshëm VAR-in, është praktik tashmë në të gjitha ligat më prestigjioze.

Te ne, në këto raste të dyshimta, nuk është se gabon me qëllim arbitri. I kanë dhe të tjerët fajet, jo vetëm arbitri. VAR-i është i domosdoshëm dhe në Kosovë kemi filluar të punojmë për instalimin e kësaj teknologjie. Po punojmë për krijimin e një serveri te VAR-it, por besoj se 2 ose 3 javët e fundit të këtij sezoni, do të jetë i pranishëm VAR-i.

Siç e tha dhe Starova, futbolli në Kosovë po rritet. Në Shqipëri, investimet kanë qenë më të mira. Por nëse flasim për vitin e fundit, është rritur niveli i investimeve tepër në Kosovë dhe mendoj se kemi ecur me hapa shumë të shpejtë, për faktin se kemi qenë jashtë fushave të futbollit dhe thuajse kemi pasur një mbijetesë 10 vjeçare, me rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s.

Jam shumë i lumtur që kemi ardhur në këtë pikë dhe në këtë vit, 3 skuadra kanë shkuar në Europë. Në Kosovë është aplikuar ligji i sponsorizimit, i cili i jep mundësinë Koorporatave të mëdha që një pjesë të tatimit në fitim, t’i japin klubeve të futbollit, në kuotën 30%. Nga janari, është i aplikueshëm ky ligj, edhe pse janë bërë para-kontratat që vitin e shkuar mes klubeve dhe Koorporatave. Superliga jonë do të jetë me 10 ekipe dhe sigurisht do të ketë rritje më të madhe të Shqipërisë./abcnews.al

presing-5.jpg
Veronik Istrefaj23:06 | 23/01/2020

Sulejman Starova është rikthyer në “Pressing”. Bobi foli fillimisht për diferencat mes futbollit kosovar dhe atij shqiptar, si dhe u ndalua tek ekipet pretedente për titullin kampion në Superiore.

“Me ekipin kombëtar, jemi kilometra mbrapa. Tani, futbolli në Kosovë ka ritme të mëdha, por e dimë shumë mirë se vitet e shkuara kanë vuajtur shumë, duek u stërvitur në fusha të këqija dhe s’kishin stadiume. Por futbolli vetëm po rritet në Kosovë dhe do të arrijë nivele të mëdha”.

“Ka filluar numërimi mbrapsht në Superiore. Kanë filluar gabimet e skuadrave, të arbitrave. Nuk ka më që nuk kemi arritur te gjysma, por e kemi kaluar dhe po i afrohemi fundit. Kemi Kukësin që kishte rastin më të madh për t’u shkëputur, por tregoi një zhgënjim të madh kundër lojtarëve anonimë, jo për të ulur Gjirokastran. Luftëtari ka një ekip “baby” dhe duhet ta humbte atë ndeshje. Kukësi është një skuadër që nuk mund të themi se do të dalë kampion, as Partizani. Janë thelluar problemet.

Kukës, Tiranë, Partizan, nuk kanë asnjë gram më tepër se Laçi dhe Bylis. Teutën do e shohim me blerjet që ka bërë, por ka një tregues shumë të ulët të golave të shënuar. Pse them Laçi dhe Bylis? Se kanë treguar qëndrueshmëri. Kukësit u mungon shpirti i garës, Tirana ka probleme në prapavijë. Vangjeli dhe Muça në qendër ka rregullu diçka, por Tirana nuk ka bërë ndërhyrje në prapavijë./abcnews.al

sport-presing-7-dada.jpg
Vladimir Prenga00:07 | 21/01/2020

Artur Dada, zëvendëspresident i Luftëtarit dhe drejtor sportiv i bluzinjve, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC Neës, është i bindur se gjirokastritët do të qëndrojnë mes 10 skuadrave të mira në vendin tonë. “Luftëtari edhe sezonet e tjera ka qenë e shkëputur pas dy fazave të para, por ka treguar se di ta marrë veten në fazën e tretë dhe të katërt.

Nuk jemi të dorëzuar. Jemi të bindur që do të qëndrojmë në Superiore”, u shpreh Dada fillimisht në emision.  Luftëtari renditet në vendin e parafundit në klasifikim dhe Skënderbeu ka dhjetë pikë më shumë. Një diferencë e madhe me korçarët, por në Gjirokastër besojnë.

“Përderisa matematika na lejon, edhe Flamurtari do të pretendojë. Keni harruar ligjin e sportit, që Idrizi e kërkon. Me të drejtë e kërkon dhe aty do ta shikoni, kur të miratohet ligji”, shtoi Dada. “Nuk shkojmë të dorëzuar. Do jemi rivalë për këdo, jo vetëm për Kukësin”, shprehet drejtori sportiv i Luftëtarit.

“Thatë që do e lënë gjunjët, por nuk e lënë Gjirokastrën. Kemi ekipin më të ri në kampionat, do rivalizojmë denjësisht çdo ekip. Problemet janë të trashëguara, nga ish-presidenti. Iku dy javë para se të niste kampionati. E braktisi ekipin. E bëmë ekipin për dy javë. Kishim edhe licencimin. Nuk dinim çfarë të bënim më parë, ekipin apo licencimin.”.

“Nuk mendonim se ishin kaq të mëdha. Gropat ishin të mëdha. Kanë qenë gabime për padije, jo të bëra qëllimisht. Dëmet më të mëdha janë nga lojtarët që kanë ikur. Kemi problemin në FIFA me Aurelion, i cili është lënë për dy rroga. Nuk u kthye se nuk i paguan biletën, që e kishte nën kontratë. Mori rrogat edhe për vitin tjetër, që nuk ishte. Kërkon lekët për punën që nuk e ka bërë”.

“Nuk kemi qenë në dijeni, që kishte kaq shuam borxhe. Presidenti po punon t’i mbyllim këto probleme. Jemi në negociata për ta mbyllur. Do doja që ky proces të mbyllej, pasi lojtarët që kemi afruar janë interesante dhe do bëjnë ndryshimin. Do jenë lojtarë që do arrijnë nivelet e Abazajt dhe Bregut”.

“Në Gjirokastër janë paguar pjesërisht. Me fjetje dhe ushqim janë mbajtur rregullisht. Lojtarët e kanë patur mendjen vetëm te stërvitja, kjo na ka ndihmuar. Menduam të mos kishim shpenzime të mëdha. Por duke paguar gjyqet, kemi pasur probleme me pagesat”.

“Është një lojtar që ka luajtur 3-4 ndeshje. Bëhet një kontratë me një lojtar që i duhet paguar tarifa e formimit. E bënë kur mbushi 23 vjeç, por atje kampionati kishte nisur dhe e konsideronin brenda moshës. E ka fituar akademia atje gjyqin. Nuk është problem për momentin, por jemi në negociata”.

“Luftëtari jo vetëm nuk do e prishë garën. Do mbijetojmë. Besojmë te lojtarët që kemi në gjendje. Janë të rinj dhe me dëshirë për të luajtur. E kanë treguar ata diçka të tillë. Uroj të mos paragjykohemi nga arbitrat. Jemi penalizuar në disa ndeshje”.

“Nuk e di pse Bashkia nuk jep para. Mendon t’i shpenzojë diku tjetër, është kryetar i ri. Presim ta respektojnë kontratën. Na kanë premtuar se borxhin që kanë do e shlyejnë. Problemet i kemi nga e kaluara. Edhe me ata që tani jemi në DHKZK i kemi nga e shkuara, edhe me Rapon kjo. Ai është nga më të paguarit.”. /abcnews.al

presin-dpot-1.jpg
Veronik Istrefaj23:51 | 20/01/2020

Ish-kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, aty ku foli për disa tema rreth Superiore. Në fjalën e tij, Hallaçi u shpreh:

FORCA E KUKËSIT – “Sigurisht që e ka forcën, sepse Kukësi po bën disa vite në nivele të larta të futbollit shqiptar. Kukësi nuk e përmend fjalën presion, ka pasur pak luhatje, por prapë në vend të parë. Kukësi asnjëherë nuk mund të ndjejë presion, pasi ka vite që qëndron në vend të parë dhe në vend të dytë”.

FLAMURTARI – “Flamurtari do të bie nga Kategoria? Nuk do të bie nga Kategoria, por prapë këtu do të rrijë? Mendimi im, më mirë bie nga Kategoria dhe kur të vish, të vish tamam”.

STOLI I KUKËSIT – “Kuptohet, diferencat mes formacionit dhe pankinës janë të mëdha. Duke parë lojtarët e formacionit, nuk janë njësoj lojtarët e pankinës. Te Kukësi, nëse afron një lojtar, fjala e parë është që do të jesh alternativë, në pankinë, pasi Kukësi është ekip i kompletuar. Lojtarët e pankinës duan më shumë punë që të zëvendësojnë lojtarët e formacionet”.

BUXHETI – “Kukësi, mesatarisht me buxhet 1 milion euro, normale që ke kërkesë llogarie. Musta e di, kur ka ardhur te Kukësi, për çfarë ka ardhur. Për të dalë kampion. Gjici ka investuar dhe normalisht që kërkon rezultate dhe trofe”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono