Histori Shqiptare

artan-hoxha.jpg
ger ta20:44 | 10/12/2019

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se grupet kriminale po shfrytëzojë situatën kaotike si pasojë e tërmetit tragjik.

Sipas gazetarit, se në një situatë ku e gjithë vëmendja është përqendruar te tërmeti grupet vijojnë aktivitetin e tyre.

Bota e krimit të organizuar, ku grupet e krimit ku gjithë vëmendja është e fokusuar te tërmeti kanë vazhduar të gjitë aktivitetin e tyre kiminal për të fituar sa më shumë para. Ka ca afate dhe kur të kthehemi ne në normalitet i kanë skaduar afatet. Afat ekstraligjore nuk i njeh jurisprudenca”, tha gazetari.

Gjatë bisedës në studio gazetati u ndal edhe tek çështja e hetimit të pasojave të tërmetit dhe Kryepokurori i ri, teksa theksoi se çështja e pallateve në Thumanë është flagrante po ashtu edhe vdekja e oficerit Hajdaramaj në Durrës.

Prokurori ende nuk ka mësuar zyrat, është shumë i ri në detyrë. Shumë mirë që i ka dhënë një prioritet tërmetit. Pasojat e ardhura nga shkelja e ligjit duhet të dënohen. Sot nuk kemi ende asnjë person të marrë të pandehur. Kanë humbur 52 jetë njerëzish të pafajshëm. Rasti i Thumanës është shumë flagrant. Edhe rasti i oficerit dhe fati i madh që aty nuk kanë qenë të vendosur studentët. Për rastin konkret pavarësiht propogandës prokurori dhe Prokuroai duhet të jetë shumë e ftohtë dhe shumë më e shpejtë”, tha Hoxha.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono