Ballkan

arbri.jpg
Autor E21:38 | 19/02/2020

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar dërgimin në gjykatën kushtetutese të marrëveshjeve të arritura me Serbinë, nëse gjykohet se ato nuk janë në përputhje me kushtetutën e vendit. Arbër Zaimi, këshilltar I Albin Kurtit, komentoi gjithashtu për ABC Neës se pse nuk pati një takim midis Kurtit dhe ambasadorit Grenell në Munih. Intervistën e plotë me Arbër Zaimin do ta ndiqni sonte në emisionin Ballkan.

Arbër Zaimi, këshilltar politik I kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryeministër I Kosovës, ka komentuar në një intervistë për emisionin Ballkan mungesën e kryeministrit Kurti në nënshkrimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat dhe autostradat.

“Pse duhet të ndodhë kjo pa njoftimin e dikasterit përkatës dhe të vetë kryeministrit, por përmes zyrtarëve të cilët janë të nivelit të ulët. Nuk janë zyrtarë të nivelit të lartë. Marrëveshje të tilla do të duhej megjithatë të shqyrtoheshin dhe të konsultoheshin brenda dhe kështu do të ndodhë në të ardhmen. Pse ka ndodhur kështu është për shkak të një precedenti të gabuar të krijuar nga qeveria e kaluar”, shprehet ai.

Zaimi komenton gjithashtu faktin që nuk pati një takim midis Kurtit dhe ambasadorit Grenell në Munih.

“Sa I përket zotit Grenell, zoti Kurti është shprehur që zoti Grenell ka sjellë një energji të re për dialogun dhe ne jemi edhe si subject politik, por sigurisht edhe qeveria e Kosovës, të interesuar për një marrëdhënie sa më të mirë dhe me të dërguarit amerikanë Grenell dhe Palmer për Ballkanin Perëndimor, por edhe me faktorët e rëndësishëm të BE-së përsa I përket Ballkanit Perëndimor. Dhe po punojmë ngushtë me ta”, vijon ai.

Zyrtari i Vetëvendosjes lë të hapur mundësinë që për marrëveshjet e arritura me Serbinë, për të cilat qeveria e re mendon që nuk janë në përputhje me kushtetutën, mund ti drejtohen gjykatës kushtetuese.

“Nëse janë në përputhje me ligjin, ato do të jenë funksionale, nëse nuk janë në përputhje me ligjin dhe me kushtetutën, ato nuk anullohen nga qeveria, por nga vetë fakti që nuk janë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Është njësoj si marrëveshja dikur për ujrat në Shqipëri, e cila u nënshkrua nga institucionet qeveritare, por në momentin që u gjet që nuk ishte në përputhje me kushtetutën, nuk hyri në fuqi, nuk mori vlerë. Pra, nuk mund të ketë marrëveshje që nuk janë në përputhje ose janë lidhur në mënyrë që nuk përputhet, bie në kontradiktë me ligjin themelor të vendit, që është kushtetuta”, përfundoi Zaimi.

Ndiqni intervistën e plotë, dhënë për emisionin Ballkan në Abc News

ambada.jpg
Autor E21:32 | 19/02/2020

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka ftuar ambasadorin e Serbisë për të marrë pjesë në ceremoninë e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ambasadori konfirmoi për ABC News se ftesa është dërguar zyrtarisht në ambasadën e Serbisë.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, thekson rëndësinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë ndërkohë që pohon ngërcet që ndodhin herë pas here në marrëdhëniet mes tyre.

“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri si dy shtete kanë divergjenca të vogla, të cilat janë në zhvillim e sipër, në përparim në përafrimin e tyre, ndërsa si komb jemi të konsoliduar. Mjaft mirë konvergojmë njëri me tjetrin, ecim përpara në zhvillimet tona, në mundësitë dhe rrethanat politike që kemi. Jemi po ashtu factor I përbashkët I Ballkanit. Për ne është me rëndësi që kombi ta ruajë identitetin dhe ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë kombin tonë”, shprehet ai për Abc News.

Hasani ka ftuar zyrtarisht ambasadorin e Serbisë për të marrë pjesë në ceremoninë e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Në ftesë kemi shkruar, ju presim në festën e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, të datës 17 shkurt 2008, në 12 vjetorin e pavarësisë, ta festojmë bashkarisht”, shprehet ai.

Ndiqni intervistën e plotë, dhënë për emisionin Ballkan në Abc News:

 

paskal-milo.jpg
ger ta20:57 | 19/02/2020

Ish-ministri i Jashtëm, Paskla Milo i ka cilësuar si të tepërta zhvillimet e fundit politike mes Kosovës dhe Serbisë, ku duket se është krijuar një hendek në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një intervistë për gazetaren Linda Karadaku, në emisionin “Ballkan”, Milo duke iu referuar përplasjes së fundit mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, tha se dy kryeministrat duhet të ishin marrë vesh para konferencës për shtyp.

“Unë nuk dua ta përgjithësoj nivelin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Vërtet mund të ketë patur në momente të veçanta ndonjë ulje, por përgjithësisht tendeca ka qenë pozitive dhe marrëdhëniet kanë qenë shumë të ngushta. Ne në momente të veçanta.

Por le të flasin aktualisht, ka qenë e panevojshme u duhej kursyer shqiptarëve kjo ndjesi e këtyre ditëve, që midis Kosovës dhe Shqipërisë është krijuar një hendek, madje do ta quaja të tepërt dhe jo të mençur që kryeministrat e të dy vendeve në një konferencë shtypi, duke mos mjaftuar ajo çfarë kishin biseduar brenda zyrave të mund t’i shpallnin mosmarrëveshjet e tyre kaq hapur. Ndikoji negativisht në atmosferën e përgjithshme që duhet të kishte vizita për herë të parë e kryeministrit të qeverisë së re të Kosovës në Tiranë. Unë mendoj se kjo duhet kapërcyer me mirëkuptim, nuk është e thënë që për të gjitha çështjet të bien dakord sepse në fund të fundit pavarësisht se jemi një komb janë dy shtete që veprojnë në rrethana të ndryshme dhe jo gjithnjë mund të puqen interesat e dy shteteve. Nuk duhet të ngatërrohet koncepti i kombit dhe shtetit’, tha Milo. /abcnews.al

9be002da-5e32-48af-8a4d-8e97d53bae90.jpg
ger ta18:50 | 16/02/2020

Sikur politika të ishte aq e vëmendshme ndaj qytetarëve të vet, ndaj atyre që shkon u kërkon dhe u merr votën sa herë që ka zgjedhje, sigurisht që jeta e njerëzve do të ishte më e mirë. Kur jeta e qytetarëve që përbëjnë komunitetin shumicë është e vështirë, jeta e atyre që përbëjnë komunitetet pakicë, bëhet edhe më e vështirë. Dhe ky rregull vlen në gjithë rajonin, ku shtetet janë ndërtuar mbi bazën e komuniteteve shumicë. Ndalesa e parë e udhëtimit tonë në vatrat e atyre që bëjnë pjesë në familjet me më shumë halle e probleme, është në Gracanicë, një fshat/komunë në periferi të Prishtinës, në pjesën lindore të Kosovës.

Komuna e Graçanicës është një prej tri komunave me shumicë serbe dhe kufizohet me komunat e Prishtinës dhe Lipjanit. Mijëra banorë jetojnë këtu, një pjesë të ikur nga Prishtina dhe Lipjani. Është diçka mes fshatit dhe qytezës, me manastirin e famshëm të Gracanicës, i ndërtuar nga mbreti serb Stefan Milutini në 1321 në themelet e një bazilike të shekullit të gjashtë. Manastiri u deklarua monument culture I rëndësisë së vecantë në vitin 1990 dhe në korrik të vitit 2006, u vu nën mbrojtjen e UNESKO-s. Por vetëm pak më tej, nga Manastiri hijerëndë, aq i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore, gjendet një bllok me kontejnerë, i vendosur në një fushë anë rrugës, që përbën një simbol të mjerimit dhe neglizhencës. Fëmijë, gra, burra, pleq, jetojnë prej vitesh këtu, ku mëngjesi dhe mbrëmja duken njësoj, ditë dhe netë pa shpresë, të harruar në vetminë dhe vuajtjen e tyre. Këtu, familje serbe, rome, malazeze, jetojnë në kontejnerë prej vitesh, në kushte të mjerueshme.

Ku keni jetuar më parë?

Gruaja: Unë nuk jam kryesorja, shkoni pyetni këta që janë përgjegjës unë jam refugjate.

Nga?

Nuk ka rëndësi, që nga 17 marsi i vitit 2004, nën presion kam ardhur këtu. Faleminderit shumë që keni ardhur për të na vizituar, shkoni tek  institucionet përgjegjëse që do të ju flasin.

Ku keni jetuar më parë?

Nuk ka rëndësi?

Ka rëndësi.

Nga Lipjani jam, kam jetuar edhe në Prishtinë.

Mashkulli: Unë jam nga Staro Gradsko (komuna e Lipajnit) jetoj me gruan shtatzënë në muajin e 8  dhe djemtë Mihajlo dhe Ilija, jetoj në këta kontejner këtu. Është shumë vështirë të jetohet, dhe jetojmë në 10 metra katrorë, tani jemi në pritje edhe të fëmijës tjetër, në mars do jemi 5. Verës bën shumë vapë dhe në dimër bën shumë ftohtë. Kushtet janë katastrofale, kjo komuna jonë serbe asgjë nuk na ndihmon pothuajse. Vijnë dhe premtojnë se do na i rregullojnë kontejnerat, ti pastrojnë. Është një Sergjan Popoviç nga komuna e Kosovës, na solli dhurata për Krishtlindje edhe një derrkuc dhe ca paketa me dhurata. Ishte i sinqertë dhe na tha se mund të na sigurojë banim në shtëpi private por vetëm për tre muaj, dhe nëse nuk gjenden para për muajin e katërt, ne do jemi në rrugë. Po përpiqet të na gjejë një zgjidhje afatgjatë për të gjithë ne këtu. Jemi diku rreth 30 veta dhe këtu ka një padrejtësi që na bëhet nga Serbia, nga Komisariati. Ata 10 marrin edhe ushqimin dhe ne 20 nuk marrim ushqime, dhe 6 kalamaj shikojnë, ja kjo është gruaja ime shtatzënë, dhe ajo duhet të lahet këtu dhe sa herë bën ftohtë, ajo sëmuret, të gjithë ne sëmuremi. Sa herë që bën ftohtë ne të gjithë sëmuremi dhe kemi viruse, edhe gruaja dhe fëmijët kishin virus.

Ku keni jetuar më parë?

Në fshatin Staro Gratsko komuna e Lipjanit. Dhe po ju them se këtu jetohet shumë vështirë, premtojnë por shpresojmë se do na dalin në ndihmë. Vijnë njerëz të ndryshëm dhe ofrojnë, ja shikoni se si jetohet, ja sa vështirë jetojnë fëmijët.

Plaka: Unë jetoj këtu që nga marsi i 2004, jam përndjekur, asnjëherë nuk kam shkuar në Serbi dhe të kthehem, këtu jetoj vetëm.

Mashkulli: Ja t’iu tregoj se si jetohet. Kjo është banjo ku ne lahemi, por ka njerëz që nuk kanë fare banjo.

Gruaja shtatzanë:

Në cilin muaj je?

Në të 8-in, muajin tjetër duhet të lind, është e vështirë, një fëmijë na ka lindur këtu, tani edhe tjetrin, dhe kemi edhe një. Lusim zotin që fëmijët tanë të mos jetojnë këtu. Ja kjo është banjë me lavatricen dhe kabinen e dushit dhe kur na prishet mezi gjejmë para për ta rregulluar, kur na ndihmon komuna. Sa i përket komunës serbe, asgjë nuk na dihmon, vetëm thonë nuk kemi para, nuk kemi para. Komuna e Kosovës të paktën na ndihmon me gjëra, kështu që është e vështirë. Ne jemi këtu 30 veta, 19 familje, fëmijë, gjyshër, gjyshe, ka nga të gjithë.

Burri: Cila është jotja?

Ja kjo është imja, vetë e kam bërë që mos të më hyjnë shiu dhe dëbora brenda, shiu dhe bora hynin deri tek gjysma e kontejnerit brënda, këtu kam bërë një kopsht, kishte lloj lloj gjërash, minj të mëdhenj, infeksione. Gjatë verës këtu ka edhe gjarpërinj, kaos i vërtetë.

Çfarë bën Serbia për ju?

.. Serbia premton çdo gjë por…. 90% ndoshta edhe nuk e dinë se si jetojmë ne këtu,  pra 90% në Serbi nuk dinë sesi jetojmë ne këtu. Ne jemi fundi i fundit, kjo lagja e kontejnerëve. As Vucic nuk e di se kjo ekziston. Po ta dinte, kjo do të zgjidhej brenda 24 orësh sepse kjo nuk është për njerëz. Ky është një donacion i Rusisë, Serbisë dhe Malit të Zi, këta kontejnerë janë të vjetër, 25 vjet të vjetër.

Burri:

Mund të hyj?

Vijnë cdo ditë?

Cdo ditë e sjellin këtu përveç të shtunave kur sjellin ushqim të konservuar. Unë duhet të blej bukë për çdo ditë, dhe mua më duhen 60 bukë në muaj, nëse nuk blej bukë nuk kam cfarë të ha. Dhe ata ushqehen, kjo është e padrejtë, ajo është serbe, edhe unë jam serb, çfarë lidhje ka, edhe ai është rom por edhe ai duhet të marrë ushqimin. Unë kam dy fëmijë, njëri 1 vjeç, tjetri 4, asnjëri nuk e merr këtë ushqim, edhe gruan e kam shtatzënë. I i kemi shkruar komisariatit por nuk na e kanë miratuar kërkesën.

Këto familje marrin ndihma nga kryqi I kuq I Serbisë, që përfshin edhe ushqimin e ngrohtë të përditshëm. Kushtet sanitare janë të paimagjinueshme dhe ndërkohë këtu, vazhdojnë të lindin dhe rriten fëmijë. Banorët e këtyre kontejnerëve janë të ndryshëm, ka pleq dhe plaka të vetmuara, me fëmijët që kanë ikur dhe jetojnë në Serbi, ka familje ku gruaja ka fëmjë dhe është shtatzanë, në pritje të një fëmije tjetër, ka burra që sillen vërdallë në hapësirën e ngushtë mes kontejnerëve pa ditur se cfarë të bëjnë. Një pjesë e tyre kanë ikur nga fshatrat e Lipjanit dhe vazhdojnë të qëndrojnë këtu edhe pse të afërmit e tyre, vëllezërit, kanë ikur tashmë dhe jetojnë në Serbi.

Hyjmë në kufirin verior të Morinës dhe duhet të ecim deri në gjysmën e rrugës për tu kthyer për në Shkodër. Në dalje të Shkodrës, është Vraka, një fshat që dikur njihej për një numër familjesh malazeze që jetonin aty prej disa qindra vjetësh. Një tabelë e vogël dhe një kthese rruge që të con në fshat ku duken vetëm shtëpi në të dy anët e rrugës, por shumë pak njerëz.

Shumica e tyre janë shpërngulur për në Malin e Zi dhe tani në Vrakë, me zor mund të gjesh tre ose katër prej tyre. Familja e Velika Sekulic është një prej tyre. Jeton në një shtëpi që e kishte ndërtuar me bashkëshortin e ndjerë që në vitet e diktaturës, kur punonte në kooperativë. Jeta e saj dhe e familjes së saj ka marrë tatëpjetën në kohën e tranzicionit. I kanë vrarë djalin dhe vazhdon të jetë në gjyq për tokën. Dy nipat kanë ikur në Malin e Zi dhe jetojnë atje, ka mbetur me një djalë këtu, me nusen e tij dhe fëmijët. Djali është I vetmi që punon dhe sjell aq të ardhura sa mund të sjellë duke punuar me një karrocë me kalë.

I flasin të dyja gjuhët dhe gjuhët shqipe dhe malazeze përzihen gjithë kohën në bisedë. Gjuhën malazeze e quajnë Nashki. Nusja e djalit është gjithashtu malazeze. Jeta e saj është gjithashtu pjesë e vuajtjes. Pa punë, me të ardhura minimale dhe me fëmijë për të rritur.

Largohemi nga Vraka, duke lënë pas Velika Selakovicin, e cila capitet ngadalë drejt portës. Duket sikur është plotësuar rrethi i vuajtjes nga Gracanica në Vrakë. Shqiptarë, malazezë, serbë, me gjithë dashurinë për vendet e tyre amë, pavarësisht nga gjuhët që flasin, pavarësisht nga etniteti apo feja që i përkasin, i bashkon vuajtja e një jete me shumë halle dhe shpresa, se ndoshta, një ditë do të bëhet mirë.

/abcnews.al

zoran-1280x723.jpg
Autor E20:23 | 12/02/2020

Zoran Stankoviç, shef i trupit koordinues për jugun e Serbisë në qeverinë e Beogradit, thotë në një intervistë për emisionin Ballkan se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e Serbisë do të jetë gjë e mire.

Stankoviç thotë në intervistën për gazetarin Idro Seferi, se shqiptarë mund të marrin 2 deri në 3 deputetë, duke ndihmuar kështu më shumë në zgjidhjen e problemeve të kësaj popullsie.“Standardi social nënkupton që kemi siguruar rreth 350 bursa për nxënësit e shkollave të mesme dhe kemi patur kërkesa dhe për nxënësit që udhëtojnë që tu sigurohet një ndihmë për udhëtimin. Kemi dhënë mjete nxitëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe kemi punësuar 350 njerëz në periudhën e kaluar. Gjithcka që u intereson dhe që është jeta e qytetarëve është punë e jona dhe ndihmojmë pushtetin lokal dhe organet shtetërore”, shprehet Stankoviç.

Ai pranon se shumë njerëz nga Lugina ikin për në vendet e Evropës Perëndimore, por shton se shteti i Serbisë po përpiqet të aktivizojë potencialet që do tu mundësonin njerëzve që të punësohen dhe që me punën e tyre të sigurojnë mjete për jetesë.

“Ajo që është problem është retorika që na krijon problem, pasi njerëzit flasin për ndarjen, shkëmbimin e territoreve, shkëmbimin e njerëzve dhe kjo është një gjë e pabazë, marrë parasysh qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare, por kur keni një situatë të tillë askush nuk dëshiron të investojë në një hapësirë të tillë dhe besoj se një stablizim politik I statusit të përhershëm, që nënkupton që këto tri komuna, sic kanë thënë edhe presidentët shqiptarë, Ilir Meta dhe Bujar Nishani, por edhe Edi Rama, njerëzit që jetojnë në këto tri komuna janë qytetarë të Serbisë dhe të gjitha problemet duhet ti zgjedhin me institucionet e shtetit”, vijon ai.

Zyrtari serb thotë se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e Serbisë do të jetë gjë e mirë dhe ata mund të marrin 2 deri në 3 deputetë, duke ndihmuar kështu më shumë në zgjidhjen e problemeve të kësaj popullsie.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

shqiprimarifi-1280x744.jpg
Autor E20:00 | 12/02/2020

Liderët e Luginës së Preshevës kërkojnë mbështetje konkrete nga Shqipëria dhe Kosova, duke dhënë si shembull mbështetjen e madhe dhe konkrete që jep Serbia për serbët e Kosovës.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi thotë në një intervistë për emisionin Ballkan në Abc News se shqiptarët e Luginës as nuk mund ti ëndërrojnë të drejtat që kanë serbët në Kosovë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, kërkon mbështetjen e Shqipërisë dhe Kosovës për Luginën e Preshevës, duke theksuar se Lugina nuk ka nevojë për ideologji, por për ndihmë dhe mbështetje konkrete.

“Ne e kemi interesin tonë si shqiptarë të Luginës së Preshevës, që të marrim pjesë. Ai është interesi ynë, ne nuk varemi nga opozita serbe, a do të marrim pjesë apo nuk do të marrim pjesë.

Ata kanë interesin e tyre. Për ne është me rëndësi që zgjedhjet janë të drejta, që tregojnë një frymë demokratike, që ia lejojnë edhe minoriteteve të tjera, pra edhe neve, që të marrim pjesë dhe të arrijmë në këto zgjedhje suksesin që ne e mendojmë për veten tonë dhe jo për dikënd tjetër”, shprehet ai.

Arifi komenton gjithashtu pjesëmarrjen e partive shqiptare me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, duke thënë se kjo nuk ka lidhje me presidentin serb Vucic, sepse partitë serbe bëhen bashkë kur bëhet fjalë për çështje nacionale.

Opozita serbe ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet parlamentare në Serbi që pritet të mbahen në pranverë.

“Ne shohim që serbët në veri të Kosovës pajisen me 300 mijë euro për problemet që kanë, për të krijuar një perspektivë të jetës, dhe mbeten serbët atje. Ne nuk e shohim këtë nga Republika e Shqipërisë, ne nuk e shohim këtë nga Republika e Kosovës”, vijon Arifi.

5 nga 6 partitë shqiptare në Luginën e Preshevës janë bërë bashkë dhe kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me një listë të përbashkët zgjedhore, në një përpjekje për të rritur numrin e deputetëve shqiptarë në parlamentin serb.

Serbia ka 22 pakica kombëtare dhe shqiptarët janë një prej tyre.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

 

abazi-haki.jpg
ger ta16:33 | 06/02/2020

Zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi në një intervistë për emisionin “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku, e ka cilësuar si kapriço politike gjuhën dhe padinë e Ramës ndaj Haradinajt.

Gjuha të cilën ka përdorur zoti Rama ndaj proceseve dhe individëve në Kosovë është jokorrekte. Ngritja e aktakuzës ndaj Haradinajt si kryeministër i Kosovës është po ashtu një precedent i panevojshëm dhe i pashpjegueshëm. Është një kaprricje politike që nuk i nevojitet kombit shqiptar në momentin q ëjemi por nuk duhet t’i nevojitet në asnjë rast. Përfunimisht mendoj që nisma për mini-Shengenin duke bërë kalkulime të vogla përballë sfidave që Shqipëria ka është po shtu një tentim i mbulimit tëproblemeve të vërteta. Dështimi i hapjes së negociatave nga Brukseli nuk duhet t’i faturohet Kosovës në asnjë formë. Lidhja e zotit Rama me individë dhe grupe në Kosovë janë sinonimi i ndarjes, sinomimi i korrigjimit territorial. Përzierja më e madhe ka ndodhur pikërisht me ata që Rama ka treguar një përafrim dhe jo domosdoshmërisht me pjesën e sëndoshë të poltikës. Qeveria shqiptare ka gabuar lursin, ky nuk është nacionalizmë”, tha Abazi.

/abcnews.al

 

 

 

 

sejdiu-1.jpg
Autor E14:16 | 30/01/2020

Ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu thotë se duhet investuar shumë që të përfundojë ajo që ka qenë më shumë se e tmerrshme gjatë më shumë se një shekulli në marrëdhëniet me Serbinë, për shkak të politikave serbe.

“Kemi arritur që të krijojmë një shtet të ri, që Kosova të pavarësohet, të ecë në këmbët e veta, dhe të ketë miq shumë, prandaj mendoj se është koha që të përmbyllet ky cikël i traumave të mëdha që kanë qenë gjithmonë të imponuara nga grabitësit e territoreve në të cilat kanë qenë edhe stërgjyshërit tanë, por është një kohë kur mendojmë se edhe Kosova, edhe Shqipëria, janë faktorë të rëndësishëm, të dy bashkë, por edhe me të tjerët në fqinjësi të mirë, dhe faktorë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin”, tha ai në një intervistë për gazetaren e Abc News, Linda Karadaku.

Sejdiu komenton gjithashtu padinë e kryeministrit Rama ndaj kryeministrit Haradinaj, duke thënë se duhet të ketë një gjuhë të marrëveshjeve, të të marrurit vesh.

Ai thekson se ashpërsia e gjuhës nuk sjell rezultat.

Sejdiu nënvizon se Shqipëria dhe Kosova kanë mundësinë ta ndihmojnë njëra-tjetrën dhe të ecin drejt integrimeve të rëndësishme shpirtërore përtej ndarjeve të mëdha të përtej një shekulli.

bilali.jpg
Autor E11:40 | 23/01/2020

Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, partia kryesore opozitare, thotë për emisionin Ballkan se po bëhen përpjekje për të krijuar një bllok opozitar në kampin shqiptar për tu vënë përballë BDI-së së Ali Ahmetit, për të rregulluar gjithcka që BDI “ka bërë keq.”

“Angazhim I fuqishëm I Lëvizjes Besa në këtë periudhë është që të bashkojë forcat e saj me forca të tjera opozitare, që të bëjmë një bllok të fuqishëm opozitar dhe votuesit opozitar ti japim një opsion fitues, opsion që do të bëjë ndryshimin tek shqiptarët e Maqedonisë më 12 prill të këtij viti”, tha ai për emisionin “Ballkan” të gazetares së Abc News, Linda Karadaku.

Ndiqni intervistën e plotë:

dsgfs.jpg
Autor E11:34 | 23/01/2020

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut po pozicionohen ndërkohë që i ashtuquajturi “elektorat shqiptar i LSDM-së,” partisë së Zoran Zaev, vazhdon të marrë vota shqiptare.

Analisti Seladin Xhezairi thotë në intervistën dhënë gazetares se Abc News Linda Karadaku për emisionin “Ballkan” se megjithatë, Zaev nuk do të marrë më shumë vota shqiptare në zgjedhjet e prillit.

“ Nuk besoj se do të ketë avancime, suksese për shkak se këtu në Maqedoninë e Veriut, intolerance ndëretnike vazhdon të jetë goxha e lartë, tek maqedonasit, përshembull, mbasi kanë qenë të vetëdijshëm se ndryshimi i emrit është dicka e domosdoshme, por nuk ka pasur pezm aq të madh sa në rastin e miratimit të ligjit për gjuhët, me të cilin zyrtarizohet edhe përdorimi i shqipes, dhe gjithë këtë, nuk është se nuk e shënon…nuk do të arkëtojë zoti Zaev aq vota sa mori në zgjedhjet e fundit.”

Ndiqni intervistën e plotë:


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono