ABC Story

Historia-e-divizionit-SS-Skanderbeg-foto.jpg
G. P.18:21 | 04/03/2019

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, duke shfrytëzuar realitetin e Shqipërisë së Madhe, por edhe urrejtjen e shqiptarëve për sllavokomunizmin, nazi-gjermanët formuan në Kosovë divizionin me emrin kumbues “SS Skanderbeg”.

Më shumë se 6 mijë shqiptarë të Kosovës u rekrutuan dhe armatosën me qëllimin për të përballuar rrezikun e ekspansionit të komunistëve serbo-malazezë.

Por si qëndron e vërteta e kësaj historie që tingëllon edhe fantastike edhe e pabesueshme?

Sa të rëndësishme rezultuan veprimet në terren të këtij divizioni?

Ishte një sajesë e parëndësishme që u mitizua, apo një realitet që dominoi e diktoi zhvillimet në arealin shqiptaro-sllav?/abcnews.al

21janari-1280x720.jpg
G. P.12:51 | 27/01/2019

Më 21 Janar të vitit 2011, në qendër të Tiranës, u konsumua një nga krimet më të rënda për shkak të pushtetit. Katër protestues u vranë nga plumbat e Gardës së Republikës.

Por nuk mjaftoi me kaq. Një ditë më pas policia refuzoi të zbatonte urdhër-ndalimet e prokurorisë për të dyshuarit si autorë, duke e rrëzuar me këtë veprim shtetin ligjor. Pikërisht prapaskenat e 21 Janarit, deri në shpalljen të pafajshëm të atyre që vranë qytetarët në shesh, sjell ky material./abcnews.al

musine-kokalari-abc-story-1280x809.jpg
ent ela11:50 | 13/01/2019

Në fund të vitit 1945, pak ditë para zgjedhjeve, britanikët dhe amerikanët e njohën qeverinë e Enver Hoxhës, por me kushte, një nga të cilët ishte lejimi i krijimit të partive opozitare.

Pikërisht ky moment zgjoi mes intelektualëve dhe patriotëve të vërtetë mudësinë që të legalizonin grupimet e tyre politike për të marrë pjesë në zgjedhje, por meqë u duhej më shumë kohë, u kërkuan amerikanëve dhe britanikeve të ndërhynin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Tentativa dështon duke bërë që, pas zgjedhjeve, komunistët të nisnin arrestimet. Këtu nis edhe kalvari i Musine Kokalarit, themelueses së partisë Socialdemoktare, një gruaje të forte, që do e kalonte gjithë jetën burgjeve të komunizmit, por pa e ulur kokën në asnjë çast të vetëm. /abcnews.al

SPECIALE-KOSTANDIN-KACIFAS-FOTO-PER-WEB.jpg
G. P.23:03 | 10/11/2018

Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokatrës, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtomore e JO-së greke ndaj ultimatumit të Benito Musolinit, ndodhi një incident i rëndë. Një minoritar, i quajtur Kostandin Kacifa, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen.

Ngjarja u vuri flakën marrëdhënieve mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë më 28 Tetor?

Kostandin Kacifas u vra nga forcat speciale RENEA apo u vetëvra, dhe më tej a ishte Kacifas një ekstremist i radikalizuar që ishte nisur vetëm me qëllimin për të përmbushur një mision të paramenduar?

Këto detaje shpjegon edhe dokumentari “Misioni i përfunduar i Kostandin Kacifas”./abcnews.al

incidentet-e-KOMUNIZMIT-FOTO.png
G. P.22:35 | 27/10/2018

Në këtë dokumentar sillen incidentet më të rrezikshme të ndodhura gjatë epokës së komunizmit, incidente që mund të kishin provokuar, në rastin më të keq, situata konfkiltesh të armatosura mes shteteve. Një rast i tillë ishte incidenti i Kanalit të Korfuzit, në vitin 1946, por në vitin 1959 gjithçka mund të shkonte edhe më keq, kur një nëndetëse e bazës së Vlorës shënjestroi kryqëzorin ku gjendej presidenti amerikan Duajt Ajzenhauer. Mes të tjerave në këtë dokumentar shfaqen për herë të parë pamjet filmike te një avioni grek pasagjerësh, të marrë peng dhe të ulur në afërsi të Vlorës, një ngjarje e rrezikshme e vitit 1969, e mbajtur sekret gjatë komunizmit./abcnews.al

 

sabi-1280x629.jpg
G. P.22:44 | 13/10/2018

Ky dokumentar sjell historinë e shkencëtares së parë shqiptare, Sabiha Kasimati, jeta e se cilës u ndërpre në moshë të re pasi u konsiderua kundërshtare e sistemit komunist. Sabiha Kasimati ishte laureuar në Torino të Italisë për biologji dhe ishte një nga anëtarët më të hershëm të Institutit të Shkencave, pararendës i Akademisë së Shkencave.

Po përse regjimi komunist e vrau shkencëtaren e parë shqiptare? Çfarë thotë e vërteta? Ishte Sabihaja një kundërshtare e këtij regjimi, apo u ekzekutua sepse refuzoi Enver Hoxhën? Përgjigjet për këto pyetje tenton të zbardhë edhe ky dokumentar./abcnews.al

 

KAHREMAN-YLLI-1280x720.jpg
ent ela23:03 | 29/09/2018

Emisioni i përjavshëm ABC Story nga Ferdinand Dervishi vjen këtë të shtunë me profilin e një funksionari komunist të cilin duhet ta respektojmë. Bëhet fjalë për Kahreman Yllin, ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në Francë pas Luftës së Dytë Botërore dhe njeriu që dha kontributin e tij në Konferencën e Paqes ku u mbrojt edhe integriteti territorial i Shqipërisë.

Por Kahreman Ylli do të kujtohet edhe si diplomati që mbrojti me dinjitet interesat e Shqipërisë në gjyqin e Hagës, për incidentin e kanalit të Korfuzit dhe më tej pas kthimit në Shqipëri ky njeri do të vlerësohet për kontributin e tij sidomos në fushën e arsimit. Kahreman Ylli vërtetëohet të ketë qenë pas çdo zhvillimi të madh në arsim e shkencë. Ai ishte pas zhdukjes së analfabetizimit, pas ngritjes së rrjetit të sistemit arsimor, pas ngritjes e themelimit të Akademisë së Shkencave, pas Kongresit të Drejtshkrimit dhe pas çdo eventi të Albanologjisë.

Duhet pranuar se gjatë periudhës së errët të komunizmit shqiptar, ka patur pak njerëz që meritojnë respekt të plotë për punën dhe kontributin e tyre. Duhet pranuar se Kahereman Ylli është ndër më të spikaturit. /abcnews.al

Turizmi-Abc-Story-foto.jpg
ent ela12:47 | 18/09/2018

Të gjithë jemi dëshmitarë se për turizmin shqiptar këto vite të fundit po flitet me shifra milionash. Por si erdhëm në këtë kohë, cila është e shkuara e turizmit shqiptar? Në këtë dokumentar bëhet një përmbledhje e ecurisë së turizmit në dy kohë, në kohën e Mbretërisë, kur edhe ka startuar turizmi i organizuar dhe gjatë kohës së diktaturës.

Interesant është fakti se gjatë kohës së Mbretërisë të huajt më së shumti preferonin turizmin për gjueti dhe se, pas pushtimit të Shqipërisë, italianët vënë në lëvizje një plan shumë ambicioz, filluar nga ndërtimi i hoteleve që eksizojnë edhe sot si Dajti, Vollga apo hoteli i Gjuetisë në Lezhë.

Por për fat të keq turizmi gjatë kohës së diktaturës komuniste nuk llogatitet si degë e ekonomisë, por si pjesë e propagandës. Për këtë arsye pak të huaj lejoheshin të vinin në Shqipëri, kështu që turizmi dominohej kryesisht nga anëtarë të grupeve marksiste – leniniste. /abcnews.al

LUFTA-II-SPIUNE-NE-KARABURUN-FOTO-1280x893.jpg
ent ela20:59 | 19/06/2018

Në mesin e vitit 1943 në disa shpella të Karaburunit u instaluan misionet e para amerikane e britanike që kishin për qëllim të ngrinin rrjeta spiunazhi pas linjave të pushtimit gjerman dhe të ndihmonin lëvizjen antifashiste.

Pikërisht instalimi i këtyre celulave amerikane e britanike në këto zona të Vlorës bën që informacioni të kishte rëndësi të dorës së parë dhe rrjetet e spiunazhit lulëzuan.

Palët në lojë ishin të shumta. Gjermanët ishin të interesuar që të kishin informacion për qëllimin e misioneve anglo-amerikane, por në lojën e madhe të spiunazhit ishte edhe xhandarmëria e qeverisë kuislinge të Tiranës, komunistët si dhe ballistët, të cilët në zonën e Vlorës dëshmohet të kenë qenë dominantë.

Pikërisht këtë situatë e tendosur, veprimtarinë e celulave të Aleatëve, ndihmën dhe sakrificën e agjentëve shqiptarë që ata rekrutuan dhe fatet e gjithsecilit sjell ky dokumentar. /abcnews.al

LUFTA-II-HISTORI-SPIUNAZHI-NE-KARABURUN-FOTO-1280x893.jpg
G. P.15:51 | 16/06/2018

Të shtunën, në orën 22:15 në televizionin Abc News në emisionin Abc Story do të transmetohet premierë një dokumentar historik që fokusohet në ngjarjet e ndodhura në zonën e Karaburunit, në fshatrat Dukat e Tragjas gjatë Luftës së Dytë Botërore pas mbërritjes aty të misioneve britanike e amerikane të ngarkuara për të ngritur rrjeta spiunazhi pas linjave të pushtimit gjerman.

Instalimi i celulave amerikane e britanike në këto zona të Vlorës bënë që informacioni të kishte rëndësi të dorës së parë dhe rrjetet e spiunazhit lulëzuan.

Gjermanët, që ruanin regjimin e pushtimit, ishin të interesuar që të kishin informacion për qëllimin e misioneve anglo-amerikane. Por në lojën e madhe të spiunazhit dhe sigurimit të informacioneve ishin në të njëjtën kohë edhe xhandarmëria e qeverisë kuislinge të Tiranës, komunistët si dhe ballistët, të cilët në zonën e Vlorës dëshmohet të kenë qenë dominantë.

Pikërisht këtë situatë të tendosur, veprimtarinë e celulave të Aleatëve, ndihmën dhe sakrificën e agjentëve shqiptarë që ata rekrutuan dhe fatet e gjithsecilit do të sjellë ky dokumentar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono