Ekonomi

vlcsnap-error716-1-1280x720.jpg
us er15:41 | 07/12/2017

Me gjithë përparimin në raport me veten Shqipëria u rendit e dyta pas Rumanisë për nivelin më të ulët në Europë të mbledhjes së taksave në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në vitin 2016 sipas Institutit Europian të Statistikave -EUROSTAT. 

Shqipëria ka mbledhur më shumë taksa krahasuar me vitet e mëparshëm megjithatë është akoma larg mesatares së vendosur nga Bashkimi Evropian.Këtë tregon raporti i fundit i Institutit europian të statistikave.

Në tabelën përmbledhëse vendi ynë renditet i dyti pas Rumanisë ku shihet se gjatë vitit të kaluar janë mbledhur 27.1 % të PBB-së taksa, teksa mesatarja e BE për këtë vit ishte 40 për qind sipas monitor.

Në zonën e euros, të ardhurat nga taksat përbënin 41.3% të PBB-së në 2016, pak më shumë se raporti  41.2% në vitin 2015.

Raportet më të larta të grumbullimit të taksave në raport me PBB-në  i patën vende të tilla si Franca, Danimarka ,Belgjika  dhe Suedia  pasuar nga Finlanda ,Austria ,Italia dhe Greqia.

Rritja më e madhe e të ardhurave ne raport me PBB-në ishte në Greqi, rënia më e madhe në Rumani krahasuar me vitin 2015.

Në vitin 2016, pjesa e taksave mbi prodhimin dhe importet ishte më e lartë në Suedi .

Ndërsa Për taksat që kanë të bëjnë me të ardhurat nga pasuria, pjesa më e madhe arkëtimeve është regjistruar në Danimarkë .

Në vitin 2016, taksat mbi prodhimin dhe importet përbënin pjesën më të madhe të të ardhurave tatimore në BE (13.6% të PBB-së), pasuar nga kontributet shoqërore neto (13.3%) dhe tatimet mbi të ardhurat dhe pasuritë (13.0%)./abcnews.al

 

vlcsnap-error375-1280x720.jpg
us er12:22 | 07/12/2017

Bizneset e mëdha janë paralajmëruar edhe një herë që ti japin fund të punuarit me dy bilance. Këtë herë Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë kanë theksuar se nuk do t’u jepen më kredi atyre biznese të cilat punojnë me dy standarde.

Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave  dhe ekonomisë kanë rënë dakord të bëhen bashkë në aksionin kundër informalitetit dhe reduktimin e kredive me probleme në ekonomi.Bizneseve të mëdha do t’u merret vetëm një bilanc zyrtar që është pasqyruar në faturat tatimore

Guvernatori i Shqipërisë paralajmëroi se nuk do tu jepen më kredi atyre bizneseve që punojnë me dy standarte

Kanë që në vitin 2015 që i bëjnë thirrje bizneseve të mëdha të vetrregullohen. Janari i vitit 2018 shënon fundin e këtij paralajmërimi. Ata që nuk i janë përgjigjur do të penalizohen./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error133-1280x720.jpg
us er19:02 | 06/12/2017

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miruatuar ndryshimet në ligjin për turizmin, i cili njeh tashmë një status të veçantë për investitorët në struktura akomoduese me 4 ose 5 yje.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, raportoi ndryshimin ligjor të ardhur në vetëm tre nene. Ai sqaroi se ligji krijon lehtësira fiskale për sektorin e turizmit elitar, i cili mungon në Shqipëri.
Siç është përcaktuar edhe në paketën fiskale të kaluar me buxhetin 2018, investitorët që do të ndërtojnë akomodime me 4 dhe 5 yje, e që do marrin statusin special, do ta kenë zero tatimin mbi fitimin, taksën e pronës dhe infrastrukturës si dhe reduktim të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Për deputetin demokrat Florion Mima, ky lloj subvencionimi që shteti po i bën këtij investimi është jo vetëm klientelist dhe korruptiv, por edhe shtypës. Ai argumentoi se nëse një investitor ka lehtësira si ato të parashikuara nga paketa fiskale dhe tashmë të njohura në ligj, për 10 vjet, atëherë rëndesa vjen tek taksapaguesit.

Ligji parashikon se vlera e investimit për hotelet me 4 yje të jetë minimalisht 8 milionë euro, ndërsa për ato me 5 yje, të paktën 15 milionë euro, për të marrë statusin special të investitorit.
Ligji i lejon Këshillit të Ministrave që me vendim të përcaktojë kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e këtij statusi./abcnews.al

vlcsnap-error312-1280x720.jpg
us er18:58 | 06/12/2017

Për herë të parë pas 3 dekadash, papunësia pritet të ulet në nivel një shifror. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimeve për Informalitetin.

Gjatë mbledhjes së rradhës së Këshillit të Investimeve për Informalitetin, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se për herë të parë pas 30 vitesh do të përmbushet një sfidë e kahershme.

“Ne mendojmë që nëpërmjet reformave dhe zhvillimit ekonomik, papunësia do të zbresë për herë të parë pas 30 vitesh, e matur realisht diku më mirë, diku akoma më mirë, diku jo mirë në të kaluarën do të zbresë në nivele njëshifrore”.

Ambicie dhe optimizëm ministri Ahmetaj shfaqi edhe në lidhje me nivelin e rritjes ekonomike gjatë vitit të ardhshëm.

“Sigurisht më duhet të theksoj që rritja ekonomike është tashmë e konsoliduar dhe e përshpejtuar. Në vitin 2018 ne parashikojmë një rritje në nivele deri në 4.2 përqind rritje të prodhimit të brendshëm bruto. Konsumi privat dhe investimet vazhdojnë të jenë në rritje të qëndrueshme, tre përqind viti 2016 me kontibute 80 përqind në rritjen ekonomike konsumi total privat dhe 2.3 këtë vit me një kontribut më shumë se gjysma në rritjen ekonomike”.

E duke ribërë bilancin e punës, Ahmetaj ritheksoi se në 4 vite, qeveria ka hapur dhe formalizuar 260 mijë vende pune. Më pas ministri u ndal te lufta anti-informalitet duke e cilësuar si betejë të përditshme./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error325-1280x720.jpg
us er17:39 | 05/12/2017

Propagandë në kohë përmbytjesh, kështu e quajnë demokratët pretendimin e qeverisë për rritje të punësimit dhe ekonomisë.

“Duke ju referuar të dhënave të INSTAT, që kontrollohet nga qeveria, numri i të punësuarve në 4 vjet, është rreth 30 mijë. Thënë ndryshe sa 1/10-ta e premtimit të tij elektoral, tregues i një ekonomie që nuk lëviz dhe që ka përqëndruar paranë në disa duar”.

Vetëm dy janë treguesit që në pesë vjet nuk panë kurrë rënie, tha Jorida Tabaku.

“Gjatë këtyre 5 vjetëve, në çdo buxhet që kjo qeveri solli, pati rritje taksash për bizneset e mëdha e të vogla, për qytetarët, për pensionistët. Sot, ne paguajmë 1,5 miliardë euro taksa më shumë se 5 vjet më parë.
Sot, ekonomia më e madhe infomale është ajo e drogës, kështu që është e kotë që Ahmetaj të ulet me bizneset për të diskutuar se si mund të ulet informaliteti. Sot, 1,2 miliardë euro vijnë vetëm si rezultat i drogës”.

Më e keqja është ajo çfarë bëhet me këto para, sipas Tabakut, sepse burimin e kanë drejtpërdrejt nga puna e qytetarëve, por kurrë nuk investohen për ta.

“Sot, rritja ekonomike në Shqipëri është në pikëpyetje sepse vjen e gjitha prej sektorit të ndërtimit, kur Banka e Shqipërisë thotë se nuk dihet me çfarë burimesh financohet.
Përballemi me një informalitet në rritje, ku sipas Bankës Botërore 60% e të punësuarve janë informalë.
Çdo ditë mbyllen 40 biznese nga pamundësia për të mbijetuar në një treg të pabarabartë”.

Vendet e punës do të ishin rritur realisht nëse kryeministri i vendit dhe ministri i Financave nuk do të shpenzonin 350 milionë euro vetëm për ndërtimin e fabrikave që djegin plehra, përfundoi deputetja demokrate./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error273-1280x720.jpg
us er16:34 | 05/12/2017

Kompanitë e sigurimit mbështesin iniciativën ligjore të Kryeministrit Rama për sigurimin e detyrueshëm të pronës. Kadri Morina i “Eurosig” thotë se sigurimi nuk duhet të kufizohet vetëm në rastin e katastrofave natyrore.

Qeveria duhet ta fillojë nga insitucionet publike. Presidenti i kompanisë së sigurimit “Eurosig” i referohet nismës ligjore të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, për sigurimin e detyrueshëm të pronës. Madje, Kadri Morina sugjeron të mos kufizohet në rastet e katastrofave natyrore.

“Aty ku është gjëja më e prekshme, tek shkollat, tek kopshtet, tek spitalet, tek burgjet ku rrezikshmëria është shumë e lartë dhe kurrë mos ta quajmë katastrofë, ta quajmë sigurim normal i pronës nga zjarri, tërmetet, dëmtime të tjera të sendit. Katastrofë s’mund ta quajmë borën e Thethit, katastrofë s’mund të quajmë fryrjen e një lumi në Fier apo Vlorë. Janë kushtet klimaterike që po ndodhin dhe po na ndjekin hap pas hapi”.

Sigurimet vullnetare, sipas Presidentit të “Eurosig”, janë thuajse zero. Banesat dhe bizneset kryesisht sigurohen si detyrim ndaj sistemit bankar në rastet e marrjes së kredive, ndonëse Morina thotë se në raste dëmi pagesa iu kthehet 100 fish.

“Në një sigurim me 50 euro metër katror shtëpi, paguhet 1 euro për metër katror në vit. Që do të thotë, 1 euro për metër katror do të thote 50 euro për një sigurim shtëpie, ku nga ky 50 eurosh ai sot mund të kishte marrë minimalja 5000 euro për atë ndërtim shtëpie që i pamë neve në TV. Kompanitë e sigurimit janë të mirëkapitalizuara tashmë në Shqipëri dhe mirëkapitalizimi i tyre vjen edhe si rezultat i rregullave të forta që ka shteti shqiptar, Banka Botërore, FMN-ja. Neve sigurojmë aq sa kemi kapitalin tonë, të gjithë pjesën tjetër në bazë të rregullave të shtetit shqiptar, në e cedojmë dhe e eksportojmë rriskun jashtë tek kompanitë e sigurimit, ata që na përgjigjen mbi kapitalin siguror që në kemi”.

Që sigurimet e pronës të kthehen masive e qeveria të mos shpenzojë para të taksapaguesve për të dëmshpërblyer personat e dëmtuar si në rastin e fundit nga permbytjet, Morina sugjeron:

“Duhet të ketë edhe 1 mekanizëm tjetër që duhet ta detyrojë atë që nëse se bën atëhere të mbajë një peng, që do të thotë nëse ti shkon dhe merr një certificatë ose paguan dritat e ujit, do ti thuhet ti nuk i paguan dot nëse nuk sjell policin e sigurimit”.

Një nismë e tillë per sigurim të detyrueshëm të pronës e ndërmarrë më herët, sipas kompanive do të kishte kursyer më tepër të ardhura nga buxheti i shtetit dhe nga ai i familjeve./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error196-1280x720.jpg
us er15:36 | 05/12/2017

Për Partinë Demokratike shifrat e deklaruara nga qeveria për punësimin nuk janë aspak të vërteta. Deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi se gjatë qeverisjes së Ramës ka vetëm dy tregues në rritje të fortë: taksat për 90 përqind të shqiptarëve dhe ekonomia informale ku qarkullon paraja e zezë, e krimit, drogës dhe korrupsionit./abcnews.al

 

vlcsnap-error953-1280x720.jpg
us er14:30 | 05/12/2017

Në janar do të marrë fund deklarimi i pagave qesharake të punonjësve. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i ka kërkuar bizneseve të vetekorrigjohen, në të kundërt ligji do të veprojë ashpër mbi ta.

Numat tingëllojnë si statistika virtuale thotë  ministri i financave dhe ekonomisë prandaj ka zgjedhur që të publikojë një informacion të marrë drejtpërdrejtë nga listëpagesat e drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.

Kjo rritje prej 61 përqind është domethënëse për ministrin Ahmetaj. Por ka edhe zbritje pozitive sipas ministrit të financave dhe ekonomisë dhe kjo është ulja e numrit të të papunëve në 13 .8 përqind nga 17.2 që ishte katër vite më parë. Në 10 muajt e fundit të vitit 2017 numri i vendeve të lira të punës është 36 mijë. Kërkesat e sipërmarrësve janë bërë për profesionistë.

Këtyre shifrave optimeste duhet ti bashkangjiten edhe ato të deklarimit të punonjësve. Prandaj ministri Ahmetaj iu kujton bizneseve kryesisht të mëdha të vetkorrigjohen. për këtë qeveria ka kohë që ia kavendosur afatin.

Në konferencën për “Politikat në mjediset e punës” Ministri nuk la pa përmendur edhe rritjen ekonomike që për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë 4.2 përqind./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error195-1280x720.jpg
us er12:32 | 04/12/2017

Ministria e Financave ka vlerësuar bashkitë në vend në lidhje me menaxhimin financiar për vitin e shkuar. Në vend të parë ajo rendit Kamzën, ndërsa në të tetin bashkinë e Tiranës.

E para renditet Kamza, e dyta Shkodra.

Tirana mban vendin e tetë ndërsa Durrësi të pestin.

Fjala është për menaxhimin financiar të bashkive në vend për vitin që lamë pas.

Renditja është bërë nga Ministria e Financave, e cila është bazuar në 15 kritere me nga 30 pikë.

Financat kanë vlerësuar që nga dërgimi në kohë i faturave për pagesë në degën e thesarit, numri i kontratave të anuluara gjatë vitit buxhetor dorëzimi i tyre ne kohe; numri i urdhër-shpenzimeve të refuzuara nga Thesari; Urdhër-prokurimet e paautorizuara, menaxhimi i riskut e deri tek pozicionet aktuale të auditimit të brendshëm të paplotësuara.

Raporti permbledhes tregon se nga një vlerësim 0-450 pikë, Bashkia e Kamzës mori 440 pikë,  Bashkia e Shkodrës 430 pikë, ndiqet nga ajo e Patosit me 425, e Vorës (415), më pas vijnë Durrësi me 405 pikë, Elbasani (400 pikë), Memaliaj (395 pikë).

Bashkia e Tiranës mori 391 pikë. Vleresimin me te ulet  e ka në treguesin e menaxhimit të riskut, me 10 pikë dhe aktivitetet e kontrollit me 20 pikë,  ndërsa në treguesit e tjerë ka marrë përgjithësisht vlerësimin maksimal me 30 pikë.

Financat theksojnë se gjendja e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Bashkisë Tiranë paraqitet në nivele të kënaqshme, duke theksuar gjithashtu dhe nevojën për marrjen e masave, kryesisht, në kuadër të përmirësimit të komponentit të Menaxhimit të riskut, i cili ka marrë vlerësim shumë të ulët në krahasim me të tjerët.

Në renditjen që kanë bërë financat vetëm për Bashkitë e mëdha kryeson Shkodra, e ndjekur nga Durrësi, Korça, Elbasani dhe më pas renditet Tirana. Pas kryeqytetit vijnë Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra.

Bashkitë e mëdha që janë edhe qendra të prefekturave, si ajo e Durrësit, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Kukësit kanë pësuar ulje të performancës më 2016 në raport me 2015, thekson raporti.  Bashkitë që kanë arritur përmirësim janë Shkodra, Korça, Elbasani, Fieri dhe Berati.

Bashkia e Shijakut dhe ajo e Tropojës morën vlerësimin më të ulët të performancës./abcnews.al

 

vlcsnap-error884-1280x719.jpg
us er15:53 | 30/11/2017

Pas dy muajsh rritje, kreditimi nga bankat i është rikthyer uljes. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë të publikuara këtë fund tregojnë se në fund të tetorit stoku i kredisë ishte rreth 522 miliardë lekë. Tkurrja e kredisë tek sipermarrjet me rreth 1.5 miliardë lekë në një muaj dhe rritja e huasë për individët, bëri që totali i kredisëë shpërndarë në ekonomi të jetë 1.2 miliardë lekësh në krahasim me muajin e mëparshëm.

Sipërmarrjet vleresohet të kenë pak akses në financim, për shkak të të shkuarës së tyre problematike, interesit te tyre te ulët për të investuar, por edhe fshirjes së bilanceve të vjetra. Ulja e totalit të kredisë, në tërësi po shoqërohet me një përmirësim të gjendjes së kredisë”. Fshija e një pjese të kredive të humbura nga bilancet e bankave, prek më së shumti kreditë e humbura të bizneseve”.

Kryesisht për shkak të fshirjes nga bankat, kreditë me probleme kanë zbritur në gati 15% nga më shumë se 20% që ishin një vit më parë.

Përtej fshirjeve dhe kreditimit të ulët tek biznesi, huaja në total në ekonomi lehtësisht më e lartë se një vit më parë./abcnews.al

 

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono