Ekonomi

krediiii.jpg
Autor E12:19 | 06/12/2019

Banka Qendrore e Kosovës mbylli sot “Iute Credit” dhe “Monego” me argumentin se kishi shkelur rregullat e operimit duke aplikuar ineteresa jashtë çdo standardi, të cilat sipas saj varfëruan huamarrësit.

“Sot, duke u bazuar në kompetencat që ka BQK-ja, ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të Iute Credit Kosova, dhe Monego”, është thënë në konferencën e jashtëzakonshme për media.
“Këto instictione kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit.

Devijimi më shqetësues ka të bëjë me normën e interesit që këto institucione kanë aplkuar në kredi që janë shumëfish më të larta nga sa kishin paraparë kur kishin aplikuar për tu regjistruar në Kosovë.

Janë norma më të lartë krahasuar edhe me institciuonet e tjera mikrofinancuese.

Normat e interesit kanë qenë jashtë standardit. I kemi thënë që të vendosin norma të pranueshme, por nuk kanë qenë të gatshme për të bërë rregullimet e nevojshme.

Me veprimtarinë e tyre kanë rrezikuar huamarrësit. Ne nuk do të lejojnë operimin e institucioneve që nuk zbatojnë rregullat duke shfrytëzuar kushtet financiare të qytetarëvem, gjë që vëshirëson edhe më tepër gjendjen e tyre.

Jemi të vetëdijshem për sigurinë kombëtare dhe nuk do të lejojmë asnjë gjë që të cënojë këtë siguri”, u shprehen gjithashtu nga Banka Qendrore e Kosovës.

Por çfarë ndodh me kredimarrësit e këtyre institucioneve?

Banka Qendore njofton sit se procesi i likuidimi8t të kredive do të vijojë normalisht. Sipas bankës, për këto dy institucione do të caktohet një person përgjegjës që do të menaxhojë mbledhjen e kredive të dhëna. Gjithçka do të bëhet nën mbikëqyrjen e Bankës Qendrore të Kosovës.

Të dyja këto institucione operojnë edhe në Shqipëri. /abcnews.al

qytetare.jpg
in a20:03 | 04/12/2019

I ftuar në “Mbrëmja në ABC” me Mirela Milorin eksperti i ekonomisë Selami Xhepa është shprehur se humbjet e ekonomisë pas goditjes nga tërmeti janë shumë më të mëdha sesa shifrat e treguara.

“Eshtë një ngjarje që ka përmasa të mëdha, kemi të bëjmë me një ndryshim të rëndësishëm dhe për shumë familje ndikimi është i jashtëzakoshëm. Bëhet fjalë për një humbje të rëndësishme që ka ndodhur me pasurinë publike dhe private. Sot nuk mund të dimë kostot e vërteta të rindërtimit, specialistët vlerësojnë se kjo është një kosto e lartë, bëhët fjalë për 10 mijë familje dhe shkalla e dëmit është jashtëzakonisht e konsiderueshme”, tha Xhepa.

Më tej ai u ndal te procesi i menaxhimit të post krizës duke theksuar se ka probleme serioze sa i përket zgjidhjes së problemit.

“Procesi i menaxhimit të post krizës po ecën ngadalë mënyra se si po trajtohet tregon se ka probleme serioze. Qasja e zgjidhjes së problemit është krejtësisht e çoroditur.  Për shkak të dimensionit të përmasës së këtij femonemi duhet të kishim një axhendë, që qytetarët ta kenë të qartë mënyare se si po procedohet. Kemi biznese të goditura, biznese të mbyllura që mund të ndikojnë negativisht vitin e ardhshëm”, u shpreh Xhepa.

Ai u ndal edhe te buxheti për vitin 2020 i cili është parë si i vështirë, por tani pas tërmetit ai shprehet se projeksionet duhen rishikuar.  “Kostot pritet të jenë më të forta, ndoshta do të ishtë e domosdodhme rritja e huamarrjes për të sistemuar problemet e rëndësishme”.

Më tej ai shprehet se edhe pse është shumë shpejt për të folur për një faturë të saktë është e patolerueshmë që të mos ketë një strukturë të posaçme të dedikuar rasteve të kësaj natyre. Ndër të tjera ai thotë se nuk ka një sistem që të tregojë se si do të përdoren fondet e mbledhura, mënyra se si do të menaxhohet kriza.

Sa i përket banorëve të cilëve u janë shkatërruar banesat nga tërmeti ai thotë se do të ishte një lehtësim nëse në banesat të cilat aktualisht janë bosh do të strehoheshin këta qytetarë.

“Përdorimi i banesave egzistuese të cilat janë bosh, për ti ardhur në ndihmë banorëve që i janë shkatërruar banesat është një lehtësim sepse të ndërtosh mijëra apartamente të paktën duhen dy vite”, shprehet ai.

Ndërkohë ai thekson se tregu më i madh i banesave në vend është treg privat.

“Në një shoqëri rrisku siç jemi ne, nuk ka një institucion të menxhimit të këtij risku. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë, individi duhet të kujdeset për pronën idividuale”, deklaroi ekonomisti.

Sa i përket kësteve të kredive sipas tij kjo është një çështje që duhet të negociohet mes bankës dhe ndërtuesit.

Prioritare qeveria duhet të ketë një qasje të mirëorganizuar që qytetarët të jenë të sigurt në banesa sespe një pjesë e madhe e tyre janë të rrezikuara, duhet të kemi një qasje finaciare, një strukturë se si do të organizohet menaxhimi i saj sepse publiku ka nevojë për transparencë.

Ndër të tjera ai theksoi se është mirë që të zgjidhet një ekpsert i lartë i besueshëm për të gjitha palët dhe të bëhën tranparente sa fonde po grumbullohen dhe si po menaxhohen./abcnews.al

KOMPANIA-E-SIGURISE-RINAS_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
Autor E14:01 | 04/12/2019

Teksa rritja e të huajve që vizitojnë Shqipërinë ka ruajtur një trend rritës gjatë 10 muajve të këtij viti si efekt i turizmit, ajo që bie në sy është tendenca e shqiptarëve për të lënë vendin. Rritja e daljeve të këtyre të fundit jashtë territorit është më e lartë sesa rritja e të huajve që kanë hyrë në Shqipëri.

Shifrat e fundit mbi lëvizjen e shtetasve të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Tetor 2019, janë 888.218 duke shënuar një rritje me 12,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2019, janë 495.089. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur 5,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2019, janë 393.129. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur 23,1 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë dhjetë muajve të 2019, është 4.956.344 duke u rritur 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në publikimin e INSTAT.

Lidhur me hyrjet shifrat tregojnë se në muajin tetor 2019 në territorin shqiptar hynë 866.121 shqiptarë dhe të huaj.

“Krahasuar me Tetor 2018, ky tregues rezulton me rritje 10,2 %. Në Tetor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 387.152. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur me 14,7 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë dhjetë muajve të 2019 është 5.849.154, duke u rritur me 8,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Tetor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 62,4 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 4,5 %.

Përgjatë dhjetë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 19,9 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,2 %” vlerëson INSTAT. /monitor/

sejko-1280x720.jpg
in a15:47 | 03/12/2019

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i kërkoi  drejtuesve të bankave tu ofrojnë lehtësi dhe asistencë në marrëdhëniet me kompanitë e sigurimit qytetarëve kredimarrës të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërsa këta të fundit i sugjeruan institucioneve hartimin e një plani masash për klientët kredimarrës të dëmtuar nga lëkundjet e tokës më qëllim ristrukturimin e kredive. Nëse do të jetë e nevojshme, pa aplikuar kosto shtesë.

Drejtuesit e bankave tregtare bënë të ditur se po vlerësojnë individualisht të gjithë klientët e tyre kredimarrës të prekur nga tërmeti, për të pasur një panoramë më të qartë të situatës.

Ndërkohë secila bankë po vlerëson individualisht mundësinë për të kontribuar me donacione të formave të ndryshme tek familjet e prekura.

Kreu i Bankës Qendrore iu kërkoi gjithashtu të shihen të gjitha mundësitë që pasojat e tërmetit të mos shkaktojnë ngadalësim në ritmin e kreditimit të ekonomisë. /abcnews.al

 

edi-rama-mbledhja.jpg
Autor E16:03 | 02/12/2019

Tërmeti i 26 nëntorit që ka shkatërruar dhe dëmtuar një numër të madh banesash do të bëjë që qeveria të ndryshojë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Lajmi u dha nga kreu i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili theksoi se kryeministri Rama ka vendosur që të përfshijë në buxhet edhe fondin për rindërtimin e banesave të shkatërruara.

“Në buxhetin 2020 do ta kalojmë në parim, por ai do të ndryshohet nen për nen sepse po e them zyrtarisht kryeministri ka vendosur që të përfshijë fondin e rindërtimit në buxhet. Pasi ky fond të jetë përcaktuar atëherë buxheti do të ndryshohet gjatë diskutimeve nen për nen”, tha Ahmetaj sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Ndërkohë, ministrja e financave tha në një prononcim për mediat se pjesa kryesore e parave për ndërtimin e banesave do të vijnë nga shkurtimi i investimeve publike, por qeveria do të vërë gërshërë edhe mbi shpenzimet korrente.

“Kemi identifikuar disa projekte të cilat mund të shtyhen me një vit për të krijuar hapësirë që të financojmë programin e rindërtimit”, tha Denaj. /abcnews.al

21-1.jpg
Autor E15:32 | 02/12/2019

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka reaguar pas tërmetit të datës 26 nëntor duke i rikujtuar të gjithë pronarëve të shtëpive që paguajnë siguracion për banesat e tyre që t’u drejtohen kompanive të sigurimit për të bërë verifikimin e dëmeve nëse ka.

AMF thekson gjithashtu se njoftimi duhet bërë me shkrim tek zyrat qendrore, e cila është e detyruar që të sjellë një ekspert vlerësimi për të konstatuar dëmet e mundshme.

“Ju mund të kontaktoni shoqërinë e sigurimit të adresën e selisë qendrore apo në zyrat që ajo ka në rrethin ku ndodheni për të njoftuar dëmtimet e ndodhura në banesën apo pronën Tuaj, si dhe për t’u informuar me detaje në lidhje me procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim”, bën me dije AMF.

Sipas të dhënave më të fundit të zyrës operacionale për menaxhimin e fatkeqësive, në rang kombëtar janë 131 banesa të shembura; 3 811 banesa të dëmtuara rëndë; 3149 banesa të dëmtuara lehtë; 461 pallate të dëmtuara rëndë, 324 pallate me dëmtime të lehta.

Ndërkohë, 20 pallate janë shpallur të pabanueshëm pas verifikimit.

Sipas kësaj zyre 1 961 qytetarë janë strehuar në hotele, 964 në çadra, 867 qytetarë janë strehuar në qendra sociale, 2 525 qytetarë janë strehuar në miq e të afërm.

Njoftimi i plotë i AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dëshiron të informojë të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i datës 26.11.2019, që kanë një kontratë për sigurimin e banesës apo pronës nga katastrofat natyrore, si tërmetet, zjarri, përmbytjet, që të kontaktojnë menjëherë shoqërinë e sigurimit për të njoftuar për dëmtimet e ndodhura.

Pasi të keni njoftuar zyrtarisht ndodhjen e ngjarjes së siguruar, një ekpert i shoqërisë së sigurimit do paraqitet në banesën/pronën e dëmtuar për të evidentuar dëmet. Bëni kujdes që njoftimi i shoqërisë së sigurimit të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratën e sigurimit.

Ju mund të kontaktoni shoqërinë e sigurimit të adresën e selisë qendrore apo në zyrat që ajo ka në rrethin ku ndodheni për të njoftuar dëmtimet e ndodhura në banesën apo pronën Tuaj, si dhe për t’u informuar me detaje në lidhje me procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim.

Çdo shoqëri sigurimi ka një faqe zyrtare interneti, ku ka të publikuar adresat dhe mënyrat e kontaktit. Lista me shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, të cilat ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë me adresat përkatëse gjendet edhe në faqen e internetit të AMF-së https://amf.gov.al/ts_shoqeri_sigurimi.asp

Nëse keni marrë një kredi bankare Ju mund të kontaktoni dhe bankën për t’u informuar nëse keni siguruar banesën apo pronën Tuaj, si dhe për të kërkuar asistencën që iu nevojitet.

1574927405_Capture.jpg
Autor E12:34 | 30/11/2019

Ministria e Financave i ka kërkuar bizneseve që të kontribuojnë me të holla në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një njoftimi, ministria thekson se është miratuar një Akt Normativ përmes të cilit bizneseve që do të ndihmojnë ato do t’i njihen si shpenzime të zbritshme.

“Shpenzimet e zbritshme në masën 8%, nga 3% që është aktualisht, do të mund të përfitohen vetëm nëse donacioni do të adresohet në llogaritë e thesarit, të vëna në dispozicion nga Ministria e Financave. Gjithashtu me rëndësi të theksohet se ky akt vlen edhe për donacionet për shkak të shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” të bëra në formën e pasurive të paluajtshme”, thekson ministria.

Njoftimi i plotë

Nisur nga situata e jashtëzakonshme e krijuar nga tërmeti i datës 26 Nëntorit, në ndihmë të familjeve të dëmtuara, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nxit të gjitha bizneset që të kontribuojnë për nismën “Shqipëria Solidare” me qëllim lehtësimin e pasojave nga ky tërmet tragjik.

Për këtë qëllim Ministria e Financave ka përgatitur Aktin Normativ sipas së cilit do të rritet nga 3% në 8% e fitimit të tatueshëm, njohja si shpenzim i zbritshëm i donacioneve në mjete monetare, të bëra nga bizneset. Kjo incentivë në shërbim të angazhimit tonë ekonomikisht solidar do të vlejë për periudhën e “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” brenda afatit të përcaktuar në legjislacion.

Shpenzimet e zbritshme në masën 8%, nga 3% që është aktualisht, do të mund të përfitohen vetëm nëse donacioni do të adresohet në llogaritë e thesarit, të vëna në dispozicion nga Ministria e Financave.

Gjithashtu me rëndësi të theksohet se ky akt vlen edhe për donacionet për shkak të shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” të bëra në formën e pasurive të paluajtshme.

Thirrjes së Qeverisë për kontribute për tërmetin përmes platformës online e-Albania/dhuro, i janë bashkuar shumë biznese nga brenda dhe jashtë vendit.

mustafa-nano-1280x748.jpg
ger ta08:44 | 30/11/2019

Tragjedia e provokuar nga tërmeti duket se erdhi për të na vënë në provë”. Kështu shprehet Mustafa Nano në monologun e tij të kësaj jave në “Provokacija”, që vjen vetëm pak ditë pas tërmetit të rëndë që goditi vendin dhe mori dhjetëra jetë.

Teksa thekson se ishte një provë, Nano shton se e kemi kaluar këtë test. Madje vë në dukje se këto ditë nuk ka pasur as vjedhje dhe vrasje, ndërsa tregon më tej se “çfarë pamë nga ky tërmet” përveç tragjedisë së madhe e cila vështirë se do të harrohet.

Tragjedia e provokuar nga tërmeti duket se erdhi për të na vënë në provë, për të na testuar dhe duket se në njëfarë kuptimi ne e kemi kaluar këtë test dhe shenjë për këtë kanë qenë këto ditë të dhembjes dhe hutimit që u bënë edhe ditë të spektaklit të bukur të solidariteti.

As vjedhje dhe vrasje nuk ka pasur gjatë tre ditëve të fundit, shenjë edhe gangot dhe banditët u kapën prej skrupujsh, u dorëzuan para dhembjes dhe solidaritetit kombëtar. Pati edhe njerëz në rrjetet sociale, atje ku mund të flitet duke e mbajtur fytyrën të fshehur, pati edhe njerëz që nxorën mllef dhe vrerë, që mbollën panik që edhe këto ditë e patën mendjen te lojrat politike apo fetare apo ku di unë se çfarë. Pati edhe njerëz që e patën mendjen te shfaqjet dhe pozat para kamerës që vullnetarizmin e shëndërruan në një garë. Që me të bërë një donacion nxitonin t’ja bënin me dije botës.

Pati edhe politikanë që nuk duruan dhe iu kthyen zanatit të vjetër, kacafytjes, gjuhës së urrejtjes. Pati pra edhe të tillë, por në sy ra më së shumti solidariteti, ishte prekës po a sa edhe vetë tragjedia. Duhet shpresuar që kjo tragjedi të na ketë bërë më të mirë. Ky ishte monolog im për sonte”, shprehet Nano./abcnews.al

albsig.jpg
Autor E15:07 | 28/11/2019

Kompania e sigurimeve ALBSIG, këto ditë ka marrë shumë telefonata nga personat që kanë siguruar banesat. Zv.drejtori i ALBSIG, Plarent Hamzaj tha se të gjitha rastet po merren në shqyrtim për të bërë dëmshpërblimin në një kohë sa më të shpejtë.

Kompania e sigurimeve “Albsig” ka një ekspozim të lartë kundrejt dëmeve të pronës që shkaktoi tërmeti i mëngjesit të datës 26 nëntor. Një lum telefonatash vijojnë kundrejt numrave të lenë në dispozicion për të siguruarit dhe me çdo rast po merret në shqyrtim për t’u vlëresuar dhe dëmshpërblyer në kohën më të shkurtër të mundshme. Grupet e punës janë ngritur dhe po inspektojnë në terren çdo dëmtim dhe në këtë mënyrë po përpilohen dosjet e secilit rast për t’iu kaluar dëshmpërblimi sipas kontratës së bërë me subjektin.

Plarent Hamzaj zv. Drejtori i Përgjithshëm i Shoqërisë së Sigurimeve “Albsig” shpjegon situatën dhe organizimin e kompanisë për të përballuar këtë ngarkesë.

Edhe pse trmeti ka lënë pasoja shumë herë më të rënda se ai i datës 21 shtator, kompania mbeshtetet mbi një grup financiar shumë të fuqishëm siç është “Kastrati Group” dhe gjigandi ndërkombëtar të risigurimit “Hanover Re”. /abcnews.al

termet2.jpg
Autor E15:39 | 26/11/2019

Nuk ndërsa ai më shkatrimtari ishte me magnitudë 6.4 ballë, ndërsa deri tani lajmërohen të paktën 18 viktima.

Tre pallate janë shembur në Thumanë, një vilë pranë Kënetës në Durrës janë shembur krejt duke lënë nën rrënoja dhjetra njerëz, për shpëtimin e të cilëve ende po punohet fort nga forcat emergjente.

Situata është dramatike, kurse banorët e Tiranës, Durrësit dhe qyteteve të tjera janë ende në panik për lëkundje të tjera.

Megjithatë kryeministri Edi Rama gjen kohë e na del në rrjetet sociale me mjekrrën e gjatë në video selfie duke u kërkuar njerëzve durim, guxim dhe solidaritet. Bën edhe profetin, kur thotë: “çfarë s’na vret më bën më të fortë”.

Por, përse ai nuk e shpall gjendjen e emergjencës nga fatkeqësitë natyrore?

Çfarë do të thotë kjo shpallje?

Kjo gjendje bën që qeveria të ketë në dispozicion të gjitha mjetet, teknologjitë dhe burimet njerëzore të privatëve, të cilat sipas ligjit në fund duhet t’i paguajë.

Dy janë arsyet e moshpalljes:

Ose e qeveria e ka arkën bosh dhe nuk ka me ç’të paguajë.

Ose qeveria është kaq shpirtngushtë, kaq e zezë sa lë njerëzit në rrënoja që mos të harxhojë para.

Tani mbetet që ky njeri që gjen kohë të luajë me telefonin në ditën më të zezë të shqiptarëve të japë një përgjigje. /Marrë nga 27.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono