Edicioni Informativ

hakorjaaa.jpg
eri Ida16:27 | 17/02/2020

Fatos Hakorja këtë të hënë i ftuar në studion e ABC News është shprehur se konferenca e presidentit të Republikës Ilir Meta këtë të hënë mund të shtyhej dhe vëmendja të spostohej e gjitha tek Konferenca e Donatorëve në Bruksel.

Hakorja ndër të tjera është shprehur se kreu i shtetit duhet të ishte më solidar dhe ti kishte sytë nga Brukseli në mënyrë që të grumbullonim sa më shumë fonde.

“Nuk besoj se jeta duhet të stupohet për cështje të ndryshme, nuk e di qëllimin e tij dhe pse e ka bërë një gjë të tillë, por vertet vëmendja këtë të hënë është tek konferenca e donatorëve për të parë se si të tjerët do e ndihmojnë Shqipërinë. Sa do ja dalë Shqipëria që në këtë konferencë të dalë dhe të marrë ndihëm që i duhet. Ndaj mendoj se duhet të ishte me i rezervuar dhe duhej ta shtynte këtë knferenë  por sigurisht nuk besoj se ka ndikim”, tha Hakorja.

Ndër të tjera përballe gazetarit endri Xhafo në studion e abcneës.al, Hakorja ka theksuar se duhet të hetohen të gjithë akuzat dhe denoncimet që presidenti Meta bën ndaj mazhorancës.

Në fjalën e tij presidenti Meta sot ka theksuar faktin se mazhoranca kohët e fundit po bën një lojë në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese me qëllim që ta kapë atë.

Ajo që thotë presidenti në konferencën e sotme është se një korespodencë mes kryetarit të Këshillit të Emërimeve të Drejtësi dhe Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me propozimet që i takojnë presidentit për anëtarët e gjykatës kushtetuese. Ai tha se korespodenca e datës 9 shtator i tregon këto institucione sikur nuk kanë dijeni, por një shkresë që ai kishte para katër ditësh bën me dije se i kishte informuar për procedurën që duhej të ndiqje, sipas presidentit të republikës të dy institucionet kanë bërë të paditurin dhe pse shkresa e kanë pasur. Ai thekson se kjo është një lojë. Ai vijon ta konsiderojë grusht shteti për shkak se thekson se e gjithë kjo bëhet për të kapur Gjykatën Kushtetuese, dhe sot tha se po bëhet gjithçka për të rezervuar një vend për kryetarin e Emërimeve. Të gjitha këto dhe në vrazhdën e atyre që ka denoncuar presidenti Meta duhet të hetohen dhe të shikojmë ka pasur apo jo shkelje ligjore,a jo që mazhoranca ka thënë deri më tani apo ka lënë të kuptohet është se qëllimi është i mirë për të bërë funksionale Gjykatën Kustetuese, por Meta thekson se ky nuk është qëlli i mirë por për ta kapur dhe për ti hequr të drejtën presidentit për të zgjedhur anëtarët”, është shprehur ndër të tjera Hakorja./abcnews.al

hekurudhaaa.jpg
eri Ida13:56 | 15/02/2020

Drejtuesi i linjës hekurudhore në Fushë-Kosovë e sheh me mjaft entuziazëm nënshkrimin e marrëveshjes për rikthimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd që u nënshkrua dje në Mynih të Gjermanisë.

Faik Gërbeshi thotë për “Abc News” se do të ishte mirë që kjo marrëveshje të pasohet edhe me nisjen e funksionimit te linjave të tjera ndërkombëtare.

“Nga viti 85’ e këtej ka pasur shumë linja hekurudhore ka pas shumë trena, ka pas qarkullim të mallrave ka pas dhe lëvizje nga ndërkombëtare. Kur vinte treni ka pas shumë lëvizje sa kishte dhe vështirësi me u fut në tren”, tha Gërbeshi.

Gazetarja e ABC News gazetarja Blerta Dalloshi Berisha bën me dije se linja hekurudhore është ndërprerë në vitin 1999 menjëherë pas luftës ishte rikthyer linja hekurudhore deri në kufi me serbinë që administrohej nga UNMIKU por kishte funksionuar deri në vitin 2008.

“Ky tren ka filluar që të lëvizë deri në vitin 2008 kur me shpalljen e pavarsisë së Kosovës filluan acarimet. Personeli jonë ka qenë i rrezikuar nga njerëz të proparcioneve të ndryshme të nacionalitetit serb”, thekson një nga pjestarët e stafit.

Ndërkohë sot janë funksionale vetëm dy linja hekurudhore, Fushë Kosovë-Shkup dhe Fushë Kosovë-Pejë. Ndër të tjera gazetarja Berisha raporton ndër të tjera se Gërbeshi i gëzohet marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd me shpresën se kjo do të hape rrugën dhe rinisjen e linjave të tjera ndërkombëtare./abcnews.al

 

qeveriaaaa.jpg
eri Ida13:35 | 15/02/2020

Qeveria shqiptare nuk ka reflektuar uljen e rritjes ekonomike  si pasojë e tërmetit në programin e reformave ekonomike 2020-2022. Në raport theksohet se rritja ekonomike afatmesme në Shqipëri parashikohet të shënojë nivelet prej 4.1%në vitin 2020 dhe 4.0% në vitet 2021 dhe 2022. Ndërkohë që pas publikimit të faturës së dëmeve  nga tërmeti u vlerësua se rritja ekonomike gjatë këtij viti nuk do të jetë  më shumë se se 3.5%.

Në programin afatmesëm thuhet vetëm se  Shqipëria është goditur nga një tërmet shumë i fortë, pasojat ekonomike të të cilit mbeten për t’u vlerësuar në periudhën afatmesme, për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara në rrethet e Durrësit dhe të Tiranës, ku u shpall dhe gjendja e jashtëzakonshme nga qeveria.sfidë për ekonominë shqiptare në vitet e ardshme përcaktohet përmirësimi i klimës së investimeve dhe  forcimi  i  sistemit në drejtësi.

Po ashtu si sfidë përcaktohet edhe  shënjestrimi i politikave aktive të tregut të punës dhe aftësimi professional. Ndërkohë që  elementët që vlerësohen si risqe për ekonominë shqiptare janë të ardhurat e qeverisë, shpenzimet dhe administrimi i borxhit  që lidhet me konçesionet PPP ,vendimet gjyqësore, katastrofat natyrore dhe sektori financiar ose rreziqet afatgjata.

Në programin afatmesëm parashikohet që pagesat për PPP të arrijnë maksimumin gjatë 2021 me një vlerë prej 15.2 mld lekë ndërsa në 2022  ulet në 14.6 mld lekë. Në Programin e Reformave Ekonomike 2020-2022 konstatohet se pjesën më të madhe të këtij fondi do e marrë “Rruga e Arbrit”, pasi pagesa për vitin 2020 është parashikuar në vlerën e rreth 32 milionë euro./abcnews.al 

ujeraaa.jpg
eri Ida11:24 | 15/02/2020

Rrjeti ikanalizimeve në lagjen 6 në Sarandë ka degraduar totalisht. Prej disa muaj ujërat e zeza bashkohen më të bardhat dhe në rubinetat e banorëve rrjedh ujë i ndotur. Ata kanë biseduar me gazetaren  ABC News, Silvja Sulaj dhe kanë thënë se kanë frikë për shëndetin e tyre. Instancat përgjegjëse sipas tyre e njohin problemin, pasi ai është i mbartur.

Një nga banoret e lagjes, në fjalën e saj thekson se kanë bërë ankesë në bashki dhe kryetari tha se do ti rregullonin, por të nesërmen erdhën ato të kanalizimeve dhe pastaj su duken më asnjë ne vijojmë në të njëjtën gjenjde prej tre muajsh.

Nga pamjet duket qartë se prej tubave të dëmtuara ujërat e zeza kanë vërshuar nëpër rrugë deri dhe tek oborret e banesave.

Që të iki nga shtëpia te djali mezi kaloj pasi kalojnë ujërat e zeza në rrugë. Ky është një problem që vijon gjatë gjithë dimrit”, është shprehur një nga banoret.

Gazetarja Silvja Sulaj raporton për ABC News se për këtë problem të heshëm të këtyrë banorëve të lagjes 6 në Sarandë kërkuam sqarime pranë Drejtorisë së Ujësjellësit. Po nuk morëm përgjigje. /abcnews.al

kadillli.jpg
eri Ida13:31 | 14/02/2020

Anëtari i kryesisë së PD-së  nga studio e ABC News është shprehur se paketa Anti KÇK është thjesht një ligj i miratuar nga vetë Edi Rama për të mbrojtur interesat e tij.

Kadilli ka thënë ndër të tjera se është e pamundur të mendosh faktin se si Edi Rama po përpiqet të maipulojë me ligje që janë në shërbim të tij.

“Është tregues i qartë se kemi voluntarizëm nga Rama dhe mazhoranca e tij që nëse nuk ka përshtatje është i gatshëm që të ndryshojë ligjet. Momentet që po kalojmë janë se reforma në drejtësi është dizenjuar keq. Kjo është e papranueshme shoqëria shqiptare duhet të qëndrojnë nga ky fenomen dhe nga gjyqtarët dhe prokurorët. Për herë të parë para dy vitesh është vendosur nga kushtet e Komisionin Evropian është që një nga problemet është mungesa e Gjykatës kushtetuese dhe ne nuk jemi mësuar që gjykata kushtetuese është garanti i vetëm i ekzekutivit. Të paktën është e rëndësishme që shqiptarët tashmë e kanë kuptuar rëndësisnë e institucioneve të drejtësisë. Paketa anti KÇK është në shkelje me kushtetutën dhe këtë e kanë konfirmuar jurishtët dhe ndërkombëtarët kanë thënë se do të merret në shqyrtim dhe do të analizohet me detaje,” tha Kadilli.

Ndër të tjera përballë gazetares Juli Xhakoxhi, anëtari i kryesisë së PD-së  është shprehur se tashmë parlamenti dhe çdo pushtet tjetër është në duart e Edi Ramës i cili e ka mbushur vendin me deputetë kriminele, kryebashkiake dhe drejtore të ndryshëm të përfshirë në krim.

Sipas Kadillit Rama është e keqja e këtij vendi dhe duhet të largohet sa më parë nga pushteti.

”Edi Rama po ta ndjekësh gjithë periudhën e fundit po përpiqet që të ndryshojë narrativën. Për 6 vjet shqiptarët panë dhe provuan se Rama ka futur në parlament kriminelë, i bëri deputet, kryebashkiakë dhe drejtorë të rëndësishëm të lidhur me krimin dhe e ktheu shqipërinë në hangar drogë. Ai sot tenton të nisë diçka kundër krimit dhe po tenton të kthejë përmbys të gjithë realitetin e 6 viteve të fundit. Rama ka kriminalizuar politikën në Shqipëri me tolerimin e çdo paraje të pistë që është futur në biznese. Për këtë ai duketë të shkelë dhe kushtetutën. Ai është i qartë në vendimet e tij dëshiron që të bëjë një zhurmë për të gjithë ato që janë aleat me krimin. E gjithë debatin tenton që ta ndajë e mira dhe e keqja, ai është e keqja”, është shprehur anëtari i kryesisë së PD-së për Abc Neës.

Gjithashtu Fatbardh Kadili ndër të tjera ka theksuar faktin se e vetmja mënyrë për të larguar Ramën nga pushteti është përmes rezistencës së shoqërisë, pasi ndryshe ai nuk e lë pushtetin./abcnews.al

dhomaaa.jpg
eri Ida14:57 | 13/02/2020

Kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri përballen me një sërë barrierash në dogana.Gjatë një takimi me drejtues të doganave përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë kërkuan që të gjendet një zgjidhje sa më parë  për vonesat në skanim të cilat i kushtojnë bizneseve disa orë pritje ,kthimin e pergjigjeve nga administrata si dhe ndryshimi  i shpeshtë i drejtuesve.

Alketa Uruçi Kryetare Komitetit të Taksave në  Dhomën Amerikane  kërkoi nga administrata doganore lehtësimin e këtyre proçedurave që ndikojnë direct në klimën e të bërit biznes.

“Disa probleme te tjera që janë janë praktike kanë lidhje me vonesat në skanim, praktikat që nxjerr sistemi për kontroll subjeketet janë ankuar sse ka vonesa në skanim, dhe është kërkuar që të ketë më shumë staf në doganë që të mos ketë lidhje me vonesat. Tjetër ka lidhje me kapacitetin e kapacitetit doganor që është i vogël dhe të vonon,” tha Uruçi.

Ndërkohë presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço  ripërsëriti kërkesën e këtij institucioni për rishikim të çmimit të referencës .

“Ka ardhur koha që ky ligj të eleminohet, është një praktikë primitive bën një lloj drejtësie që është e pasaktë dhe primitive nuk i shërben nivelit të sofistikuar që bizneset duhet të aplikojnë”, është shprehur Jaço.

Drejtori i Doganave Gjon Bardhi deklaroi se ata kanë si  synim krijimin e një klime të favorshme për biznesit ndërsa theksoi se është ulur ndjeshëm numri artikujve që trajtohen me çmim reference.

“Po të eleminojmë këto artikuj që vlerësohen me bursë dhe zhdoganimin e makinave të përdorura këto shifra janë nga 15.51 % në 2013 në 5 % në 2019. Por edhe pse shifrat flasin vetë për një reduktim të dukshëm të vlerësimit sipas dosjes së të dhënave të disponueshme, unë vlerësoj shqetësimin tuaj me këto të dhëna. Të ketë një sistem më të azhornuar në kohë”, ka thënë Bardhi.

Biznesi i huaj dhe ai  vendas  shpesh herë ka ngritur shqetësime në lidhje me proçedurat doganore që duhet të ndjekin si dhe kohën që janë të detyruar të harxhojnë pavarësiht se paguajnë për shërbimin./abcnews.al

gripeee.jpg
eri Ida13:24 | 12/02/2020

Numri i të prekurve nga virozat dhe gripi ka dalë nga parashikimet. Dita ditës fluksi i të prekurve nga gripi është në rritje të vazhdueshme. Teksa strukturat e larta shëndetësore e pohuan ditën e hënë se jemi në prag të shpërthimit të epidemisë në spitalet dhe qendrat shëndetësore të disa rretheve të vendit kamerat e ABC News janë ndeshur me pacientë dhe prindër të indinjuar nga qëndrimi në radhë.

Gazetarja Ledjona Xhelandinaj bën me dije për ABC News se me ndryshimin i temperaturave ka sjellë fluks në pediatrinë e qytetit të Korcës. Gjatë muajit shkurt kanë kryer vizita ditore rreth 1000 fëmijët dhe janë shtruar 87 fëmijë.

Një nga familjaret është shprehur se siptoma kryesore ëhstë temperaturë e lartë.

“Kam dy binjake dhe kam 5 ditë që jam shtruar, kanë grip me temperaturë,” është shprehur familjarja.

Edhe në Sarandës çdo ditë janë me dhjetra të rritur e fëmijë që kërkojnë ndihmë nga mjekët. Drejtuesja e qendrës shëndetësore, Hajrie Imera sqaron për ABC Neës se për të përballuar numrin e shtuar të të prekurve nga virozat janë detyruar të qëndrojnë në punë dhe jashtë orarit.

Numri është shtuar jashtë çdo parashikimi, kemi shumë vizita që e tejkalojnë pritshmërinë tonë për këtë sezon. Moshat më të prekura bjanë ato pediatrike”, tha Imera.

Imera kërkon që qytetarët të mos mjekohen vetë dhe mos të drejtohen me vonesë tek mjekët.

Janë të lutur që nëse janë me temperaturë tre ditë duhet të paraqiten patjetër te mjeku i fanmiljes për të marrë ndihmën e  parë dhe për të parë çfarë stadi jemi”, shtoi ajo.

Mjekët vlonjatë raportojnë se ndryshe nga muajt e mëparëshëm javët e fundit janë ndeshur me rritjen e numrit të fëmijëve dhe të rriturve të prekur nga virozat dhe gripi. Mjekja Raimonda Zoto thonë se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe kanë nisur që ndihmën e parë ta kërkojnë në shërbimin parësor.

Në të gjithë konsultoret e qëndrave shëndetsore kemi rritje të rasteve rikthimet janë komplikacione që lë pas gripi”, thotë doktoresha.

Në këto ditë kur shpërthimi i epidemisë së gripit është shumë pranë bluzat e bardha kërkojnë që më shumë kujdes të bëjnë të vegjlit, gratë shtatëzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Sapo t’ju shfaqen simptomat fillestare të konsultohen me mjekët e familjes./abcnews.al

karadakuuuu.jpg
eri Ida12:58 | 11/02/2020

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku është shprehur se në këtë vizitë të zhvilluar nga kryeministri Albin Kurti në Tiranë, ajo që ka vënë re është lumturia që ka ndjerë Rama për rikuperimin e marrëdhëneve.

Ndër të tjera ngaq studio e abcneës.al, ajo ka theksuar se në fund të këtij takimi duket sikur ka një dritë jeshile se Kosova do të jetë pjesë e minishengenit Ballkanit.

Unë pata ndjesinë se Rama ishte i lumtur që më në fund po rikuperonte marrëdheniet personale me kryeministrin e Kosovës. Kryeministri Rama para se të bëheshin pyetjet e gazetareve, ai nuk përmendi fjalën Serbi dhe minishengen, që foli vetëm pasi u pyet. Nga ana tjetër Kurti foli për lejet e punës dhe të qëndrimit që janë pjesë e minishengenit, nuk e kam të qartë nëse Kosova do të jetë pjesë, por me atë që tha Kurti sot mendoj se është ndezur drita jeshile. Por unë mendoj se heqja e taksës është një hap më i fortë se pjesëmarrja e Kosovës në minishengen”, tha gazetarja.

Ndër të tjera gazetarja Karadaku ka komentuar dhe mbledhjen e dy qeverive që do të zhvillohet në Shkodër në fund të muajin mars, ku pritet që këshilli ndërministror të merret dhe me shqyrtimin dhe zbatimin e të gjithë marrëveshjeve.

Takimi i sotëm është shkrirje akujsh mes dy kryeministrave dhe Kurti sipas saj është shumë larg profilit të Ramush Haradinaj./abcnews.al

 

agim-nesho.jpg
eri Ida12:34 | 11/02/2020

Diplomati Agim Nesho nga studio e abcneës.al ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë, ku ka theksuar se  ishte më dominuar në agjende se kryeministri Rama.

Përballë gazetares Juli Xhakoxhi, Nesho ka deklaruar se vizita e tij në tiranë dhe ajo çfarë prezantoi e ka vënë në vështirësi  Edi Ramën.

“Çfarë ndjesie ju dha konferenca mes dy kryeministrave ne kemi parë dhe vizita të tjera mes kryeministrash dhe duket se kishte tension. Kurti ishte më dominues në agjende duke insistuar se makroshengeni duhet të dominoj dhe faktin se Shqipëria për diskutimet në minishengenin ballkanik ka vendos pa e pyetur Kosovën. Kosova dhe interesat me të janë të panegociueshme.  Kurti ishte i qartë në modelin që prezanton, vizita e tij në Tiranë dhe në konferencën e përbashkët vendosi në tension Ramën. Ne dhe ato që kanë punuar deri më sot bëjnë gabim pasi elementin e çështjes shqiptare e shikojnë të bashkuarm, ashtu siç e shikon Serbia. Por nuk mund të ketë çështje shqiptare të përbashkët”, është shprehur diplomati.

Ndër të tjera nga studio e abcnews.al, diplomati është shprehur se dy kryeministrat janë të një profili pasi janë populist por secili prej tyre është i ndryshon në atë që përfaqëson në vetvete gjatë rrugëtimit që ka bërë në politikë. Kryeministri i Kosovës është një person që  figurë të pastër sipas tij.

“Kryeministri Kurti vendosi agjenden që në momentin që tha se vizitën e parë e bëra te fshati i Jasharit, vajten në Mitrovicë dhe së treti theksoi se vinte në Shqipëri, duke e theksuar se janë dy vende të ndara juridikisht, por jemi një komb i përbashkët. Kjo bëri që Rama të vendosur në një pozicion mbrojtës duke mbrojtur procesin e minishengenit Ballkanik. Ndërkohë duket që Evropa dhe Ushingtoni janë shumë skeptikë në lidhje me këtë minishingen dhe e dyta që lidhet me atë që Palmer tha sot se Rusia kërkon të krijojë një vatër në Ballkan. Të dy liderat janë populist njëri është idealist që ka luftuar deri në fund për të fituar atë post që ka dhe është një ndër  Rama është një populist i karakteri tjetër demagog që mori një parti të madhe ku theksoi se minishengeni shqiptar nuk ka kuptim pa atë ballkanik,” tha Nesho.

Gjithashtu nga ABC Neës diplomati është shperr se agjenda e Kurtit ishte e kopsitur dhe takimi me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, tregon se ai atë e shikon si një lider të ardhshëm dhe mundësitë e bashkëpunimit mund të jenë të larta./abcnews.al

 

ardian-civici.jpg
eri Ida16:56 | 07/02/2020

Në studion e ABC News, me gazetarin Endri Xhafo, eksperti i ekonomisë Ardian Civizi ka bërë një raport në lidhje me faturën e shpenzimeve të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë.

Sipas Civicit dëmi i shkaktuar nuk është rreth 1 miliardë lekë siç është publikuar nga raporti i qeverisë, pasi pjesë e kësaj fature nuk janë dëmet të cilat janë shkaktuar në të ardhurat dhe faturën e tyre.

Kosto gati një miliardë euro është kosto e rindërtimit fizik. Sipas aktit janë mbi 50 mijë ndërtesa të dëmtuara që duan vetëm nnjë riparim apo rikonstruksion komplet, por në këtë faturë nuk është llogaritur dëmi që kanë pasur biznesi, realizimi i kontratave etj. Behet fjalë për rindërtim total të disa qendrave të reja urbane, bëhet fjalë për rindërtim të thellë të pallateve të dëmtuara në një farë mënyre për ta kthyer situatën në normalitet ka dhe shumë pallate që inspektimi ka treguar se ka dëmtime në kolonat e tyre që nuk duhen me sy të lirë. Ndërtimi do të fillojë nga ato që kanë më shumë nevojë“, tha ai.

Ndërkohë në lidhje me Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet me 17 shkurt në Bruksel, eksperi i ekonomisë është shprehur se nuk pret që fatura prej një miliardë lekësh të grumbullohet menjëherë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se sido të jetë fondi që do të merret nga Konferenca qoftë në vlerë monetare apo në kuadër të projekteve është një procedurë që zgjat në kohë për një periudhë 6 muaj deri në 2 vjet.

“Konferenca të tilla janë më të mëdhaja dhe kanë efekte të konsiderushëm, kjo konferencë pritet që ta ndihmojë Shqipërinë në fushën e rindërtimit, më duket e lartë fakti se konferenca në një ditë do të arrijë që të grumbullojë 1 miliardë euro fond. Për tju rikthyer asaj që duhet një ose dy vjet nëse një pjesë e fondeve do të vijë në formën e projekteve ato kërkojnë ehe më shumë procedura. Ne akoma kemi pak informacion se cila do të jetë struktura e pjesmarrjes. Ne akoma nuk e dimë që konferenca e Donatorëve do të jetë e fokusuar vetëm te tërmeti apo dhe në sektorë të tjerë në Shqipëri që ti japë një ndihmë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Nga eksperienca në vendet e tjera procedura zgjat të paktën deri në 6 muaj deri 2 vjet. Ndikimi i tërmetit përveç ekonomik ka krijuar shumë probleme të tjera duke qenë se Durrësi ishte një vend bregdetar . Tashmë ne duhet të krijojmë serish besim se nuk ka rrezik në këto zona që mund të kalosh pushimet i sigurtë në një zonë që ka kaluar tërmete të fuqishme”, është shprehur eksperti Civici.

Ndërkohë pyetjes së gazetarit nëse në këtë situatë a pritet që qeveria të qeverisë, eksperti i është shprehur se deri tani nuk është artikuluar ideja që kjo që ndodhi të kthehet në një investim dhe zhvillim më të madh. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono