Edicioni Informativ

7ace36ff-b572-462e-8a24-a54b3c3c29fa.jpg
So Nila13:39 | 25/01/2020

Gazetari i njohur, Enton Abilekaj, nga studio e Abc News ka theksuar se video e publikuar nga gazetari Artan Hoxha është e qartë dhe nuk është aspak videomontash.

I ftuar në studio me me Juli Xhokaxhi, gazetari ndër të tjera ka theksuar se mazhoranca duhet të marrë masat në lidhje me videon e publikuar për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe të mos e cilësojnë si çështje politike pasi video është publikuar në ABC News.al dhe jo nga opozita.

” Video doli nga Abc News , nga gazetari Artan Hoxha që mazhoranca për të shpëtuar që të akuzonte opozitën, ishte një deklaratë e Taulant Ballës ku theksonte se ishte lojë politike. Deklarata e Lefter Alla është e shkruar nga Edi Rama jo nga Alla, ishte e njëjtë si ajo e Ervis Roshit dhe Agim Kajmakut.  Tashmë mazhoranca po përpiqet që të përdorë një skemë për të kapur në flagrancë dhe fajesojnë opozitën. Salianji ishte thjesht një i përdorur nga mazhoranca pas deklaratës së tij për kryebashkiakun, por ai  është e sigurtë që nuk ka bashkëpunuar me Hoxhën, pasi në të vërtetë PD  nuk e kanë qef fare gazetarin. Raporti armiqësor me PD është krijuar me 21 janar ndërsa me këtë video po bën armiq PS-në”, tha Abilekaj.

Ndër të tjera nga studio e abcnews.al, gazetari Abilekaj ka theksuar se tashmë mazhoranca duhet të kishte marrë masat e nevojshme për kryebashkiakun.

“Dekriminalizimi partia e opozitës kushdo qoftë nuk ka informacion sa qeveria. Qeveria ka më shumë mjete që raportojnë rregullisht për të marrë info që kanë të bëjmnë me sigurinë. Këtu është thyer edhe siguria pasi bëhet fjalë për shërbimin informativ etj. Kjo ka një përgjegjësi të madhe dhe zëmë se Edi Rama nuk di asgjë në momentin që ai njihet me faktet që fakton opozita nuk i falet më asgjë, nuk duhet që ti marrë më në mbrojtje.Është detyrë e kryeministrit dhe duhet të kishte propozuar te presidenti shkarkimin e tij pasi përmes strukturave të tij duhet ta kishte verifikuar tashmë”, është shprehur ai./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono