Bota

trump-2.jpg
G. P.09:59 | 23/05/2019

Duke patur në vëmendje rizgjedhjen në vitin 2020, Presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij po përforcojnë pohimet se Presidenti Obama urdhëroi FBI-në të përgjonte fushatën e tij të vitit 2016. Muajin e kaluar zoti Trump ripërsëriti thirrjet për të “hetuar hetuesit”, dhe javën e kaluar Prokurori i Përgjithshëm filloi një shqyrtim të vendimit të agjencive të zbulimit, për të hetuar lidhjet e dyshuara mes Rusisë dhe fushatës Trump. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton sesi shprehja Spygate është bërë një thirrje e njohur në tubimet e presidentit Trump.

Gjatë fushatës së vitit 2016, Donald Trump e përdori këtë thirrje për të entuziazmuar përkrahësit kundër rivales Hillary Clinton.

Tre vjet më vonë, thirrja “verini prangat” është rikthyer.

Por pas inaugurimit të tij, presidenca e zotit Trump u errësua shpejt nga hetimi i prokurorit Mueller për ndërhyrjen ruse në fushatë. Raporti i tij nuk arriti në përfundimin se fushata e Donald Trump-it bashkëpunoi me Rusinë në zgjedhje. Por ajo la hapur çështjen nëse presidenti pengoi drejtësinë gjatë hetimit, duke i dhënë demokratëve nxitje për hetime të mëtejshme.

Që nga publikimi i raportit të prokurorit Mueller, presidenti Trump i është kthyer termit “Spygate”, një akuzë që ai fillimisht e vuri në Tweeter në maj 2018, duke pretenduar se administrata e Barack Obamës kishte vendosur një spiun në fushatën e tij.


Është duke u bërë një temë e njohur në tubimet e tij, duke përfshirë edhe në Pensilvani më herët këtë javë.

“Tani i gjetëm. Po na spiunonin. Ata po përgjonin fushatën tonë!”

Javën e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm William Barr urdhëroi një shqyrtim të vendimit të FBI-së të vitit 2016 për të nisur një hetim kundërzbulimi të fushatës Trump.

“Nëse jemi të shqetësuar për ndikimin e huaj, për të njëjtën arsye duhet të shqetësohemi nëse zyrtarët qeveritarë kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe kanë vepruar mbi ligjin. Nuk po them se kjo ka ndodhur, por po them se duhet të shohim nëse kjo ka ndodhur”.

Disa analistë e shohin këtë lëvizje si një strategji të Donald Trump-it për të rritur mbështetjen.

“Ajo që baza pëlqen tek ai dhe që ka pëlqyer që nga fillimi është se ai është luftarak përballë traditës. Ai është shumë luftarak. Pra, po, ata do të hetojnë hetuesit dhe sinqerisht, nuk do të jetë mirë për të”, thotë Elaine Kamarch me Institutin Brookings.

Kamarck shton se strategjia “hetimi i hetuesve” mund të përfundojë duke nxjerrë më shumë informacion diskreditues rreth presidentit.

Por zoti Trump po vë bast se do të minojë kredibilitetin e raportit të prokurorit Mueller dhe kundërshtarëve të tij.

“Donald Trump ka qenë krijues në lidhje me interpretimin e së vërtetës kaq shpesh, saqë mendoj se njerëzit shpesh dorëzohen sepse nuk dinë se çfarë është e vërtetë. Pra, është e lehtë për të të thotë se “ky informacion që po del kundër meje nuk është i vërtetë dhe ne duhet të hetojmë synimet, apo të hetojmë njerëzit që po japin këtë informacion”, thotë Shannon Bow O’Brien me universitetin e Teksasit në Ostën.

Më parë këtë muaj, drejtori i FBI Chris Wray tha se nuk e konsideron mbikqyrjen e miratuar nga gjykata si “përgjim”, duke shtuar se ai nuk ka prova se FBI-ja ka monitoruar ilegalisht fushatën Trump.

Një pikëpamje që nuk ka rëndësi për përkrahësit e presidentit./VOA

komersant.jpg
G. P.09:22 | 23/05/2019

Një artikull në vështrim të parë jospektakular po preokupon Moskën politike. Gazeta e biznesit Kommersant njoftoi më 17 prill se Kryetarja e Këshillit të Federatës, dhomës së dytë të parlamentit të Rusisë, Valentina Matvijenko, mund të heqë së shpejti dorë nga posti i saj. Artikulli citon burime nga aparati shtetëror.

Sipas artikullit Matvijenko do të marrë përsipër drejtimin e fondit të pensioneve shtetërore. Hollësitë do të diskutohen në maj, gjatë një bisede midis saj dhe Presidentit Putin. Në artikull gjithashtu përmendet një pasues i mundshëm për Kryetaren e Këshillit të Federatës: Sergej Naryshkin, aktualisht shef i Zbulimit për Botën e Jashtme. Të dy, si Matvijenko, ashtu dhe Naryshkin bëjnë pjesë në pasuesit më të afërt të Presidentit.

Ndërkohë, Kommersanti u ka kërkuar autorëve të këtij artikulli, Ivan Safronov dhe Maxim Ivanov, që të paraqesin kërkesën për largim nga puna. Me sa duket dikush nga shtëpia botuese kishte kërkuar të mësonte më shumë rreth burimeve të artikullit. Autorët iu referuan mbrojtjes së zakonshme të burimit në gazetari – hap pas të cilit atyre iu kërkua të largohen nga Kommersant-i. Kryeredaktori Vladimir Borisoviç Zelonkin shprehu në bisedë me DW dyshime për ekzistencën e burimeve të ish-autorëve të tij. “Unë nuk doja të kisha vetë burimet, por doja të sigurohem se ato ekzistojnë. Për këtë kam dyshime”, i tha ai DW.

Një valë solidariteti

Të hënën në mbrëmje, 13 redaktorë shprehën solidaritetin e tyre me Ivan Safronovin dhe Maksim Ivanovin dhe e braktisën gjithashtu gazetën. Ata punonin si Safronovi dhe Ivanovi në sektorin e politikës së brendshme të Kommersant-it. Botuesi reagoi shpejt: redaktorët tani nuk mund të kthehen më në kompjuterët e tyre, lejehyrjet e tyre në institucion janë të pavlefshme. Me sa duket, drejtuesit e shtëpisë botuese ndjekin një vijë të ashpër.

Largimi nuk do të ketë efekt në punën e gazetës, beson kryeredaktori Vladimir Borisoviç Zhelonkin. Ai gjithashtu mohon se pronari i shtëpisë mediale Kommersant, oligarku i afërt me Kremlinin, Alisher Usmanov, të ketë bërë presion. “Ai nuk më ka pyetur kurrë se kush qëndron pas artikullit”, tha kryeredaktori.

Redaktorët e shkarkuar e shohin këtë ndryshe. Ata shkruajnë në mediat sociale se pas shkarkimit të Safronovit dhe Ivanovit qëndron vetë pronari. Redaktorë që ende punojnë në Kommersant, por nuk duan të përmenden me emër, gjithashtu e supozojnë këtë.

Ivanovi dhe Safronovi punonin prej shumë vitesh për gazetën e biznesit dhe konsideroheshin të besueshëm. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha në një deklaratë për çështjen e Kommersantit: “Ivan Safronovi është njëri nga gazetarët më të talentuar dhe profesionistë që njohim.” I shqetësuar është edhe Mikhail Fedotov, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut te Presidenti. Ai i kërkon shtëpisë botuese të Kommersantit që të mos ndërhyjë në çështjet redaksionale.

Jo më raportime politike në Kommersant?

Kryeredaktori Vladimir Zhelonkin pretendon për DW se redaktorët nuk kishin respektuar standardet gazetareske. Punonjësit e Kommersant-it e kundërshtojnë: “Nuk ka shkelje të standardeve, por presion ndaj gazetarëve”, thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga më shumë se 200 gazetarë. Ata të gjithë punojnë për Media Holding, ku botohet edhe Kommersanti. Ata i informojnë lexuesit se deri në një vendim të dytë Kommersanti nuk mund të raportojë më për politikën ruse.

Një nga mediat më të mira ruse u shkatërrua, thonë ata. Meqenëse mungojnë informacionet e sigurta, në Moskë spekulohet se pse artikulli për ndryshimin e mundshëm në Këshillin e Federatës tërheq kaq shumë vëmendjen. Me sa duket, politikanët e përmendur, presidentja e Këshillit të Federatës Matvijenko dhe kreu i Zbulimit për botën e jashtme, Naryshkin, frikësohen se artikulli mund të rrezikojë karrierën e tyre të mëtejshme politike. Kjo është ndoshta arsyeja pse ata ushtruan presion mbi shtëpinë botuese./DW

zgjedhje-2.jpg
G. P.08:34 | 23/05/2019

Të enjten (23.05) filluan zgjedhjet europiane në Britaninë e Madhe. Një partie e re roevropiane Change UK gjatë fushatës i shpalli luftë partisë së Nigel Farage-t.

Zgjedhje europiane në Britaninë e Madhe, ato nuk do të zhvilloheshin, nëse BE dhe Britania e Madhe do të kishin rënë dakord për Brexit.

Tani  është kthyer Nigel Farage, që luftoi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Ai brohoritet si të ishte yll në Uells. Mesazhi i tij: Theresa May e ka tradhtuar vendin, në neogociatat për daljen e Britanisë nga BE ajo i ka pranuar pa kushte të gjitha kërkesat e Brukselit.”Nuk është marrëveshja e saj. Ky dokument është hartuar nga zoti Barnier, dhe Angela Merkeli i rrinte pas krahëve”, deklaron Farage.

Nigel Farage mendon se Britania nuk ka nevojë fare për një marrëveshje me Brukselin. Kryesorja, dalja nga BE. Që kjo ndoshta kushton vende pune, këtë ai nuk e përmend fare. Për më tej: Nigel Farage-t mendon se nuk ka fare shanse që qeveria e May-t ta zbatojë me të vërtetë Brexitin. Ai thotë se britanikët duhet “të luftojnë për të përsëri”. Dhe zotohet në emër të tyre se ata do ta bëjnë këtë.

“Votimi i Brexitit ka ndryshuar gjithçka, gjërat nuk do të jenë përsëri si ishin”, konkludon Farage.

Në Peterborough në jug të Anglisë, janë mbi një mijë vetë që vijnë për të parë partinë e re. “Qeveria është mashtruese, na kanë tradhtuar”, thonë disa nga turma. “Ne jemi shumë të zemëruar, e ndiejmë veten të injoruar, demokracinë e shkelin me këmbë”, thonë të tjerë.

Mbi njëqind mijë anëtarë, thotë ajo, kanë hyrë në partinë e saj brenda vetëm pak javësh. Dhe Mbretëria e Bashkuar vetëm mund të ëndërrojë për vërshime të tilla. Në qytetin jugor të Britanisë së madh Bath, është Rachel Johnson, që është sot në qendër të vëmendjes. Një e re në politikë, me të vetmin qëllim kryesor: ndalimin e Farage-t. Ajo thotë se britanikët duhet ta ndalojnë Farage-n të marrë timonin.

“Ai nuk ka vlera, është gënjeshtar, është i interesuar vetëm të zbresë në Downing Street. Ai do ta zhysë vendin tonë në humnerë”, paralajmëron Johnson.

Change UK ka kundërshtar të qartë

Partia e re pro-evropiane Change UK ka një kundërshtar të qartë: Partinë e Brexit-it të Nigel Farage. Por partitë proevropiane nuk flasin me një zë. Dhe ky mund të jetë njëri nga shkaqet se pse partia e Brexit-it është shumë më e suksesshme. Në Bath, mjaftojnë katër rreshta karrigesh për të akomoduar të gjithë të interesuarit. Shumë nga ata që kanë shkuar janë të zhgënjyer nga partitë tradicionale. Njëri nga të pranishmit thotë se ka shkuar në takim nga kurioziteti.

“Doja të shihja se çfarë mund të më ofronte një parti e re dhe e freskët. Dhe jam shumë i impresionuar nga pasioni i saj”, thotë një pjesëmarrës. Ndërsa një pjesëmarrës tjetër është i interesuar për përsëritjen e referendumit. “Unë jam evropian i pasionuar”, pranon ai. “Partia Change UK (Ndrysho Britaninë e Madhe) është një nga partitë e pakta që po angazhohet për një referendum të dytë”. Pavarësisht suksesit të këtyre partive, një gjë duket e sigurt: në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, partitë kryesore do të ndëshkohen./DW

trump-1.jpg
nev ila23:45 | 22/05/2019

Presidenti Donald Trump i ka dhënë fund të mërkurën bashkëpunimit me demokratët, duke u thënë atyre se nëse dëshirojnë koordinim ndërpartiak për të mirën e Shteteve të Bashkuara, më parë duhet të mbyllin hetimet e shumta të hapura ndaj tij.

Presidenti Donald Trump ka shpërthyer të mërkurën ndaj liderëve demokratë, pas deklaratave të tyre se ai po përpiqet të mbulojë aferat e tij. “Unë nuk po mbuloj asgjë”, tha presidenti republikan në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.

Reagimi i tij erdhi pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi u takua me figurat kyçe të demokratëve për të diskutuar inkriminimin e presidentit.

Trump ndodhet në një periudhë përballjeje me Kongresin, gjatë të cilës ka injoruar thirrjet për të dëshmuar, ka refuzuar publikimin e dokumentave dhe ka bllokuar dëshmitë e ish-këshilltarëve të tij.

Presidenti mbajti të mërkurën një takim me liderët demokratë, Pelozi dhe Çak Shumer, që kishte në fokus bashkëpunimin për investimet në infrastrukturë, por që u mbyll pas vetëm 5 minutash.

Më pas Trump u tha gazetarëve se gjithçka që po bëjnë demokratët është një përpjekje për rrëzimin e tij.

“I thash senatorit Shumer dhe kryetares Pelosi se unë dua të bëj projekte në infrastrukturë, por më parë ata duhet t’u japin fund këtyre hetimeve farsë”, deklaroi Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë përjashtoi çdo bashkëpunim të mëtejshëm me demokratët.

Ua kam thënë që në fillim, nuk mund të ecni në dy korsi. Ose do të ecni në atë të hetimeve, ose në atë të infrastrukturës”, shtoi Trump./ABC News Albania

leadson-1280x720.jpg
Sej rie23:30 | 22/05/2019

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Mbretërinë e Bashkuar, Andrea Leadsom ka dhënë dorëheqjen nga radhët e qeverisë britanike duke deklaruar se nuk beson se qasja e ekzekutivit do të realizojë Breksit. Zonja Leadsom më parë kishte garuar për kryetare të konservatorëve, por ishte tërhequr duke i hapur rrugën Theresa May për t’u bërë kryeministre. Si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, ajo ishte në krye të organizimit të detyrave të qeverisë dhe pritej që të njoftonte se kur draft/marrëveshja e tërheqjes nga BE-ja do të prezantohej në Parlament. Dorëheqja e saj e ka çuar në 36 numrin e ministrave që janë larguar nën drejtimin e Theresa Mej, 21 prej të cilëve në lidhje me Breksit. Përmes një deklarate, qeveria britanike shprehu zhgënjimin e saj për këtë vendim të Leadsom./ABC News Albania 24/7

 

tereza-mey.jpg
Sej rie21:00 | 22/05/2019

Në Mbretërinë e Bashkuar është rritur trysnia ndaj Theresa Mej, pas publikimit të detajeve të reja të marrëveshjes së Breksit. Kryeministrja gjendet nën presion politik, përfshirë nga konservatorët e saj, për të dhënë dorëheqjen.

Kryeministrja britanike Theresa Mej po përballet me një presion në rritje për të dhënë dorëheqjen, pas kundërshtimeve të verifikuara në adresë të planit të saj për Breksit. Anëtarë të shumtë të kabinetit të saj kanë deklaruar për BBC se ajo nuk mund të qëndrojë më në detyrë, me njërin prej tyre që ka nënvizuar se kryeministrja ka arritur vijën e finishit. Megjithatë ka edhe nga ata që insistojnë se Mej duhet të vazhdojë të çojë përpara planin e saj të tërheqjes deri në mbajtjen e votimit në fillim të qershorit.

Ligjvënësit konservatorë të udhëhequr nga Mej kanë mbetur të pakënaqur nga konçesionet që ajo ka bërë në draft/marrëveshjen, por ajo ka kërkuar mirëkuptimin e tyre dhe të të gjitha palëve të përfshira në proces. Sipas BBC, ministri i Brendshëm Sajid Xhavid dhe ai i Jashtëm Xheremi Hant kanë kërkuar një takim privat me kryeministren, por kjo e fundit ka refuzuar për shkak se të dy ata shihen si konkurrentë për lidershipin e Partisë Konservatore, që rrjedhimisht garanton edhe postin e kryeministrit.

Draft/marrëveshja, që lejon largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja në mënyrë të rregullt, duhet të kthehet në ligj që të hyjë në fuqi. Zonja Mej është kritikuar ashpër nga të gjitha palët që kur nisi publikimin e detajeve të reja të akordit me Brukselin, që përfshinin mes të tjerash garantimin e të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen e ambjentit, çështjen e kufirit të Irlandës së Veriut dhe një kompromis për doganat./ABC News Albania 24/7

Donals-trump-1.jpg
Sej rie19:15 | 22/05/2019

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund të vendosin tarifa të reja për produktet kineze me vlerë 300 miliardë dollarë. Sekretari amerikan i Thesarit ka deklaruar se vendimi për këtë lëvizje do të merret pas një muaji. Ndërkohë, gjigandët e biznesit i kanë kërkuar presidentit Trump t’i japë fund luftës tregtare.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një tjetër rritje të tarifave për 300 miliardë dollarë produkte kineze dhe aktualisht po studiojnë efektet që ajo do të ketë tek konsumatorët. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Thesarit, Stiven Mnushin, i cili ka theksuar se administrata amerikane ndodhet një muaj larg futjes në fuqi të tarifave të reja. “Nuk do të ketë një vendim për 30 ose 45 ditët e ardhshme”, ka thënë Mnushin në një seancë përpara ligjvënësve amerikanë.

Më herët gjatë muajit, Uashingtoni rriti tarifat ekzistuese për 200 miliardë dollarë mallra kineze, duke detyruar Pekinin të reagojë, në një kohë kur bisedimet mes dy ekonomive më të mëdha në botë për të tejkaluar problemet kishin hyrë në ngërç.

Vetë presidenti Donald Trump, i cili ka përqafuar politikën e proteksionizmit në bazë të agjendës së tij “Amerika e Para”, ka kërcënuar disa herë se do të rrisë tarifat deri në 25 për qind për një tjetër listë produktesh kineze të importuara, vlera e të cilave arrin në 300 miliardë. Ndërkohë, gjigandët amerikanë të këpucëve dhe atleteve sportive i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump që t’i japë fund luftës tregtare me Kinën, duke paralajmëruar se ajo do të ketë pasoja katastrofike për konsumatorët. Në një letër të firmosur nga 173 kompani, përfshirë prestigjiozet “Najk” dhe “Adidas” thuhet se rritja e tarifave për importet do të prekë klasën punëtore dhe do të dëmtojë bizneset në të ardhmen./ABC News Albania 24/7

download-8.jpg
ent ela12:59 | 22/05/2019

Mediat amerikane raportojnë dobësimin e opozitës venezueliane me liderin e saj Guaido i cili ka pranuar të negociojë me presidentin Nikolas Maduro. Një vendim që tregon dhe njëherë më shumë pushtetin në rritje të këtij të fundit

I vetëshpalluri president i Venezuelës Huan Guaido ka pranuar të negociojë me presidentin venezuelian Nikola Maduro. Dy palët kanë dërguar disa nga funksionarët e tyre në Norvegji për negociata, një lëshim që deri tani Guaido e kishte refuzuar. Nju Jork Tajms shkruan se ndryshimi i qëndrimit përfaqëson një moment kyç për opozitën venezueliane e cila përgjatë muajve është dobësuar, duke treguar dhe njëherë më shumë forcën dhe pushtetin që Maduro mban në duar pavarësisht krizës që po përjeton vendi.

Autoritetet amerikane ndërkohë po përgatisin sanksione të reja ndaj përfaqësuesve të qeverisë së Venezuelës dhe personave të tjerë të cilët dyshohet se kanë përdorur programin e ndihmave ushqimore të menaxhuar nga ushtria e Karakas, për riciklim parash.

Lajmi është konfirmuar nga burime për të përditshmen amerikane Uoll Strit Xhornal. Masat do të shpallen zyrtarisht në javët në vijim me qëllimin për të shtuar presionin ndaj qeverisë së presidentit Nicolas Maduro. Sipas “El Nasional”, akuza dhe sanksione do i drejtohen ushtarakëve të lartë dhe personave të tjerë të cilët mendohet se kanë ricikluar me miliona dollarë të fondeve shtetërore të caktuara për blerjen e ushqimeve dhe operacione të tjera humanitare. Sanksione të tjera mund të kenë si objektiv funksionarë apo ushtarakë që kanë përfituar para në pronësi të kompanisë shtetërore për prodhimin e naftës, nga minierat apo zyrave të tjera të këmbimit valutor. /ABC News Albania 24/7

MBULIM-AKTORET-MANIFESTI.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
G. P.12:53 | 22/05/2019

Zgjedhjet evropiane po afrohen shumë shpejt. Kultura ka qenë dhe është gjithmonë një nga faktorët bashkues në Evropë. Kineastë dhe personalitete në botën e kinemasë të së gjithë Evropës kanë takuar gjatë Festivalit të Kanës për të publikuar një manifest, i cili nënvizon rëndësinë e votës në zgjedhjet e ardhshme evropiane. Manifesti është firmosur nga 400 personalitete./ABC News Albania 24/7

bebe.jpg
ent ela12:35 | 22/05/2019

Në një spital në Kroaci kanë lindur gjashtënjakë, katër vajza dhe dy djem. Një fakt i paprecedentë ky në historinë e vendit. Nëna ka lindur me anë të operacionit. Të sapolindurit peshojnë nga një kilogram dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore ashtu si dhe nëna e tyre. Presidenti polak Andrzej Duda uroi nënën e re me anë të një postimi në profiling e tij në Tuiter. Sipas të dhënave, lindja e gjashtënjakëve është një fenomen shumë i rrallë: ndodh një herë në 4.7 miliardë shtatzani. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono