Një grup prindërish të nxënësve të shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, prej 3 ditësh nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë. Sipas tyre, godina është e pasigurt pas tërmetit të 26 nëntorit.
Friken ua shtojnë 2 aktet e ndryshme të konstatimit, përpiluar nga Instituti i Ndërtimit. Gjendur para kësaj situate, prindërit i kërkojnë bashkisë të mos lejojë përdorimin e ndërtesës, deri në riparimin e dëmeve.
Nuk ja dolën me Ministrinë e Arsimit e cila lejoi zhvillimin e mësimit në në pjesë të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Prindërit tashmë kërkojnë ndihmën bashkisë dhe Institutit të Ndërtimit.
Një grup prindërish prej tre ditësh nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë. Ndërtesa sipas tyre nuk është e sigurtë.
Dyshimet ia kanë shtuar dy aktet e ndryshme të konstatimit të Institutit të Ndërtimit të cilët vijojnë të mbeten në fuqi.
Ndërsa një prej prindërve me profesion inxhinier na tregon atë që ka konstatuar vetë në mjediset e shkollës.
“Parapeti i tarracës lart është i shkëputur, ajo mund të bjerë në çdo kohë. Ne si prindër kërkojmë akt-ekspertimin, që të jemi të qetë. Problemet janë te shtesat e bëra, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje, për një zgjidhje inxhinierike, për përforcim. Këta vetëm e kanë mbuluar me llaç dhe e kanë lënë ashtu. Ajo përbën rrezik”.
Për këto arsye Institutit të Ndërtimit i kërkojnë kryerjen e një akt-ekspertimi më të thelluar ndërsa bashkisë ndërprerjen e përdorimit të godinës deri në riparimin e dëmeve.
Ndërsa prindërit vijonin protestën përpara dyerve të shkollës, tre inxhinierë nga Universiteti Politeknik mbërritën për të inspektuar ndërtesën.
Megjithkëtë ata nuk arritën ta kalojnë derën e shkollës. Drejtoresha nuk i lejoi të futeshin në godinë me pretendimin se nuk ishte të pajisur me autorizim./abcnews.al
Më shumë se 80 banesa janë dëmtuar në fshatin Sharkë, në bashkinë e Vorës. Banorët tregojnë për ABC Neës se askush nga instancat shtetërore nuk kanë shkuar për të parë gjendjen në të cilën jetojnë.
Sharka ndohet dy kilometra larg nga Bashkia e Vorës.
Tërmeti ka dëmtuar më shumë se 80 banesa. Më rëndë është ajo e 65-vjeçarit Petrit Dema. Ai na thotë se grupet e inspektimit ndoshta nuk e dinë se ekziston fshati i tij.
“Të paktën një çadër, mbi psë herë kam shkuar në bashki, nuk më kanë dhënë një çadër”, thotë ai.
Na fton për të parë banesën e tij nga afër.
“Është çarë komplet”
“Kjo është pasuria ime që kam shpëtuar natën e tmerrit Këto ka mundur të shpetojë pas tërmetit. Jemi tmerruar, si nga gjendja shpirtërore ashtu edhe nga shëndeti”
Me sy të lirë mund të shikosh shumë banesa të dëmtuara në fshatin Sharkë.
Disa janë shtëpi të vjetra e disa ndertime të reja.
Drita ka frikë të afrohet banesës së saj. Ka pësuar një shok psikologjik.
“Nuk hapet dera”.
Në qendër të fshatit qëndron një e moshuar. Banesa e nipit të saj ka dalë jashtë funskionit dhe askush nuk i ka thenë se ku duhet të qëndrojnë.
Nëse bashkia e Vorës nuk i ndihmon të paktën me çadra dimërore apo në banesa të përkohëshme, atëherë banorët do të protestojnë para institucionit vendor në shenjë revolte./abcnews.al
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones zhvilluan sot një takim me Prokurorin e ri të Përgjithshëm, Olsian Çela.
Me një shënim në Twitter, Soreca shkruan se në takim u diskutua për përparësitë kryesore të zyrës së re të Çelës, ndërsa shton se zgjedhja e tij si kryeprokuror “paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi”.
“Së bashku me Leyla Moses-Ones sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë në pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Cela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan Soreca.
Edhe Ambasada Amerikane ka njoftuar në rrjetet sociale takimin me Kryeprokurorin e Përgjithshëm Olsjan Çela ndërsa ka përsëritur mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi.
“E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones dhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takuan sot me Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela. E Ngarkuara me Punë përsëriti sërish mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionet e prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeprokurori Çela zhvilloi një takim edhe me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, i cili e vlerësoi zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri “si një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”./abcnews.al
Shkrimtari austriak Peter Handke është shpallur Non Grata në Kosovë. Lajmin e ka bërë me dije Behgjet Pacolli.
“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, shkruan Pacolli.
Handke fitoi këtë vit çminim Nobel në Letërsi, ndërsa u shoqërua me shumë polemika, pasi shkrimtari njihet si adhurues i ish-liderit serb Sllobodan Millosheviç./abcnews.al
Babai i Kristjanit tha se ishte i papunë, por vdekja e djalit e kishtë rënduar shumë gjendjen e familjes.
“Të gjithë thonë këto janë punët e Zotit, duhet ta pranojmë këtë”, tha babai i tij.
Ndërkohë, Rama pyeti djalin që ndodhej në dhomë se çfarë notash kishte.
Kur ai i tha se ishtme shtata, kryeministri filloi t’i kërkonte llogari.
“Çfarë është kjo me shtata more, prindërit nuk të kanë kërkuar asgjë. S’të kanë dhënë kazmën, thjesht duan të dalësh mirë me mësimë”, tha Rama duke u marrë gjithashtu edhe me veshjen e të riut.
Më tej kryeministri, në dalje i tha vëllait të tij se duhej t’i bëntë krenarë prindërit me rezultatet në mësime. /abcnews.al
Forcat izraelite vijojnë prej disa ditësh kontrollet dhe vlerësimin e dëmeve të banesave të dëmtuara në Shqipëri nga tërmeti i 262 nëntorit.
Gjatë ditës së sotme ata vizituan edhe shtëpinë e një kolegut të tyre me origjinë shqiptare duke i dërguar mesazhin se prindërit e tij ishin të sigurt.
Lajmin e ka bërë të ditur në facebook kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Postimi i plotë i Ballës
Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit, e cila sëbashku ekspertë vendas dhe të huaj po kujdeset për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa, të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, vizitoi edhe shtëpine e një ushtaraku me origjinë shqiptare të forcave ushtarake izraelite.
Ne telefonatën që ata i bënë kolegut të tyre B.D., i cili nuk mundej t’i gjendej prane familjes ne keto momente, e siguruan se prinderit e tij ishin mire dhe në duar të sigurta. Shokët e tij po kujdeseshin për prindërit dhe vëllezërit në Shqipëri.
Bledi Çuçi, drejtues i operacionit të Emergjencës pas tërmetit të 26 nëntorit, ka dhënë detaje lidhur me gjithçka është bërë për përballimin e situatës.
Çuçi u shpreh tha se 23 familje që kanë humbur familjarët ose banesat janë pajisur tashmë me shtëpi nga shteti, ndërsa tha se rreth 7400 persona vijojnë të qëndrojnë në cadra. Faza e dytë, tha Çuçi do të ketë në fokus vlerësimin e dëmeve dhe rindërtimin e banesave dhe institucioneve të dëmtuara.
Komisioneri europian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Oliver Varhelyi ka shpalosur linjat kryesore të metodologjisë së re të zgjerimit të Bashkimit Europian. Procesi i negociatave do mbështetet në katër kritere: Besueshmëri, parashikueshmëri, dinamizëm dhe lidershiip politik.
“Ne kemi parashikuar që të prezantojmê propozimin tonë në janar. Në janar do të dëshironim të përqëndrohemi të një grup kriteresh përmes të cilave ne mund të ndryshojmë metodologjinë e zgjerimit. Do të bazohemi në katër kritere. Së pari bëhet fjalë për besueshmërinë. Zgjerimi duhet të jetë i besueshëm për shtetet anêtare dhe insitutucionet europiane nga njëra anë dhe i besueshëm për partnerët tanë tê Ballkanit Perëndimor. Besueshmëria është nj element shumë i rëndësishëm pêr gjithçka ne bëjmë. Nëse ne duam që zgjerimi tê jetë i suksesshêm, atëherë ne do të na duhet ta bêjmë atë më të besueshëm.Më të besueshêm do të thotë gjithashtu që të jetë më i parashikueshëm si proces për shtetet anëtare, si dhe shtetet në procesin e anëtarêsimit. Dhe një proces mund të jetë i parashikueshën nëse ai është dinamik. Duhet të sigurojmë, se nëse arrihen rezultate nga njëra anë, duhet tê ketë rezultate edhe nga ana tjetër. Elementi i katêr është lidershipi politik që do të duhet të jetë prezent në të gjithë procesin e zgjerimit. Këto janë katër elementet mbi të cilat ne do mbështetemi”, u shpreh Oliver Varhelyi.
Komisioneri Varhelyi synon të prezantojë metodologjinë e re në fillim të muajit tê janarit dhe është angazhuar njêkohësisht tê punojë me shtetet anëtare si Franca, Hollanda dhe Damimarke për shqetësimet që kanë lidhur me përmbushjen e kritereve të reformave tê integrimit për hapjen e negociatave tê anëtarësimit me Shqipërinë./abcnews.al
Kryeministri Rama ishte në Laç, ku një bllok pallatesh do të shembet, dhe do të ndërtohen 150 apartamente të reja. Rama u takua me banorët, të cilët shprehën shqetësim për fatin e tyre, por biseda me kryeministrin, u mbizotërua nga batutat e këtij të fundit.
Në Laç, kryeministri Rama u përball me kërkesën e qytetarëve se do ta marrin nga godinat e reja po atë sipërfaqë shtëpie që humbën nga tërmeti.
Padurimi i banorëve për ndërtimet e reja, është e lartë. Kryeministri me kamerën e tij që e ndiqte, hyri dhe brenda kësaj makine.
Në ndihmë thirri asistenten e tij.
Për të folur shtruar, u ul në një prej lokaleve të qytetit….ku u kujdes të tregonte se nuk kishte frikë nga askush.
Laçjanëve ju foli në dialektin e tyre.
Forcën e vendimeve të tij, e tregoi edhe ndaj këtij pronari të ligjshëm vile.
Batutat ishin më të shumta se sa përgjigjet mbi fatin e objektve të prishura.
Dorëzohet përballë debatit me gratë.
Në Laç të shembet i gjithë blloku me 150 apartamente të dala jashtë përdorimit dhe do të ndërtohet një lagje e re për të gjitha familjet e prekura./abcnews.al
Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, pas takimit me ministrin e jashtëm italian, Di Maio, u shpreh se “shfaqja që po bën kryeministri me banorët e dëmtuar nga termeti, është turpëruese”. Ai akuzoi qeverinë se nuk po i përgjigjet siç duhet situatës emergjente ku ndodhet vendi.
Pas dy javësh “pauzë” që krijoi termeti, ai i është rikthyer kërkesës për zgjedhje të parakohshme.
Basha: “Falenderova ministrin për ndihmën që na dha Italia për termetin. Gjithashtu për rolin që luan Italia, si avokat i palodhshëm për çështjen e negociatave. Folën gjithashtu për krizën që po kalon vendi dhe për vendosmërinë e opozitës për të dalë nga kjo krizë përmes udhëfyesit të Bundestagut, reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme.
Zgjedhjet e lira e të ndershme janë shumë të rëndësishme. Edhe fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit tregoi se sa i papërgatitur është shteti për t’iu përgjigjur emergjencës. Është e papranueshme, duhet të kalohet nga fjalët dhe shfaqjet intimiduese ndaj medias tek detyrat e qeverisë. Nuk është çështje vullneti, qeveria e ka për detyrë vlerësimin e banesave, të mobilizojë inxhineiret. E ka për detyrë të anulojë kontratat 150 mln usd të koncesioneve. Ato para duhet të shkojnë për njerëzit në nevojë që janë pa bukë, pa strehe me fëmijët e vegjël, e të moshuar në kushte ekstreme”.