Aktualitet

ilir-meta-2.jpg
gra moz22:20 | 25/04/2018

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të studimit “Toleranca fetare në Shqipëri”. Sipas kreut të shtetit, harmoninë fetare nuk duhet ta marrim të mirëqenë përgjithmonë, por duhet ta forcojmë dhe përsosim çdo ditë.

Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Presidencës, ku merrnin pjesë drejtues të komuniteteve fetare, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik u prezantuar studimi “Toleranca fetare në Shqipëri”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e hapi fjalën e tij me emrat e klerikëve firmëtarë në dokumentin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 1912. 

Presidenti nënvizoi rëndësinë e institucioneve shtetërore në promovimin e harmonisë fetare. 

Kreu i shtetit nuk la pa kujtuar edhe një nga problemet që ka shqetësuar pas viteve 1990 komunitetet fetare në vend, kthimin e pronave.

Duke sjellë në vëmendje rrezikun nga terrorizmi, Meta shprehu nevojën e forcimit të harmonisë mes feve.

Studimi mbi tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe PNUD. /abcnews.al

tvklan.jpg
gra moz21:42 | 25/04/2018

Një burrë u vra, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur nga të shtenat me armë zjarri gjatë një tentative grabitjeje në Kamëz. Viktima është Agim Buci, 52 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në rrugen “OSBE”, ku çifti i bashkëshortëve është plagosur në dyqanin e tyre.

Të dy janë dërguar me urgjencë në spital, por burri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në gjoks. Ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dhënat e deritanishme flasin për 2 autorë të kësaj ngjarje, që janë ende të paidentifikuar.

Policia bën të ditur se janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës si dhe vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit./abcnews.al

pankarta.jpg
gra moz21:07 | 25/04/2018

Banorë të lagjes 17 dhe 14 në Durrës protestuan pasditen e së mërkurës në anë të autostradës Tiranë-Durrës për ndotjen që shkaktohet  nga kanalet e ujërave të zeza. Ata kërkojnë mbylljen e kanaleve, por edhe të një pike thertoreje, e cila sipas tyre sjell ndotje masive.

Në lagjen 17 dhe 14 që përfshin zonën e ish-Kenetës dhe Shkozetit janë të shumta kanalet e ujërave të ndotura që kalojnë mes përmes zonave të banuara duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Në këto kushte banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës deri në bllokim të autostradës Tiranë-Durrës nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre./abcnews.al

ulza.jpg
gra moz20:38 | 25/04/2018

Modeli i parë që ekuilibron mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit do të zhvillohet në vendin tonë në liqenin e Ulzës. Ulza Eko Park është nisma më e re e ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit.

Një udhëtim nga Shkopeti në Ulëz dhe një projekt i ri.

Krijimi i Ulza Eco Park do të jetë modeli parë që ekuilibron mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e nënshkroi marrëveshjen në pesë-vjetorin e shpalljes së këtij liqeni si park natyror.

Thirrjen ministri i Mjedisit dhe Turizmit ia drejtoi bizneseve në këtë zonë.

Të përfitojnë nga subvencionet e shtetit, të investojnë në agroturizëm dhe te rrisin potencialin turistik.

Pasi uroi banorët për festën e Shën Markut, ministri Klosi tha se festa tradicionale, historia dhe bukuria natyrore janë vlera të cilat është e patolerueshme që të mbeten të fshehura.

Përmes këtij projekti përveç turizmit kultuor në këtë zonë mund të zhvillohen ecje në natyrë e sporte ujore./abcnews.al

ilir-meta-frendo.jpg
gra moz20:19 | 25/04/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekreton dhënien e shtetësisë shqiptare për Imzot George Anthony Frendo. Ai është Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë–Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Presidenti Meta e bëri publik vendimin gjatë meshës së mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.

Sipas kreut të shtetit Meta, Imzot Frendo është një nga frymëzuesit dhe arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve. Mesha e veçantë në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë u mbajt me rastin e 25-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri./abcnews.al

makina-fushe-kruje.jpg
gra moz19:48 | 25/04/2018

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz pranë fshatit Larushk.

Bëhet e ditur se 18-vjeçari Altin Çupi, është goditur nga një automjet me targa AA 714 TA, që drejtohej nga Florjan Rraja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të së mërkurës.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar Florjan Rrajën në ambientet e policisë Fushë- Krujë, ku po pyetet për rrethanat e aksidentit.

Dyshohet se i riu Çupi i ka prerë rrugën drejtuesit të mjetit dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen./abcnews.al

SHKODER-SHOQERIME-PROTESTA-1280x720.jpg
ent ela15:25 | 25/04/2018

Disa ditë pas tubimit para Gjykatës së Apelit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve, policia ka shoqëruar tre anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Sipas burimeve nga ky forum, njëri është kryetari. Të ndaluarit janë Arvit Bushati, Besjan Zaja dhe Ergys Ivziku. Ata ishin në protestë sëbashku me mbështetës të tjerë që kërkonin lirimin e 11 kuksianëve, të cilët ishin në pritje të vendimit të Apelit, pasi Gjykata e Tiranës vendosi për ta “arrest me burg”. Në fund të seancës, 7 prej protestuesve u liruan kurse katër mbeten në burg. /abcnews.al

VELIAJ-ME-ZJARRFIKESET-1280x720.jpg
ent ela15:17 | 25/04/2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkon ndryshime ligjore që pasojat që lënë zjarret të mos i mbajnë taksapaguesit. Veliaj ishte i pranishëm në nisjen e trajnimit të shërbimeve të emergjencës nga specialistët austriakë.

Eksperienca austriake në përballimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave do të shërbejë edhe për shërbimet zjarrfikëse, policisë dhe urgjencave mjekësore ne Tirane.  Personeli i tyre ka nisur trajnimin në Akademinë e Sigurisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndoqi demonstrimin praktik të specialistëve austriakë ku iu referua zjarrit që pak ditë më parë ra në fabrikën e riciklimit në Kashar dhe kërkoi ndryshime ligjore për pagesën e dëmeve.

“Ndoshta në përfundim të hetimeve për incidentin që ndodhi javën e fundit, por edhe me njohuritë që kanë kolegët, të shohim si mund të përmirësohen disa akte ligjore. Sot nuk ka sens që janë taksapaguesit ata që mbajnë barrën e kompanive të pasiguruara. Sot ose kompanitë e sigurimit, ose ata që janë të papërgjegjshëm në bizneset e tyre, duhet të mbulojnë një pjesë të kostos, në mos të gjithë koston. Për një taksapagues, që nuk ka asnjë faj, një gjyshe që është duke ndenjur në shtëpi, nuk ka asnjë arsye që me taksat modeste që merren prej saj të shkojë dhe të paguajë papërgjegjshmëritë e milionerëve”.

Kryetari i Bashkisë theksoi se krahas trajnimeve dhe investimeve që bëjnë institucionet duhet dhe një emancipim kulturor nga vetë qytetarët, te cilet sipas tij duhet te tregojnë më shumë përgjegjësi për jetën dhe sigurimin e pronës së tyre. /abcnews.al

 

 

AJRI-I-NDOTUR-DHE-VDEKJET-PREJ-TIJ-1280x720.jpg
ent ela14:55 | 25/04/2018

Shqipëria renditet ndër vendet me ajër të ndotur në raportin botëror për cilësinë e ajrit. Niveli i grimcave të imta të pluhurit tejkalon normat e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndërkohë që për shkak të ndotjes në vendin tonë përllogariten 38.9 vdekje për 100 mijë banorë.

Ndotja e ajrit në Shqipëri tejkalon normat e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Niveli i  grimcave të imëta te pluhurit varion nga 10 deri në 15 mikrogramë për metër kub ajër.

Të dhënat vijnë nga rapori më i fundit që analizon cilësinë e ajrit në botë ku specialistë të Universitetit British Columbia vlerësojnë dhe pasojat e ndotjes në shëndet.

Në hartën e publikuar prej tij vendi ynë renditet në zonën e dytë të rrezikut ku grimcat e imëta të pluhurit tejkalojnë objektivin më të ulët të cilësisë të OBSH 35 mikrogramë për metër kub ajër.

Situatë e ngjashme duket në Ballkan. Ndryshim bën Serbia dhe Kroacia, me disa përkeqësime.

Raporti gjithshtu nivelin e ndotjes e lidh dhe me sëmundjet që prekin popullatën.

Në Shqipëri në vitin 2016 kishte 1,377 vdekje nga ajri i ndotur. Vërehet një rritje e lehtë krahasuar me vitin 2010 ku ky numër ishte 1,357.

Vendi ynë së bashku me vendet e Ballkanit dhe Europës Qendrore renditet ndër shtetet me vdekjet më të larta.

Në Shqipëri raporti është 38.9 vdekje për 100 mijë banorë.

Ndërkohë nivelin me të lartë të humbjeve te jeteve e ka Bullgaria, me 67.4, e ndjekur nga Maqedonia me 61.9, Bosnja me 55.9, Hungaria 52.3, Mali i Zi me 48.8. /abcnews.al

 

PRONAT-GJIROKASTER-KONFLIKTI-1280x720.jpg
ent ela14:36 | 25/04/2018

30 familje nga Prongji dhe Kardhiqi i Gjirokastrës kanë hyrë në konflikt për çështjen e tokës. Ata thonë se prona u është marrë padrejtësisht dhe ka kaluar me qira tek persona të tjerë.

Problemi me pronësinë e tokës ka përfshirë prej disa muajsh Bashkinë Gjirokastër dhe 30 familje të fshatit Prongji dhe Kardhiq. Këta të fundit akuzojnë Bashkinë e Gjirokastrës për dhënien me qira të tokave pranë fshatit të tyre. Sipas banorëve, ky institucion ka shkelur ligjin duke dhënë me qira për një afat 99 vjeçar, tokën e lënë në përdorim të banorëve. Kjo sipërfaqe nuk është trajtuar nga ligji 7501, ndërsa disa prej banorëve pretendojnë se disponojnë dokumentacionin që vërteton pronësinë e tyre.

Banorët thone  se dosjet e këtyre tokave që familjet e fshatrave Prongji dhe Kardhiq, pjesë e njësisë administrative Cepo, e kanë trashëguar si pronë të tyre, tashmë ndodhen në Agjensinë e Pronave për shqyrtim. Por pavarësisht kësaj, Bashkia Gjirokastër ka miratuar kalimin e tyre me qira, një pronari të ri, i cili ka filluar punimet në terren. Për këtë ata kanë bërë një kallëzim në polici dhe prokurori për Bashkinë Gjirokastër.

Një ditë më parë përfaqësues të këtij fshati kanë marrë pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak, ku kanë kërkuar shqyrtimin e kësaj çështjeje, por mungesa e dokumentacionit dhe informacionit ka sjellë shtyrjen e saj për mbledhjen e radhës. Ndërkohë, Bashkia e Gjirokastrës nuk pranon të japë asnjë informacion mbi këtë konflikt duke shtuar se sqarimet përkatëse do të bëhen të ditura në mblledhjen e këshillit bashkiak të muajit maj. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono