ABC-ja e Mëngjesit

aead1b07-8aea-4868-a89c-1ae859516b31-1280x720.jpg
ent ela09:03 | 11/11/2019

Me sfurqe e bishta lopate, banorët e unazës së re janë pajisur për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me gazetarin Andi Qosja, në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit” të Enkel Demit, banorët shprehen shumë të revoltuar ndaj qeverisë.

“Kërkojnë me ngulm të marrin pronat tona, e shkatërruan “Unazën e Re” me një projekt korruptiv. IKMT-ja nuk i shërben shtetit”, tha një nga banorët.

Janë 8 banesa për t’u shembur, por deri më tani nuk ka mbërritur ansjë polic apo punonjës i IKMT. /abcnews.al

 

osmani.jpg
ent ela08:50 | 11/11/2019

“Pa Kosovën iniciativa për minishengenin ballkanik nuk është e plotë”. Kështu e sheh zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani. I ftuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit të Enkel Demit ai tha se treshja Rama-Zaev- Vuçiç duhet t’i bindë liderët e Kosovës dhe t’ua shpjegojë.

“Pa Kosovën nuk ka kuptim kjo iniciativë, por e shoh si shans deri sa të qartësohen dilemat. Treshja duhet të bëjë përpjekje t’i shpjegojë Mustafës dhe të gjithë liderëve në Kosovë. Pa Kosovën asnjë iniciativë rajonale nuk është e plotë sikurse iu shpjegua Bosnjës dhe Malit të Zi”.

Në këndvështrimin e tij Kosova ka të drejtë të vetëpërjashtohet pasi i mohohen disa të drejta, por duhet t’i shfrytëzojë këto platforma në të mirë të saj.

“Ka të drejtë të vetëpërjashtohet se i mohohen disa të drejta ndërkombëtare, mosnjohja nga Serbia, mosliberalizimi i vizave, Kosova është në tranzcion pushteti, por mendoj që duhet  t’i shfrytëzojë këto platforma rajonale nuk më ka pëlqyer që mungonte flamuri i Kosovës

Kosova ishte e ftuar, kishte një njoftim se do vinte ministri i jashtëm, Kosova ka të drejtë të jetë dyshuese, prandaj duhet të bëjmë tentime shtesë për t’i bindur ata, përderisa Uashingroni dhe Brukseli i mbështetin këto iniciativa. Kufijtë janë bërë pengesë. Mos ishte moskonsensusi i Brukselit do shihej si takim shtesë, por tani vendimi i Brukselit i jep një dimension mistik këtij  takimi që lë vënd për konspiracion”. /abcnews.al

 

 

osmani1.jpg
ent ela08:30 | 11/11/2019

“Nuk është iniciativë politike por plan veprimi për të lehtësuar jetën e njerëzve në rajon, dhe nuk mund të shihet si konspiracion”. Kështu u shpreh në studion e emisionit ABC-ja e Mëngjesit të Enkel Demit, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

“Gjatë samitit në Novi Sad kishim dilemat tona, se ne kishim disa parakushte. Në Ohër u ftua Kosova dhe përfaqësuesi Palmer dha deklaratë se SHBA mbështeste këtë iniciatvë dhe Calavera ishte prezent me ne në samit.

Ka dilema se çdo iniciativë e rajonit parashihet një konspiracion. Ajo që di unë është se është vetëm një plan veprimi, nuk është inciativë politike, por marrja e shembujve të mirë për të lehtësuar jetën e njerëzve dhe biznesit”.

Osmani thotë se nuk ka asgjë politike dhe konsiprative, pasi vendet duhet të përmirësojnë infrastrukturën dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

“Kamionët 80% të kohës e kalojnë në pikat kufittrae dhe 20% në rrugë dhe vendet e rajonit kanë potenciale për tii sheshuar këto. Në këtë kuadër nuk shoh asgjë politike dhe konsiprative. Vendet duhet të përmirësojnë infrastrukturën dhe lëvizjen e lirë të nejrëzve dhe mallarave. Pikat kufitare të punojnë 24 orë 7 ditë në javë.

Nëse verifikimi nga një agjenci merret në Shqiperi nuk ka nevojë të merret në pikën tjetër kufitare një vërtetim nga një nga vendet e rajoni. Kjo shkurotn burokracitë. Mos ketë pengesë në pikat kufitare të ketë korsi më vete për kamionët dhe të mos ketë nevojë për leje pune, që mundëson investitorët”. /abcnews.al

polici-meksike.jpg
ger ta23:26 | 09/11/2019

Polici meksikan i ekzekutuar nga dy persona të armatosur që e qëlluan me 155 plumba është identifikuar si Eduardo Triana Sandoval.

Sandoval, 32 vjeç, veproi si vëzhgues për anëtarët e tjerë të kartelit kur u arrestua Ovidio Guzman, djali i El Chapo.

Cristóbal Castañeda Camarillo, shefi i Sekretariatit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile Sinaloa, konfirmoi rolin e oficerit të policisë të rënë në arrestimin e Guzman.

Ai gjithashtu ishte pjesë e njësisë policore të kapur në një përleshje me armë për të arrestuar  Guzman. Megjithatë Ovidio u lirua menjëherë nga autoritet e sigurisë, për shkak të luftës së përgjakshme që ishte zhvilluar mes anëtarëve të kartelit të babait të tij dhe policisë meksikane./abcnews.al

 

gazetari-italian-1280x709.jpg
nev ila12:20 | 08/11/2019

Në një telefonatë me kolegun Taulant Kopliku, gazetari i Enkel Demi ka folur për operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi i “Al hol” në Siri.

Sipas gazetarit Enkel Demi rasti i fëmijëve, motër e vëlla, Eva dhe Endri Dumani, është ndoshta edhe më tragjik e i rëndë, se i Alvin Berishës.

Me bisedën e zhvilluar në ABC-ja e mëngjesit me gazetarin e Le Iene, Taulant Kopliku, Enkel Demi tha se qeveria shqiptare do të ketë merita kur të riatdhesojë ata 73 fëmijë të tjerë që gjenden në këtë kamp dhe që secili prej tyre mbart historinë e vet tragjike.

Pjesë nga biseda në studio:

Enkel Demi: Në rrjetet sociale ke botuar dy certifikata me mbiemrin Dumani, vëlla e motër. Ky është episodi i dytë? Pra keni filluar të ndiqni këtë histori? Sepse kjo është një histori po aq e tmerrshme sa e Alvinit ndoshta akoma edhe më shumë…

Taulant Kopliku: Këto kanë qenë foto të hedhura për një risensibilizim të publikut. Ardhja e Alvinit të ishte si një urë e hapur për nxjerrjen edhe të fëmijëve të tjerë. Por për momentin nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim për këtë rast.

Enkel Demi: Uroj që vizita në Bejrut e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj të mos ketë qenë vetëm për të bërë një foto por për të bërë këtë operacion.

Taulant Kopliku: Në fakt ai ka qenë 10 ditë në Bejrut dhe shpresoj të ketë gjetur dhe kontaktuar persona të tjerë, që gjenden aty, dhe të nisë tërheqjen e tyre. Kam vënë re në një emision që zyrtarë pranë presidentit dhe kryeministrit vazhdojnë luftën për meritat e këtij operacioni.

Enkel Demi: Këto janë gjërat e shqiptarëve, ne kemi  një aftësi të çuditshme për ti vulgarizuar historinë dhe për ta bërë sa më banale deri në kufijtë e banales. Merita e qeverisë së e Shqipërisë ne e dimë se cilat janë. Ata kanë bërë thjesht atë që kanë i ka kërkuar shërbimet sekrete të huaja. Dokumentet dhe ndonjë mbështetje logjistike, kaq! Nuk kemi ndonjë meritë si qeveri, po të kishin do e kishin shpëtuar më herët Alvinin. Qeveria shqiptare do të ketë merita kur të shpëtojë edhe ata 73 të tjerët. Ky është moment propagandistik dhe kjo është qesharake.  /abcnews.al

selami-xhepa-enkel-demi-1280x719.jpg
nev ila10:56 | 06/11/2019

Prof. Dr. Selami Xhepa ka qenë i ftuar sot në ABC-ja e Mëngjesit me gazetarin Enkel Demi.

Porf. Xhepa, ekspert i ekonomisë, ka renditur disa arsye pse shqiptarët zgjedhin të largohen nga vendi i tyre. Xhepa tha se gjendja e demokracisë në Shqipëri është dëshpëruese, dhe për pasojë sjell ndikimin e saj në ekonomi.

Jemi në kushtet e një thirrje dëshpëruese. Kemi zona rurale përtej Tiranës. në qytete të tjera nuk gjen dot punëtorë për të kryer një operacion të thjeshtë pune. Kjo po pengon në mënyrë serioze zhvillimin normal ekonomik dhe zhvillimin e vendit në mënyrë të ekuilibruar. Si mund të ndërtosh jetën në Shqipëri, kur niveli i pagave ka vazhduar të jetë i njëjtë me 10 vite më parë, ndërkohë që çmimet kanë vazhduar të rriten?! Më vjen keq por njerëzit nuk mund të jetojnë dot me këtë nivel të ardhurash. Kjo është arsyeja që i con njerëzit të braktisin Shqipërinë. Pra ka një motiv shumë të fortë që i largon njerëzit. Njerëzit nuk largohen thjesht nga mungesa e alternativave ekonomike por edhe nga gjendja e institucioneve, gjendja e demokracisë në vend, nga fakti që nuk përfillen, njerëzit paguajnë taksa dhe nuk marrin asgjë në kthim. Pra është një sistem i tërë që ka nevojë të përmirësohet. Te gjendja e demokracisë futen funksionimin e institucioneve, votës etj dhe nuk është aq e thjeshtë”, tha Xhepa.

I pyetur nga gazetari Enkel Demi për buxhetin e vitit të ardhshëm, se si mund të karakterizohet ai, Xhepa tha:

“Buxheti është i kufizuar, dhe vjen në tkurrje. Rritja e të ardhurave për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë shumë simbolike. Bashkë me shkurrtimin e të ardhurave do të kemi edhe shkurtim të investimeve publike dhe më pak shpenzime për sektorët e tjerë të ekonomisë. Kështuqë ky buxhet do të tkurrë ekonominë dhe jo ta zgjerojë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono