ABC-ja e Mëngjesit

elezi56.jpg
in a10:34 | 20/01/2020

Në një lidhje me “ABC e mëngjesit” Bedri Elezi nga IKSN është shprehur se shumë qytetarë i janë bashkuar ISIS pa e pasur të qartë se çfarë po bëjnë.

“Sipas informacioneve brenda regjionit ku janë vendosur shqiptarët në burgjet kurde, mësohet se ka të vdekur nga mungesa e ushqimeve. Mësohet se atje është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve. Shumë qytetarë i janë bashkuar ISIS pa e pasur të qartë se çfarë po bëjnë”, tha Elezi.

Ndërkohë ai thotë se gjithashtu një i ri nga Gjilani pjesë e ISIS ka humbur jetën nga uria./abcnews.al

derho-1280x607.jpg
in a09:39 | 20/01/2020

“Johan Padan” është një projekt monodramë që do të jetë në teatrin “Roland Trebicka” për afro 1 e 25 minuta. I ftuar në “Abc e mëngjesit”, aktori Arben Derhemi ka folur për detaje rreth kësaj vepre.

“Kjo vepër ka parë dritën e skenës 7 vite më parë. Ka shkuar thuajse në çdo qytet përveçse në qytetin e Skraparit. Është dhënë 203 në herë në skenën shqiptare, dhe synoj ta çoj në 300 për mesazhet e rëndësishme që ka. Tashmë është mbarëbotëror, i njohur film dhe në dramaturgjinë botërore. Vjen me mesazhe të njeriut i cilit shkon për mirë dhe sjell vetëm keq. Kjo është një vepër e cila luhet në 16 dialekte. Mënyra se si e kemi sjellë veprën, ka shkaktuar shumë ilaritet te spektatori i cili reagon shumë bukur”, shprehet Derhemi.

Ai thotë se personazhet që kanë ngjitur shumë te publiku i përkasin të rinjve problematike, ndërsa personazhet e tjerë janë komik. Ndër të tjera theksoi se është sjellë në skenë një personazh si “Jozef Bider”, kompleks dhe një personazh surreal, personazhe që kanë të vërtetën e humorit”, shprehet ai.

Demi: Si ia del në përdorim dialektesh?

Derhemi: Ndoshta kam dashur të bëj humor gjithmonë, njëkohësisht është një gjë e lindur, nuk është se kam bërë një punë shumë të madhe./abcnews.al

hakili-1280x592.jpg
in a09:18 | 20/01/2020

I ftuar në “Abc e mëngjesit” me Enkel Demin, meteorologu Hakil Osmani u shpreh se ditën e sotme do të mbizotërojë një mot i kthjellët i cili do të na shoqërojë deri të premten.

“Dita e sotme ka filluar me mot të kthjellët që do të na shoqërojë deri të premten, vranësirat do të jenë prezente, por kryesisht të pakta dhe më të dukshme në zonat malore. Ndërsa vlerat termike ditën e sotme kanë patur rënie ku ato minimale në zonat malore janë  -6 gradë celsius dhe ato maksimale 12 gradë celsius përgjatë Ultërsirës Perëndimore. Nga nesër dhë në vijim do të kemi rritje të vlerave termike.

Sa i përket parametrit të erës Osmani tha se nuk pritet të ketë probleme me trafikun detar. Ndërkohë për fundjavën meteorologu u shpreh se në territorin shqiptar priten reshje. Mbrëmja e ditës së shtunë dhe mëngjesi i ditës së diel pritet të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa zonat malore pritet reshje dëbore./abcnews.al

hena-blu.jpg
in a08:07 | 20/01/2020

E hëna blu është e njohur ndryshe si dita më monotone e vitit. Psikologia Enertila Bekteshi e ftuar në “ABC e mëngjesit”, me Enkel Demin ka sugjeruar që njerëzit ta shmangin sa më shumë ngarkesën për ta mposhtur këtë ditë.

“Është diçka e shpikur, ka nisur si studim që në vitin 2005. Është një hipotezë që duke u bazuar të impakti, mendimi apo edhe psikologjia jonë, ka ndikimet e saj”, u shpreh Bekteshi.

Psikologia gjithashtu tha se kjo ditë nuk duhet parë vetëm në këtë këndvështrim sepse muaji janar për të duhet të japë një lloj shprese.

“Pavarësisht studimeve që kanë një lloj impakti tek njerëzit, këtë ditë duhet ta mposhtim, të bëjmë një aktivitet më të mirë, një shëtitje më shumë, të ushehemi shëndetshëm. Motivimi duhet të jetë më i mirë, nuk duhet të përjashtohen gjërat pozitive. Edhe pse e vetë e hëna është më stresuese për të gjithë. Pas një pushimi reklasues të duhet të ndryshosh një faqe të rutinës”, tha Bekteshi.

Bekteshi këshillon që njerëzit të mos e mendojnë ngarkesën. Të vazhdojnë rutinën e ditës, të bëjnë gjëra pozitive. Ajo shprehet se ka njerëz që këtë ditë e njohin dhe mundohen ta anashkalojnë. “Gjërat ndryshe duhet bërë më shumë sot. Hipoteza mendimet apo studimet janë në dorën e gjithsecilit për ti ndryshuar. Mendimet negative që ne japim na inicijojnë më tëpër mendimet dhe ndikojnë më tepër”, u shpreh ajo./abcnews.al

ramushi-mal-berisha.jpeg
nev ila10:10 | 17/01/2020

Mal Berisha ish-ambasador, studiues ishte i ftuar në emisionin e sotëm ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi.

Berisha ka shqipëruar librin e autorit Benjamin Dizraeli, “Naltësimi i Iskënderit”.

Gjatë bisedës në studio, foli për librin që ka shqipëruar, por edhe për vendimin e Edi Ramës, për të ngritur padi ndaj Ramush Haradinaj.

Sipas ish-ambasadorit, ky veprim ishte i tmerrshëm e absurd, aq më tepër kur ky veprim përkonte, edhe në ditën kur ishte kryer “Masakra e Reçakut”.

Berisha tregoi edhe një episod të shkurtër nga momenti kur Ramush Haradinaj ishte arrestuar dhe ishte dërguar në Hagë:

Biseda në studio:

Enkel Demi: Pardje Kryeministri Rama ka paditur Ramush Haradinajn. Çfarë mendoni?

Mal Berisha: Në fakt për mua është veprim tmerrësisht i gabuar, çfarëdo që të kishte bërë Haradinaj. Mund t’ju tregoj një episod.

Kur do të lëshohej opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, kam patur fatin historik të jem i deleguari i Ministrisë së Jashtme në Gjykatën e Hagës, kam qenë në gjyqin atje si përfaqësues i Shqipërisë. Nga valët radiofonike të BBC, mësoj se Ramush Haradinaj ishte arrestuar. Mora në telefon  Sali Berishën dhe i thashë:

Mal Berisha: E morët vesh?

Sali Berisha: Çfarë?.

Mal Berisha: Ramush Haradinaj sapo është arrestuar dhe e kanë nisur për Hagë. Ndërkohë unë jam rrugës për hagë për vendimin ndaj Kosovës.

Sali Berisha: Mbaje telefonin hapur dhe do të marr prapë kur të jesh atje.

Kur vajta atje me dha porosi se nuk duhet të kthehesha pa takuar Ramush Haradinaj në burg. Me një procedurë të jashtëzakonshme arritëm ta takonim. Po na priste, shumë i qetë, me statujë prej burri që nuk thyhet aq kollaj, sepse ka parë aq shumë. Ishte hera e dytë që arrestohej. Në kohën kur po bisedonim, vëzhgova policët dhe e pyes Haradinaj.

Mal Berisha: Po këta serbët që vërtiten këtej i ke parë ndonjëherë? Ai po më tregonte se kë kishte parë, kur befas atë moment u shfaq Voisllav Sheshel, i cili ishte në burg. Kaloi përpara nesh. Ktheu kokën dhe pa Ramushin aty dhe iu drejtua:

Voisllav Sheshel: Ramush si je? Të prunë prapë këtu?

Ramush Haradinaj: Po.

Voisllav Sheshel: Mos u mërzit, kësaj here për me ja bo Tadiç më të lehtë, atë që i bënë dje, të prunë ty këtu. Të prunë këtu, se ti je i mirë për të prurë këtu, me la hesapet që ka bo Serbia.

Enkel Demi: Këtë e ka thënë Shesheli?

Mal Berisha: Shesheli, në prezencën time dhe të ambasadorit tjetër ne Hagë, në atë kohë.

Ramushi u ul, qeshi me të madhe dhe tha:

Shife çfarë bën Serbia. Ne e morëm tani, Kosova është e pavarur. Unë do vuaj edhe një herë, nuk e di sa do shkoj kjo punë”.

Tani, ti vijë edhe një padi nga Tirana, është gjëja më absurde që ndodh në botë. Kush janë ata që e këshillojnë Kryeministrin shqiptar.

A nuk ka nga ata burra që ti thonë Ramës, se sikur edhe ta fusësh në burg, ty nuk të vlen kjo?! Shqipërisë nuk i vlen. Shqipërisë dhe Kosovës nuk i vlen në marrëdhënien e tyre.

Mendoj që duhet të ketë një burrë që ti thotë: “Shiko ndale dorën! Jo edhe në ditën e Reçakut”.

Gjithë bota dje e ka kujtuar Reçakun. William Walker edhe dje ka qenë në Reçak, duke qarë për viktimat atje. Kjo ngjarje e tmerrshme nuk duhet të përkonte me veprimin e Ramës./abcnews.al

besnik-bisha.jpg
ger ta09:08 | 17/01/2020

Ndarja nga jeta e aktorit Xhevdet Ferri është humbje e madhe për kinematografinë shqiptare. I përlotur në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, regjisori Besnik Bisha flet për kontributin e Xhevdet Ferrit për artin shqiptar.

Sipas regjisorit, Xhoda, ashtu sikurse e njihnin të gjithë ishteb një njeri i kompletura, ndërsa familjen e kishte si tempull.

Bisha velërson aftësinë e jashtëzakonshme të Xhevdet Ferrit, heshtjen artistike.  Sakaq, regjisori shtoi se nderimet e fundit për aktrin do tëjenë krejtësisht private, pasi kështu ka vendosur familja.

Pjesë nga intervista:

Ai ishte një njeri shumë i kompletuar, artist , pedagog i shkëlqyer një menaxher i shkëlqyer.

Ndoshta për njerëzit e afërmit, ishte një familjar i jashtëzakonshëm.

Është e vërtetë me të bëje bisedë për gjithçka por nga temat më të këndshme, ishin për familje, ecurinë e Borës, lumturia e tij atë ditë që u bë gjysh. Familjen e kishte një tempull të paprekshëm. Një njeri shumë jo për hir të asaj që ka ndodhur, por ishte i vëmendshëm për gjithçka

Përpara disa ditësh një portal kishte bërë një shkrim se kush ishin“sex symbol” në atë periudhë, dhe natyrisht Xhoda ishte atje. Nuk kam dëgjuar që të ketë marrë ndonjë lek, të ishte i korruptuar, kuptohet që ka pasur qejf mbetje.

Këto janë normale. Janë të përkohshme. Por realisht ai në vitet 80, një mendim të Viktor Gjikës, ai është shprehur që Xhoda është hero i kohës. Një aktrim të qetë, me një heshtje artistike të shkëlqeyer. Ai fliste më shumë kur heshte sesa kur thoshte tekstin. Një nga vetitë më të mira të aktorit është të flasë duke heshtur. Kinemaja e mirëfilltë është heshtja që flet më shumë se teksti. Xhoda dhe shumë aktorë këtë e kanë armën e tyre më të mirë. Ju permëdët Kadri Roshin. Nuk është vënë në pah kjo cilësi dhe nuk është menaxhuar mirë, nuk është shfaqur edhe nga brezi që po vjen. Ndonëse pedagogët ua kërkojnë.

/abcnews.al

 

xhevdetferri-1280x800.jpg
ger ta08:52 | 17/01/2020

Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare, ditën e djeshme.

Ikja e Xhodës, ashtu siç e njihin të gjithtë ka shkaktuar një dhimbje të madhe në radhët e artistëve, të cilët kanë punuar me të për vite me radhë.

Në “Abc-ja e mëngjesit”, ishte sot aktori Petrit Malaj, i cili foli mes të tjerash për kontributin e vyer që ka dhënë Xhevdet Ferri për kinematografinë shqiptare jo vetëm në interpretim por edhe në menaxhim.

Malaj rrëfen edhe momentet e fundit të aktorit, i cili vunate nga një sëmundje e rëndë. Ai thotë se përballoi me sukses disa kimoterapi dhe të gjithë menduan se e kaloi, madje në dhjetor ka dhënë mësim për studentët te Akademia e Arteve.

“Filloi mësimdhënien nga data 17 dhjetor. Një ditë i thamë o Xhodë por nga shkurti i kemi provimet, dua të avancoj me ta më tha. Para 5 ditësh pata një takim me të në spital dhe ishte i shqetësuar për studentët”, shprehet aktori.

Pjesë nga intervista në studio:

Një djalë kurajoz, që gjatë gjithë këtyre viteve ka dhënë shumë jo vetëm në interpretim, por edhe në një drejtim tjetër që arti ka nevojë, sa i takon menaxhimit të tij.

Unë e njoh më së shumti pas viteve ’90. Por një fjalim që ai ka mbajtur për kthimin e pronës, ka mbajtur një qendrim tejet të djathtë në atë kohë, por shumë i vërtetë.

Ai gjithmonë është përpjekur të jetë vetëvetja dhe të thotë të vërtetën. Nuk përpiqej njeri që me Xhevdetin të bisedonte para se të kishte një komunikim, kishte një mendim të tijin shumë të prekur.

Nuk ishte edhe emocinal…

Prandaj fola për këtë pjesë të dytë të tij, do e mbajmë med shumë për këtë gjë dhe kemi nevojë për këtë. Mendoj se ka lënë gjurmë, që edhe në universitetin e arteve kemi vite që punojmë së bashku. Xhoda ishte një nga dekanët e parë, filloi të hapë fakultetin. Ishte një hapje që i dha frymë fakultetit. Xhoda ishte hartuesi kryesor i ligjit për kinemanë.

Është hartues i ligjit dhe debatues në atë kohë.

Përpiqej të krijonte lobingje në të mirë të artit të kinema.

Pak njerëz e dinë për një periudhë të shkurtër ka qenë drejtor i përgjithshëm i Top Channel. Më pas ai u largua, por ky protokoll ka funksionuar jo vetëm në TCH por edhe në tv e tjera.

Xhoda nuk mund të rrinte i fjetur, ai i gjente punë vetes. Në fakt përfitonim të gjithë. Jemi mërzitur shumë me ikjen e tij.

Vuante nga një sëmundje?

Prej një viti ka qenë shumë sëmurë. Ka pasur sëmundje të keqe tumoriale. I përballi me sukses rreth 8 kimioterapi. Filloi mësimdhënien nga data 17 dhjetor. Një ditë i thamë o Xhodë,por nga shkurti i kemi provimet, dua të avancoj me ta më tha. Para 5 ditësh pata një takim me të në spital dhe ishte i shqetësuar për studentët.

Nuk e priste fundin?

Por nuk e priste asnjëri. Edhe këtë do mendosh tani, i thonim. “Jo mor jo tha”. Ishte me kurajo. Të nesërmen tentoj të shkoj në spital dhe më thonë e kishin cuar në reanimacion.

Ju keni jetuar si artist në të dyja periudhat. Ndryshimet e mëdha politike sjellin edhe ndryshime interpretuese. Ky njeri nuk hoqi dorë kurrë nga interepretimi. Ishte shumë i dhënë pas kinemasë.

Unë kam pasur fatin të interpretoj me Xhodën që 20 vjeç. Ishte filmi i tretë i tij kur unë kam interpretuar me të. Një djalosh që vinte nga Durrësi, shumë më i hedhur sesa ne. Edhe regjisori kishte një komunikim  shumë më xhentil. Ishte për një atmosferë të shkëlqyer në sheshin e xhirimit. Ishte njeri i komunikimit. Ajo që në dhemb është se e kemi humbur si koleg aty. Këto vite kemi humbur disa njerëz të nevojshëm. Humbën Gjergj Xhuvanin, tani Xhevdet Ferrin. Njerëz që i kanë dhënë shumë asaj shkolle.

Ne të tjerët të cilët nuk ishim artistë, ishim të dhënë edhe nga mënyra sesi ai jetonte,miqësohej dhe e përcillte të gjithë këtë enrgji. Mua më ka bërë përshtypje një shkrim nga Ermal Mulosmani, një producent, dua të të shkëpus një gjë të vogël që ai thotë “Xhevdet Feri nuk ishte vetëm një njeri brilant, kalonte nga letërsia greke te ajo ruse, pastaj merrj me realistët sipas tij ai mund të ishte bërë shumë mirë, nëse do nuk do ishte bërë akator, mjek…”

Ka qenë kurajoz, merrte përsipër. Për mua do të thotë shumë.

/abcnews.al

tonin-gjuraj.jpg
nev ila10:23 | 16/01/2020

I ftuar në emisionin ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi ka qenë i ftuar Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

Si profesor dhe ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Gjuraj u shpreh se vrasja e Qasem Soleimanit, nga ana e amerikanëve, ka qenë një veprim i duhur.

Përveç kësaj Prof. Gjuraj tha se, dëbimi i dy diplomatëve iranian nga Shqipëria, ditën e djeshme, ishte edhe si një formë reagimi që Shqipëria duhet ta ndërmerrte.

Gjuraj theksoi se misioni i shtetit shqiptar është mision humanitar, dhe ka mbështetur hebrejtë dhe të tjerë në situata të vështira.

Pjesë nga biseda në studio: 

Tonin Gjuraj: Paparashikueshmëria vlen edhe për Trumpin vetë, por edhe për Iranianët. Situata mbetet e rrezikshme,  por rreziku i konfrontimit, i luftës ballë për ballë, ka kaluar. Kemi një eskalim të situatës mund të themi, pas vrasjes së Qasem Soleimanit. Po të bëjmë një analizë racionale të kostos dhe përfitimit, me sa duket situata është qetësuar, edhe pse mund të ketë episode.

Enkel Demi: Kam folur me një diplomat izraelit, i cili më shpjegonte se çfarë ndodhte në Siri, dhe shpjegimi i tij për mua ishte zbulim i jashtëzakonshëm.  Sa më tepër më shpjegonte aq më tepër nuk kuptoja rolin e Qasem Soleimanit, është e çuditshme apo jo?

Tonin Gjuraj: Po. Irani nuk është superfuqi botërore, është një fuqi rajonale. Besoj që në këtë rast amerikanët, kanë goditur personin e duhur. Soleimani ishte personi, instrumenti, i cili po përpiqej të përmbushmte vizionin e regjimit të Iranit.

Enkel Demi: Dje kemi patur një zhvillim të brendshëm, janë përzënë nga Shqipëria, dhe shpallur “non grata” dy diplomatë iranin, të cilët janë akuzuar se kanë dashur të kryejnë veprime terrosiste ndaj MEK, si e shihni ju?

Tonin Gjuraj: Ka një veprim të  koordinuar, deklarata e Ministrisë së Jashtme ishte korrekte, për hir të së vërtetës. Sipas ministrisë tonë ato nuk kanë respektuar Konventën e Vjenës, megjithatë edhe fakti që, ne kishim një deklaratë kërcënuese nga irani, pavarësisht se nuk u përmend drejtpërdrejt Shqipëria, sikur edhe mos të kishim një informacion të plotë, dhe të saktë, ne duhet të kishim një lloj reagimi. Misioni i vendit tonë është mision humanitar. Ne kemi mbështetur me kohë, të gjithë ata që kanë patur nevojë për ndihmën tonë, kemi mbështetur hebrenjtë e të tjerë. Ne nuk mund të besojmë që 3000 të strehuar në Manzë, gra dhe fëmijë, janë terroristë. Kështuqë në këtë këndvështrim dëbimi i tyre ka qenë i duhuri. /abcnews.al

eminazemi.jpg
Autor E10:10 | 16/01/2020

I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit”, drejtori i gazetës “Koha” në Maqedoni, Emin Azemi tha padia e Ramës ndaj Haradinajt për shpifje është një rast i paprecedent dhe se nuk duhej të ndodhte kështu.

Ky është një rast i paprecedent. Marrëveshjet mes politikanëve kanë qenë, por kjo nuk duhej të ndodhte në gjyq mes politikanëve të Tiranës dhe Prishtinës pasi merr një dimension tjetër. Kjo nuk është punë gjykatash, pasi politikanët duhet të gjejnë një gjuhë tjetër“, tha Azemi duke shtuar se Prishtina dhe Tirana duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Biseda u ndal edhe tek masakra e Reçakut, ku Enkel Demi theksoi se Europa po sillet me standarde ndaj shqiptarëve. Sipas tij, Europa duhej ta njohë atë që serbët kanë bërë në Kosovë si genocid.

Nga ana tjetër, Azemi theksoi se në BE nuk ka patur një qasje pozitive ndaj shqiptarëve për krime që serbët kanë kryer në Kosovë.

Ka kohë që Kosova dhge çështjet që lidhen me tragjeditë që kanë ndodhur në Kosovë nuk kanë patur pajtimin e duhur nga institucionet europiane. Kjo tregon se kemi një standard të dyfishtë“, tha ai.  /abcnews.al

besjana-guri-Keli-1280x703.jpg
nev ila10:08 | 15/01/2020

E ftuar në ABC-ja e mëngjesit me Enkel Demin ishte e ftuar Besjana Guri, e cila foli për ekspozitën  e quajtur “Kuçedra”.

Ekspozita është hapur në 10 janar, dhe vazhdon të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 janar, në qendrën kulturore “Tulla”. Hyrja është e lirë  nga ora 10.00-17.00.

Çfarë është kjo eskpozitë?

Besjana Guri sqaroi se kjo ekspozitë, është hapur me qëllim, ndërgjegjësimin e publikut, për çështjen e lumit Vjosa.

Ndërtimi i hidrocentraleve në këtë lumë është kundërshtuar fort nga ambjentalistët. Ky lum është i vetmi në Europë, i cili ka mbetuar i “egër”, dhe i paprekur, deri më tani.

Besjana Guri tha se ekspozita është quajtur “Kuçedra”, pasi ky emër përsonifikon ose metaforizon, hidrocentralet që duan të ndërtohen në këtë lumë.

Ndërtimi i tyre tha ajo, jo vetëm do të shkatërronte lumin, por edhe do të vështirësonte jetesën e banorëve, në zonat e të cilëve, kalon ky lumë.

Pjesë nga biseda në studio:

Pse i keni vendosur emrin “Kuçedra”?

Besjana Guri: Është zgjedhja e fotografit, është një fotograf amerikan. Ka disa vite që vjen në shqipëri dhe është magjepsur nga bukuria e Vjosës. Më pas mësoi për planet dhe ndërtimet, hidrocentralet, që do të bëheshin në Vjosë dhe vendosi që të dokumentonte edhe më shumë projektin dhe deri sa arriti të realizonte edhe këtë ekspozitë të cilën e quajti “Kuçedra”. Të gjithë e dimë nga mitet se cfarë përsonifikon kuçedra. Në rastin tonë “Kuçedra” personifikon se metaforizon, taa që duan të marrin ujin, pra hidrocentralet.

Enkel Demi: Me sa duket beteja ligjore ka përfunduar dhe duhet të fillojë puna për këto hidrocentrale apo jo?

Besjana Guri: Po bëhet fjalë për disa hidrocentrale, Poçemi dhe Kalivaçi. Në rastin e projektit të Poçemit jemi në një proces gjyqësor, asgjë nuk ka ndodhur. Gjykata e ka shpallur të pavlefshme kontratën dhe nuk ka vazhduar procedura për këtë hidrocentral, në rastin e Kalivaçit, jemi në fazën që kompania ka firmosur një kontratë, është e njëjta kompani që do të ndërtojë të dy hidrocentralet, procedurat po vazhdojnë me raportet e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Jemi në pritje të dokumentacionit zyrtar, nëse do të shihet e udhës patjetër që do të hapim proces tjetër gjyqësor kundër hidrocentralit të Kalivaçit. Mendojmë se këto janë projekte që janë vendosur në vendin e gabuar. Ekspozita synon ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për rëndësine dhe vlerat që ka ky lumë. Çështja e Vjosës është çështje kombëtare. Synojmë që këtë ekspozitë ta çojmë edhe më larg, deri në Parlamentin Europian.

Enkel Demi: Po një njeri që nuk jeton aty ku kalon Vjosa, pse duhet të mërzitet për Vjosën? Apo një njeri që nuk jeton fare në Shqipëri?

Besjana Guri: Të huajt shqetësohen më shumë për këtë, një shkak është se vendet e tyre nuk e kanë një lumë të tillë, europa sot i ka shkatërruar lumenjtë, i ka digëzuar për hir të hidroenergjisë, dhe po sheh alternativa të tjera, sic janë dielli dhe era. Ndërsa ne kemi fatin ta kemi një vlerë të tillë, nuk kemi vetëm Vjosën, por Vjosa konsiderohet si i fundit për madhësinë e saj në Europë, ndaj dhe të huajve iu dhimbsen. Në rastin e shqiptarëve, kemi edhe artistë që janë sensibilizuar për këtë çështje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono