Katalonjë, dënohen me burg liderët pro pavarësisë

11:44 | 14/10/201911:440

Gjykata e lartë spanjolle dënoi me 100 vjet burg në total 12 liderët katalanas të cilët u shpallën fajtor për kryengritje dhe përvetësim të paligjshëm. Ata u liruan nga akuza e rebelimit për të cilën rrezikonin 25 vjet burg.

Dënime nga 9 deri në 13 vjet burg nga gjykata e lartë spanjolle për 12 liderët katalanas pro pavarësisë, mes të cilëve dhe ish zv/kryeministri Oriol Junkueras. Ata u shpallën fajtor për kryengritje dhe përfitim të paligjshëm. Lajmi për dënimin e tyre u pasqyrua jo vetëm në mediat spanjolle, por dhe në ato ndërkombëtare. Por ata u liruan nga akuza më e rëndë ajo e rebelimit, për të cilën akuza kishte kërkuar 25 vjet burg.

Vendimi i jep fund një procesi të filluar dy vjet më parë me arrestimin e liderëve të asamblesë kombëtare katalanase.

Dy javë më pas, zyra e prokurorit të përgjithshëm dorëzoi denoncimin kundër qeverisë së Carles Puidgemont dhe anëtarëve të zyrës së presidencës së parlamentit të cilët autorizuan votimin për deklaratën e njëanshme të pavarësisë në 27 Tetor të 2017-ës.

Presidenti i atëhershëm dhe pesë këshilltarë u arratisën nga Spanja, ndërsa autoritetet spanjolle arrestuan Junkueras dhe gjashtë anëtarë të qeverisë.

Ish-presidenti Puidgemont reagoi menjëherë duke thënë se 100 vjet burg në total është një barbari. Ai ka kërkuar që sot më shumë se kurrë duhet reaguar për të ardhmen e fëmijëve, për demokracinë, Europën dhe Katalonjën.

Procesi gjyqësor u transmetua live në uebsajtin e këshillit të përgjithshëm të Magjistraturës, dhe ishin më shumë se 1 milion personat që e ndoqën në kohë reale. Pala mbrojtëse premtoi apelim në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të të drejtave thelbësore si dhe kërkuan ndërhyrjen në këtë çështje të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono