Kaso: Së shpejti PD do publikojë dhe dy raste të kandidatëve të inkriminuar

20:37 | 09/09/2019

Sekretari për çështjet zgjedhore ne Partiën Demokratike Ivi Kaso paralajmëri në studion e  Mbrëmje në ABC Neës të Mirela Milorit se së shpejti do të publikohen edhe dy raste të tjera të të kandidatëve socialistë për kryebashkiakë me të shkuar kriminale.

“Janë dhe dy raste të tjerë që do dalin ditë pas dite. Kemi të dhëna dhe do t’i publikojmë shumë shpejt”.

Duke folur për reformën zgjedhore Kaso tha se zgjedhjet nuk janë çështje standardesh, por janë vullnet politik.

“Qëndrimi ynë për fat të keq për standardet e demokracisë na dha të drejtë ku raporti i ODIHR thotë që baza ligjore do mund të përbënte një bazë ligjore të mjaftueshme nëse kjo kornizë ligjore do zbatohej me përpikmëri, çka do të thotë se zgjedhjet nuk janë çështje standardesh janë vullnet politik i cili e ka detyruar Ramën që të kandidatojë individë me të shkuar kriminale”.

I pyetur nëse PD do të marrë pjesë në tryezën e reformës zgjedhore Kaso shprehet se kjo do të ishte e pavlerë.

Milori: Nëse pozita thotë sillni draftin?

Kaso: Do ishte e pavlerë se ne kemi ligj që shitblerja e votës është krim. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono