Kasacioni i vë vulën, dënohet italiani që vrau të riun shqiptar

20:01 | 10/10/201920:010

“Gati për të vënë në qeli vrasësin e shqiptarit”. Kështu shprehen mediat italiane për Mirko Franzoni-n, italianin që vrau një të ri shqiptar në vitin 2013.

Franzoni ishte dënuar më parë, por Gjykata e Lartë e Kasacionit i vuri vulën duke i dhënë 9 vjet e katër muaj burg. Siç shkruajnë mediat, që nga kjo e enjte, ai duhet të dërgohet në burg.

Ngjarja për të cilën u dënua Mirko Franzoni ndodhi në Dhjetor të vitit 2013. Ai vrau me armë zjarri Eduard Ndojin, 26 vjeç pasi kishte hyrë për të vjedhur në banesën e të vëllait.

Franzoni i ka qëndruar gjithmonë idesë se nuk kishte për qëllim ta vriste të riun shqiptar. Mediat flasin edhe për një hipotezë se, Ndoji kishte hyrë në banesë aksidentalisht, diçka që gjyqtarët nuk e besuan kurrë.

Familjarët e Eduard Ndojit kërkuan 125 mijë euro dëmshpërblim nga familja e autorit. Edhe pse shifra u miratua nga gjykata, asgjë nuk ia dha familjes shqiptare.

Avokatja e familjes Ndoj shpjegoi për mediat italiane se autori i vrasjes nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka bërë asnjë gjest ndaj familjes Ndoj që të tregojë shenjë pendimi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono