Kapllanaj: Nuk e di çfarë kanë me ne, na mungojnë 13 pikë. Alla tendencioz

23:11 | 27/01/202023:110

Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylisit, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC Neës. Kreu i klubi ballshiot ka shumë për të thënë, pasi ekipi që ai financon po bën një kampionat të mirë. Gjithsesi në Ballsh janë të shqetësuar dhe kjo prej gjykimit në dy ndeshjet e fundit me Tiranën dhe Teutën.

“Situata është bërë e vështirë tek ne, të paktën për këtë vit. Edhe unë nuk e di si do vazhdojë situata. Ne jemi një familje e madhe, unë jam vëllai i vogël. Të gjithë bashkë do vendosim. Jo vetëm në këto dy ndeshje kemi pasur probleme. Thatë që duhet të ishim në vend të dytë, por them se do ishim të parët. Na mungojnë 12-13 pikë dhe ua japim me fakte. Deri më tani i kemi bërë analizat me veten, por kur bëhen dy javë rresht, situata bëhet e nderë”.

“Shpresoj të ,mblidhen në FSHF dhe të merret në konsideratë çfarë çka ndodhur. Le ta analizojnë. Do doja të shihja rastet me Teutën. Besoj se është arbitrim tendencioz, Alla kishte ardhur me paramendim. Faktet dhe rastet flasin vetë dhe ju do të më jepni të drejtë. Nuk e di pse e kanë me ne”.

“Nuk e di nëse i prishim punë ndokujt po shkuam në Europë. Deri më tani kemi garë të ndershme dhe nuk besoj se ka ndonjë zë për ne. Ky vit ka nisur keq. Duam që gjërat të zgjidhen në mënyrë institucionale. Mos t’ju duket çudi që gara të vazhdojë me 9 ekipe.

Ka edhe ekipe që nuk preken ndonjëherë. Ndoshta me ne ndodh që jemi nga një qytezë e vogël dhe nuk kemi emër të madh. Kërkojmë vetëm drejtësi, kaq. Të ketë arbitrim korrekt. Të merren masa për këto që kanë ndodhur. E lëmë ndeshjen e parë, ishte gabim. Do doja të flisnim me detaje, duke parë moviolën. Kemi bërë kallëzim në Prokurori. Do merret avokati me këtë pjesë. Do jetë në lidhje me ndeshjen e djeshme”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono