Kapiteni Tomislav Bushiç dërgon Flamurtarin në FIFA

21:25 | 09/01/2019

Tjetër problem me pagat tek Flamurtari. Kapiteni Tomislav Bushiç dërgon klubin në FIFA, në kërkim të parave të padhëna. Është jo vetëm kapiteni, por shpëtimtari sa e sa herë.

Tomislav Bushiç, padyshim, përbën një nga shtyllat më të forta të Flamurtarit, por pikërisht ai po i jep klubit një goditje të vërtetë, në kërkim të rrogave. Burime nga Vlora bëjnë me dijë se sulmuesi kroat ka bërë ankesën e tij në FIFA, për të fituar të drejtën që t’i jepen paratë e prapambetura.

Bushiç u shpreh që në dhjetor se do të priste deri në fillim të janarit, kur skuadra të grumbullohej në minifazë përgatitore, por jo më shumë, dhe kështu edhe bëri. Më herët, Flamurtari pati problemin e sulmuesit tjetër, Danilo Alvesh, pasi braziliani nuk u kthye në kohë nga pushimet, me shkak pikërisht mosmarrjen e parave.

Presidenti Idrizi, së fundmi, deklaroi se në klubin e tij nuk ka një çështje të rrogave.

Idrizi:Nuk ka një problem të tillë në kuadrin ligjor. Ka vonesa por jo vonesa të këtij lloji, ka vonesa të një apo dy muaji, siç ka edhe klube që japin paradhënie pa derdhur djersë”.

Bushiç, ndryshe nga Alvesh, u kthyer nga Kroacia në Vlorë, dhe nisi përgatitjen bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, veçse tek Flamurtari nuk ka asnjë siguri për vazhdimin e sezonit. Skuadra është në vendin e gjashtë me 28 pikë, dhe në garë për Europën, por nëse problemet vazhdojnë, ky objektiv mund të rrezikohet, ashtu si edhe vjet. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono