Kapet pas 7 vitesh në arrati, i shumëkërkuari për vrasje

10:30 | 29/05/2019

Pas 7 vitesh në arrati, një person i shumëkërkuar nga drejtësia u kap gjatë një operacioni policor në Shkodër.

42 vjeçari Lush Pjollaj u ndalua në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit. Ai ishte dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Shkodrës me 23 vjet burg për vrasjen e një personi.

Ngjarja kishte ndodhur në shtator 2012 në fshatin Vuksanaj, ku Pjollaj qëlloi për vdekje një 56 vjeçar për gjakmarrje.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me komunitetin, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dukagjini”.

Në kushte të vështira të terrenit dhe të motit, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Lush Pjollaj 42 vjeç, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të  Dukagjinit.

Ky shtetas është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, pasi me datën 12.09.2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. 56 vjeç për motive të gjakmarrjes.

Gjithashtu u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Edmond Beqari, 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi wshtw i dwnuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 5 vjet e 6 gjashtë muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.  /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono