Kapen tre shqiptarët e rrezikshëm

19:17 | 11/07/201919:170

Një bandë shqiptare është shkatërruar nga autoritetet italiane gjatë natës së 4 Korrikut në Milano. Siç shkruajnë mediat bëhet fjalë për tre shqiptarë, të cilët përshkruhen si të rrezikshëm. Ata janë Emanuel Macaj, 31 vjeç; Gentian Kurtulla, 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç.

Hetimet ndaj të rinjve filluan më 3 Shkurt të këtij viti pas sinjalizimeve nga disa banorë të lagjes San Vito, të cilët raportuan se kishin parë një makinë “Audi S5” me disa persona të dyshuar brenda. Karabinierët e pikasën menjëherë mjetin, por shqiptarët u larguan me shpejtësi duke përdorur edhe manovra të rrezikshme. Më vonë u zbulua se “Audi” ishte vjedhur më 4 Tetor të vitit të kaluar. Gjithashtu edhe targat ishin vjedhur disa muaj më vonë.

Falë hetimeve më të thelluara u zbulua vendi se ku shqiptarët fshihnin mjetin për të shmangur gjurmët. Bëhet fjalë për një garazh në Pero. Më 4 Korrik, u organizua edhe operacioni, ku u bë e mundur kapja e tre të rinjve.

Gjatë kontrollit në mjet u gjetën një pistoletë, 100 gramë marijuanë, mjete që shërbejnë për të kryer grabitje, skaner që shërben për frekuencat e policisë si dhe bllokues sinjalesh. Ndaj tyre rëndojnë një sërë akuzash si rezistencë ndaj zyrtarëve të policisë, grabitje makine dhe targash, armëmbajtje pa leje si dhe posedim të lëndëve narkotike./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono