Kapet 1 ton marijuanë, arrestohen dy skafistë shqiptarë

09:45 | 07/07/2018

 

Policia italiane ka sekuestruar një ton marijuanë të ndarë në 49 pako dhe ka vënë në pranga tre skafistë, dy prej të cilëve shtetas shqiptarë. Operacioni u zhvillua në zonën e Leukas në Leçe. Vlera e drogës në treg shkon deri në 10 milion euro.

Një skaf që transportonte më shumë se një ton marijuanë është sekuestruar nga Guardia di Finanza në bregun e Salentos. Gomonia u sinjalizua nga një njësi e “Fiamme gialle” në Santa Maria të Leukas teksa lundronte drejt tokës. Agjentët kanë dyshuar për shkak të peshës së rëndë të gomones dhe ka urdhëruar tre personat në bord të ndalonin. Por këta të fundit i kanë dhënë më shumë gaz në përpjekje për t’u arratisur.

Por pas një ndjekjeje të shkurtër në det, tre skafistët janë vënë në pranga. Në bordin e skafit, në kabinën e tij, karabinierët kanë gjetur 49 pako me marijuanë, ndërsa mjeti lundrues i gjatë 10 metra është sekuestruar. Skafistët janë A.M 34 vjeç dhe E.A 30 vjeç, të dy nga Vlora si dhe M.G, 65 vjeç nga La Specia, Itali.

Sipas të dhënave të policisë, nëse do të ishte hedhur në treg, marijuana do të kishte sjellë një fitim prej 10 milion eurosh  Që nga fillimi i këtij viti janë sekuestruar 9 mjete lundruese, rreth 13 ton marijuanë si dhe janë arrestuar 28 skafistë vetëm në zonën e Pulias./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono